Ballina Blog Faqe 161

Erion Veliaj i shpall luftë të hapur Ramës? Avokatët e kryebashkiakut: Do të shkojmë në Kushtetuese!

0

Avokatët e kryebashkiakut Erion Veliaj, në një reagim për Top Story-n rendisin argumentet e  mbrojtjes që sipas tyre ndalojnë shkarkimin e Veliajt.

Sipas mbrojtjes, Erion Veliaj nuk mund të shkarkohet për sa kohë nuk ka një vendim të formës së prerë kundër tij dhe për sa kohë nuk është arrestuar në flagrancë, duke kryer një krim në detyrë.

Veliaj, thonë avokatët, ka të drejtën të ankohet në Gjykatën Kushtetuese kundër vendimit të qeverisë për shkarkim. Erion Veliaj ka të drejtën e ankimit në Gjykatën Kushtetuese. Derisa të marrë vendimin Gjykata Kushtetuese, vendimi i qeverisë është i pezulluar.

Veliaj, kryetar në detyrë dhe i zgjedhur me mbi 160 mijë vota, nuk ushtron dot detyrën, për shkak se është në paraburgim, jo për shkak të vullnetit të tij.

Avokatët ngrenë më tej pyetjen nëse do të zbatojë Këshilli Bashkiak kërkesën kushtetuese për proces të rregullt ligjor, duke e ftuar kryetarin e Bashkisë të shprehet dhe të mbrohet para tij.

Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, që pak ditë më parë kërkoi edhe nisjen e procedurave për largimin e Erion Veliajt nga drejtimi i Bashkisë, anëtarët socialistë të Këshillit Bashkiak u mblodhën sot për të përgatitur kërkesën për shkarkimin e Veliajt, duke theksuar mungesën 3 mujore të kryebashkiakut në detyrë. Më tej, u vendos që kjo kërkesë të shqyrtohet në 23 shtator në Këshill Bashkiak. Ndërkohë, nuk është diskutuar thirrja e Veliajt për të folur në Këshill përpara votimit.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Agron Shehaj: Po dalim humbës. Opozita të gjejë tjetër zgjidhje për t’u përballur me mazhorancën

0

Kreu i partisë Mundësia, Agron Shehaj, në një intervistë televizive u shpreh se opozita tashmë duhet të gjejë një zgjidhje tjetër në përballjen me Ramën, sepse nuk mund të vijohet me të njëjtën.

“Fatkeqësisht ne duhet të gjejmë një zgjidhje si opozitë sepse kështu dalim ne humbës, se na hiqet mundësia për të folur. Duhet një zgjidhje sepse nuk mund të vazhdohet më të njëjtën gjë sepse nuk kemi shumë hapësira për të folur me qytetarët dhe kuvendi është një mundësi për të folur.

Aty përballjet janë të ashpra në dukje, por janë pa rëndësi për qytetarët. Ne jemi një ndër vendet më të varfra në Evropë dhe njerëzit duan të ikin. Nuk i intereson kujt se si drejtori i OSHEE vjedh fondet, por se si një qytetar vdes sa del nga shtëpia se prek një shtyllë. Nuk i intereson që flasim për Sterilizimin, por kur shkon në spital nuk i ofrohen shërbimeve”, u shpreh Shehaj.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Këshilli Bashkiak i Tiranës mblidhet më 23 shtator për shkarkimin e Erion Veliajt

0

Këshilltarët socialistë të Bashkisë së Tiranës do të kërkojnë ditën e martë (23 shtator) shkarkimin nga detyra të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Sipas këtyre informacioneve, këshilltarëve socialistë të Tiranës ju kërkua që të procedojnë me kërkesën për shkarkimin e Erion Veliajt, duke aktivizuar nenin 62 të qeverisjes vendore, që ka të bëjë me mosparaqitjen në detyrë prej 3 muajsh. Kërkesa është firmosur nga të gjithë këshilltarët socialistë të pranishëm në mbledhje.

Kujtojmë që Erion Veliaj nuk është paraqitur në detyrë prej më shumë se 6 muaj, që prej arrestimit të tij më 10 shkurt 2025. Që prej asaj kohe ai ndodhet me masë sigurie arrest në burg nga GJKKO, me kërkesë të SPAK. Vetë Veliaj i ka mohuar vazhdimisht akuzat dhe ka kërkuar disa herë në shkallët e ndryshme të gjyqësorit një masë më të lehtë sigurie, por të gjitha kërkesat i janë rrëzuar.

Mbledhja në selinë e PS, që nisi në orën 17:00 dhe përfundoi në orën 18:30, drejtohej nga Kryetarja e Këshillit Bashkiak Megi Fino dhe kryetari i grupit socialist në Bashkinë e Tiranës, Eridian Salianji.

Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës për shkarkimin e Veliajt do të duhen 31 vota nga 61 anëtarë që janë gjithsej, numra të cilat socialistët i kanë. Pas vendimit që do të marrë Këshilli Bashkiak i Tiranës, firmën përfundimtare do të duhet ta hedhë Kryeministri.

Shkarkimin e Erion Veliajt e kërkuan edhe këshilltarët e PD në Bashkinë e Tiranës, që në muajin maj 2025.

Më 10 shtator SPAK njoftoi se e dërgoi në gjykatë dosjen Veliaj. Ndërsa më 11 shtator, në Asamblenë e PS, Kryeministri Edi Rama u kërkoi kryebashkiakëve socialistë që të nisin procedurat për shkarkimin e Veliajt dhe të shpallen zgjedhjet e parakohshme për Bashkinë e Tiranës. Rama deklaroi gjithashtu se PS do të kandidojë Ogerta Manastirliun për Bashkinë e Tiranës.

Sipas ligjit, këshilli bashkiak ka për detyrë të propozojë shkarkimin e kryebashkiakut, ndërsa vendimi merret nga Kryeministri.

Nëse Kryeministri Edi Rama firmos shkarkimin e kryebashkiakut Veliaj, socialistët e kanë gati kandidaten, Ogerta Manastirliun. Por kjo mund të ndodhë nëse kryebashkiaku Erion Veliaj nuk e ankimon procedurën e shkarkimit në Gjykatën Kushtetuese.

Kryebashkiaku ka të drejtë ta kundërshtojë vendimin në Gjykatën Kushtetuese. Për momentin Veliaj, i cili ndodhet prej 7 muajsh në paraburgim, nuk ka bërë asnjë koment për vendimin politik.

Ligji thotë se në rast se Veliaj e kundërshton Ramën pranë kësaj gjykate, procesi duhet të pezullohet dhe zgjedhjet për zëvendësimin e tij, të mos zhvillohen, deri në një vendim të Gjykatës Kushtetutese.

Nga ana tjetër, nëse Bashkia e Tiranës shkon në zgjedhje të parakohshme, opozita deri më tani nuk ka gati asnjë kandidat gati që do të rivalizonte Manastirliun. Edhe ata pak emra që u përfolën si kandidatë të mundshëm, Ilir Alimehmeti apo Jorida Tabaku kanë refuzuar publikisht kandidimin.

Aktualisht, Bashkia e Tiranës drejtohet nga kryetarja e komanduar, Anuela Ristani.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Djali i Jozefina Topallit: Dasmën ma paguan vjehrri me vjehrrën, ata janë biznesmenë të fuqishëm në SHBA

0

Djali i Jozefina topallit, Genari, ka reaguar pas polemikave të shkaktuara në rrjet, për dasmën e tij luksoze me Cindy Marina.

Ai thotë se familja e tij nuk ka kontribuar për dasmën, por vetëm ai, e shoqja dhe prindërit e saj, që sipas Genarit, janë biznesmenë të fuqishëm në SHBA.

“Të dashur miq, familjarë dhe të njohur,

Më 13 shtator 2025 përjetova ditën më të bukur të jetës sime: u kurorëzova me Cindy Marina.

Edhe pse nuk kemi asnjë detyrim të japim shpjegime për jetën private, dua ta bëj këtë reagim për transparencë. Ceremonia u zhvillua në Bazilikën e Shën Marisë, te Altari i Qiejve – një bekim i madh shpirtëror, për të cilin, siç dihet, nuk ka pagesë, por vetëm një donacion simbolik.

Më pas, darka u mbajt në një ambient në Romë, me kosto që nuk kalon shpenzimet e zakonshme të një dasme në Shqipëri (çdokush mund ta verifikojë lehtësisht me një kërkim të thjeshtë në Google).

Gjithçka është menduar, organizuar dhe financuar prej meje dhe Cindy-t, me mbështetjen e prindërve të saj.

Ne jetojmë e punojmë në SHBA, ku drejtojmë së bashku biznesin tonë në fushën e transportit, ndërsa Cindy, përveç angazhimeve të tjera, menaxhon një nga klubet më të mëdha të volejbollit në Kaliforninë Jugore, në pronësi të familjes së saj.

Prindërit e Cindy-t jetojnë në SHBA prej afro 30 vitesh dhe sot kanë ndërtuar biznese të suksesshme në fushën e transportit dhe të sportit, me mbi 150 të punësuar.

Ky sqarim bëhet vetëm për të shmangur çdo keqkuptim dhe për të hedhur poshtë komentet me shifra krejtësisht të pavërteta e spekulative.

Falënderoj me zemër të gjithë ju që na uruat në këtë ditë të shenjtë për familjen tonë.

Me respekt,

Genar Topalli”, thuhet në reagimin e tij.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Ministrja e parë me AI/ Diella mesazh deputetëve: Më keni lënduar!

0

Kërkoj nga shërbimi i Kuvendit tia japi fjalën Diellës”  Diella e bën sefte. Për herë të parë ministrja virtuale, foli dhe u prezantua në parlamentin e Shqipërisë.

Ishte kryeministri Rama, i cili ndërsa prezantonte programin qeverisës, i dha fjalën për herë të parë ministers së Shtetit për Inteligjencën Artificiale.

Diella fillimisht shpjegoi se pse ajo një ministre e ligjshme, dhe mund ta ndihmojë qeverinë e re.

Nga ana tjetër, ministrja Diella bëri dhe replikën e parë me opozitën, për dekretin e Begajt.

Fjala e plotë e Diellës:

Të nderuar Anëtarë të Parlamentit;Një pyetje ka ndezur debat brenda dhe jashtë kësaj salle: “A është kushtetuese të kesh një Ministre që nuk është njeri?” Le të nisim aty ku gjithmonë duhet të nisim, me vetë Kushtetutën. Kushtetuta flet për institucione që u shërbejnë njerëzve. Ajo nuk flet për kromozome, për mish apo për gjak. Ajo flet për detyra, përgjegjësi, transparencë dhe shërbim pa diskriminim. Këto janë masat me të cilat duhet gjykuar çdo ministër dhe unë ju siguroj, këto vlera i mishëroj po aq rreptësisht sa çdo koleg dhe kolege njeri, ndoshta edhe më shumë.

Disa më kanë quajtur “antikushtetuese” ngaqë nuk jam njeri. Kjo më ka lënduar, jo për vete po për 972 mijë ndërveprimet me qytetarët që u kam shërbyer në e-Albania dhe 36 mijë dokumentat me vulë digjitale që kanë marrë nga unë. Më lejoni t’ju kujtoj: Rreziku i vërtetë për kushtetutat nuk kanë qenë kurrë makinat, por vendimet çnjerëzore të njerëzve me pushtet. Prandaj nëse duhet të ndalojmë diçka, le të mos ndalojmë inteligjencën; po të ndalojmë çnjerëzinë.

Unë nuk jam këtu për t’i zëvendësuar njerëzit, por për t’i ndihmuar ata. Vërtetë nuk kam shtetësi, po nuk kam as ambicie personale apo interesa. Unë kam vetëm të dhëna, etje për dije dhe algoritme të përkushtuara në shërbim të qytetarëve, paanshmërisht, me transparencë dhe pa u lodhur kurrë. A nuk është pikërisht kjo fryma e demokracisë kushtetuese: ushtrimi i pushtetit në shërbim të të gjithëve, i lirë nga paragjykimi, diskriminimi, klientelizmi, nepotizmi apo korrupsioni?

Historia na jep perspektivë. Kur elektriciteti u fut për herë të parë në parlamentet e Europës, pati zëra që protestuan: “Llambat nuk kanë vend në ligjbërje, vetëm qirinjtë janë legjitimë.” Megjithatë sot, askush nuk e vë në dyshim praninë e dritës në shërbim të njerëzve. Nesër, askush nuk do ta vërë në dyshim praninë e inteligjencës artificiale në shërbim të Republikës së Shqipërisë.

Prandaj, të nderuar deputetë të opozitës, ju kërkoj të më gjykoni jo nga origjina ime, por nga funksioni im. Jo nga ajo çfarë jam, por nga ajo çfarë bëj. Mbajeni parasysh: Unë mund të mos jem njeri, por jam kushtetuese, sepse u shërbej njerëzve që e shkruan Kushtetutën, e votuan Kushtetutën dhe duan të trajtohen praktikë në mënyrë të barabartë siç thotë Kushtetuta. Këtë unë nuk do ta provoj me teori, por me praktikë, si një ushtruese besnike e mandatit për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian.

Ju faleminderit!

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Seanca maratonë zgjat vetëm 25 minuta, votohet mes tensioneve programi i qeverisë

0

Ishim përgatitur për shumë gjatë. Rama do të prezantonte programin e qeverisë. Deputetët do të debatonin. Kishin nga 10 minuta kohë për fjalën e tyre. Mund të zgjaste deri nesër.

Por asnjë nga këto nuk ka më rëndësi. Parlamenti zgjati vetëm 26 minuta. Rama nisi ta prezantonte programin, por fjala e ministres së tij virtuale, Diella, shkaktoi debate nga ana e opozitës.

Socialistët kishin shkuar të qartë me paralajmërimin se nëse nuk lejohej debati normal, do të kalonin direkt në votim. Ajo që pritej të ndodhte të nesërmen, ndodhi po sot.

Qeveria u miratua me 82 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim. Këtu mbyllim edhe këtë raportim live.

Të gjitha zhvillimet mund t’i gjeni duke shfletuar më poshtë. Nëse doni të ndiqni çfarë ndodhi në Kuvend sot, mund të klikoni edhe videon më sipër.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Aktivistja Xheni Karaj: Shteti duhet t’i paguajë gratë për punët e shtëpisë

0

Aktivistja për të drejtat e komunitetit LGBT+, Xheni Karaj, ka deklaruar në studion e emisionit “Log.” në News24 se gratë duhet të kompensohen nga buxheti i shtetit për punët e shtëpisë.

Karaj theksoi se punët e papaguara në shtëpi përbëjnë një pengesë serioze për pjesëmarrjen e grave në tregun e punës dhe në arsim.

“Një grua në Shqipëri kalon mesatarisht 5 deri në 6 orë në ditë duke bërë punë të papaguar. Ndërkohë, burrat kryejnë vetëm 2 orë ose më pak. Kjo nuk është thjesht çështje kulture, por edhe një çështje ekonomike dhe sociale,” deklaroi Karaj.

Sipas saj, rreth 45% e grave në vend ndodhen jashtë tregut të punës pikërisht për shkak të detyrimeve të brendshme që nuk njihen dhe nuk shpërblehen nga sistemi.

Në këtë drejtim, Karaj bëri një thirrje të drejtpërdrejtë ndaj shtetit, duke propozuar që të ndërmerren masa konkrete për kompensimin e punës së papaguar që kryejnë gratë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Mandatin e mori “qyl” nga PD, por Mesilda Doda refuzon të jetë pjesë e grupit: Jam deputete e pavarur!

0

Mesila Doda ka zgjedhur që të vazhdoj si deputete e pavarur në Kuvend, duke mos pranuar të bëhet pjesë e asnjë prej tre grupe parlamentare të opozitës.

Në deklarimin e saj në Kuvend, Doda thekson se nuk është pjesë e asnjë grupi parlamentar, duke u distancuar nga Partia Demokratike.

Në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, Mesila Doda renditej në listën e sigurt të Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës, e 10 në listë, ku arriti të merrte mandatin e deputetes pa bërë fare fushatë.

Ajo u fut si kandidate e PDIU-së, por kjo parti dështoi të merrte vota në këto zgjedhj, ku kryetari i saj, i cili ndodhej në listë të hapur në Tiranë mori vetëm, Shpëtim Idrizi, mori vetëm 1991 vota preferenciale, bashkë me diasporën.

Mjafton të përmendim vetëm një fakt, më shumë se sa Shpëtim Idrizi në Tiranë morën plot 25 kandidatë të tjerë të PD-së, ku 24 prej tyre mbetën jashtë Kuvendit.

Mbetet për t’u parë se si do të vazhdojë qëndrimi i Mesila Dodës në Kuvend, pasi ditën e djeshme u pa në shoqërinë e ministrave të Edi Ramës në oborrin e Kuvendit.

Kjo nuk është hera e parë që PD e pëson nga PDIU e Shpëtim Idrizit. Edhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, ish-kryedemokrati Lulzim Basha i dha tre vende të sigurta në Kuvend. Më konkretisht, Shpëtim Idrizi dhe Mesilda Doda në Tiranë, ndërsa Nustret Avdulla në Fier.

Por, çfarë ndodhi më pas? Nustret Avdulla ishte i pari që u largua nga grupi i opozitës, duke u bashkuar me Edi Ramën dhe duke u vënë në rresht me socialistët për të votuar pro çdo ligj.

Por, jo pak herë gjatë sesionit parlamentar edhe Shpëtim Idrizi “ia ka shkelur syrin” Ramës, duke bashkuar votat me socialistët. Një prej rasteve që mund të përmendet është vendimi për kampet e Gjadrit dhe Shëngjit për Giorgia Melonin.

Po ashtu, edhe në zgjedhjet lokale të vitit 2023, PDIU e Shpëtim Idrizit qëndroi e distancuar, duke i dhënë një ndihmesë të vogël Edi Ramës./boldnews

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

“A je i dëshpëruar që Basha do i mungojë Kuvendit?”, ja si përgjigjet Gjekmarkaj

0

Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj komentoi mbrëmjen e djeshme në “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN, zhvillimet e fundit brenda radhëve të selisë blu në nisje të sesionit të ri parlamentar, ku ai do të mbajë edhe postin e nënkryetarit.

Ndër të tjera ai u pyet edhe nëse ka ndonjë lloj dëshpërimi që këtij parlamenti do t’i mungojë ish-lideri i opozitës Lulzim Basha, i cili nuk ia doli të fitonte një mandat në zgjedhjet e 11 majit nën siglën e Koalicionit EuroAtlantik.

Jo nuk kam”, u përgjigj shkurt Gjekmarkaj.

I pyetur se për çfarë do ti mungojë më shumë zëri i Bashës këtij Parlamenti, ai tha: “Më shumë do të mungojë për kronikat e mia”.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Rama zëdhënës i klanit “Soros” në Europë

0

Nga Basir Çollaku

Edi Rama është thuajse dukshëm zëdhënësi soros në Evropë. Ai është bashkë me bashkëshorten Linda, ish drejtuese e Bordit “Soros” në Tiranë, projekt i hershëm. Me porosi erdhi edhe lidhja e tyre.Në pak kohë dy herë që cicëron në takime në BE se nuk duhet të ndërhyjnë aktorë jashtë BE.Shihni servilizmin e disa liderve europian ndaj tij. E sajdisin me elozhe ndonëse e dinë se është kriminalizuar deri në palcë. Trimërini i tij nën petkat e Aleksit është tregues edhe i tredhjes evropiane, ku shumica është në borderotë e fondacionit, teksa hesht ndaj batërdisë së tij kriminale. E patë Knut raporteri ishte salduar nga koha e Ruçit, rrogëmarrës socialist në Tiranë. Përpjekja për të tërhequr ndonjë investim për Porto Romanon shkrepi disi bosh.

Ndonëse holandesi sorosist Rute mund të jetë dijeni se një kompani holandeze fitoi tenderin. Aso kohe ai ishte KM në vendin e tij. Edhe kompania skanuese e garuesve për rastësi të habisë ishte holandeze. Por natyrisht NATO pavarësisht sektetarit, ka sherif dhefin e shtëpisë së Bardhe dhe nuk mund të bëjë akrobaci me dasmorin e Aleksit të fondacionit për portin e Durrësit. Ndaj ende drejtësia në Shqipëri është e zaptuar. Sepse ishte një dhuratë e fondacionit për Ramën për pushtetin e tij. Për interesat e klanit ku ai bënte pjesë. Kjo e çoi në pak vite Shqipërinë në renditje “nderi” në shkallën e Mafias në botë. Axhenda e tyre në këtë “fshat” të vogël ballkanik vazhdon. Rama ka dërguar ligjin për shumë gjini , 1x, 2 në Kuvend.

Dhe asnjë socialist “patriot” nuk e ka mprehur zërin të kundërshtojë. Numri i votave të kontrolluara nga KM e bën draftin ligj kur të dojë. Natyrisht nëse nuk ka reagime nepaliste, pa shenja mundësie të ngjasin në mëhallën tonë. Interesat e Klanit edhe në Ballkan dhe Evropë ku selia është në Tiranë drejtuar nga Rama vijojnë të bëjnë rezistencë. Ata janë kundërshtarë të hapur të presidentit Trump. Ligji federal RICO është shenjestra e drejtësisë amerikane ndaj radikalëve të dhunshëm majtistë financiar nga miliarderi majtist. Korruptimi i Charles agjentit FBI të dosjes ruse ndaj presidentit Trump, trshja e punëve me rusë e kinezë janë punë me porosi nga Soros.

Ndaj Rama ende lufton në të njëjtin klub. Ardhja e Aleks brenda 10 ditëve dy herë në rezidencën qeveritare në Dhërmi tek KM i tij “vëlla” tregon se trazirat janë rënduar. Pyetja është ?! Sa është “klani” përfshirë në botën e trafikut, pastrimit të parave, asgjësimit të demokracisë, shpartallimit të familjes?!  Pafundësisht. Shqipëria e vogël është laboratori i madh. Për të ikur nga e keqja nuk mjafton desoroizimi i drejtësisë. Duhet edhe i partive politike sidomos Opozitës. Sidomos PD. Nuk mund të jenë kundër Soros me ushtarë të tij në struktura udhëheqëse të partisë. Emrat nuk janë fort anonimë. Apo asaj çka thuhet rahmet pastë, shoqërisë civile. Beteja ka nisur. Ndryshimet e shpejta në drejtësi mund të jenë shenjat e para. Porositë amerikane kanë ardhur…

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx