Ballina Blog Faqe 168

Armir Shkurti: Opozita dhe çdo aktor tjetër është i dënuar të lëvizi ose të ‘hapi krahun’

0

Gazetari, Armir Shkurti i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se opozita dhe çdo aktor tjetër është i dënuar të lëvizi ose të hapi krahun.

Shkurti: Pushtetin e ka ngritur Soros me Edi Ramën si pjesë e perandorisë së Sorosit në Shqipëri.

E ka kauz Berisha sot Sorosin.

Berisha po merret me konspiracion.

Edi Rama e ka ndërtuar si bleta kosheren e vet, brenda partisë së tij dhe jashtë partisë së tij.

Ka ndërtuar një strukturë mjaft efiçente dhe unë për të mos thënë që nuk kam asnjë lloj besimi as në kauzën e verës as në të vjeshtës po them do shohim gjërat që fillojnë nesër.

Dhe do shohim në vijim sepse opozita dhe çdo aktor tjetër është i dënuar të lëvizi ose të hapi krahun.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Viktimat e pafajshme të atentateve kriminale – Sa e sigurtë është Shqipëria?

0

“Armando ka qenë një njeri i qetë, nga një familje shumë e mirë, një djalë i edukuar dhe i qytetëruar, nuk e ka merituar të largohet kështu. Ai ka shkuar thjesht të pijë një kafe përballë bashkisë, takimi me Erogen Brajoviqin ka qenë rastësor. Në Shkodër sot del në mëngjes për një kafe dhe nuk e di nëse kthehesh në darkë në shtëpi. Ky është realiteti”, kështu ka treguar një mik i Armando Palit, që humbi jetën mëngjesin e djeshëm në një intervistë për “Top Channel”, duke përshkruar tronditjen dhe dhimbjen e thellë të familjes Pali, e cila humbi djalin e tyre të vetëm për shkak të një atentati që nuk kishte asgjë të bënte me të.

Vrasja e Armando Palit dhe plagosja e Meri Kacerit

Mëngjesi i së hënës, 8 shtatorit, në Shkodër, do të duhej të ishte si çdo ditë tjetër. Armando Pali, ish-anëtar i Këshillit Bashkiak dhe ish-inspektor në Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit, kishte zgjedhur të pinte një kafe pranë bashkisë, në një lokal përballë shkollës “Kole Idromeno”. Për fat të keq, ai ndodhej aty në të njëjtën kohë me Erogen Brajoviqin, një figurë e njohur e botës së krimit në veri të vendit. Të dy janë takuar bashkë dhe janë ulur në të njëjtën tavolinë. Plumbat e një atentati mafioz, që kishin në shënjestër Brajoviq, i morën jetën Palit i cili nuk kishte asnjë lidhje me bandat e Shkodrës. Thjesht një qytetar që shkoi për një kafe dhe nuk u kthye më në shtëpi.

Në të njëjtën ngjarje u plagos edhe Meri Kaceri, 25 vjeçe, kamarierja e lokalit. Ajo ndodhej në vendin e punës, në fillim të ditës së saj të zakonshme, kur breshëria e kallashnikovit e shtriu përtokë. Fatmirësisht, mjekët arritën ta stabilizojnë dhe sot ajo është jashtë rrezikut për jetën. Ky atentat i ku humbi jetën edhe truproja e Brajoviq, Liridon Kraja tregoi edhe një herë se në Shqipëri plumbat nuk bëjnë dallim mes njerëzve me precedentë penalë dhe të pafajshmëve. Dhe ky nuk ishte rasti i parë.

Shkodra ka përjetuar edhe më parë tragjedi ku viktima kanë qenë njerëz të pafajshëm. Çifti Bashkim dhe Flutura Basha, prindër të tre fëmijëve, humbën jetën në tetor 2024, teksa po ktheheshin në shtëpi me motorin e tyre. Aty pranë, një automjet tip “Mercedes-Benz” me targa kroate, ku udhëtonin Hamza Lici dhe Arlind Bushati, u qëllua me breshëri nga një “Range Rover” në lëvizje. Plumbat goditën gjithçka në rrugë, përfshirë edhe motorin e çiftit. Flutura mbeti e vdekur në vend, ndërsa burri i saj, Bashkimi, humbi jetën katër ditë më pas.

Atentati kishte për objektiv Hamza Licin, vëllain e Ibraim Licit, një emër i kërkuar për vrasje, ndërsa në makinë ndodhej edhe Arlind Bushati, i cili kishte denoncuar disa ditë më parë një atentat të dështuar ndaj tij. Por fatkeqësia ra mbi dy prindër të pafajshëm, që po ktheheshin pranë fëmijëve të tyre. Qytetarët e Shkodrës, që i njohin prej vitesh konfliktet mes bandave të qytetit u kujtuan edhe njëherë se rruga për në shtëpi nuk është më e sigurtë.

Edhe më tragjike ishte ajo që ndodhi në Memaliaj në korrik të vitit 2024. Në një lokal përballë bashkisë, një atentat mafioz u kthye në një masakër ku humbën jetën tre persona. Shënjestra e atentatit ishte Shyqyri Kalemi dhe vëllai i tij, Arturi, por në breshërinë e tre kallashnikovëve humbën jetën edhe kamarieri i lokalit, Gledio Muka, 36 vjeç, dhe një klient i rastësishëm, Marsel Çela, 47 vjeç.

Gledio Muka kishte vetëm disa muaj që punonte në lokal për të mbajtur familjen e tij. Në momentin e atentatit, ai sapo kishte mbaruar turnin, kur plumbat e kapën në fytyrë dhe e lanë të pajetë në vend.

“Flori dhe kaluar floririt. Nuk e prisnim ta vrisnin. Punonte atje kamarier, për bukën e gojës. Pse ma vranë djalin? E kishin lënë punën, po rrinte atje se ishte vapë. Djali ka nënë babanë dhe unë, e xhaxhallarët. Kërkojmë të drejtën e djalit. Pse na e vranë? Çfarë u bë? Djalë i vetëm, i mori jetën djalit… Gledi nënës, floriri nënës”, tregoi atëherë gjyshja e të ndjerit.

Klienti Marsel Çela, banor i zonës, kishte dalë për të pirë një kafe të qetë pranë shtëpisë. Plumbat e atentatit e lanë të vdekur në vend. Autorët, që lëviznin me një BMË të zezë, u larguan me shpejtësi, duke lënë pas tre viktima dhe një komunitet të shokuar.

Në mars 2023, Tirana u trondit nga atentati në Don Bosko, ku viktimë mbeti banakierja Mimoza Paja. Ajo punonte në një lokal të thjeshtë dhe atë mbrëmje kishte marrë me vete edhe mbesën 10-vjeçare. Shënjestra ishte Fatjon Murati, i cili kishte lënë Shqipërinë vetëm disa orë më parë dhe kishte udhëtuar drejt Turqisë. Autorët nuk u tërhoqën dhe qëlluan drejt lokalit, pa marrë parasysh kush ishte brenda.

Plumbat e kallashnikovit i morën jetën 58-vjeçares Mimoza Paja, ndërsa mbesa e vogël u plagos lehtë nga xhamat e thyer. Pesë persona të tjerë mbetën të plagosur.

“I ka vdekur burri. Ishte me qira, bënte tre punë. Ishte e sëmurë, ka tre vajza dhe një djalë. Ishte shumë varfër, ka vuajtur shumë. Mbesën që u plagosur e kishte shumë përzemër, ishte vajza e vajzës”, tregoi një grua, banore e zonës.

Dhimbja më e madhe ishte për fëmijën 10-vjeçar që pa me sytë e saj sesi plumbat i morën gjyshen. Një mbrëmje e zakonshme në lokalin e gjyshes, e kthyer në një kujtim të tmerrshëm që nuk do të harrohet kurrë për të miturën.

Një vit më parë, në janar 2022, në të njëjtën zonë, Don Bosko, ndodhi një tjetër tragjedi. Objektivi i atentatit ishte Geron Hasanbelliu, por autorët, të porositur nga Kasandër Noga, ngatërruan shënjestrën. Në vend të tij, breshëria e kallashnikovit goditi një tavolinë ku ndodhej një kalimtar i pafajshëm, 35-vjeçari Erion Çela, i cili mbeti i vdekur. Katër persona të tjerë u plagosën.

“Panik, të bërtitura, ikën me vrap, shumë frikë për klientët për stafin. Ambulanca nuk e di për sa minuta por u vonua, viktima doli për rreth një orë nga lokali. Bashkëshortja ishte pesë minuta para se të ndodhte ngjarja në tavolinë ndërsa 5 minuta pasi u largua që aty, ndodhi atentat”, tregoi më vonë menaxheri i lokalit.

Këto ngjarje të dhimbshme kanë një gjë të përbashkët: viktimat e pafajshme që u përfshinë pa dashur në llogaritë e gjakut mes bandave. Armando Pali shkoi për një kafe dhe nuk u kthye. Flutura dhe Bashkim Basha ktheheshin në shtëpi me motor dhe u goditën rastësisht. Gledio Muka po shërbente tavolinat për të mbajtur familjen, ndërsa Mimoza Paja po mbyllte si çdo ditë turnin e zakonshëm në banak. Erion Çela po pinte një kafe kur plumbat ia morën jetën.

Sot mund të flitet shumë për sigurinë dhe rendin që ofron vendi ynë, në veçanti kur i referohesh turistëve që shohin bregdetin, fshatrat piktoreske dhe natyrën mikpritëse, pa e ditur se nën fasadën e Shqipërisë turistike fshihet një përplasje e egër bandash.

Vërtet mund të kthehesh qetësisht mbrëmjeve në shtëpi pa u cenuar nga askush, por ky është i njëjti vend ku një mëngjes të zakonshëm, ndërsa pi kafen në qendër të qytetit, plumbat e kallashnikovit mund të të marrin jetën papritur./Lapsi.al

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Skemë për drejtimin e PD? Salianji: Jam në takim me demokratët, po diskutojmë mbi…!

0

Demokrati Ervin Salianji ka kërkuar një riformatim të thellë të opozitës dhe ndërtimin e një strategjie reale për të përballuar qeverinë Rama. I ftuar në emisionin e “Real Story”, Salianji theksoi se është koha për një opozitë funksionale, e cila nuk duhet të mbështetet vetëm te votat e Sali Berishës.

Duke folur për situatën aktuale në Partinë Demokratike, Salianji pranoi se PD nuk po kalon një moment të mirë, por theksoi se përmirësimi i saj është në interes të qytetarëve.

“Duhet të bëjmë një opozitë se si të mundim Edi Ramën, pa votat e Sali Berishë që të flasim troç apo jo. Ne duhet të gjëmë të gjithë mekanizmat e duhur që t’i japim drejtim kësaj situate.

Duhet të gjejmë mekanizmat si shoqëri, që të këtë demokraci të shëndetshme dhe të ketë institucione dhe qeveria që kontrollohet dhe opozitë të shëndetshme që bën kontrollin e plotë. PD nuk është sot në ditët më të mira, sepse ndryshe nuk do bënim këtë diskutim. Duke u përmirësuar PD i shërbejmë interesit publik”, tha ai.

I pyetur nëse synon një funksion konkret politik, Salianji sqaroi se aktualisht nuk ka ambicie për poste, por është i fokusuar në ndërtimin e një grupimi të ri dhe gjithëpërfshirëse brenda opozitës. Salianji theksoi se është koha për bashkim të kontributeve dhe aktorëve opozitarë, për të ndërtuar një front të qartë përballë qeverisë.

“Nëse do kisha ambicie për një funksion tani do kisha dalë do kisha lëvizjen dhe pasja do vija këtu. Unë e bëj politikën ën atë formë, që nis lëvizjen dhe pastaj vij e diskutim se pse po e bëj këtë lëvizje. Në këtë moment unë jam duke diskutuar dhe takuar demokratë të tjerë, të cilët kanë po njësoj, mbase nuk kamë marrë kosto dhe kanë bërë sakrificë dhe të kenë bërë burg, sepse ai ishte një burg jo për interesin tim personal, por për kauzë e opozitës.

Nuk jam në atë fazë, që unë dua të kem një funksion. Jam në fazën, që PD duhet t’i përfshijë të gjithë, qoftë dhe pjesë e tjera të mozaikut opozita për të gjetur mekanizmat e duhur që të fitojmë dhe në këtë kuptim nuk mund të flas sot para, ndërkohë që nesër ka vendimmarrje për aksionin e opozitë në strukturat e partisë. Opozita nuk ka luksin të bëjë me gafa të tilla siç i la në tavolinë Ramës një tufë me mandate. Unë do jem në jetën politike padiksutim duke kontribuuar si opozitar gjatë gjithë kohës”, tha ai.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Me 800 mijë lekë rrogë quhesh i pasur apo i varfër?! Plas debati në studio

0

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Helena Halilaj, pedagoge e komunikimit. Ajo ka folur më shumë mbi tendencën e studentëve për të përdorur ChatGPT, por duke ngritur dhe një debat mbi çështjen e suksesit dhe parave…

Pjesë nga biseda:

Ronaldo: Edukimin financiar nuk besoj se ka mundësinë që ta japë një mësues me 800 mijë lekë rrogë.

Helena: 800 mijë lekë është mirë…

Ronaldo: Jo, nuk është mirë, është varfëri. A do të flasim hapur? 800 mijë lekë në kohërat që jetojmë, është një rrogë e një të varfri.

Helena: Ne duhet të flasim se si kemi ndryshuar, se e dimë shumë mirë që rrogat e mësuesve kanë qenë shumë më pak. Kjo është rrogë mesatare.

Ronaldo: Jo, nuk është rrogë mesatare. Me 800 mijë lekë në Shqipëri, je i varfër.

Helena: Atë që ti e quan varfëri, të tjerët e quajnë gjendje normale.

Ronaldo: Çfarë bëhet sot në Shqipëri me 800 mijë lekë? Do paguash qira, vendin e parkimint, faturat e celularit, gjobat e makinës?

Helena: Gjobat e makinës nuk i merr, mund të udhëtosh dhe me autobus, jo me makinë… Edhe progresiviteti ekonomik nuk është aq i lehtë edhe tek vendet e tjera.

Ronaldo: Faturat që paguajmë kanë pasur hapa galopantë, rrogat tona jo.

Helena: Ne kemi dëshirën ta bëjmë kalimin nga student direkt me Benz, me Porsche, të shkojnë në një vend pune ku të kenë luks.

Ronaldo: Më dhimbsen mësuesit, sepse është një nga profesionet bazë. Një shoqëri që të zhvillohet, arsimin duhet ta ketë pikë të fortë për një të ardhme të mirë. Të shohësh mësues që marrin 800 euro në muaj, realisht më dhimbsen.

Helena: Ka mësues që marrin më shumë, në varësi të viteve dhe formimit. Kanë pasur dhe specializime të tjerë që kanë shtuar vlerësimin ekonomik.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Bejko: Berisha e ka eliminuar me kohë demokracinë brenda partisë

0

Analisti Roland Bejko, analizoi dy emrat e partiakë kryesorë, të cilat vijojnë të dominojnë skenën politike në Shqipëri.

Analisti pohoi se kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka eliminuar me kohë demokracinë brenda partisë, ndërsa Rama ka bërë disa ndryshime.

“Ju do thoni që kemi të bëjmë me një sistem dypartiak, por në fakt unë mendoj se kemi të bëjmë me një sistem multipartiak, të dominuar. Ky është një proces që ka evoluar, pra nga sistemi multipartiak, kaluam në një sistem dypartiak dhe tani shkojmë të sistemi multipartiak i dominuar.

Mendoj se Ramës i duhej Berisha aty këtë radhë dhe unë mendoj se e ka ndihmuar Berishën duke i krijuar disa lehtësi, të padukshme, por të ndjera.

Të dy kanë karakteristika të përbashkëta, të dyja janë liderë karizamtikë, lideri karizmatik ka tendenca autoritare, sepse ka disa lloje liderësh. Ju duhet që krahas strukturave partiake, duan dhe struktura ekstrapartiake. Të dy kanë tendencë ta dominojnë opinionin publik nëpërmjet mediave.

Shqipëria është sistem partitokrat, partia ka dominuar mbi shtetin dhe ata e kanë dominuar partinë. Berisha e ka eliminuar me kohë demokracinë brenda partisë, Rama në mënyrën se si e ndërtoi partinë e tij, bëri dy apo tre difuzione”, theksoi ai në emisionin “Real Story”.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

President i Ramës, jo i Republikës

0

Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka reaguar me tone ironike ndaj Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, pas dekretimit të datës 12 shtator për nisjen e sesionit të ri parlamentar.

Përmes një postimi në Facebook, Bardhi shkruan me ironi se Shqipëria nuk ka një President të Republikës, por një “ministër të Ramës në Presidencë”, që sipas tij firmos çdo gjë që i urdhëron mazhoranca.

Shqipëria nuk ka President të Republikës, por një ministër të Ramës në Presidencë, që firmos çdo gjë që urdhëron Taulant Balla. Çfarë turpi, çfarë niveli mediokër!”, shkruan Bardhi.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Jorida Tabaku flet me nostalgji për Arben Ahmetajn: Më ka marrë malli për debatet që bënim për ekonominë!

0

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka befasuar me një deklaratë të pazakontë në një intervistë për mediat, ku tha se e ka marrë malli për debatet që zhvillonte dikur në Kuvend me Arben Ahmetajn.

Shumë do të mendojnë se është shaka, por kështu pretendon vetë Tabaku, teksa komentonte situatën aktuale politike në vend.

“Ndërkohë që ishte si ishte Arben Ahmetaj, në çdo seancë ne bënim debat për ekonominë. Pak rëndësi ka që sot ekonomia ndodhet në këtë situatë prej qeverisjes, por e rëndësishme është që opozita do të jetë atje për të kërkuar llogari, për të bërë transparencë, por edhe për të bërë propozimet e saj. Unë besoj shumë edhe tek forca e fjalës, edhe tek forca e debatit, por edhe tek parlamenti si institucion”, u shpreh Tabaku.

Të dëgjosh një deputete të opozitës të flasë me një lloj nostalgjie për një ish-ministër të akuzuar për korrupsion, tani në arrati, është padyshim një rast i rrallë në politikën shqiptare.

Kjo deklaratë e Tabakut i jep më shumë zë fjalëve se ajo ka pasur një marrëveshje të fshehtë me Ahmetajn, dhe “kauzat” e saj publike për koncesionet, duket se qartësisht ishin orientim nga ish-zv. Kryeministri./voxnews.al

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Alimehmeti: Rama nuk po qeveris, por po sundon!

0

Drejtuesi i këshilltarëve të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, i ftuar në emisionin “Çim Peka Live” në Syri TV, hodhi akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, lidhur me abuzimet me mandatin e tij si kryeministër dhe se po vepron në funksion të interesave të tij personale, jo atyre publike.

Sipas Alimehmetit, demokracia në Shqipëri është deformuar, pasi nuk ekziston më një kabinet qeveritar funksional dhe vendimmarrja është përqendruar në duart e një njeriu të vetëm. Ai paralajmëroi për një përpjekje të mundshme për ndryshim kushtetute dhe shtoi se ministrat janë zhveshur nga çdo kompetencë, duke u kthyer në figurantë në një sistem që ai e cilësoi si “makineri e kontrolluar plotësisht nga Rama”.

Ilir Alimehmeti: Ka marr mandat për të qeverisur, por nuk ka qeverisur dhe ka abuzuar. Dhe në fakt ne sot çfarë shohim dhe po më vjen shumë keq që po e dëgjoj dhe e ceku pak zoti Bushati pak më parë këtë bisedë. Interesi publik është tjetër dhe interesi i Ramës është tjetër. Pra, ne do të donim të dinim dhe nëse bota do të kishte funksionuar siç duhet, rrotullohet nga ana e duhur, ne sot do të na shkonte direkt mendja se kush do të ishte kabineti qeveritar. Pse? Sepse do të thotë që demokracia po funksionon, kabineti politik po funksiononte dhe emrat janë.

Ndërkohë që ne sot shohim që nuk është kjo punë drejt interesit publik. Pra nuk ka kjo politika të caktuara të cilat detyrojnë disa emra të caktuar të jenë aty, por ka një interes vetjak personal të Ramës. Pse e ka interesin personal Rama? Për ne, apo për veten?

E ka për veten, me patjetër dhe në momentin që e ka këtë interes për veten dhe po diskutohen elementë të tilla siç tha zoti Buzhala pak më parë, që mund të shkojë drejt një forme akoma dhe më të fortë për ta bërë vertetë me vulë atë pjesën që është ai dhe s’ka tjetër, dhe të shkojë drejt një ndryshimi kushtetues, që nuk e besoj.

Ju keni parë sesi me ligjin e ri, ministrat as nuk firmosin më, do jenë drejtorët ata që do firmosin. I zhvesh edhe nga kjo fuqi që atyre mund tu ketë mbetur dhe në fund të ditës, nëse ndodh diçka ‘i kanë ngrënë kumbulla pas shpine këtij’ dhe ky nuk di asgjë. Ndërkohë që është ‘kryemakinatori’ i gjithë kësaj dhe jo kryeministër.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Nis zbatimi i masave për ndeshjen Shqipëri-Letoni, rrugë të bllokuara dhe kontrolle ndaj tifozëve

0

Këtë të martë, më 9 shtator, në orën 20:45, në stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë do të zhvillohet ndeshja ndërkombëtare e futbollit mes Shqipërisë dhe Letonisë.

Për këtë event sportiv, Policia e Shtetit ka hartuar dhe vënë në zbatim një plan të posaçëm masash, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike përpara, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes.

Siç bëri me dije gazetari Besar Bajraktaraj në një lidhje direkte për Klan News, ekipi letonez do të shoqërohet dhe mbrohet nga forcat e rendit që nga mbërritja në aeroportin e Rinasit, gjatë qëndrimit në hotel dhe stadium, deri në largimin nga vendi. Po ashtu, masat e sigurisë do të zbatohen edhe për ekipin shqiptar gjatë gjithë kohës që do të ndodhet në stadium.

“Ka nisur zbatimi për një pjesë të planit të masave siç është shoqërimi, pritja e ekipit të Letonisë dhe shoqërimi drejt hotelit dhe më pas drejt stadiumit ku kanë zhvilluar dhe seancat stërvitore. Por edhe gjatë ditës së sotme kur zhvillohet ndeshja., do të shoqërohen deri në përfundim të aktivitetit sportive dhe në aeroporti Krijimin e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të ndeshjes, para zhvillimit dhe në përfundim të aktivitetit sportive”, tha Bajraktaraj.

Rrugët e bllokuara

Po ashtu do të ketë edhe bllokim rrugësh.

Gjatë datës 9 shtator 2025, nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes, disa akse rrugore pranë stadiumit do të kenë kufizime qarkullimi për të lehtësuar trafikun dhe garantuar sigurinë. Rrugët e kufizuara janë: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi pranë Presidencës drejt sheshit “Nënë Tereza”, rruga “Papa Gjon Pali i II”, rruga “Dervish Hima”, pranë Ambasadës së SHBA-së, rruga “Asim Zeneli”, pranë Ambasadës së SHBA-së, rruga “Themistokli Gërmenji”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës deri tek stadiumi, rruga “Faik Konica” dhe rruga “Skerdilajd Llagami”.

Kontrolle ndaj tifozëve

Para hyrjes së tifozëve, efektivët e policisë do të kryejnë kontrolle të detajuara në të gjithë ambientet e stadiumit dhe përreth tij, për të identifikuar persona të paautorizuar, sende të forta apo materiale piroteknike.

“Do ketë kontrolle të imtësishme të të gjithë sportdashësve për të parandaluar futjen e sendeve të forta që mund të përdoren për t’i hedhur drejt stadiumit. Një tjetër lajmërim i Policisë së Shtetit është të mos tentojnë të përdorin dron, pasi ka në dispozicion sistemin antidron dhe do t’i rrëzojë të gjitha.

Uniformat blu do të dënojnë të gjithë tifozët që prishin rendin dhe sigurinë dhe tentojnë të futen në fushë. Ka penalitete që variojnë me dënime të ndryshme.”, tha Bajraktaraj.

Nga ana e policisë janë marrë të gjitha masat dhe për hapjen e pikave të kontrolleve në orën 18:00.

Kontrolle për biletat e falsifikuara

Një tjetër dimension i masave policore, sipas gazetarit Bajraktaraj lidhet dhe me biletat.

“Policia u bën thirrje qytetarëve të mos bien pre e biletave të rreme, mos t’i publikojnë biletat online dhe mos të tentojnë të futen në stadium me bileta të falsifikuara.”, të cilat siç thotë Bajraktaraj do të kontrollohen të gjitha.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Opinion nga Greta Hoxha:Atentati në Shkodër – kur “drejtësia” shndërrohet në heshtje të lejuar

0

Tronditur nga ngjarja e rrezikshme, Shkodra zgjoi një realitet të dhimbshëm: krimi i organizuar ka fituar terren, ndërsa institucioni që duhet të mbrojë jetën, shteti, është jo vetëm i pafuqishëm, por shpesh herë bashkëpunëtor i heshtur.

Në këtë ngjarje makabre, drejtësia nuk u tregua vetvetja — e vonuar në reagim, akoma më pak në parandalim. Është e pamjaftueshme të detektohet krimi; e nevojshme është prania aktive e institucioneve, veçanërisht e policisë, që nuk mund të justifikohet për tejfokusim politik. Nëse drejtësia lejon që konflikti për interesa të vazhdojë të paguhet me jetë njerëzish, atëherë zemra e shtetit ka nisur të dridhet.

Krijimi i Komisionit të së Vërtetës nuk është luks – është domosdoshmëri. Pa zbardhjen e lidhjeve që mbajnë krimin në pushtet, Shkodra mbetet e pambrojtur. Eshte e pamjaftueshme të ulesh të bësh betim për drejtësi; ajo duhet të ndodhë. Dhe derisa drejtësia vazhdon të vonohet, faji nuk është vetëm i krimit — por edhe i një sistemi që ka harruar se si të mbrojë qytetarin.

• Ngjarja nxorri në pah dështimin e shtetit dhe institucioneve për të garantuar siguri.
• Opozita thekson lidhjen e ngushtë mes politikës dhe krimit, dhe mungesën e llogaridhënies.
• Nevoja për reforma strukturore, transparencë dhe pavarësi të sistemit të drejtësisë është e pamohueshme.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx