Ballina Blog Faqe 162

Mandati i katërt, zbardhet programi i qeverisë: Nga rroga minimale 500 euro te projektet e infrastrukturës

0

Kryeministri Edi Rama do të paraqesë nesër në Parlament programin e qeverisë për katër vitet e ardhshme.

Në një seancë maratonë që do të nisë nesër dhe do të përfundojë pasnesër me votimin e kabinetit qeveritar, kreu i qeverisë do të bëjë publike piketat ku do të mbështetet ekzekutivi në mandatin e katërt qeverisës.

Në dokumentin që Top Channel disponon parashikohet që gjatë katër viteve të ardhshme të ardhurat për frymë të shkojnë në 15 mijë euro, pesëfishi i atyre që ishin një dekadë më parë.

Rroga mesatare parashikohet të kalojë kufirin e 1 mijë eurove, ndërkohë që rroga minimale vitin e ardhshëm do të bëhet 500 euro.

Sa i përket pensioneve deri në 2030 parashikimi i qeverisë është që pensioni mesatar të jetë 400 euro dhe ai minimal 200 euro.

Një fokus i rëndësishëm do të jetë edhe investimi në infrastrukturë. “Autostrada Tiranë – Durrës do të përfundojë sipas të gjithë parametrave dhe standardeve të dy loteve të para, brenda mandatit të katërt.  Vepra të tjera si Kombinat – Ndroq – Plepa, Maqellarë – Peshkopi, Qukës – Qafë Plloçë, Berat – Ballaban përfundojnë brenda vitit 2025”, thuhet në programin e Qeverisë që do të votohet në Parlament.

Programi i qeverisë

Të ardhurat për frymë i kemi 3-fishuar. Kur morëm detyrën ato ishin 3324 euro. Në vitin 2024 arritën në 10.342 euro. Ndërsa në Shqipërinë 2030 do të bëhen të paktën 15.000 euro, ose sa 5 fishi i të ardhurave për frymë të një dekade më parë.

Pagën mesatare të përgjithshme e rritëm më shumë se 2 herë e gjysëm dhe do ta rrisim të paktën edhe 30% më shumë në mandatin e katërt. Në vitin 2013 ajo ishte 322 euro. Në vitin 2024 arriti në 830 euro. Në Shqipërinë 2030 paga mesatare e përgjithshme do të kalojë kufirin e 1000 eurove.

Në vitin 2013 paga minimale ishte 157 euro. Në vitin 2024 paga minimale u bë 400 euro. Duke filluar nga janari 2026 paga minimale do të bëhet 500 euro.

Shqipëria 2030 do ta ketë papunësinë në nivelin mesatar të vendeve të Bashkimit Europian ose 6%.

Ambicia jonë është që në Shqipërinë 2030 pensioni mesatar të jetë 400 euro për ata që kanë paguar sigurime të plota, ndërsa për pensionin minimal do të synojmë dyshemenë 200 euro.

Gjatë mandatit të katërt do të investohen afro 300 milionë euro në strehim social, për 50 mijë çelësa, nga një anë për çiftet e reja, profesionistët e sidomos ata që kthehen nga emigrimi, e nga ana tjetër për kampuset universitare.

Qëkur morëm detyrën, paga mesatare e mjekëve është rritur mbi tre herë: Nga 490 euro në vitin 2013 në 1670 euro në vitin 2024. Ndërkohë, në Shqipërinë 2030 ne duam që paga e mjekëve të prekë tavanin e 2000 eurove.

Gjatë mandatit të katërt do ta çojmë në afro 500 milionë euro vlerën totale të investimeve në bujqësi, duke synuar 1 miliardë euro eksporte.

Gjatë mandatit të 4 do të çojmë përpara një sërë projektesh strategjike, që i kemi nisur tashmë, si segmentet e korridorit Blu: Milot-Balldren, Milot- Thumanë, Kashar- Lekaj dhe Lekaj-Fier, të cilat do të përfundojnë brenda mandatit të katërt. Një pjesë e mirë e urave të vendit tonë do të rehabilitohen apo rindërtohen sipas modelit dhe planit të Bankës Botërore.

Autostrada Tiranë – Durrës do të përfundojë sipas të gjithë parametrave dhe standarteve të dy loteve të para, brenda mandatit të katërt.

Vepra të tjera si Kombinat – Ndroq – Plepa, Maqellarë – Peshkopi, Qukës – Qafë Plloçë, Berat – Ballaban përfundojnë brenda vitit 2025.

Mandati i katërt do të shënojë gjithashtu ndërlidhjen rajonale të vendit tonë për të sjellë më afër zonat ekonomike dhe turistike, me projektet kryesore si:

Rruga e Bregut (Dhërmi – Sarandë)

Rruga e Vjosës (Ersekë – Përmet – Tepelenë)

Rruga e maleve (Vau i Dejës – Pukë – Fushë Arrëz)

Unaza e Çajupit (Gjirokastër – Libohovë – Zagori)

Rruga e liqeneve (Rrëshen – Burrel)

Berat – Skrapar – Gramsh

Bypass-imi i qyteteve kryesore tashmë ka rezultuar i suksesshëm, si çlirues për trafikun dhe efiçent për kohën e përdoruesve të rrugës. Ndaj, dy projekte të rëndësishme parashikohen të nisin dhe të përfundojnë brenda mandatit të katërt: Bypassi i Sarandës dhe ai i Elbasanit.

Hekurudha Tiranë – Rinas – Durrës përfundon në vitin 2025 dhe plotësohet me të gjithë komponentët në 2026. Vorë – Han i Hotit përfundon në 2029 dhe Durrës – Rrogozhine në 2028. Ndërkohë, segmenti Rrogozhinë – Pogradec nis në 2028.

Gjatë mandatit të katërt, transporti hekurudhor do të jetë një prioritet edhe për ndërlidhjen e nyjeve kritike (Porti i Durrësit, VIA, nyja logjistike e Rrogozhinës), si në rastin  hekurudhave Vlorë – VIA, Sukth – Porto Romano dhe Rrogozhinë – Vlorë, te cilat do të nisin në vitin 2026.

Deri në fundin e mandatit të katërt do të ofrohet furnizimi me ujë 24 orë edhe në 16 zona të tjera urbane dhe 37 zona të tjera rurale, duke mbuluar kështu 100% të qyteteve dhe mbi 80% të zonave rurale.

Kur morëm detyrën ishin kryer në total 21750 legalizime, të cilat ne i kemi më shumë se sa dhjetëfishuar me 270 mijë legalizime deri në 2024-ën.

Brenda vitit 2028 do të mbyllen të gjitha legalizimet e mbetura.

Brenda vitit 2026 çdo shtetas shqiptar do të pajiset me kartën e identitetit digjital, e cila do të ofrojë më shumë shërbime e siguri, përkundrejt një kostoje ndjeshëm më të lirë.

Brenda vitit 2026, 12 qytetet qendër qarku do të jenë të monitoruara me kamera  inteligjente, të cilat do të mundësojnë ngritjen e një rrjeti të integruar sigurie, duke rritur si asnjëherë më parë parandalimin e krimeve, kohën e reagimit ndaj keqbërësve, si edhe identifikimin e tyre.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

“Korrupsioni në Shqipëri do të transferohet te Diella”

0

Nga Maria Josefina Lanzi, LA NACION

Para disa ditësh, një vend i vogël në Evropën Juglindore bëri lajm për një ngjarje të pazakontë: kryeministri i tij, Edi Rama, njoftoi të enjten e kaluar emërimin e një ministreje të gjeneruar nga inteligjenca artificiale. Dhe ajo që premtonte inovacion, nuk vonoi të zgjonte debate në disa vende, rreth dobisë dhe objektivitetit të këtij mjeti.

Po, funksionarja e re, e pagëzuar me emrin Diella (që do të thotë “diell” në shqip), nuk ekziston fizikisht. Megjithatë, ajo do të jetë përgjegjëse për të gjitha vendimet mbi tenderët e prokurimeve publike për të garantuar që ato të jenë “100% të lira nga korrupsioni” dhe që të gjithë fondet publike, të përfshira në këtë procedurë, të jenë “plotësisht transparente”, sipas informacionit të shpërndarë nga AP. Lajmi u bë i ditur nga vetë kryeministri teksa shpalli përbërjen e qeverisë së tij të katërt radhazi.

Sipas ekspertëve, Shqipëria përballet me sfida strukturore të korrupsionit në prokurimet publike, lidhje politike-biznesi dhe besim të ulët institucional. Rama është prej më shumë se një dekade kryeministër dhe synon që vendi të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, i cili ka standarde të larta në luftën kundër korrupsionit. Pikërisht ky mjet do të shqyrtonte çdo tender ku qeveria kontrakton kompani private dhe “do të vlerësonte në mënyrë objektive meritat e secilës”, sipas The Guardian.

“Në parim, ideja duket tërheqëse: një entitet plotësisht objektiv dhe i pakorruptueshëm që merr vendime të bazuara në informacionin e tenderëve. Megjithatë, ky ideal nuk qëndron në praktikë”, thekson Jorge Vilas Díaz Cordero, drejtor i Observatorit të IA-së në Shkollën e Qeverisjes së Universitetit Austral.

Ekspertët theksojnë se, për të kuptuar nëse ky mjet mund të përmirësojë transparencën, është e domosdoshme të shtrohet pyetja se kush dhe si e ka trajnuar këtë inteligjencë artificiale. Një nga pikat më të debatueshme është se nuk është bërë e ditur qartë publikisht me çfarë të dhënash është trajnuar Diella, çfarë kriteresh vendimmarrjeje ndjek dhe cilët mekanizma të kontrollit të jashtëm e mbikëqyrin.

“Mungesa e transparencës në proceset e prokurimeve publike mund të vazhdojë të ekzistojë, sepse ndoshta është trajnuar për të favorizuar ndonjë kompani të caktuar dhe për të përjashtuar një tjetër; janë të gjitha situata që nuk mund të dihen nëse nuk ka transparencë në atë proces”, shpjegon Gastón Pérez Alfaro, profesor në UCEMA.

Me fjalë të tjera, çdo inteligjencë artificiale është ndërtuar, trajnuar dhe kalibruar nga njerëz, me vlera, përparësi dhe këndvështrime të botës. “Rreziku qëndron tek besimi se algoritmet janë të paanshme kur në të vërtetë ato pasqyrojnë — dhe ndonjëherë amplifikojnë — paragjykimet e pushtetit që i krijon. Nuk ka IA të pastër, ajo nuk është objektive as neutrale, gjithmonë bart një botëkuptim; objektiviteti nuk garantohet me makina, por me pluralizëm, auditim dhe kontroll qytetar”, shton Vilas Díaz Cordero.

Mariana Olier, avokate specialiste në të drejtën ndërkombëtare dhe inteligjencën artificiale, pajtohet dhe thekson: “Nëse sistemi ushqehet me informacion historik që përmban paragjykime, ekziston rreziku që ato të përsëriten ose madje të thellohen nga modeli”.

Një tjetër pikë që theksojnë ekspertët është se inteligjenca artificiale nuk ka aftësi për të kuptuar kontekstin. “Nëse IA trajnohet me të dhëna lokale, për shembull, modelet e kontraktimeve, ajo mund të identifikojë parregullsi ose anomali tipike të atij mjedisi. Mund të ndihmojë në njohjen e modeleve kontekstuale, por nuk e kupton kontekstin si një person i vërtetë”, shpjegon Antonella Stringhini, avokate dhe drejtoreshë akademike e projekteve të Inteligjencës Artificiale në UBATEC.

Ekspertët bien dakord se më e mira është të kombinohet efikasiteti i IA-së me kriterin njerëzor. IA mund të ndihmojë në kursimin e kohës dhe burimeve, por vendimmarrja njerëzore është thelbësore. “Është e rëndësishme që njeriu të rishikojë, të vërtetojë dhe të shtojë variabla që IA nuk mund t’i përfshijë, sepse lidhen me dimensionin njerëzor. Por fakti që IA përshpejton një proces tenderimi nuk nënkupton që ai të jetë i përjashtuar nga korrupsioni”, thekson Lourdes Puente, politologe dhe drejtoreshë e Shkollës së Politikës dhe Qeverisjes në UCA.

Ajo shton se, duke qenë se nuk dihet se si është trajnuar Diella, nuk njihet as nëse mbart paragjykime të tjera. “Çdo gjë tjetër që i shtohet, rrezikon të përfshijë paragjykim. Dhe nuk duhet harruar që edhe vetë rregullat kanë paragjykimin politik të atyre që i hartojnë”.

Edhe Vilas Díaz Cordero pajtohet, duke shpjeguar se dixhitalizimi mund të ndihmojë në transparencë, por pa reforma të thella dhe pa një qytetari aktive, teknologjia rrezikon të mbetet thjesht “kozmetikë apo marketing”. “IA mund të jetë një mjet i dobishëm për të zbuluar parregullsi në volume të mëdha të dhënash, por nuk mundet, më vete, ta zhdukë korrupsionin. Madje mund të shndërrohet në një fasadë teknokratike që simulon kontroll, ndërsa fsheh forma të reja të mungesës së transparencës”, shton ai.

Stringhini sugjeron auditimin e kodit, modeleve, të dhënave të trajnimit dhe kritereve të vendimmarrjes. Ajo nxit gjithashtu që të dhënat e përdorura për trajnim të dokumentohen, të jenë publike ose së paku të aksesueshme për organet e kontrollit dhe vendimet e Diella-s të mbikëqyren nga njerëz.

“Edhe pse IA mund të ndihmojë në optimizimin e proceseve dhe rritjen e efikasitetit, ajo nuk është një zgjidhje magjike: kërkon transparencë, auditim dhe kontroll të vazhdueshëm njerëzor për të shmangur rreziqe të reja”, shton Olier. Sipas saj, që sistemi të gjenerojë besim, qeveria duhet të garantojë hapjen e të dhënave të përdorura, të lejojë auditime dhe të sigurojë mbikëqyrje njerëzore në çdo moment. Përndryshe, rrezikohet që korrupsioni të transferohet te algoritmi, duke mos e zgjidhur problemin e vërtetë dhe duke krijuar burime të reja jotransparente.

Ajo sjell gjithashtu një dilemë tjetër: kush mban përgjegjësinë për vendimet e marra nga IA? Me fjalë të tjera, Diella nuk ka personalitet juridik, prandaj mbetet e hapur pyetja se kush mban përgjegjësinë për çdo vendim që sjell rezultate të padrejta ose cenon të drejtat e qytetarëve.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Gara/ Kush janë prokurorët që mund të zëvendësojnë Altin Dumanin në krye të SPAK?

0

Këshilli i Lartë i Prokurorisë shpalli sot vakancën për postin e kreut të ri të SPAK, pasi Altin Dumanit i mbaron mandati në 18 dhjetor.

Të drejtën për të kandiduar e kanë të gjithë prokurorët e SPAK, me përjashtim të Altin Dumanit dhe Arben Krajës, të cilët e kanë mbajtur këtë post. Pra 18 prokurat e tjerë të posaçëm kanë të drejtën e aplikimit.

Në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë sot u hap procedura e aplikimit dhe të gjithë ata prokurorë që duan të kandidojnë do të duhet të shprehin interesin e tyre deri në datën 8 tetor.

Më pas kandidatët pasi të kalojnë edhe një proces vettingu do të merren në pyetje.

Prokurorët e Posaçëm që mund të kandidojnë për kreun e ri të SPAK:

1-Adnan Xholi

2-Anita Jella

3-Alfred Shehu

4-Behar Dibra

5-Bledar Maksuti

6-Doloreza Musabelliu

7-Dorina Bejko

8-Dritan Prençi

9-Edvin Kondili

10-Elida Kaçkini

11-Elvin Gokaj

12-Ened Nakuçi

13-Enkeleda Millonai

14-Klodjan Braho

15-Manjola Kajana

16-Ols Dado

17-Sotir Kllapi

18-Vladimir Mara

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Barazia gjinore/ S’ka më burrë-grua, ligji i ri i hap rrugën agjendës LGBT në Shqipëri

0

Në emër të barazisë gjinore, Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë.

Projektligji i ri “Për barazinë gjinore”, i prezantuar si hap drejt përputhjes me standardet evropiane, në fakt akuzohet si një portë e hapur për futjen e konceptit të gjinisë së tretë dhe për zbatimin e agjendës LGBT në vendin tonë.

PROJEKTLIGJI

Ligji, që deri më sot e njihte barazinë si raport mes burrit dhe gruas, tani e zgjeron përkufizimin duke futur nocione të tilla si gjini gjithëpërfshirëse, identitet gjinor, orientim seksual dhe shprehje gjinore. Kjo do të thotë se ndarja e qartë burrë–grua vendoset në dyshim nga një kornizë e re që kërkon të legjitimojë gjini të tjera jashtë këtyre dy kategorive. Përkrahësit e projektligjit e paraqesin si emancipim, ndërsa kritikët e shohin si një hap që godet në rrënjë identitetin kulturor dhe moral të kombit.

Në dokument parashikohet futja e edukimit gjinor në shkolla, me qëllim “ndërgjegjësimin e brezit të ri mbi diversitetin”. “Subjektet, që ofrojnë arsimim të përgjithshëm dhe profesional, kualifikim e trajnim, si dhe ata që hartojnë dhe miratojnë tekstet, programet dhe materialet e tjera mësimore, në të gjitha nivelet, sigurojnë përfshirjen e edukimit gjinor në kurrikulat shkollore dhe mësimdhënien e njohurive të nevojshme të koncepteve themelore që lidhen me individët dhe grupet dhe përdorin metoda mësimdhënieje, trajnimi e kualifikimi, në mënyrë të tillë që të ndihmojnë në promovimin, nxitjen dhe formimin e edukatës së barazisë dhe në ndalimin e diskriminimit me bazë gjinore, të stereotipave gjinore, paragjykimeve dhe praktikave të dëmshme zakonore, pabarazive gjinore për shkak të përkatësisë së shumëfishtë ose të çdo lloji tjetër që cenojnë parimet e barazisë gjinore”, – citohet në projektligj. Por në praktikë, kjo hap rrugën që fëmijët shqiptarë të ekspozohen ndaj ideve të papranueshme për moshën e tyre, të cilat i mësojnë se gjinia nuk është një realitet biologjik, por një zgjedhje personale.

Shumë prindër e kanë cilësuar këtë si një formë indoktrinimi që cenon themelet e edukimit dhe traditës. Fjala “gjithëpërfshirëse” është futur edhe në disa nene të tjera të projektligjit duke treguar se nuk bëhet fjalë vetëm për një ndryshim gjuhësor, por për një zgjerim të qëllimshëm që i jep status juridik kategorive të reja gjinore. Këtë e përforcon dhe termi, po në të njëjtin nen “shprehje gjinore”, që nënkupton se gjithkush mund të deklarojë gjininë që dëshiron. Jo më pak shqetësues është fakti se ligji imponon gjuhë me “ndjeshmëri gjinore” në institucionet publike dhe private, duke ndaluar përdorimin e shprehjeve që konsiderohen seksiste. Në praktikë kjo përkthehet në censurë dhe kufizim të fjalës së lirë, pasi çdo mendim kritik ndaj agjendës LGBT mund të etiketohet si diskriminim.

AXHENDA LGBT

Për shumë ekspertë që janë njohur me dokumentin në fjalë, kjo nuk është thjesht një nismë për barazi, por një pjesë e qartë e agjendës ndërkombëtare LGBT që tashmë po gjen terren edhe në Shqipëri. Me këtë ligj, shteti jo vetëm që e njeh ligjërisht gjininë e tretë, por edhe e detyron shoqërinë të përshtatet me të, pavarësisht nëse shumica e popullsisë është apo jo dakord.

Në një vend ku familja tradicionale shihet si themeli i stabilitetit shoqëror, futja e këtyre koncepteve përbën një goditje të drejtpërdrejtë ndaj vlerave që kanë mbajtur gjallë kombin shqiptar. Kritikët paralajmërojnë se pas këtij hapit të parë, nuk do të vonojnë kërkesat për legalizimin e martesave mes të njëjtit seks, adoptimin e fëmijëve nga çifte LGBT dhe transformime të tjera radikale që nuk përputhen me traditën dhe kulturën tonë. Në dukje një projektligj teknik dhe modern, në thelb ky akt normativ shënon rënien e konceptit klasik burrë–grua dhe hap rrugën për një shoqëri ku identiteti biologjik relativizohet, ndërsa familja tradicionale humbet mbrojtjen e saj. Shqipëria gjendet sot mes dy rrugëve: të mbrojë vlerat e saj historike, apo të bëhet pjesë e një eksperimenti shoqëror që shumë vende e kanë përqafuar me pasoja të debatueshme./Gazeta Panorama

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Ja se si përgjigjet Jorida Tabaku

0

Edi Rama njoftoi zgjedhje të parakohshme për Bashkinë e Tiranës, e shkarkimin e mundshëm të Erion Veliaj, ku caktoi Ogerta Manastirliun si kandidate të PS-së, ndërsa opozita ende nuk e ka marrë vendimin.

Duket se si Ilir Alimehmeti, po ashtu edhe Jorida Tabaku, në deklarata e tyre në media, e përjashtojnë si mundësi që jenë kandidati i opozitës për kreun e Bashkisë.

E ftuar në emisionin “A Show”, Jorida Tabaku deklaroi se Bashkia e Tiranës nuk është në ambiciet e saj dhe se do të fokusohet 100% në punën në parlament, pas betejës të fituar në listën e hapur.

“Unë nuk jam për garën e Bashkisë së Tiranës, duke qenë se kam fituar një garë tjetër që do t’i dedikohem në maksimum 100%. Dhe kjo përgjigje ka qenë edhe më parë, para disa vitesh kur u bënë zgjedhjet lokale, kur mu bë e njëjta pyetje thash të njëjtën gjë, që Bashkia e Tiranës nuk është në ambiciet e mia. Kam qenë zëvendëskryetare e Bashkisë së Tiranës, e njoh shumë mirë, mund ta bëj shumë mirë, por puna ime dhe fokusi im janë në parlament.

E dua shumë Tiranën, jo si qytet ku jam lindur e rritur, apo si vajzë e këtij qyteti. Ajo që ngjiti në Tiranë ishte, kur më thonin ‘gocë tironë’. Kur mora betejën për deputete, e bëra për betejën në parlament dhe gjerat s’i lë në mes. Do bëj maksimumin për të përfaqësuar PD dhe ata që më votuan. Bashkia ka nevojë për ndryshimin e sistemit se si funksionon. Dhe kjo nuk bëhet me ndërrim kryetarësh. Po duhet ndryshuar mënyra se si funksionon, koka, struktura… nuk zgjidhet duke hequr X apoY nga e majta. Është kaq arrogante mënyra se si po e bëjnë, duke e mbajtur Bashkinë e Tiranës për 4 muaj. Ndoshta është limon i shtrydhur dhe s’kanë më kë të marrin e të gjenerojnë për ta vënë në Bashkinë e Tiranës. Këtë mënyrë të sjelluri duhet të ndryshojmë’ – tha Jorida Tabaku.

Deputetja demokrate la të kuptohej se një kandidaturë përbashkuese e opozitës për të dalë në zgjedhjet e pjesshme vendore për drejtimin e Bashkisë së Tiranës, të jetë mjekuIlir Alimehmeti, që sipas saj ia doli të marrë votë masive nga qytetarët e Tiranës.

“PD ka figura të mira edhe elektorale. Mund të jenë ata që morën votat nga Primare. Copëzimi i oppozitës, minimizoi PD. Unë sjam për garën e Bashkisë së Tiranës, kam fituar garë tjetër 100 %. S’është bashkia në ambiciet e mia, e njoh e bëj shumë mirë, fokusi im është në parlament. Ka shumë emra, ndava hapat e fundit në garë me Ilir Alimehmetin, që është figurë e mirë. E nevojshmë ëhstë që në garë të gjithë të ngrihen bashkë kundër këtij sistemi. S’është gjë e thjeshtë të mundësh gjithë këtë, kjo kërkon të ngrihemi të gjithë. Një kandidaturë me një ekip nga pas. Qytetarët na kërkojnë të ngrihemi në këmbë”, tha Tabaku.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Zgjedhjet për Tiranën/ Lëvizja Bashkë: Nuk do kemi kandidat të përbashkët me PD, në garë mund të jetë Qori

0

Lëvizja Bashkë do të ketë kandidatin e saj në zgjedhjet e parakohshme për Bashkinë e Tiranës, nëse shkarkohet Erion Veliaj.

Lajmin e konfirmoi në A2 CNN, deputeti i kësaj partie Redi Muçi, sipas të cilit kryeqyteti është bastioni i Lëvizjes Bashkë, ku kanë mbështetjen më të madhe qytetare.

“Ne në Tiranë kemi mbështetjen tonë kryesore. Për hir të së vërtetës PS krahasimisht me 4 vite më parë pësoi humbje dhe një pjesë e mirë e qytetarëve të Tiranës që dikur kanë votuar PS-në e kanë kthyer votën te Lëvizja Bashkë. Tirana është bastioni ynë kemi mbështetje të madhe dhe gjithmonë për qytetarët e Tiranës do kemi një alternativë, pavarësisht faktit që fushatat kanë kosto financiare dhe të energjive që shpenzojmë. Megjithatë ne jemi të gatshëm të hidhemi në fushatën e radhës kurdo që mbahen zgjedhjet në Tiranë. Do kemi kandidatin tonë”, pohoi Muçi.

Ai hodhi poshtë idenë për një kandidat të përbashkët të opozitës në këto zgjedhje, dhe theksoi se partia e tij nuk do të vendoset kurrë në funksion të një kandidati të Partisë Demokratike.

“Qëndrimi ynë është ai që kemi patur edhe në zgjedhjet e 11 majit që nuk bashkëpunojmë me opozitën. Nuk bëhemi vegël e patericë që një figurë e PD të zëvendësojë një figurë të PS se kjo nuk ka sjellë asnjë të mirë ndaj vendit tonë. Duke qenë parti e së majtës demokratike, ne synojmë të bindim një pjesë të madhe të elektoratit të zhgënjyer me PS dhe pse jo me PD. Por ama që t’i kërkojmë qytetarëve vota që të zgjedhim një kandidat të PD-së, kjo nuk ka për të ndodhur kurrë”, theksoi deputeti.

I pyetur nëse do të jetë kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, kandidati potencial për të garuar në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, Muçi u përgjigj: “Këtë do ta diskutojmë në strukturat e partisë kur të shpallen zyrtarisht zgjedhjet. Ende nuk e kemi vendosur. Mund të jetë dhe Arlindi”.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Fundi politik i Veliajt? Këshilltarët bashkiakë socialist mblidhen sot në PS

0

Vetëm 5 ditë pasi Edi Rama kërkoi zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës, këshilltarët socialistë janë vënë në lëvizje për të “zbatuar” urdhrin e kryeministrit.

Burimet mediatike bëjnë me dije se këshilltarët bashkiakë të Partisë Socialiste në Tiranë kanë thirrur sot në orën 17:00 një mbledhje të jashtëzakonshme.

Ndonëse tema zyrtare nuk është bërë publike, aludohet e Partisë Socialiste është thirrur për të diskutuar dhe vendosur mbi shkarkimin e kryetarit aktual të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Sipas burimeve të brendshme të PS, mbledhja vjen pas një periudhe të gjatë tensioni të brendshëm dhe pasigurie në lidhje me drejtimin e Bashkisë së Tiranës. 

Kujtojmë që në Asamblenë e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama iu kërkoi anëtarëve socialistë të Këshillit Bashkiak, që të shkarkonin Erion Veliaj, i cili prej datës 10 shkurt të këtij viti ndodhet nën masën e arrestit me burg të dhënë nga GJKKO.

Rama propozoi Ogerta Manastirliun si kandidate për Bashkinë e kryeqytetit. Por ende nuk ka një datë se kur këshilli bashkiak mund mblidhet , por ligji parashikon se mbledhja duhet të njoftohet 5 ditë përpara.

Ligji parashikon nisjen e proceduarave të shkarkimit të kryetarit nëse ky i fundit nuk paraqitet në detyrë 3 muaj pa ndërprerë dhe duhet të marrë votat e shumicës së këshilltarëve. Me tej vendimmarrja i takon këshillit të ministrave që vendos shkarkimin. Por në rast se Erjon Veliaj do të ankimonte në Gjykatën Kushtetuese brenda 15 ditësh, vendimi do të pezullohej deri në një vendimmarrje të gjykatës. Në rast se jo, i hapet rruga presidentit Bajram Begaj të dekretojë zgjedhjet e parakohshme.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Nga djali i Benet Becit, te Lenc Vangjeli e Knut-i i BE-së/ “Qokat” e Spiropalit në staf me lekët e shqiptarëve

0

Gazetarja Esiona Konomi ka treguar një rast flagrant se si zyrtarët e lartë të Qeverisë, i përdorin pozicionet e punës së kabinetit të tyre për “qoka”, që paguhen me lekët e taskapaguesve shqiptarë dhe nuk kryejnë funksione reale.

Më konkretisht bëhet fjalë për stafin e ish kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, i cili është shkarkuar me “urgjencë” nga kryeparlamentari i ri, Niko Peleshi.

Në postimin e saj në rrjetet sociale, Konomi shkruan se ish-banorja e “Big Brother Vip”, moderatorja Zhaklina Gjolla, e cila ka mbajtur postin e zëdhënëses së kabintetit të Spiropalit, nuk ka patur kurrë komunikim me gazetarët, por paguhej vetëm për të bërë “reels-sa” të bukur për rrjetet sociale të ish-kryeparlamentares.

Në listë figuron edhe ish-reporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian, ish eurodeputeti Knut Fleckenstein, i cili sipas gazetares, paguhej 1600 euro në muaj nga taksapaguesit shqiptarë dhe ngre pikëpyetje se çfarë pune mund të bënte ai për Spiropalin.

Pjesë e stafit të Elisa Spiropalit ka qenë edhe djali i kryebashkiakut të Shkodrës Benet Beci, Edon Beci, i cili paguhej si këshilltar 1800 euro, ndërsa me të njëjtën pagë rezulton se paguhej si ekpspert edhe ish-deputeti i PS-së në Vlorë, Sadi Vorpsi. Sipas gazetares, nuk dihet se çfarë këshillash apo ekspetizash i kanë dhnë ata Spiropalit.

Pjesë e listës së stafit të Elisa Spiropalit ka qenë edhe Lorenc Vangjeli, i cili del çdo natë në ekranet telvizive si analist për të komentuar politikën.

Postimi i plotë i gazetares:

Kabineti i qokave…..parlamentare…

Dje një mik, me një lloj alarmimi, më kontaktoi për të më informuar se kryetari i ri i Kuvendit, Niko Peleshi kishte shkarkuar në bllok të gjitha kabinetin e kryetares së shkuar, Elisa Spiropali.

“Është normale,- i thashë. Stafi politik ikën së bashku me titullarin”.

“Po e bën me urgjencë,”-tha.

Nisur nga kjo, është rasti të tregojmë se si kabinetet mbushen në një pjesë të mirë të pozicioneve, me individë për “qokë” që nuk kryejnë funksione reale.

Për një panoramë më të qartë, Kabineti i plotë i Elisa Spiropalit ishte ky:

Po marr me radhë, ata pak për të cilët di diçka:

• Ajo që mban pozicionin e zëdhënëses, nuk ka mbajtur kurrë një komunikim me gazetarët, zero. Puna e saj e vetme ka qenë të bëjë reels të bukur për rrjetet sociale të znj. Spiropali.
• Unë nuk e di se për çfarë i meriton ish-eurodeputeti Knut Frankestein 1600 euro në muaj nga taksat tona.
• Edon Beci, djali i kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci na kushton 1800 euro në muaj.
• Nuk kam asnjë shpjegim logjik se çfarë ekspertize të dobishme i ka dhënë znj. Spiropali, ish-deputeti socialist i Vorës, Sadi Vorpsi. Edhe atë e kemi paguar 1800 euro në muaj.
• Mbase mes emrave është edhe ndonjë parukierje/grimiere.

  • Evis Fico Shefe Kabineti
  • Zhaklina Gjolla Zëdhënëse
  • Boralda Lalollari Këshilltar
  • Glen Mebelli Këshilltar
  • Knut Frankestein Këshilltar
  • Kosta Barjaba Këshilltar
  • Ejona Isufaj Këshilltar
  • Edon Beci Këshilltar
  • Enilda Miftari Këshilltar i jashtëm
  • Liridona Limani Këshilltar i jashtëm
  • Erisjan Bregu Sekretar
  • Danja Peza Sekretar
  • Miranda Lila Ekspert
  • Lidiana Dushku Ekspert
  • Sadi Vorpsi Ekspert
  • Megi Zonja Ekspert i jashtëm
  • Lorenc Vangjeli Ekspert i jashtëm
  • 2 pozicione ekspert vakant

“Aktualisht ky Kabinet nuk është më në detyrë dhe pritet të zëvendësohet me Kabinetin e Krytearit të ri të Kuvendit, Z. Niko Peleshi”, – më tha sot Kuvendi i Shqipërisë në përgjigje të një kërkese për informacion.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Gazetari i nxjerr shkrimin kur shante Berishën/ Gjekmarkaj: Jemi njerëz, isha i emocionuar!

0

Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, njëherësh deputeti i Partisë Demokratike, i ftuar në A2 CNN, u vendos përballë një shkrimit të tij të vjetër, ku akuzonte Sali Berishën për kapjen e partisë.

Demokratët nuk janë dele dhe nuk po kërkojnë një bari”, shprehej Gjekamarkaj dhe i pyetur nëse ”hoqi dorë Berisha së qëni çoban, apo përkrahësit e tij u bën dele të bindura”, siç ai kishte frikë, deputeti demokrat u përgjigj duke thënë se asokohe ka shkruar nën ndikimin e emocioneve momentale.

“Nuk besoj që të ushqejmë të tashmen me të shkuarën sepse ne e kemi tejkaluar të gjithë situatën emocionale ku kemi qenë. Atë të konfliktit, qoftë edhe kur kemi shkruar edhe kur kemi folur. Kemi patur pasionet e momentit se njerëz jemi. Por di të them se Sali Berisha është dëshmuar për herë të dytë në lartësinë e madhe të historisë, njëherë në dhjetorin e 90’ duke udhëhequr revolucionin, tani duke shpëtuar pluralizimin dhe PD pa llogaritur një pafundësi të madhe shërbimesh që i ka bërë vendit si Kryeministër apo President”, u shpreh Gjekmarkaj.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Dasma luksoze e djalit të Jozefina Topallit, Ilir Vrenozi ironizon deputeten e PD: Pak e tepërt tani…

0

Dasma e djalit të Jozefina Topallit nuk ka mbetur pa u komentuar edhe nga një ndër militantët më të mëdhenj të demokratëve, Ilir Vrenozi.

Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale ai me ironi thotë se Topalli mund t’i ketë kursyer 500 mijë euro për të birin, por momenti kur e ka bërë dasmën nuk është ai i përshtatshmi.

“Unë nuk jam dasma dhe kundra luksit. Muhabeti është që këta mund të kenë biznes familjar, dhe mund të harxhojnë edhe 500 mijë euro, edhe 1 milion euro. 500 mijë euro bëjnë 500 milionë lekë, gjëra të vogla, lekë xhepi. Kjo i ka hequr mënjanë për djalin e saj 500 mijë euro apo 1 milion euro që të bëjë dasmën, as nuk diskutohet ajo pune.

Po të mos e bëjnë dasmën këta, kush do e bëjë. Muhabeti është, meqë momenti është i keq, në kuptimin që Rama ka fituar mandatin e katërt, populli është i varfër, demokratët janë 12 vite rrugëve, sikur nuk shkon që të prishësh kaq lekë dhe të bësh një dasmë luksi. Nuk ishte një dasmë luksi në kalanë e Shkodrës, ajo ishte e mrekullueshme, dilte një super dasmë”, thotë Vrenozi.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx