Ballina Blog Faqe 167

“Domatja do dashuri”/ Braçe:Bujqërit e papërgjegjshëm të ndëshkohen…

0

Deputeti i PS, Erion Braçe ka reaguar në lidhje me domatet shqiptare të cilat u kapën dhe asgjësuan në Kroaci, për shkak se ishin me pesticide mbi normën e lejuar.

Në një postim në rrjetet sociale, Braçe ka bërë thirrje për ndalje të “histerisë” se po helmohemi me prodhime bujqësore me pesticide.

Ai ka sqaruar se vetëm vjet i kemi shitur Kroacisë 9000 tone perime e fruta të shëndetshme, ndërsa nga mbi 6000 tonë të shitura deri tani, ky është rasti i pare me ngarkese pesticidesh mbi norme.

Braçe ka theksuar megjithatë se çdo bujk i papërgjegjshëm duhet të ndëshkohet.

“DUA TA THEM QE NE KRYE TE HERES:
MBESHTES PLOTESISHT NDESHKIMIN E CDO BUJKU QE PERDOR PESTICIDE MBI NORME NE PROCESIN E PRODHIMIT TE PERMEVE E FRUTAVE;
Eshte dhe duhet realisht te ndeshkohet si krim me ushqimin!

Ndaj e kuptoj rastin e sotem te POLICIMIT TE PRODHIMIT TE DOMATES DHE DOMATES VETE!

Ajo qe meriton sqarim, spjegim, ka te bej me te gjithe keta qe kane nisur kete fushaten e poshter kunder prodhimit vendas “NA HELMUAN; HELMUAN DYNJANE” etj;

E para qe qe dua te them;
Perdorimi i pesticideve per mbrojtjen e bimes e frutit ne Republiken e Shqiperise eshte i ligjshem; gjithnje ne baze te normave dhe afateve te percaktuara me ligj;
Po kaq i ligjshem eshte perdorimi i pesticideve edhe ne cdo vend rreth nesh, ne Evrope e me gjere; ra po them se nese autoritet e kesaj Qeverie, do ti benin analizat perimeve e frutave qe vijne fjala bie nga Greqia, Turqia etj, DO TA GJENIN PREZENCEN E PESTICIDEVE NE TO, PA ASNJE DYSHIM!

Ne ane tjeter, ne nuk prodhojme pesticide ketu, kemi 35 vite qe nuk prodhojme gje te tille; prodhon KROACIA e vende te tjera ne BE e jashte saj; si prodhime te ligjshme;
Ndaj nga KROACIA, SLLOVENIA e deri ne TIRANE, ndaleni histerine, qetesohuni!
Vjet i kemi shitur KROACISE 9000 TONE PERIME E FRUTA DHE KANE QE TE SHENDETSHME; kete vit mbi 6000 tone deri tani e ky eshte rasti i pare me ngarkese pesticidesh mbi norme; KEMI PRODHUAR MIRE, besojeni; ashtu sic ka dhe bujq qe kane gabuar dhe duhet te pranojne ndeshkimin.

Kete sqarim duhet ta kish bere ministria e Bujqesise qe ka qepur gojen; si statistike e raporton domaten, por per ta mbrojtur teresine e prodhimit vendas hesht; NUK SHKON!

Sic nuk shkon HESHTJA PER TVSHne qe akumulohet pafund si humbje; qe kesaj humbje i mbivendoset dhe humbja nga KURSI I KEMBIMIT-ne eksport (ndaj ministria raportin ne sasi jo ne vlere); per shkak te humbjeve BUJKU RREZIKON TE VJELE PARA AFATIT TE KARENCES DHE GABON RENDE, NXITON PER CMIMIN ME TE LARTE!

Duhet nderhyre tani, shpejt se humbja po behet kolosale, pa kthim; SIC SKEMA E MBESHTETJES BUXHETORE DUHET TE NXISE E PAGUAJ ALTERNATIVEN: MBROJTJEN BIOLOGJIKE, ME INSEKTE TE BIMES E FRUTIT!

TA DUASH KETE PUNE, PRODUKTIN E SAJ!”, shkruan Brace. 

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Krimet makabre të Nuredin Dumanit, rrëfimi tronditës i vrasësit me pagesë: Talo Çela i theu nofullat me levë kambistit! Unë i preva dorën për t’i marrë çantën me lekë

0

I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani ka treguar për “Inside Story” të gjitha krimet e tij përfshirë këtu dhe bashkëpunëtorët, që dikur miq të ngushtë, e sot armiq të përbetuar.

Pas grabitjes së parë të një argjendarie në Elbasan, Dumani tashmë i përfshirë nga euforia e botës së krimit, kryen grabitjen e radhës me Talo Çelën, Ilirjan Feçin dhe Gentjan Sharrën. Shënjestër ishte kambisti Skënder Rroshi nga Kavaja, i cili për çdo ditë, me vete mbante një çantë të lidhur për dore me shuma të mëdha parash.

Si punë e kishte gjet Ilirjan Feçi, se e njihte ai. E kishte komshi aty me motrën, e njihte edhe ja dinte lëvizjet. Planin pastaj e kemi bërë të gjithë bashkë një natë përpara. Pra ne kemi bërë planin sonte, nesër në mëngjes kemi shkuar e kemi grabitur.

Ka qenë një burrë në moshë, 55–60 vjeç. 2–3 ditë përpara ngjarjes kemi nis përgatitjet për grabitjen. Në përgatitje kanë marrë pjesë unë, Gentjan Sharra, Talo Çela dhe Ilirjan Feçi. Përgatitjen e kemi bërë po në Kavajë, ke shtëpia e hallës Ilirjan Feçit”, tha Dumani për “Inside Story”.

Dumani tregon se kambisti Skënder Rroshi u godit nga pas me levë nga Talo Çela në fund të disa shkëllëve. Ai mori dhe dy goditje të rënda në fytyrë ku iu thye nofulla e pësoi deformime të rënda.

Unë i kam dalë përballë të më shihte mua, të dyshonte, sepse menduam që ai do më shihte mua, do dyshonte edhe Talo do ta godiste pa mëndje. Kemi pas levë në dorë, Talo ka pas një levë në dorë që e priste poshtë shkallës në zbritje. Edhe ai nuk e pa fare Talon, ai po më shikonte mua. I ka gjuajtur ke shkalla, i ka gjuajt dy herë surratit me levë. Ai ra në tokë direkt, siç ishte me fytyrë ra në tokë, se ju thy edhe nofulla, ju shtrembua turiri.”

Nga shpejtësia për tu larguar, Nuredin Dumani tregon se nuk arriti që t’i priste litarin dhe për shpejtësi i preu dorën për t’i marrë çantën.

Kur ka rënë poshtë, i ka gjuajtur edhe nja dy herë mbrapa ky, po s’ishte nevoja me i gjuajtur më, se ai kishte mbaruar në fakt. Për shpejtësi unë nuk munda ta pres mirë atë litarin edhe ja preva edhe dorën. Mund ta kem prerë tre katër herë tek dora.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Ermal Dredha jep dorëheqje nga posti i kryebashkiakut të Vlorës: Pesha e asaj që dua të them është e madhe…

0

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha ka dhënë dorëheqjen nga detyra.

Përmes një postimi në Facebook, Dredha i ka drejtuar një mesazh qytetarëve të Vlorës.

Dështimi i disa investimeve në Vlorë, mungesa e ujit të pijshëm apo zjarri i përsëritur në fushën e plehrave ishin disa nga çështjet për të cilat Rama akuzonte Ermal Dredhën, teksa në fund të mbledhjes i detyroi të gjithë drejtorët e Bashkisë dhe nënkryetarët që të jepnin dorëheqjen.

Reagimi i plotë i Ermal Dredhës:

Të nderuar qytetarë të Vlorës,

Me mirënjohje dhe përulësi, për gjithçka ndamë bashkë përgjatë këtij rrugëtimi, bashkë me falenderimet e pafundme për çdo mbështetje, po ndaj me ju letrën time të dorëheqjes!

Shpresoj në mirëkuptimin tuaj, me bindjen që Vlora ka plotë mundësi për kontribute të vyera! Si djalë i këtij qyteti kaq të dashur, do të shërbej në çdo formë, njësoj siç kam bërë çdo ditë të karrierës sime diplomatike sepse e vetmja gjë që mbetet e pandryshuar është që Vlora do të jetë gjithnjë e para në zemrën time!

I nderuar z. Kryeministër,

Sot, me përgjegjësinë më të lartë morale dhe institucionale, kam vendosur të paraqes dorëheqjen time nga detyra si Kryetar i Bashkisë së Vlorës.

Ky është një nga ato momente ku fjala nuk del lehtë, jo sepse mungon bindja, por sepse pesha e asaj që dua të them është e madhe dhe shumë e ndjeshme për mua si njeri, si shërbyes publik dhe si bir i këtij komuniteti që e dua me gjithë zemër.

Pavarësisht sfidave dhe vështirësive që janë shfaqur gjatë rrugës, kam besuar gjithmonë se transparenca dhe puna e ndershme janë baza mbi të cilat ndërtohet një shërbim i mirëfilltë ndaj komunitetit.

Kam jetuar çdo ditë të këtij detyrimi me përkushtim të plotë dhe zell. Kam bërë më të mirën që kam ditur e mundur, ndoshta jo gjithmonë mjaftueshëm, por gjithmonë me ndershmëri. Kam qenë pranë njerëzve në ditë të mira dhe në ditë të vështira, dhe i kam ndjerë hallet dhe shpresat e tyre si të ishin familja ime.

Megjithatë, besoj se në një moment të caktuar është e rëndësishme të dish të largohesh me dinjitet, për t’i hapur rrugë energjive dhe ideve të reja.

Dorëheqja ime vjen si një akt reflektimi dhe përgjegjësie. Rrethanat aktuale, familjare dhe personale, apo dhe ato politike e administrative, më shtyjnë të besoj se dorëheqja ime është veprimi mëi drejtë në këtë moment. Ky vendim nuk nënkupton largim nga përgjegjësia publike, por është një akt i vetëdijshëm për të krijuar hapësirë për ide dhe ritme të reja zhvillimi për bashkinë tonë.

Z. Kryeministër,

Ju falënderoj për bashkëpunimin institucional! Ky vendim nuk ndryshon as respektin dhe as përgjegjësinë që ndjej ndaj vendit tim dhe ndaj qytetarëve tanë.

Ju falënderoj për çdo mbështetje që më keni dhënë dhe për çdo shpresë që kemi ndarë së bashku. Unë mbetem i përkushtuar ndaj komunitetit tim dhe do të vazhdoj të kontribuoj në forma të tjera për të mirën e përbashkët.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Drejtoria e Burgjeve kërkon nisjen e procedurave disiplinore ndaj avokatit të Metës

0

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka kërkuar marrjen e masave disiplinore ndaj avokatit Kujtim Cakrani, përfaqësues ligjor i Ilir Metës.

Institucioni akuzon avokatin se ka shkelur rregullat, pasi ka lejuar që Ilir Meta të realizojë një audio-intervistë nga ambientet e paraburgimit për një televizion.

Sipas Drejtorisë së Burgjeve, një veprim i tillë bie ndesh me rregulloren e brendshme dhe cënon etikën e komunikimit dhe rregullat e sigurisë në institucionet e vuajtjes së dënimit.

“Më datë 1 korrik 2025, gjatë një emisioni televiziv te transmetuar drejtpërsëdrejti ne televizionin “MCN”, ka qenë i ftuar avokati Kujtim Cakrani, i cili është prezantuar si mbrojtësi ligjor i shtetasit Ilir Metaj dhe me telefonin e tij ka realizuar një komunikim të drejtpërdrejte audio me klientin e tij, i cili ndodhet në paraburgim. Sipas asaj që u transmetua publikisht, telefonin u vendos në altoparlant dhe me pas iu kalua moderatores për te realizuar një intervistë publike, duke shkelur qartazi kufizimet ligjore qe lidhen me statusin e të paraburgosurit, i cili nuk gëzon liri të pakufizuar komunikimi, dhe sidomos jo me media apo publikun. pa miratim paraprak te prokurorit te çështjes”,thuhet në kërkesën e Drejtorisë së Burgjeve.

Për këto arsye, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në referim të nenit 39 dhe neni 40 të Ligjin Nr. 55/2018 “Për profesionin e avokatit në Republikën e Shqipërise” kërkon nisjen e një procedure disiplinore ndaj avokatit z. Kujtim Cakrani./boldnews.al

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

PD mbledh kryesinë, Berisha: Nuk i njoh zgjedhjet e 11 Majit, por do futemi në Parlament

0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha,  ka mbledhur sot Kryesinë e kësaj partie dhe para mbledhjes deklaroi se forca e tij politike do të shkojë në Parlament, pavarësisht se nuk njeh zgjedhjet.

“Nuk është një variant, po u them demokratëve që mendojnë të mos futemi në Parlament. Jo, nuk është më mirë. Në një diktaturë, duhet të falënderosh zotin që të jep mundësinë ta luftosh atë. Në këtë diktaturë, e pëson si Salianji, por nuk mund ta mohojmë që mundësitë për ta luftuar janë. Dhe kërkohet angazhim e përkushtim shumë më i madh, nga secili prej nesh”, tha Berisha në mbledhjen e kryesisë së PD.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Do kurorëzhesh me Grida Dumën? Ja si përgjigjet Salianji

0

I ftuar në ‘Dekalog’ nga Roland Qafoku në ‘Dritare TV’, ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, është pyetur për një mundësi martese me ish-deputeten e PD-së, Grida Duma, ndërkohë që është shprehur se nuk kanë plane për momentin dhe do të flasë në kohën e duhur për këtë çështje.

“Këtë çështje do të kemi një diskutim tjetër. Nuk dua t’i jap vëmendje tani, do kemi një moment tjetër ku do të diskutojmë gjatë e gjerë vetëm për këtë çështje. Duke qenë se nuk e kam përfshirë asnjëherë jetën personale në jetën publike”,  u shpreh Salianji.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

8 ton domate me pesticide, arrestohet pronari i kompanisë dhe dy inspektorët e AKU-së

0

3 persona janë arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Beratit, pas bllokimit së 8 tonë domateve të eksportuara nga Shqipëria, të cilat dyshohet të ishin të kontaminura, me nivele të larta pesticidesh.

Bëhet fjalë për Mariglen Qorri, pronar i subjektit “Era fruit”, i cili dyshohet se ka tregtuar domatet e kontaminuara për tregun evropian, si dhe dy inspektorë të Agjencisë Kombëtare të Ushqimit në Berat, Ronaldo Lika dhe ⁠Griselda Doksani, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Sipas akuzës, shtetasi Mariglen Qorri, pronar i subjektit eksportues të domateve, kishte prodhuar dhe më pas kishte eksportuar drejt shtetit Kroat, 8 tonë domate të cilat pas analizave të kryera kishin rezultuar me përbërje të lartë të preparatit “Chlorefenapyr”, dhe ishin asgjësuar nga autoritetet kroate.

“Sasia pas analizave rezultoi me nivel të perparatit “Chlorfenapyr” mbi normat e lejuara, 0.06 mg/kg nga 0.01 mg/kg që duhet të jetë”

Gjithashtu, për të shmangur përgjegjësisë ligjore ky shtetas ka përdorur fatura fiktive blerjeje nga fermerë të tjerë.

Ndërsa dy inspektorët e AKU Berat, pasi kanë kryer kontrolle në këtë subjekt dhe praktikat e mbajtura kanë rezultuar të plotësuara në mënyrë fiktive, duke mos bërë marrjen e mostrave të domateve që ndodheshin në magazinë dhe bllokimin e tyre, si dhe kanë marrë si të rregullta faturat fiktive të blerjeve nga shtetasi Mariglen Qorri, duke tjetërsuar në këtë mënyrë faktet në lidhje me produktet e konstatuara me nivele të larta preparati.

Nga kontrolli i ushtruar në magazinën e shtetasit Mariglen Qorrit, u sekustruan perime të ndryshme dhe u morën mostra për analiza, pasi dyshohet se mund të jenë me përbërje të lartë preparatesh.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

Këto kimikate të fuqishme, në rast përdorimi pa kriter, e vënë shëndetin tonë në rrezik të madh. Duke konsumuar këto fruta dhe perime, trupi duhet të absorbojë substanca toksike dhe pesticide.

Pas studimeve të panumërta, pesticidet kanë qenë të lidhura me kancerin, sëmundjen Alzheimer, ADHD, dhe madje edhe defektet e lindjes. Pesticidet gjithashtu kanë potencial për të dëmtuar sistemin nervor, sistemin riprodhues, dhe sistemin endokrin. Pesticidet mund të jenë shumë të dëmshme edhe për fetusin, sepse kimikatet mund të kalojnë nga nëna gjatë shtatzënisë.

PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM BERAT

Eksportoi 8 tonë domate me nivel të lartë “Chlorfenapyr” në Kroaci, Prokuroria Berat procedon pronarin e subjektit dhe dy inspektorë të AKU-së për 4 vepra penale

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, kërkoi ndalimin e tre shtetasve M.Q., R.L. dhe G.D., mes të cilëve dy inspektorë për sigurinë ushqimore për veprën penale ‘Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve’, ‘Mashtrimi me produktet ushqimore’ dhe ‘Falsifikimi i dokumenteve’ si dhe për ‘shpërdorim detyre’, parashikuar nga nenet 288, 288/c, 186 dhe 248 të Kodit Penal.

Pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat në bashkëpunim me seksionin kundër Krimit Ekonomik e Financiar dhe forcat operacionale të policisë, rezultoi se autoritetet Kroate konstatuan dhe më pas asgjesuan një sasi prej rreth 8 tonë domate e eksportuar nga subjekti “Era-Fruit”, me administrator shtetasin M. Q., sasi kjo që pas analizave rezultoi me nivel të perparatit “Chlorfenapyr” mbi normat e lejuara, 0.06 mg/kg nga 0.01 mg/kg që duhet të jetë.

Në lidhje me këtë sasi, rezultoi se shtetasi M. Q. ka prerë një faturë blerje fiktive nga një fermer dhe e ka përdorur për praktikat doganore dhe raportin e gjurmueshmërisë të mbajtur nga AKU Berat, duke u munduar të shmangë përgjegjësinë e tij ligjore për produktin që ka prodhuar dhe tregtuar.

Nga veprimet hetimore rezultoi se kjo sasi domate e rrezikshme për shëndetin e njerëzve është prodhuar dhe më pas eksportuar nga vetë shtetasi M.Q. Ky shtetas është nën akuzëpër veprat penale ‘Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve’, ‘Mashtrimi me produktet ushqimore’ dhe ‘Falsifikimi i dokumenteve’.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore rezultoi se inspektorët e AKU-së Berat, shtetasit R.L. dhe G.D., pas njoftimit nga sistemi Rasff,kryen inspektim më datë 29.08.2025 në subjektin “Era Fruit” dhe nuk konstatuan sasinëe domatevetë ndodhur në magazinën e subjektit, duke plotësuar praktikën sikur aty nuk gjendej asnjë sasi domateje, duke mos bërëkështu edhe bllokimin dhe marrjen e mostrave për kryerjen e analizave për këtë produkt.

Këta inspektorë, kanë marrë të mireqenë si të rregullt faturën fiktive të prerë nga shtetasi M.Q., të pa firmosur nga fermeri/shitësi duke mbajtur mbi bazën e tij raportin e gjurmshmërisë së produktit dhe duke tjetërsuar faktet në lidhje me origjinën e produktit të konstatuar me probleme.

Nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat u sekuestruan dhe morën mostra për analiza të produkteve të ndryshme si domate, speca dhe kastraveca të konstatuara në subjektin “Era Fruit”, produkte këto të dyshuara të kontaminuara.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Qeveria “Rama 4”/ Zbardhet lista e mundshme e kabinetit të ri

0

Burime pranë mazhorancës bëjnë me dije se është gati një listë me emrat kryesorë që mund të përbëjnë kabinetin e katërt qeverisës të kryeministrit Edi Rama.

Në këtë përbërje spikat prania e figurave të reja dhe rotacioni i emrave të njohur të Partisë Socialiste në poste kyçe.

Sipas listës së përfolur, Belinda Balluku pritet të zgjidhet Kryetare e Kuvendit, ndërsa Adea Pirdeni do të mbajë postin e Zëvendëskryeministres.

Në Ministrinë e Jashtme do të kalojë Elisa Spiropali, kurse Pirro Vengu është kandidati për Ministrinë e Mbrojtjes.

Në drejtimin e rendit dhe sigurisë do të vendoset Vlora Hyseni si Ministre e Brendshme, ndërsa në drejtësi përmendet emri i Elira Kokonës. Financa dhe Ekonomia ndahen mes Genti Gazhelit (Financa) dhe Delina Ibrahimajt (Ekonomia).

Për infrastrukturën është përzgjedhur Blendi Gonxhe, kurse në bujqësi do të kalojë Bledi Çuçi. Turizmi do t’i besohet Ervin Demos, ndërsa Arsimi do të drejtohet nga Arbi Mazniku. Besiana Kadare është emri i propozuar sipas burimeve për Ministrinë e Kulturës.

Ndër risitë e kabinetit është krijimi i Ministrisë së Antikorrupsionit që do të drejtohet nga Albana Koçiu, si dhe Ministria e Dixhitalizimit me Mirlinda Kacinajn në krye. Për diasporën përflitet Romina Kuko.

Kjo listë ende nuk është zyrtarizuar, por pritet të diskutohet në Asamblenë e Partisë Socialiste në ditët në vijim, ku kryeministri Rama do të prezantojë përfundimisht kabinetin e tij të katërt./Replika.al

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Shehi: Zero kuriozitet kush do jenë ministrat e rinj, këtu ligjin e bën Rama!

0

Dashamir Shehu nuk ka asnjë kuriozitet se kush do të jenë emrat e rinj të kabinetit qeveritar, por e vetmja shpresë për të është që opozita të bëjë lëvizjet e duhura. Sipas Shehit, qeveria do të drejtohet vetëm nga një person, kryesocialisti Edi Rama.

“Pres që kjo legjislaturë të rregullojë ca punë. Parlamenti duhet të bëjë detyrat e tij. Uroj që këta që kanë hyrë ta marrin seriozisht këtë punë, që mos e quajnë si objektiv provizor por si një angazhim.

Ata që i kanë zgjedhur presin që çfarë do të bëhet me Shqipërinë që nuk janë pak probleme. Parlamenti duhet të bëjë dhe reformat politike pasi situata është agravuar jemi një formë limbo.

Asnjëherë nuk identifikohet kur është problemi real. Opozita të shtyjë qeverinë që të bëjë reformat. Qeveria është e zgjedhur. Kryeministri është qeveria në Shqipëri.

Unë nuk besoj se do të ketë ndonjë kuriozitet. Do të jetë më autoritar, pasi këta i ka zgjedhur vetë. Unë kam shpresë te opozita, te të rinjtë që kanë hyrë”, tha Shehi.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

SPAK kontroll në zyrën e avokatit Besart Logu, ndaj tij caktohet masë sigurie!

0

Me urdhër të SPAK, është lëshuar masë sigurie për avokatin Besart Logu.

Burimet zyrtare bëjnë me dije per ‘Panorama’ se ndaj tij është caktuar masa e sigurisë arrest shtëpie, i dyshuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm.

Të njëjta burime thanë se avokati dyshohet se i ka marrë 8 mijë euro klientit dhe i ka premtuar të ushtrojë ndikimin e tij për të zgjidhur një çështje.  

Operacioni është ende në vijim dhe oficerët e BKH-së po kryejnë disa kontrolle në terren e gjithashtu në zyrën e tij.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx