Ballina Blog Faqe 155

Kush janë dy njerëzit që çuan në SPAK Erion Isain?

0

Nga Elton Qyno

Teksa parodisti Erion Isai, për vite me rradhë në cilësinë e kryebashkiakut, ka vënë në “kthetra” tenderat publikës të institucionit, mjaftuan vetëm dy kallëzime penale kundër tij që ai të dalë zbuluar në një dosje penale të regjistruar nga SPAK.

Çështja kundër Erion Isai dhe zyrtarëve të tjerë të bashkisë Ersekë, është hapur 5 vite më parë në muajin Nëntor 2020, për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, “Shkeljes së barazisë në tendera dhe ankande publike”.

Dy njerëzit që morën guximin të bëjnë një shërbim qytetar për zonën e tyre, janë Romeo Nazarko dhe Esmerald Xhafa, të cilën ju drejtuan SPAK me kallëzime penale, duke kërkuar nisjen e hetimeve për zyrtarët e bashkisë Ersekë.

Në fakt i pari që mori nismën për të bërë kallëzim ishte Romeo Nazarko, me profesion inxhinier gjeodet, i cili si njohës i mirë i ndërtimit, zbuloi shkelje të rënda kriteret dhe format e ndërtimit të rrugëve në Ersekë.

Përmes kallëzimit disa faqe, në muajin Nëntor 2020 Nazarko orientonte SPAK, të hetonte kryebashkiakun e Ersekës për abuzime të rënda financiare dhe paracaktim të tenderave publikë përmes miqësive të veçanta që Erion Isai, kishte krijuar me administratorë dhe pronarë të kompanive private të ndërtimit.

Mbi bazën e këtij kallëzimi, SPAK regjistroi procedimin penale Nr.280 për dy akuza atë të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Shkeljes së pabarazisë në tendera”.

Kujtojmë se Romeo Nazarko, është personi i cili ka denoncuar në SPAK dhe në prokurorinë e Tiranës, skemën e korrupsionit të bërë nga zyrtarë të Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, duke keqpërdorur fondet e Bashkimit Evropian përmes projekteve të OLAF-it për bujqësinë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Jeni i shqetësuar për abuzimet e qeverisë? Presidenti Bajram Begaj habit me përgjigjen

0

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në një intervistë nga SHBA për emisionin “Real Story”, i bëri apel klasës politike që ligjet që propozohen dhe miratohen në Kuvend, të jenë në interes të qytetarëve.

Presidenti Bajram Begaj u shpreh se nuk ka dëshirë që të përfshihet në debatin politik të ditës pasi roli i tij kushtetues është ruajtja e neutralitetit dhe paanësia.

Sokol Balla: Z.President në deklaratën tuaj publike pas zgjedhjeve dhe dekretimit të ministrave ju i bëtë thirrje mazhorancës që të mirëpërdorë pushtetin e gjatë dhe të zgjeruar që i kanë dhënë shqiptarët, kjo tregon se ju jeni i shqetësuar për mundësinë e abuzimit me një pushtet afatgjatë?

Presidenti Bajram Begaj: Jo, deklarata ime kishte të bënte me faktin që ky pushtet i mazhorancës të përplotësohet nga një opozitë aktive ku debati të jetë konstruktiv dhe ku ligjet që do miratohen të jenë të tilla në interes të kombit dhe në dobi të interesit të qytetarëve tanë.

Sokol Balla: Dikush mund të pyesë, çfarë ka bërë Presidenti për të kontrolluar këtë pushtet të madh të mazhorancës? Sa ligje ka kthyer, sa debate ka hapur…

Presidenti Bajram Begaj: Pyetja juaj qëndron sepse në ambientin tonë shoqëror pyetje të tilla ngrihen dhe janë pjesë e kulturës politike. Mendoj që pozicioni i Presidentit të Republikës është i përcaktuar qartë në kushtetutë dhe se Presidenti duhet të ushtrojë detyrën e vet në neutralitet dhe paanësi.

Çdo devijim nga ky postulat do të bënte që Presidenti të shkelte Kushtetutën dhe unë mendoj që mospërfshirja e Presidentit të Republikës në debatin e politikës së ditës është gjëja e duhur që unë do ta bëj gjatë gjithë kohës së mandatit tim.

Për të ardhur te pyetja juaj sa ligje janë kthyer apo kush do të ushtrojë kontrollin e maxhorancës, në sistemet demokratike ndarja e pushteteve është e përcaktuar qartë dhe presupozohet që pushteti i ekzekutivit kontrollohet nga opozita dhe opozita në këtë rast duhet të jetë një opozitë e fortë, një opozitë e cila do të bëjë të mundur që qeveria të bëjë gjënë e duhur.

Abuzimi me pushtetin nuk varet nga numrat. Mund të kesh numra minimalist dhe të abuzosh me pushtetin. Ndërsa sa i përket ligjeve të kthyera unë besoj se ato ligje që janë kthyer janë publike dhe janë në interes të publikut.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

“Alimehmeti nuk do të garojë për bashkinë e Tiranës”, Berisha zbulon grupin negociator që do bisedojë me partitë opozitare

0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar sot se Ilir Alimehmeti nuk do të jetë kandidati i PD-së për bashkinë e Tiranës.

Në vend të tij, Berisha ka ngarkuar një grup prej tre personash për të negociuar me partitë e tjera opozitare lidhur me emrat e mundshëm për kandidaturën.

Grupi i ngarkuar përbëhet nga Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe vetë Ilir Alimehmeti.

Sipas Berishës, këta përfaqësues do të nisin negociatat me partitë e spektrit opozitar, brenda dhe jashtë koalicionit, dhe pasi të arrihet një dakordësi mbi emrat, do të diskutohet edhe kandidati përfundimtar.

Unë kam ngarkuar një grup prej 3 personash që do të negociojnë me partitë e tjera për emrat. Do të jetë Flamur Noka, Belind Këllici dhe Ilir Alimehmeti, do të jenë përfaqësuesit tanë.

Do negociojnë me partitë e tjera. Më shkon mua të ngarkoj këta dhe nga ana tjetër të them emra? Ata do fillojnë punën, kanë filluar që dje në disa aspekte. Këta 3 persona janë të ngarkuar të negociojnë me të gjitha partitë opozitare, brenda dhe jashtë koalicionit.

Pasi të biem dakord për emra, më pas vjen radha e kandidatëve. Puna është në vazhdim. Nuk kam ndërmend të prononcohem për njeri sepse ky është një proces, përndryshe vija këtu dhe tregoja”, tha ai.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Deklarata e fortë e konkurrentit të “Përputhen”: Deputeti shqiptar më ofroi 100 mijë euro për të fjetur me mua

0

Një deklaratë e fortë është bërë këtë të enjte në studion e “Përputhen’.

Një prej konkurrentëve, Kastrioti, ka pretenduar se meshkuj i kanë shkruar në Instagram dhe i kanë ofruar para për të kaluar një natë me të.

Ai deklaroi se një deputet shqiptar i ka ofruar 100 mijë euro për të fjetur më të.

“Më kanë ofruar para për të fjetur, një deputetet shqiptar më ka ofruar 100 mijë euro.

Madje ka pasur oferta dhe nga prezantues dhe opinionistë, ata s’më kanë ofruar kaq para, por kanë kërkuar që të flenë me mua.

Se ne çunat që vishemi pak ndryshe ose vendosim aksesor, paragjykohemi për seksualitetin tonë”, tha ai.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

U mor i pandehur nga SPAK, zbardhen mesazhet e kryebashkiakut Isai me pronaren e kompanisë: Të lutem zjarr…

0

Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai, u mor dje i pandehur nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) në lidhje me një hetim për shkelje të tenderave dhe falsifikim të projekteve infrastrukturore. Hetimi është drejtuar nga prokurori Dritan Prençi, dhe çështja përfshin dy tendera të rëndësishëm: një për ndërtimin e një ujësjellësi dhe një tjetër për ndërtimin e rrugës Korçë-Ersekë, projekt që dyshohet se është falsifikuar për përfitime të paligjshme. 

SPAK ka marrë në procedim 7 persona të tjerë, përfshirë administratorët e shoqërive të përfshira në projektet për ndërtimin e rrugëve, ndërsa hetimet kanë nxjerrë në pah se shumica e procedurave të tenderëve të shpallur nga Bashkia Kolonjë kanë qenë të parapara dhe të paracaktuar, duke çuar në përfitime të paligjshme dhe shpërdorim të fondeve publike. 

Në dosjen hetimore të SPAK janë zbuluar komunikime të rëndësishme mes Erion Isait dhe Entela Çanos, administratorës së shoqërisë “A & E Engineering”, e cila ka qenë përfshirë në projektet për ndërtimin e rrugës Korçë-Ersekë, Loti II. Komunikimet, të cilat janë zhvilluar përmes aplikacionit WhatsApp, zbulojnë manipulime të tenderave dhe falsifikime të projekteve për të mundësuar përfitime të paligjshme. 

Ja disa prej komunikimeve të zbuluara nga hetimet: 

Në orën 10:05, shtetasi Erion Isai i dërgon mesazh Entela Çanos:
“Miremengjes, shifi pak këto: Po 110 max ose 90 i jep zgjidhje thuj enteles. Vetem rrjeti jashtëm deri depo fi 250 ne 20 bar eshte 18755 ml X 6793 leke = 127402715 pa tvsh kurse pesari fi 200 me gjatësi 1880 X 4747 leke = 8924360 leke.” 

Në orën 10:06, Entela Çano i dërgon mesazh: “Miremengjes, ok. Mi dërgo. Ok te njëjtën gje po bejem edhe ne, reduktim parametrash”. 

Në orën 10:08, Erion Isai i dërgon mesazh:
“Sa më shpejt s plis…” 

Në orën 10:09, Entela Çano i dërgon mesazh:
“Ok… pa merak… Pa problem.” 

Në orën 14:57, Erion Isai i përcjell mesazhin:
“Me duhet lista me emrat e fshatarëve dhe vendet për çdo fshat vella. Një zjarri te lutesh…” 

Në orën 15:01, Erion Isai i dërgon mesazh:
“Ju vell…!” 

Në orën 21:22, Erion Isai i shkruan përsëri Entela Çanos:
“Te ndonje fshati? Te ndonje fshati?” 

Në orën 21:24, Erion Isai i dërgon mesazh:
“330 Eshtë max.” 

Në orën 21:25, Entela Çano i dërgon mesazh:
“Shqyr…?” 

Në orën 21:28, Erion Isai i dërgon mesazh:
“Pls… zjarrrr… Se neser duhet me i printu t’i vulos ktu te Une Te premte mengjes heret. Duhen dorezu.” 

Në orën 21:29, Entela Çano i dërgon mesazh:
“Do bëj më të mirën e mundshme… mendoj që do t’i jem korrekte…por jam sforcuar shumë për te kapur vleren..” 

Në orën 21:29, Erion Isai i dërgon mesazh:
“Ishte teeepeeeeee e larte” 

Në orën 21:30, Entela Çano i dërgon mesazh:
“Me 5 aspra tha ai do verë të mirë miku…shprehje gjermane.” 

Sakaq, SPAK vazhdon hetimet për të zbardhur më shumë detaje mbi këtë çështje dhe për të identifikuar të gjithë personat e përfshirë në këtë aktivitet. Kryebashkiaku Erion Isai dhe të tjerë të pandehur përballen me akuza për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh dhe shkelje të ligjit për tenderat. /Gazeta Panorama

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Dronë serbë fluturojnë mbi territorin e Kosovës

0

Autoritetet kosovare kanë thënë se hapësira ajrore e Kosovës është shkelur nga dronë që dyshojnë se janë futur nga fqinji verior, Serbia, kohët e fundit.

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, tha të premten për media se misioni paqeruajtës i NATO-s në vend, KFOR, është njoftuar për këto shkelje.

“Kohën e fundit kemi pasur fluturime të dronëve që ne po dyshojmë që po vijnë nga territori i Serbisë në pjesën veriore të Kosovës. Policia është në kontakt me KFOR, jemi duke bërë monitorimin dhe me pa se çfarë mund të bëhet”, tha Hoxha pas një ceremonie për shkatërrimin e armëve të jashtëligjshme.

Hapësira e ulët ajrore e Kosovës menaxhohet nga Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës, por hapësira e lartë – ajo mbi 6.200 metra – është nën kontrollin e Hungarisë, përkatësisht të HungaroControl-it. Kjo, për shkak se Kosova nuk ka arritur ende kapacitete për të menaxhuar hapësirën e lartë ajrore.

Në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, por edhe me ligjet e tanishme në Kosovë, komandanti i KFOR-it është përgjegjës për sigurinë e hapësirës ajrore të Kosovës që nga viti 1999.

Hoxha tha se futja e dronëve të huaj në hapësirën ajrore të Kosovës “është e rrezikshme për pjesën e kufirit po, por për qytetarët tanë jo, ne jemi duke i mbrojtur po ashtu”.

Ai i bëri jehonë deklaratave të ministrit të Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, i cili dy ditë më parë foli për mediumin Koha për dyshimet se dronë nga Serbia janë futur në hapësirën ajrore të Kosovës.

Radio Evropa e Lirë e ka pyetur KFOR-in lidhur me dyshimet për shkelje të hapësirës ajrore të Kosovës, por nuk ka marrë përgjigje të menjëhershme.

Autoritetet kosovare e kanë akuzuar vazhdimisht Serbinë se përbën rrezik për sigurinë e saj, posaçërisht pas sulmit të shtatorit 2023, kur një grup serbësh të armatosur sulmuan Policisë e Kosovës duke e vrarë një rreshter.

Serbia i mohon akuzat.

Këtë javë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara se Beogradi paraqet kërcënim të vazhdueshëm për Prishtinën.

E pyetur në një intervistë për Fox News, nëse Kosova dhe Serbia ishin buzë një konflikti në qershor, Osmani tha se fqinjit verior të Kosovës i “pëlqen të shkaktojë probleme herë pas here”.

Ajo theksoi se administrata e presidentit Donald Trump ka bërë punë të mirë në parandalimin e përshkallëzimit të situatës mes Kosovës dhe Serbisë.

Muajt e fundit, presidenti Trump disa herë ka deklaruar se ka parandaluar një përshkallëzim mes Kosovës dhe Serbisë./REL

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Kujtim Cakrani i nënshtrohet operacionit, ja si është gjendja shëndetësore e avokatit

0

Kujtim Cakrani, avokati i Ilir Metës, ka reaguar një ditë pas seanca gjyqësore në GJKKO për ish-Presidentit u shty për shkak të mungesës së tij në sallën e gjyqit.

Kujtim Cakrani u shpreh se iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale, por theksoi se “jam mirë”.

Avokati i Ilir Metës shtoi se për dy ditë do të rikthehet në Shqipëri dhe do të nisë me aktivitetet e tij.

“Ja ku u takuam sërish, ju falenderoj për mesazhet që më keni nisur duke uruar për shëndetin tim. Kam bërë një ndërhyrje kirurgjikale, tashmë jam mirë. Besoj këto dy ditë do të kthehem dhe do të vazhdoj aktivitetin e përditshëm.

Faleminderit për interesin tuaj, do shihemi javës që vjen”, tha ai.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Intriga/ Si e mashtroi Rama Veliajn para flijimit

0

Mund të gjesh në politikën shqiptare disa akte të forta tradhtie, por janë të pakta rastet kur një lider aktron aq hapur publikisht për të mbajtur gjallë iluzionin e besnikërisë, vetëm që më pas ta flijojë aleatin e tij më të afërt; kjo është pikërisht historia e Edi Ramës me Erion Veliajn.

Para dhe pas arrestimit, Rama e vuri në gjumë Erion Veliajn duke e mbajtur për disa javë me ëndrrën se kishte pas vetes mbështetjen e kryeministrit dhe të Partisë Socialiste, përpara se t’i jepte goditjen finale me firmën për shkarkimin. Strategjia e Ramës, një përzierje reagimesh emocionale, premtimesh publike dhe kthesash të befta politike mund të lexohen nga sot, si një plan i mirëmenduar për ta paralizuar çdo reagim të Veliajt dhe për ta shmangur rrezikun e një “Arben Ahmetaj 2.0”.

Guri i fundit që i ka mbetur ish-kryebashkiakut të Tiranës është një ankimim në Gjykatën Kushtetuese kundër shkarkimit nga Këshilli Bashkiak, një hap që për herë të parë do ta poziciononte kundër vendimit politik të Partisë Socialiste dhe kundër vullnetit të Edi Ramës, i cili tashmë ka shpallur pasuesen e tij në zgjedhje, Ogerta Manastirliun. Por edhe pse ligjërisht në të drejtën e tij, Veliaj e humbi shansin për t’i dalë kundër partisë së tij kur ishte ende në kulmin e pushtetit, jo vetëm si kryebashkiak i rrethuar nga njerëz besnikë, por edhe si njeri i lirë nga prangat. Dhe kjo ndodhi sepse Rama, hap pas hapi arriti të krijojë një atmosferë ku Veliaj besonte se kishte mbrojtjen e tij.

Takimi i fundit para arrestimit

Foto më lart tregon një aktivitet të Janarit 2025. Kishte thuajse një vit që Nesti Angoni kishte dërguar në SPAK letrën anonime. Prej një viti, Rama e kishte shmangur kryebashkiakun e Tiranës i cili kishte nisur ecejaket në SPAK dhe ende habitej se nga buronte agresiviteti i prokurorëve të SPAK. Por papritur të dy shfaqen në një aktivitet të organizuar nga Fidel Ylli, kryetar i Komitetit Olimpik Shqiptar.

Veliaj dukej i kënaqur që pas shënjestrimit që po i bënin prokurorët, më në fund kishte në krah të tij Edi Ramën, të plotfuqishmin. Madje, disa ditë para arrestimit, ai bënte humor me hetimet e prokurorisë, teksa këshillonte organizatorët e takimit të bënin kujdes me faturat e blerjeve.

Madje, ky takim ishte i dyti,brenda të njëjtës ditë, kur ai shfaqej në krah të Ramës. Gjatë paradites, kishin qenë bashkë në një aktivitet të Korporatës së Investimeve, kur prezantohej projekti për stadiumin Selman Stërmasi. Foto më poshte:

Teatri “fuck you” në Instagram


Reagimi i parë i Ramës pas arrestimit të 10 shkurtit ishte emocional dhe i bujshëm. Në transmetimin live të rubrikës “Sy m’sy” në Instagram, i irrituar nga ndërprerjet teknike, ai përplasi tavolinën dhe shpërtheu me sharjen “fuck you”.

Pamja bëri xhiron e rrjeteve sociale dhe u lexua si një shenjë nervozizmi të madh. Ishte e qartë se Veliaj do ta lexonte si një provë se mentori i tij i vjetër ishte aq i acaruar, sa nuk përmbahej dot as live para qytetarëve. Pak më vonë, Rama e shndërroi atë shpërthim në mesazh politik: “Më vjen shumë mirë që ka mbetur në Instagram ai moment sepse është momenti që ndan kush është këtu me shpirt, kush është këtu me zemër, kush është këtu i gjithi njësoj si ata trajnerët tek vija e bardhë që nxisin skuadrën”.

Kryeministri po portretizonte veten si trajnerin e përkushtuar që i del për zot skuadrës, duke e qetësuar Veliajn se mbështetja e tij ishte e pakushtëzuar.

Premtimi i Ramës pas arrestimit: “Veliaj nuk shkarkohet”

Një ditë më pas, më 11 shkurt, Rama e bëri edhe më të qartë pozicionin e tij. Për BIRN ai deklaroi: “Jo vetëm kryetari i Bashkisë së Tiranës nuk do të shkarkohet nga detyra, por nga ndalimi i tij ka lindur për ne detyra që të vazhdojmë të jemi garantë të palëkundur të drejtësisë, duke nxitur sa më shumë transparencë për të dalë tek e vërteta”. Ai shtoi se “jemi përballë një rasti që krijon dyshimin e arsyeshëm të një hetimi jashtë shinave kushtetuese dhe një ndalimi në shkelje të standardeve demokratike”.

Për Veliajn, kjo ishte një garanci se partia dhe lideri i saj ishin në krah të tij, një ndjesi e kundërt me fatin e Ahmetajt, i cili ishte lënë i vetëm përballë SPAK.

Sulmi ndaj gjyqtarit Erion Bani

Më 12 shkurt, Rama kaloi nga mbrojtja e Veliajt në sulm frontal ndaj gjyqtarit Erjon Bani. Para grupit parlamentar ai tha: “Ky gjyqtar është eksponent i afërt me lidhje familjare dhe miqësore me PD, që iu la posaçërisht shorti për dosjen e Veliajt”.

Ai e akuzoi për selektim të qëllimshëm dhe për precedentë në dosjen “Toyota Yaris”: “Ky gjyqtar ka urdhëruar mospublikimin e vendimit, por vendimi ka përfunduar te ‘bufi i kënetës’, te Sali Berisha. Kjo është vepër penale. Altin Dumani të kërkojë gjurmët e vendimit dhe t’ia thotë publikut”. Dhe më tej: “Bëhet fjalë për dy kamikazë të PD-së në GJKKO që nuk e fshehin fare marrjen në dorë të çështjeve. Thonë hapur ‘ne do t’i shkrijmë’”.

Bushka dhe Sallaku, si zëra kundër SPAK

Në ditët pas arrestimit, Rama mobilizoi figura të tjera për të krijuar idenë e një solidariteti më të gjerë. Në grupin parlamentar ai i dha fjalën Klotilda Bushkës, e afërme e Ajola Xoxës: “Është e vërtetë, unë jo vetëm e njoh Ajola Xoxën, por kam bashkëpunuar me të edhe para se të bëhesha deputete. Erion Veliaj është miku im i fëmijërisë. Jam krenare për punën që kemi bërë së bashku, por kurrë nuk kam interferuar në paligjshmëri”.

Ajo foli për “linçim publik” dhe “trysni të vazhdueshme”, duke e kthyer mbrojtjen personale në mbrojtje politike.

Pak ditë më pas, në grup u ftua edhe rektori i Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku, pas masave të SPAK për tendera në këtë institucion. Sallaku tha: “Kam zgjedhur rrugën e ballafaqimit publik sepse nuk dua që mesazhet të keqkuptohen. Puna e nisur nga Universiteti me projektet ndërkombëtare nuk duhet të pengohet”.

Edhe ky mesazh u lexua si sinjal se PS ishte në krah të atyre që e konsideronin veten viktima të SPAK.

Heshtja për Veliajn dhe shkarkimi në Asamble

Por shumë shpejt pas arrestimit, Rama nisi të tërhiqej dhe për këtë e ndihmuan edhe rrethanat e reja në fushatën e zgjedhjeve të 11 Majit. Fillimisht i ndaloi deputetët dhe ministrat të bënin deklarata në mbrojtje të Veliajt. Në grupin e ëhatsApp të PS-së ai dërgoi një mesazh të prerë, pasi një prej deputetëve Etjen Xhafaj, foli për rastin e Erion Veliajt në media: “Nuk dua të dëgjoj më asnjë prononcim që cenon pavarësinë e SPAK-ut, lidhur me rastin a me rastet konkrete… STOP! Mbështetja jonë për SPAK-un mbetet e palëkundur”.

Qëndrimi pas zgjedhjeve ishte akoma më domethënës. Rama zgjodhi heshtjen, ndërsa Veliaj nga qelia e Durrësit ankohej për keqtrajtime të posaçme dhe për izolim total nga ana e administrata e burgjeve.

Propozimet që ai i dërgonte Ramës për të kundërsulmuar SPAK nëpërmjet të vëllait mbetën pa përgjigje. Në ditët pas zgjedhjeve, ishte krejtësisht i braktisur. Dhe ndërsa SPAK shtonte akuzat, që arritën deri në 13 pika penale, Rama priti që pas një izolimi fizik, institucional dhe politik të presë së tij, ai të bënte lëvizjen finale.

Me koordinim të qartë me SPAK që çoi në gjykatë akuzën me 13 vepra penale, Rama mblodhi asamblenë e PS, ku konfirmoi ndarjen përfundimtare me Veliajn, teksa prezantoi kandidaten për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliun. Bashkë me flakjen e Veliajt, u kujtoi deputetëve të PS rikthimin në qëndrimin e mëparshëm, se drejtësia e re nuk preket, edhe kur vepron në shkelje të të drejtave të njeriut, sikur të kishte përballë disa kavie: “Nuk kemi asnjë të drejtë ta kthejmë llogoren e përbashkët në një rifuxho për të mbrojtur këdo, kushdo qoftë ai. Dhe po, përfshirë dhe rastet kur sipas nesh bëhet një padrejtësi”.

Mbrojtja e zjarrtë për kryebashkiakun kishte qenë thjesht dhe vetëm kalimtare.

Veliaj, shumë vonë për të sfiduar PS

Me urdhër të Edi Ramës, Këshilli Bashkiak procedoi shkarkimin dhe sot, me firmën e vetë kryeministrit, u vulos largimi i Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut. E parë nga sot, skenari është më i qartë dhe bashkë me të del loja aktoriale: nga shpërthimi teatral “fuck you”, tek premtimi se nuk do ta shkarkonte kryebashkiakun, tek sulmet ndaj gjyqtarëve apo përdorimi i Bushkës e Sallakut si dëshmi solidariteti.

Ajo që në fillim u duk si mbrojtje e sinqertë ishte në fakt një strategji për ta mashtruar Veliajn, i cili deri në momentet e fundit ndoshta besoi vërtet se kishte pas vetes partinë dhe Edi Ramën, duke humbur kështu momentin për t’u rebeluar. Sot, i braktisur dhe i shkatërruar, ai është shembulli më i qartë se sa e gabuar është të besosh tek një politikan si Rama, që s’mund ta ruajë pushtetin veçse duke bërë ndonjë “kurban”, edhe nëse kjo nënkupton të flijojë figurat më të afërta./Nga Dorian Kodra, Lapsi.al

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

“Veliaj vishej si femër dhe u ofronte s*ks ambasadave”/ Aulon Kalaja: Mbaj përgjegjësi për deklaratat

0

Ish-kandidati i Partisë Demokratike, Aulon Kalaja ka lëshuar akuza të ashpra ndaj ikryebashkiakut të shkarkuar të Tiranës, Erion Veliaj.

I ftuar në A2 CNN, Kalaja u shpreh se Veliaj nuk ka pasur asnjë kontribut në politikë, por u katapultua aty me beteja dhe aksione fake. Ai shkoi dhe më tej duke thënë se në fillimet e tij, Veliaj vishej si femër së bashku me disa kolegë të tij në lëvizjen e asaj kohe Mjaft dhe iu ofronin shërbime seksuale ambasadave të huaja.

“Erion Veliaj të gjithë betejat i ka pasur fake, nuk ka bërë ndonjë betejë në jetën e tij. Çelësat e bashkisë ja dhanë në dorë. Ajo është bashkia e Ramës. Aksioni i tij politik është mashtrim i madh. Ka pasur shoqëri civile, ai që e shkatërroi ishte Veliaj. Mjafti është përdorur si cingie nga ambasadat. Ju e keni parë Erion Veliajn të veshur si femër. Kanë qenë Erion Veliaj, Arbi Mazniku, Endri Fuga, vëllai i Veliajt që visheshin si gra dhe i ofronin shërbime seksuale ambasadave në Tiranë.

Mjafton të futeni në Google dhe të kërkoni. Ato janë foto të famshme. Si vishesh me tanga. Ne nuk jemi mësuar me këto. Ai kështu u fut në politikë. Shihni ahengjet e shfrenuara. Donin të fusnin LGTB si axhendë. Rruga e vetme që ka është të flasë, ose është i kërcënuar. Ka vëllanë e kërcënuar, gruan po ashtu. Nëse do t’i bëjë një nder Shqipërisë është të dalë dhe të flasë”, u shpreh Kalaja.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Andi Bushati kundër pjesëmarrjes së opozitës në zgjedhjet e Tiranës: Nuk ka zgjedhje, o njerëz! Duhet t’i thërrisni mendjes!

0

Analisti Andi Bushati u deklarua i prerë për qëndrimin që duhet të mbajë opozita në zgjedhjet e pjesshme vendore në disa bashki të vendit. Ai u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se opozita nuk duhet të marrë pjesë në zgjedhje sepse e ka të garantuar humbjen e thellë, duke qenë se në Shqipëri është vendosur një sistem autokratik dhe nuk ka garë dhe as zgjedhje.

Pjesë nga biseda

Bushati: Po si të gjejnë kandidat? Kur e di që do të më vjedhin, do të më masakrojnë, për çfarë të shkoj? Të kem shpresën që do të ketë një garë deri diku të pranueshme, është tallje me vetveten. E mbani mend atë amerikanin që sollën në Himarë? Fitoi Beleri i shkretë, ai Beleri i zi, pastaj atë amerikanin e shaluan. Kjo do të ndodhë prapë, se s’ka zgjedhje. Ata le të futen po të duan, por ta them unë rezultatin që tani: humbje e thellë.

Rakipi: Bushat jemi dakord, po t’i biem kësaj daulleje…

Bushati: Nuk është daulle, është realiteti.

Rakipi: Po t’i biem vetëm kësaj quhet krizë e madhe e opozitës.

Bushati: Opozita e di unë pse nuk duhet të hyjë. Edhe për atë që more ti, Belindin e gjorë dhe s’kishte leje të pëmendte asnjë oligark. Qoftë edhe për këtë. Problemi është se sado normalisht të jetë kjo opozitë, le të mos jetë PD-ja, por ja ish-partia e Panos, Arlind Qori. Do t’i dalë përpara Tom Doshi. Pse do t’i dalë përpara Tom Doshi. Se nuk ka zgjedhje, o njerëz! Duhet t’i thërrisni mendjes. Ai ka paratë nga tenderat, paratë publike, ai do të fitojë. Edhe garën mes të vegjëlve do ta marrë ai që furnizohet me paratë që iu merren shqiptarëve. Harrojeni, se jemi në një teatër absurd. Bëjmë sikur ka demokraci, zgjedhje, votat numërohen, njeri nuk blen, nuk shet, njeri nuk përdor bandat dhe ne komentojnë normalitetin.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx