Ballina Blog Faqe 154

Nikollë Lesi-Partisë Demokratike: Iu tregoj ‘planin’ si rrëzohet qeveria

0

Gazetari dhe publicisti Nikollë Lesi foli për problemet e opozitës, teksa zgjedhjet e pjesshme të Tiranës janë në prag dhe PD ende nuk ka ndonjë kandidat përballë Ogerta Manastirliut.

Gjatë intervistës për “News 24”, Lesi deklaroi se qeveria Rama do të rrëzohet vetëm nëse opozita arrin që të nxjerrë në shesh mbi 100 mijë njerëz, duke e mbushur plot bulevardin nga sheshi “Skënderbej” deri tek “Nënë Tereza”.

“Tha se me Ramën nuk shkojmë në zgjedhje. Kërkoi qeveri teknike. Ndryshuan kodin zgjedhor që kryetarët e partive të kenë listën e sigurt. Edhe këtë rast do bashkëpunojnë. E kam bindje ,që nëse në një vend është problem qeveria, këtu në Shqipëri problem është dhe opozita. Se nuk ka opozitë të fortë. Opozitë e fortë ka qenë ajo e 2004-ës, kur rrëzoi Fatos Nanon. Kjo është qeveri e vazhdimësisë. Dhe Rama do ndryshojë çfarë tha në parlament. nëse ke  njerëz 100 mijë veta, nga sheshi nënë Tereza në sheshin Skënderbej edhe e rrëzon. Problem është mazhoranca, por më problem sot për shoqërinë shqiptare është opozita që nuk krijon besim”, tha fillimisht Lesi.

Lesi deklaroi me siguri se opozitën e pret humbja në bashkinë e Tiranë, pasi as Tabaku dhe Alimehmeti nuk do kandidojnë. Sipas tij, opozita fiton zgjedhjet në kryeqytet vetëm nëse ndodh ndonjë mrekulli.

“Dhe Tirana nëse nuk kandidon Ilir Alimehmetin që është figura më e njohur, më mbledhëse, që nuk do kandidojë më tha nuk futem në zgjedhje të pjesshme. Do kandidojë ndoshta për 4-vjeçarë. Dhe ka të drejtë. As Tabaku nuk kandidon. Pse do humbi mandatin. Vetëm të ndodhë mrekullia, me këtë lidership të PD-së me mungesën e besimit që ka në elektorat. Me aq sa duken bathët, përveç Alimehmetit që mund ta çonte aty aty fushatën me vota, të tjerët asnjë nuk fiton. Tirana po e them paraprakisht nuk e lëshon Partia Socialiste. Ogerta e njoh personalisht, besoj se ishte surpriza, ia la si fakt të kryer. Ogerta është nga ministrat karizmatikë dhe lëviz, është popullore. Beteja me Ogertën është e vështirë me PD-në. Beteja në Tiranë do jetë vetëm nëse PD-ja gjen një njeri të jashtëzakonshëm”, përfundoi Lesi.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Klevis Balliu: Shtet kishim kur ishte Flamur Noka ministër i Brendshëm

0

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, foli për zgjedhjet e ardhshme të Tiranës, si dhe analizoi politikën aktuale nga pikëpamja e tij dhe e forcës politike që ai përfaqëson.

Ashtu sikurse demokratët kanë thënë e më parë, Balliu u shpreh se në vendin tonë ka një ndikim të madh të kriminelëve. Ai tha se këtë deklaratë, e pohon dhe i deleguari i Këshillit të Evropës që mbikëqyri procesin zgjedhor të 11 majit.

“Problemi në Shqipëri është me kartelët. Këtë nuk ua them unë. Këtë e thotë kryetari i eurodeputetëve të deleguar për të vëzhguar procesin zgjedhor në Shqipëri, nga Këshilli i Evropës, edhe e tha këtë në Këshill të Evropës që në Shqipëri rotacionin nuk e lejon mafia”, tha ai.

Më tej, Balliu u shpreh se në kohën e PD-së në qeverisje, Noka, i cili ishte dhe ministër i Brendshëm, nuk ka “lejuar” që kriminelët të jenë në “qarkullim”, por i burgoste. Kështu, nga ana tjetër, demokrati akuzoi socialistët se i ka kriminelët “aleatë”, e janë pjesë e Parlamentit në siglën e PS-së.

“Këto janë të pamohueshme. Flamur Noka mund të të pëlqejë, mund të mos pëlqejë. Por, kur Flamur Noka ishte ministër i Brendshëm kriminelët shkonin në burg jo në Parlament. Ky është ndryshimi themelor i Partisë Demokratike me Partinë Socialiste. Ne kriminelët i kemi armikë, këto kriminelët i kanë aleatë”, tha ai.

Por, sipas Balliut, sa më i madh të jetë një skandal lidhur me figurën e një personi që ka detyrë publike, pasuesi i tij merr po aq shumë vota pro. Këtë, demokrati e cilësoi si një “rekord global” të Shqipërisë, teksa përmendi skandalet e Gjicit apo Xhelilit në Durrës. Duke e rikthyer vëmendjen në Tiranë, Balliu tha se e gjithë kjo bashki është në burg, e për këtë arsye, logjikisht opozita fiton.

“Nëse do të kishte një proces zgjedhor, e besoj se këtu bijmë dakord të gjithë, se është i vetmi vend dhe mund të jetë rekord global, që sa më i madh skandali të jetë në Shqipëri, aq më shumë rriten votat e atij që bëri skandalin. 

Për shembull, u bë skandali i Safet Gjicit në Kukës, erdhi kolegu i vet fitoi me më shumë vota se Safeti. U bë skandali i Shukriut në Dibër, erdhi me më shumë vota kolegu i tij. U kap tani Erion Veliaj dhe e gjithë bashkia është në burg, se kanë vjedhur shqiptarët. Sot keni gjithë bashkinë në burg, e këtu thuhet a fiton dot opozita. Në cilin vend normal të botës, nuk do fitonte opozita?”, tha ai.

Edhe pse nuk dihet ende kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën, Balliu siguroi se asnjë demokrat nuk do i bëjë “bisht” garës.

“Asnjëri prej nesh nuk do t’i bëjë bisht garës. Ne jemi në një proces që nuk mund të shkohet duke thënë ky është kandidati im, sepse jemi e në një proces diskutimi e me faktorë të tjerë”, u shpreh ai.

Duke qenë ende në temën e Bashkisë Tiranë, Balliu u shpreh se demokratët bazohen në parimin e interesit kombëtar, e jo atë partiak. Kështu, deputeti demokrat tregoi gatishmërinë për djegien e mandatit nëse është e nevojshme për qytetarët e Tiranës.

“Kam qenë deputet e më përpara, edhe e kemi treguar se nëse është për interes kombëtar, ne e djegim mandatin”, tha ai.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Gara për Bashkinë e Tiranës, Alimehmeti: Kandidati i opozitës do të shpallet së shpejti

0

Anëtari i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, ka folur për procesin e përzgjedhjes së kandidatit opozitar për zgjedhjet e parakohshme në Bashkinë e Tiranës.

I ftuar në emisionin Review në Euronews Albania, Alimehmeti tha se procesi është ende në zhvillim dhe po ecën me hapa të shpejtë.

Ai shtoi se përzgjedhja përfshin jo vetëm partitë parlamentare, por edhe ato aleate dhe faktorë të tjerë opozitarë.

Patjetër procesi është në zhvillim e sipër. Ka një radhë. Demokracia parashikon numra. Janë partitë parlamentare dhe ato aleate. E më pas duhet parë ata që kanë qëndrim opozitar përballë Edi Ramës. Në këtë aspekt negociatat janë hapur, diskutimet janë hapur. Ju kujtua që grupi u themelua, u krijua dy ditë përpara kështu që në këtë aspekt kemi ecur goxha shpejt në këtë aspekt. Kemi disa kontakte të ngushta me liderët e partive. Shumë shpejt do të dal kandidati dhe do duhet të jetë një konsensus i gjerë përtej Partisë Demokratike”, tha Alimehmeti.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Veliaj kundërshton shkarkimin në Gjykatën Kushtetuese: I paligjshëm!

0

Ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka nisur betejën ligjore për të kundërshtuar vendimin e shkarkimit të tij nga detyra. Ai ka depozituar ankim në Gjykatën Kushtetuese, duke kërkuar rishikimin e vendimit që e largoi nga posti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Veliaj argumenton se shkarkimi është i paarsyeshëm dhe se nuk ekziston asnjë shkelje e rëndë të provuar që të justifikojë masën ekstreme të largimit nga detyra. Në kërkesën e tij, ai thekson se vendimi është marrë pa respektuar plotësisht të drejtat dhe procedurat ligjore, duke cenuar në mënyrë të padrejtë funksionimin e institucionit të Bashkisë. Në ankimin e Veliajt thuhet se se Neni 62 i ligjit për qeverisjen vendore nuk mund të zëvendësojë Nenin 115 të Kushtetutës, por duhet interpretuar gjithmonë në përputhje me të pasi çdo vendim i marrë pa shkelje të provuar, sipas tij bie ndesh me Kushtetutën.

“Në rastin konkret, kërkuesi nuk është përballur me një mungesë të tillë të zgjedhur në mënyrë të vullnetshme prej tij, por me një gjendje objektive të imponuar prej një mase sigurimi personale, të vendosur nga gjykata. Paraburgimi, si një masë e përkohshme e procedurës penale, nuk është provë faji, nuk është sanksion dhe nuk është tregues i një qëndrimi të pakujdesshëm apo të paligjshëm të funksionarit publik. Përkundrazi, është një situatë e jashtme, e pavarur nga vullneti i tij, e cila e pengoi të ushtrojë personalisht funksionet, por që nuk e bëri detyrën bosh: në përputhje me nenin 64, gërma ‘e’ të ligjit nr. 139/2015, ai kishte caktuar nënkryetarin e bashkisë për të ushtruar kompetencat e tij, duke garantuar kështu vijimësinë e shërbimit publik dhe moslënien e institucionit në vakum. Pra, edhe në këtë aspekt praktik, nuk u krijua ajo pasojë e rëndë për qytetarët dhe institucionin që ligji ka dashur të parandalojë kur ka sanksionuar mungesën tre-mujore. Duke e trajtuar këtë pamundësi objektive sikur të ishte mungesë e vullnetshme, Këshilli i Ministrave e ka zgjeruar fushën e nenit 62 përtej asaj që Kushtetuta lejon.”, thuhet në kërkesën e Veliajt drejtuar Kushtetueses.

Siç raporton gazetarja Glidona Daci, Gjykata Kushtetuese hedh shortin çdo dy javë, përgjithësisht të premten. Sipas rregullit pasi hidhet shorti, çështja shkon në dhomë këshillimi nga 3 gjyqtarët që bëjnë verifikimin paraprak, nëse padia i plotëson apo jo kushtet ligjore. Si rregull kushtetuesja duhet ta marrë në shqyritim padinë brenda dy muajve. Nuk dihet nëse ka short këtë të premte, megjithatë çështja mund të trajtohet me përparësi.

Shkarkimi i Veliajt u bë më 25 shtator, me vendim të Këshillit të Ministrave, me argumentin se ai nuk ishte paraqitur në detyrë për më shumë se tre muaj, që nga arrestimi i tij më 10 shkurt. Megjithatë, ish-kryebashkiaku ka mbajtur qëndrim të fortë se kjo masë ishte e padrejtë dhe se do të luftojë për drejtësinë në instancat më të larta.

Sipas procedurës, pas vendimit të Këshillit të Ministrave, Veliaj kishte afat 15 ditë për të ankimuar në Gjykatën Kushtetuese, gjë që ai e ka bërë duke shprehur besimin se kjo gjykatë do të rivlerësojë në mënyrë të drejtë dhe ligjore çështjen e shkarkimit.

Në pritje të vendimit të Kushtetueses, situata në Bashkinë e Tiranës mbetet në një fazë të paqartë, pasi pa e zgjidhur gjykata këtë ngërç, Tirana mbetet pa një kryebashkiak në detyrë dhe pa zgjedhje.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

“Lëvizja Bashkë” refuzon ftesën e PD: Do kemi kandidatin tonë për Tiranën

0

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori ka konfirmuar se forca e tij nuk do të bëjë asnjë koalicion në zgjedhjet e pritshme për bashkinë e Tiranës, por do të garojë me një kandidat e të kësaj force.

“Ne do të hyjmë me kandidatin tonë në këto zgjedhje. Besoj së afërmi këshilli Koordinues i Lëvizjes Bashkë do ta vendosë.

Të kandidojmë në Tiranë për ne është domosdoshmëri. Ka qenë një filozof që unë e kam për zemër, Baruk Spinoza shekuj më parë që thoshte se liria nuk është e kundërta e domosdoshmërisë. Liria është të bësh atë që është e domosdoshme për natyrën tënde.

Në këtë kuptim, për ne është e domosdoshme, por edhe shprehje e lirisë së lartë që ne të shkojmë prapë te qytetarët e Tiranës, në nëntor, dhjetor pasi nuk e di kur do të jenë zgjedhjet dhe t’ju kërkojmë votat dhe t’ju kërkojmë mbështetjen që të jemi instrumenti politik i transformimit të qytetit tonë.

Kjo do të thotë që fushatë do të kemi shpejt. Do të angazhohemi të gjithë për t’i bindur qytetarët. Unë jam i bindur se rezultati i “Lëvizjes Bashkë” do të jetë goxha më i mirë se në zgjedhjet e kaluara në Tiranë sepse e lexoj te reagimi i qytetarëve” – tha Qori.

Ai refuzoi publikisht ftesën e bërë nga Partia Demokratike që e gjithë opozita të dalë me një kandidat të përbashkët. Pak orë më parë deputeti i PD-së Belind Këlliçi i mandatuar nga Sali Berisha për të negociuar me partitë e tjera të opozitës tha se e kishte ftuar edhe Qorin për të hyrë në koalicion. Por ky i fundit i konsideron këto ftesa si “sirena e ftojnë në fund të detit”.

“Besoj e keni dëgjuar edhe ju ditët e fundit që Lëvizjes Bashkë po i afrohen lloj-lloj sirenash. Është si ajo anija e Odisesë që kalon nëpër ca shtigje me anijen e tij dhe janë disa sirena që të marrin mendjen që të thonë: “Hajde me ne në fund të detit se aty do të jetë mrekullia vetë”.

Këto sirena po i drejtohen tani “Lëvizjes Bashkë” dhe i thonë: “Hajde me ne! Bëhemi kështu e bëhemi ashtu. Bëjmë një koalicion me ketë e bëjmë një koalicion me atë se mrekullia vetë do të jetë”. Mirëpo është si në rastin e Odisesë sepse sirena të tilla nuk e kanë për mirë. Janë thjesht mënyra për të të gënjyer edhe për të të marrë në qafë dhe për të të bërë si vetja.

Lëvizja Bashkë nuk ka të dytë dhe nuk ka të ngjashëm në spektrin politik shqiptar, as mes partive të leqendisura të së shkuarës të korruptuara dhe as mes eksperimenteve të dështuara të herëpashershme që gjallojnë në jetën politike shqiptare”, tha Qori.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Partia Demokratike i drejton 7 pyetje Edi Ramës

0

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka vijuar me akuzat e opozitës kundër kryeministrit Edi Rama lidhur me një trafik që pretendohet se ka ndodhur në Aruba, me personazhe të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Sipas Balliut, në hetimin e Prokurorisë belge të vitit 2024, emri i Ramës del i përfshirë në bisedat e baronëve shqiptarë të drogës, të pranishëm në një samit të organizuar në Aruba, Antilet Holandeze.

“Në një hetim të Prokurorisë belge të vitit 2024, Edi Rama dilte sërish ‘i fotografuar’ në bisedat e baronëve shqiptarë të drogës te pranishëm në samitin e Arubas. Po ashtu dilte edhe shtetasi Artur S., i njëjti që figuron si aktor kryesor edhe në interceptimet e shërbimeve italiane, të sapozbuluara në një libër bestseller në Itali të gazetarit Nello Trochia, botuar nga shtëpia e famshme ‘Rizzoli’. Në dosjen belge flitej edhe për një dhuratë luksoze, e ngjashme me verën ‘Romanee Conti’, por me një vlerë 10 herë më të madhe: një ore me kosto faraonike, 400 mijë euro. Po në atë dosje përmenden edhe Antilet holandeze, pra Aruba, që del qartë edhe në dosjen italiane të risjellë nga gazetari Trochia.”, deklaroi Balliu.

Balliu thotë se ka disa pyetje për t’i drejtuar kryeministrit Edi Rama në emër të Partisë Demokratike dhe në interes të publikut.

Pyetjet e tij:

A kishte me vete orën 400 mijë euro gjatë takimit në Aruba?

A ishte prezent dhuruesi i saj dhe çfarë marrëveshjesh apo dhuratash të tjera janë shkëmbyer mes tyre?

A i është shprehur falënderimi për orën dhe a e ruan atë në koleksionin e tij privat në Surrel?

Kush e ka shoqëruar në këtë takim dhe si janë ndarë përqindjet për ndërtimin e një “super-kulle” në zemër të Tiranës, e cila lidhet me bizneset e karteleve të drogës?

A ka lidhje mungesa e tij në Asamblenë e OKB-së në Neë York me pjesëmarrjen e tij në këtë samit të dyshuar?

Në fund të deklaratës së tij për mediat, Balliu ka paralajmëruar se këto pyetje dhe fakte do të sqarohen më në detaje në seancat e ardhshme parlamentare, duke kërkuar përgjegjësi dhe transparencë për këto akuza shumë serioze që përfshijnë figurën e kryeministrit.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Edlira Çepani në garë për Bashkinë e Tiranës?

0

Gjatë konferencës për shtyp, kreu i PD-së, Sali Berisha u pyet nëse Edlira Çepani, bashkëshortja e të ndjerit, Gerti Bogdani në garë për Bashkinë e Tiranës.

Kryedemokrati iu shmang pyetjes duke thënë se ka ngarkuar një grup prej tre personash që do të negociojnë me partitë e tjera, për një kandidat të përbashkët të opozitës.

Në këtë detyrë janë ngarkuar Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Gara për Tiranën ‘përplas’ PD dhe PS në derën e hotelit

0

Belind Këlliçi, Flamur Noka dhe Ilir Alimehmeti kanë nisur takimet me krerët e partive të tjera opozitare, për të negociuar mbi emrin e kandidatit që do të garojë përballë Ogerta Manastirliut në Bashkinë e Tiranës.

Gazetarja e A2 CNN, Arestina Skënderi, është shprehur se takimi mes tyre është mbajtur në një ambient privat dhe sipas saj, krejt rastësisht para tyre në të njëjtin ambient ishin edhe drejtuesja e fushatës së PS në Tiranë, Belinda Balluku dhe kandidatja Ogerta Manastirliu.

Skënderi tha se Balluku dhe Manastirliu ishin në atë ambient për të marrë pjesë në një takim për fuqizimin e grave, por shtoi se teksa u pyetën nga gazetarët për garën në bashki, u shprehën të gatshme të përballen me opozitën.

Skënderi tha gjithashtu se deri më tani, subjektet politike që kanë pranuar të bashkëpunojnë me PD-në janë PAA dhe PR, ndërkohë që Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit është shprehur kategorikisht kundër bashkëpunimit.

“Ka qenë një rastësi mes mazhorancës dhe opozitës sa i takon takimeve në një ambient privat, aty ku pritet që diskutimet kryesore pritet të jenë rreth kandidaturës së opozitës për Bashkinë e Tiranës.

Në fakt Balluku sëbashku me Manastirliun kanë qenë në një takim për fuqizimin e grave dhe që nuk ka pasur të bëjë për Bashkinë e Tiranës, por kemi pasur rastin t’i pyesim për këtë të fundit, ku kanë theksuar me ironi se opozita janë shumë të aftë për të gjetur kandidatin, ndërkohë që ne i kemi përballë dhe i presim në garën për Bashkinë e kryeqytetit.

Ndërkohë siç ka theksuar edhe Berisha, është ngritur grupi i punës ku është Këlliçi, Alimehmeti dhe Flamur Noka, të cilët të tre së bashku do të takojnë zotin Duka dhe zotin Mediu për të bërë të mundur bashkimin e opozitës për të dalë me një kandidaturë në zgjedhje.

Ndërkohë që sa i përket partive të tjera, partive të vogla që nuk janë aleatë të PD-së, dimë që zoti Qori ka refuzuar në mënyrë kategorike që t’i bashkohet këtij grupi pune. Ndërkohë të tjerët nuk kanë dhënë një përgjigje të qartë”, tha mes të tjerash Skënderi.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Me porosi të Ramës/ Begaj, lutje për punëtorë dhe studentë nga Bangladeshi

0

Presidenti Bajram Begaj ka hapur zyrtarisht derën për importin masiv të punëtorëve, studentëve dhe emigrantëve nga Bangladeshi në një takim me Këshilltarin Kryesor të Bangladeshit, Muhammad Yunus gjatë vizitës në Nju Jork, ku mori pjesë në Asamblenë e OKB. Begaj duket se ka zbatuar një porosi të kryeministrit Edi Rama, i cili nuk e ka fshehur vizionin e hershëm për të zëvëndësuar shqiptarët e larguar nga vendi me punëtorë bangladeshas, që siç është shprehur Rama “nuk dinë shqip dhe nuk merren me thashetheme”.

Siç citohet nga mediat e huaja, Begaj është shprehur në takim se: “Ne kemi nevojë për punëtorë për vendin tonë, dhe disa kompani shqiptare kanë paraqitur tashmë aplikime për të punësuar nga Bangladeshi”.

Shqetësimit të Yunus se qytetarët e Bangladeshit duhet të udhëtojnë deri në New Delhi për të marrë një vizë në Shqipëri, Begaj iu përgjigj me propozimin për ta lehtësuar udhëtimin në vendin tonë përmes vizave dixhitale. Por Begaj nuk u mjaftua me kaq. Sipas mediave të huaja, ai është ofruar në takim edhe për të pritur studentë nga Bangladeshi.

“Presidenti Begaj njoftoi më tej se universitetet shqiptare janë të hapura për të regjistruar studentë nga Bangladeshi përmes programeve ekzistuese të arsimit ndërkombëtar, duke shënuar një mundësi tjetër për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve” raportojnë mediat e vendit me më shumë se 175 milionë banorë.

Aktualisht, Bangladeshi është ndër 6 vendet që dërgojnë më shumë emigrantë në botë, kryesisht për shkak të varfërisë që ekziston në këtë vend.

Shifrat e emigracionit dhe punësimi i të huajve në Shqipëri

Të dhënat tregojnë se aktualisht Shqipëria është një nga 10 vendet me tkurrjen më të madhe të popullsisë në botë.

Banka Botërore raporton se në vitin 2024 popullsia u zvogëlua me -1.15%, ndërsa INSTAT shënon se më 1 janar 2025 vendi kishte 2 milion e 363 mijë e 314 banorë, një rënie prej 1,2% krahasuar me një vit më parë.

Censi i vitit 2023 tregoi se në një dekadë popullsia është pakësuar me 400 mijë banorë, duke mbajtur rekord negativ në Europë.

Në këtë boshllëk, bizneset kanë kërkuar gjithnjë e më shumë punëtorë të huaj. Vetëm në sezonin turistik qershor–shtator 2024 u punësuan 6.906 shtetas të huaj në turizëm, që përbëjnë 55% të totalit të punonjësve të huaj.

Për gjithë vitin 2024, Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive miratoi 12.654 Leje Unike, një rritje prej 29% krahasuar me 2023 dhe trefishim krahasuar me 2018. Megjithatë, pesha e tyre mbetet e ulët: punëtorët e huaj zënë vetëm 2,2% të totalit të të punësuarve në vend.

Vizioni i Ramës për “skllevër” nga Bangladeshi

Në mars 2021, gjatë një vizite në Shkodër, Edi Rama i tha një sipërmarrësi fasonerie se mund të merrte punëtorë të huaj me procedurë të thjeshtuar, por në momentin që nisi të fliste për dallimet me punëtorët shqiptarë, Rama zbuloi edhe interesin që kishte si politikan për zëvëndësimin e shqiptarëve me bangladeshas.

“I ke pronto, nuk dinë as shqip dhe nuk merren me thashetheme. Sa të fillojnë me mësu shqip, fillo ndërroi se i futet krimbi, jo politika, jo demokracia jo më the të thashë” u shpreh kryeministri në takimin që provokoi menjëherë polemika.

Deklarata zbuloi interesin e kryeministrit që Shqipëria të popullohet me punëtorët e huaj, të cilët shihen si njerëz të nënshtruar, pa gjuhë dhe pa të drejtë fjale. Ideja që punëtori duhet “të ndërrohet” sapo mëson shqip dhe fillon të interesohet për demokracinë, është një pasqyrë e një mentaliteti ku njeriu trajtohet si skllav dhe jo si qytetar i denjë i një shoqërie demokratike.

Deklaratat e Ramës dhe lutja e Begajt për autoritetet e Bangladeshit tregojnë se në vend që të përmirësojë ekonominë, shëndetësinë, arsimin, sigurinë për të nxitur rikthimin e emigrantëve dhe të ndalojë largimin e të rinjve shqiptarë, qeveria po e sheh zgjidhjen tek importi i fuqisë punëtore që nuk ka asgjë për të kërkuar dhe asnjë fjalë për të thënë.

Në këtë kuptim, punëtori pa zë, që punon vetëm për të ngrënë e fjetur, nuk është vetëm ëndrra e fasonerive shqiptare, por edhe modeli më i mirë për një pushtet që i do njerëzit skllevër, të bindur, të heshtur, që nuk kërkojnë llogari dhe as nuk ngrihen për të drejtat e tyre.

Bangladeshasit dhe revolucioni studentor i vitit të kaluar

Gjithsesi realiteti bie ndesh me mënyrën sesi kryeministri Edi Rama i përshkroi bangladeshasit në Shkodër, si punëtorë “pronto, pa gjuhë, që nuk merren me thashetheme” dhe që duhen zëvendësuar “sa të fillojnë të mësojnë shqip, e të flasin për politikë e demokraci”.

Që nga gushti 2024, Bangladeshi po qeveriset nga një qeveri e përkohshme me kryetar Muhammad Yunus. Kjo qeveri tranzitore u formua pas një vale të fuqishme protestash që çuan në dorëheqjen dhe largimin e kryeministres shumëvjeçare, Sheikh Hasina, në fillim të gushtit 2024.

Protestat u udhëhoqën nga studentët, të cilët kundërshtuan rikthimin e sistemit të kuotave për punësimet shtetërore, që favorizonte klientelën e lidhur me partinë në pushtet. Ato shpejt u shndërruan në një lëvizje të gjerë shoqërore.

Kur qeveria e Hasinës reagoi me dhunë dhe masa represive, duke përdorur forcën për të shtypur protestat, dhjetëra deri qindra qytetarë humbën jetën, shumë të tjerë u plagosën dhe mijëra u arrestuan.

Në kulmin e revoltës, më 5 gusht 2024, protestuesit arritën të thyenin barrierat dhe të sulmonin objekte shtetërore kyçe, përfshirë edhe zyrat e kryeministrisë. Përballë presionit të rrugës, Hasina u detyrua të linte vendin dhe të largohej drejt Indisë.

Ky u konsiderua “revolucion studentor” i Bangladeshit, që tronditi një regjim autoritar të konsoliduar prej dekadash./Lapsi.al

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Ftesa e Këlliçit për bashkëpunim në garën për Bashkinë Tiranë, ja si i përgjigjen Qori, Lapaj dhe Shehi

0

Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, kryetari i Lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj dhe kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, i janë përgjigjur në mënyra të ndryshme ftesës së deputetit demokrat, Belind Këlliçi, për t’u bashkuar dhe për të dalë me një kandidat të vetëm për Bashkinë Tiranë, në zgjedhjet e pjesshme lokale që pritet të mbahen së shpejti.

Në emisionin ‘NewsRoom’ në A2 CNN, Qori u tregua i prerë në përgjigjen e tij, ku mohoi kategorikisht një bashkëpunim me Partinë Demokratike për zgjedhjet e pjesshme lokale.

Qori tha se vetëm Lëvizja Bashkë është partia opozitare që lufton në të gjitha mënyrat qeverinë e kryeministrit Edi Rama, por edhe gjithë sistemin politico-ologarkik të krijuar në Shqipëri.

Nga ana tjetër, Shehi dhe Lapaj, e lanë të hapur një mundësi bashkëpunimi me Partinë Demokratike, por kjo sipas tyre mund të realizohet vetëm në kushte të caktuara, në rast të zgjedhjes së një kandidati të gjithëpranuar nga palët politike.

“Unë nuk mendoj se ka opozitë në Shqipëri, në kuptimin e një përbashkësie partish që i kundërvihen me ndershmëri një mënyre qeverisjeje. Opozita e mirëfillt, e vërtetë, jo vetëm kundër qeverisë, por edhe kundër krejt establishmentit politkiko-oligarkik në Shqipëri, është Lëvizja Bashkë dhe për të gjitha këto arsye, Lëvizja Bashkë do të garojë si parti me kandidatin e vetë në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, kurdo që ato të mbahen”, tha mes të tjerash Qori.

“Ore unë do isha i lumtur të mbërrihej kjo punë dhe me atë gjënë time modeste po mundohem, të paktën me ndonjë ide. Varet nga personazhi që duan të vënë. Po u vu ndonjë djalë që tërheq, që ka një prestigj moral e politik, unë do i shkoja mbrapa me shumë kënaqësi. E kemi bërë këtë punë kur ka qenë Doktor Kosova dhe të tjerë dhe nuk ka qenë pa sukses fare. Por varet tani, nëse grupi i Berishës duan të vënë ndonjë nga ato që rrinë aty përqark, që nuk kanë hall të fitojnë zgjedhjet, por kanë hall që të përfaqësohen këto…”, tha mes të tjerash Shehi.

“Po diskutojmë me të gjitha strukturat tona dhe do të kemi një mendim zyrtar për këtë gjë, por bashkimi duhej kundër sistemit. Ju e mbani mend para zgjedhjeve që i kam shtrirë dorën e bashkëpunimit të gjithëve dhe mora baltë dhe sulm nga pas, deri te tradhtia. Por kush ishte më e rëndësishme, të çahej sistemi dhe të luftohej Edi Rama, apo të luftohet për Bashkinë për një vit që është mandati aty. Si mund ta fitosh bashkinë ti, duke pasur në qeveri atë aty. Tani do flasim të vërtetën?”, tha mes të tjerash Lapaj.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx