Ballina Blog Faqe 169

Afera Bankers/ Arlind Qori: Nuk ka vjedhje më të madhe dhe më të gjatë në kohë! Pse nuk heton SPAK?

0

Kryetari i Lëvizja Bashkë, Arlind Qori, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për aferën e kompanisë Bankers me naftën e Patos Marinzës, të cilën e ka quajtur “vjedhjen më të madhe dhe më të gjatë në kohë” për të cilën nuk kanë folur as mediat, për shkak se janë paguar nëpërmjet reklamave. 

Qori ngriti pikëpyetje se përse kjo aferë 21 vjeçare, ku janë përfshirë zyrtarë publikë, nuk hetohet nga SPAK.

“Nuk besoj se ka vjedhje më të gjatë në kohë, më të madhe në masë dhe më pak të diskutuar sa Bankers. Është një çështje që përfshin tre qeveri, Nano, Berisha, Rama. Është një problem i gjerë dhe i thellë.

Përtej momentit të mos pagimit të taksave, që është skandaloze dhe revoltuese, duke fryrë faturat përmes firmave që drejtohen nga ish deputetë, ish drejtorë, që fryjnë fatura, për të fshehur fitimet e vërteta. Te fakti që ne kemi patur një rafineri në Ballsh dhe naftëtarët kanë luftuar me vite të tëra për rrogat dhe të ardhmet e tyre, që ai qytet të vijonte ta përpunonte naftën.

Kemi mediat, se si televizione të rëndësishme kanë shitur heshtjen, kanë bërë reklamë të pandershme që vëmendja e opinionit të mos qëndrojë te kjo çështje. Ne jemi vend naftë-mbajtës dhe kemi sasi të konsiderueshme, nuk përfiton as konsumatori, as ekonomia, as e përpunojmë vetë.

Kjo ka pasuruar në mënyrë të parrëfyeshme importuesit e mëdhenj. E keni vënë re se sa luksoze janë pikat e karburantit, investojnë luks të shfrenuar. Importues të tillë, për shkak të kësaj afere, kanë fitime të mëdha dhe të sigurta, në kurriz të konsumatorit.

Afera më e madhe në vjedhje, më e zgjatur në kohë dhe më pak e hetuar apo diskutuar. Duhet të prisnim vitin 2025, që ne të kemi minimumin e informacionit zyrtar se çfarë po ndodh. 

Qëndrojnë pastaj këto, pse nuk heton SPAK? Që nga ish kryeministrat, kryeministri, ish ministrat e me rradhë. Atë që nuhasim, që vidhet shumë, duhet ta kuptojmë në mënyrë të dokumentuar, të vihen para përgjegjësisë ligjore ata që kanë shpërdoruar”, deklaroi Qori. 

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

KQZ i kthen përgjigje DHL: Tërhiq “presionin”për kamatvonesat, nuk paguajmë pa vërtetuar nëse e keni kryer shërbimin

0

Pak ditë pasi DHL i kujtoi Komisionit Qëndror te Zgjedhjeve se nuk e kishte paguar për shërbimin e kryer që mundësoi votën e diasporës, ka ardhur dhe përgjigja e kryekomisionerit  Ilirjan Celibashi.

Në shkresën e siguruar nga gazetarja e Top Channel Elda Menga, kreu i KQZ fillimisht i kërkon kompanisë postare te tërheqë “presionin” për kamatëvonesat, e më pas të caktojë një njeri për përmbushjen e detyrimeve kontraktore.

Kryekomisioneri njofton operatorin postar se  vetëm fakti se DHL i ka përcjellë këto fatura në KQZ dhe se ato janë tashmë në sistem (por as janë pranuar dhe as nuk janë refuzuar) nuk e detyron automatikisht KQZ që të bëjë pagesën e tyre, e më shumë akoma të paguajë për kamatvonesa.

“Sikurse edhe në çdo kontratë tjetër të ngjashme, bazuar në përmbajtjen e vetë asaj, si dhe në legjislacionin përkatës, shërbimi i marrë përsipër për t’u kryer nga njëra palë (DHL me këtë rast) do të duhet të provohet se është kryer në sasi, në cilësi dhe në kohë.

Ky është një parashikim kontraktual i qartë edhe në kontratën objekt trajtimi në këtë komunikim.  Pranimi i kryerjes së shërbimit nga pala tjetër (KQZ), e detyron këtë të fundit që të paguajë për shërbimin e marrë”, thuhet ne letër.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Antentati me dy viktima dhe dy të plagosur në Shkodër, autori i vuri armën në kokë qytetarit dhe grabiti makinën

0

Detaje të reja kanë dalë në dritë për atentatin me dy viktima dhe dy të plagosur që ndodhi mëngjesin e sotëm në një lokal në qendër të Shkodrës.

Sipas informacioneve, autori Rakip Gila, i ka ndjekur viktimat deri brenda lokalit dhe ka qëlluar në drejtim të tyre. Më pas ai ka dalë jashtë nga një derë dytësore dhe ka ecur në këmbë me armë në dorë për afro 300 metër nga lokali ku ndodhi atentati, në pjesën e rrugës Don Bosko deri në Perash.

Aty, Gila ka grabitur një automjet duke i vënë armën në kokë drejtuesit të makinës. Me makinën e grabitur dhe skafandër në kokë brenda automjetit, ka tentuar që të largohet derisa ka bërë një aksident në zonën e Sarreqit.

Pas aksidentit policia i është vënë në ndjekje duke e arrestuar poshtë shinave të trenit në shtratin e lumit Kir.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Afera McGonigal/ PD i drejtohet SPAK: Zbardhni përgjegjësinë penale të Ramës në dosje

0

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi i është drejtuar zyrtarisht me një shkresë SPAK, për ta vënë në dijeni lidhur me aferën McGonigal.

Në shkresën e publikuar dhe përcjellë zyrtarisht institucionit të organit të akuzës së Posaçme, Bardhi thekson se Rama nuk mund të jetë mbi ligjin, ndërsa i kërkon SPAK të mos heshtë edhe shumë gjatë.

Referuar të dhënave të reja të bëra publike nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA për aferën McGonigal, Bardhi thotë se SPAK, duhet të provojë përgjegjësinë penale të Edi Ramës në këtë çështje.

Më poshtë letra e plotë e dërguar në SPAK nga Gazment Bardhi:

Në 16 Shkurt 2023, Gjykata Federale e Ëashington-it dënoi ish-zyrtarin e FBI-së Charles McGonigal, për “shkelje të rëndë të besimit të publikut”, lidhur me 225 mijë dollarët që mori dhe mosdeklarimin e kontakteve me zyrtarë të Shqipërisë, përfshirë kryeministrin Edi Rama. Në shpalljen e vendimit, gjyqtarja e cështjes Colleen Kollar-Kotelly tha se fakti që McGonigal kishte marrë para nga dikush që e kishte prezantuar me zyrtarë të huaj në Shqipëri “është një shkelje shumë serioze” dhe se mesa duket në fund të karrierës së tij, McGonigal kishte humbur “kompasin moral”. “Kjo përbën në thelb korrupsion dhe minon transparencën dhe besimin në integritetin e Degës Ekzekutive të qeverisë. I pandehuri ishte betuar se do të hetonte dhe parandalonte krimet kundër Shteteve të Bashkuara dhe jo t’i kryente ato”, citohet shprehimisht në aktet e drejtësisë amerikane.

Në vijim të komunikimeve të mëparshme lidhur me kallëzimin penal nr. 14, i vitit 2023, për të cilin është regjistruar procedimi penal nr. 22, datë 08.02.2023, në mbështetje të nenit 110, të Kodit të Procedurës Penale, ju lutem gjeni në vijim disa informacione shtesë, të cilat kemi mundur t’i sigurojmë nga burime publike dhe që vlerësojmë se i shërbejnë hetimit të çështjes.

Konkretisht, më datë 05.09.2025, Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit të Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka bërë publike një përmbledhje të hetimeve në lidhje më çështjen McGonigal nga ku rezultojnë edhe të dhëna shtesë për veprimtarinë e dyshuar kriminale të shtetasit Edi Rama, me funksion Kryeministër i Repubikës së Shqipërisë. (Prova 1 bashkëlidhur – Raporti i Inspektorit të Përgjithshëm të Departamentit të Drejtësisë së SHBA).

Gjithashtu, kompania kineze CEFC Energy Company Limited e cila rezulton nga aktet e drejtësisë amerikane të ketë patur interesa biznesi edhe në Shqipëri, rezulton që nga datat 26 Tetor – 6 Nëntor 2015 të ketë organizuar dhe financuar një ekspozitë pikture private të Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Kinë. Financimi i këtij aktiviteti privat të shtetasit Edi Rama rezulton të jetë mbajtur i fshehur dhe të mos jetë deklaruar në Deklaratat e interesave private për vitin 2015. (Prova 2 bashkëlidhur – Raportimi nga vetë kompania e këtij aktiviteti dhe fotot e pjesëmarrjes së Kryeministrit në këtë aktivitet).

Duke pasur parasysh sa më sipër, në mbështetje të neneve 75/a, 280 dhe 281 të Kodit të Procedurës Penale, kërkojmë nga ana e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, që ky informacion shtesë, së bashku me dokumentacionin përkatës, të bëhet pjesë e fashikullit hetimor, si dhe në mbështetje të nenit 110 të Kodit të Procedurës Penale të informohemi lidhur me ecurinë e kallëzimit penal nr. 14, i vitit 2023, për të cilin është regjistruar procedimi penal nr. 22, datë 08.02.2023, duke përfshirë veprimet hetimore të kryera nga data e marrjes së informacionit tuaj nr. 12449/1 Prot., datë 02.10.2023 e deri më tani, si dhe gjendjen aktuale të procedimit penal.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Bardh Spahia reagon pas masakrës në Shkodër:Qyteti duhet t’i rikthehet qytetarëve

0

Deputeti demokrat i qarkut të Shkodrës, Bardh Spahia ka reaguar së fundmi për masakrën e ndodhur ditën e sotme në qendër të qytetit ku 2 persona mbetën të vrarë e 2 të tjerë të plagosur.

Spahia shkruan se terrori në kryeqendrën e veriut i ndodhur pranë shkollave e qytetarëve, ka bërë që më pak nxënës të rikthehen në bankat e shkollës nga frika, ndërsa shton se qyteti duhet t’i rikthehet qytetarëve për të rifituar shpresën e humbur.

“Masakra tjetër sot në Shkodër,

kujtesë e ashpër dhe tronditëse e sundimit të krimit në Shkodër.

Një ngjarje e rëndë që lë pas frikë, dhimbje dhe pasiguri.

Në një ditë që duhej të ishte festë për fëmijët dhe prindërit, Shkodra u përball me dhunë ekstreme që nuk duhet të kishte vend kurrë në zemër të qytetit, në oborrin e bashkisë, pranë shkollave dhe familjeve të qytetit tonë.

Sot më pak nxënës u rikthyen në bankat e shkollës sepse aty ku sundon krimi i bërë një me shtetin, nuk ka vënd për dije dhe as shpresë.

Shkodra nuk mund të vazhdojë të sundohet dhe shtypet nga krimi. Shkodra duhet ti rikthehet qytetarëve dhe të rifitojë shpresën e humbur!”, shkruan politikani.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Tentavivë helmimi apo probleme me zemrën? Gazetari tregon se çfarë ndodhi Nuredin Dumanin

0

Tentavivë helmimi ndaj të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, apo probleme me zemrën? Këto dyshime janë ngritur pas komplikacioneve shëndetësore të Nuredin Dumanit, i cili u dërgua me urgjencë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” QSUT në Tiranë. Në studion e Dita Jonë në A2 CNN, gazetari Andi Bora tha se e vërteta duhet të dalë nga analizat, teksa sjell në vëmendje edhe tentativën e helmimit në burg të të penduarit tjetër të drejtësisë, Luftar Reçi.

“Nuredin Dumani një person që ka mbi supe një sërë vrasjesh, mund t’i ndodhë dhe është krejt normale, një figurë që mban mbi supe kaq shumë vrasjesh. Është mundur që në burgje familjarët sjellin ushqim në burg. Di që ka pasur një aritmi është dërguar me urgjencë në spital dhe i siguruar me forca policie. Ka qenë në reanimacion, janë kryer analizat. Ka pranuar që ka pasur dy ndërhyrje në zemër kohë më parë. Të penduarin tjetër të drejtësisë Luftar Reçi disa herë është tentuar helmimi i tij në burg. E vërteta duhet të dalë nga analizat nëse ka pasur toksinë brenda. Do të duhet hetuar kush e ka sjellë ushqimin nëse mund të kemi tentativë për helmim. Por nuk e besoj të gjithë na ndodh të helmohemi nga ushqimet”, tha Bora në A2 CNN.

Sipas tij Dumani i duhet drejtësisë, pasi ka ende shumë për të zbuluar, ndërsa thekson se siguria e tij në burg dueht të jetë shumë e lartë.

“Jam i bindur që kontrolli ushqimor ndaj tij duhet të jetë i lartë se ai ka ende për të rrëfyer. Ai ka rrëfyer vetëm një pjesë të gjërave. Mënyra si duhet të trajtohet nga aspekti i sigurisë duhet të jetë i lartë. Dje pasdite la reanimacionin nën masa të rrepta sigurie. Nuk dihet nëse është kthyer në qeli. Situata të lë të dyshosh, por nuk besoj se do të ishte momenti pas intervistës për eliminimin e tij”.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Krimi në Shkodër me dy viktima, Benet Beci: Autori meriton ndëshkimin e ashpër të ligjit!

0

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës Benet Beci ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi mëngjesin e sotëm qytetin verior. Në një postim në rrjetet sociale, Beci tha se kjo ngjarje duhet të marrë ndëshkimin e ashpër të ligjit dhe shtoi se kishte biseduar me ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha pas asaj që ndodhi.

“Të dashur qytetarë, ky mëngjes për Shkodrën nuk ishte ai i zakonshmi, siç ndodh çdo ditë në qytetin tonë. Një ngjarje kriminale që duhet të marrë ndëshkimin e ashpër të ligjit ka tronditur zemrën e qytetit.

Kam kontaktuar me Ministrin e Brendshëm dhe me të gjitha strukturat që luftojnë krimin, në emër të jetës dhe sigurisë së qytetarëve të Shkodrës, të cilët nuk meritojnë të përballen me skena të tilla.”, shkruan kryebashkiaku.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Ishte futur në rreth të kuq nga kriminelët! Ky është Erogen Vaso, shënjestra e atentatit të sotëm në Shkodër, lidhjet e tij me politikanë dhe Ervis Martinajn

0

Personi që shihni në foto është Erogen Vaso alias Erogen Brajoviç, 43-vjeçari i cili mbeti i plagosur mëngjesin e kësaj të hëne në qytetin e Shkodrës.

43-vjeçari i cili dyshohet të ishte dhe shënjestra e këtij atentati, është anëtar i grupit të Bajrave dhe vëllai i Denis Bajrit, kriminelit që akuzohet për vrasjen e Gjin Ndojit në vitin 2020 në Shkodër.

Atentati i kësaj të hëne u regjistrua rreth orës 08:50, në lagjen “Qemal Stafa”, ku 29-vjeçari Rakip Gila qëlloi brenda ambienteve të lokalit me breshëri plumbash.

Si pasojë viktimë mbeti Armando Pali, miku i Vasos, i si dhe truproja e këtij të fundit, Liridon Kraja. Ndërsa, i plagosur mbeti vetë Vaso si dhe kamerieria e lokalit e reja me ininciale M.K.

Vaso është një emër i njohur në kryeqendrën e Veriut për shkak se ka qenë anëtar i këshillit bashkiak, por edhe për lidhjet e tij me krimin.

Në vitin 2023 emri i tij doli në dosjen e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si pjesë e grupit të Bajrave.  Gjithashtu, në vitin 2007 ai është akuzuar për veprën penale të “shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për përfitim të pasurisë”.

Por pas kësaj akuze ai iu fut politikës ku dhe shërbeu si anëtar i këshillit bashkiak me Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, që drejtohej nga Vangjel Dule.

Ndërkohë nga ana tjetër vëllai i tij Denis Bajri, është një tjetër eksponent i krimit të cilin drejtësia shqiptare e kërkonte me ngul. Ai u ekstradua nga Dubai në Shqipëri më 23 korrik të këtij viti.

Denis Bajri akuzohet për vrasjen e Gjin Ndojit (Boriçi) në Vau Dejës më 9 gusht 2020, kërkuar si detyrë nga i zhdukuri Ervis Martinaj, “mbreti i kumarit”, sepse po e konkuronte në fushën e lojërave të fatit.

Kush është Denis Bajri Brajoviç:

37-vjeçari Bajri u arrestua në shkurt 2024 në Emiratet e Bashkuara i shpallur në kërkim në kuadër të dosjes “Metamorfoza”.

Prokuroria e Posaçme caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” në kuadër të operacionit “Metamorfoza”, pasi emri i tij ka figuruar në përgjimet e aplikacionit SKY Ecc teksa komunikon me mbretin e lojërave të fatit, Ervis Martinaj.

Denis Bajri akuzohet për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”; “Grupi i strukturuar kriminal”; “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”; dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal.

37-vjeçari akuzohet për vrasjen e Gjon Boriçit, anëtar i bandës së “Bajrit”, ngjarje e ndodhur më 9 Gusht 2020 në Shkodër. Urdhrin për vrasjen e tij e kishte dhënë biznesmeni Pëllumb Gjoka, i cili kishte pajtuar për këtë punë Behar Bajrin dhe ky i fundit si ekzekutor kishte caktuar Denis Bajrin.

Nga përgjimet e Sky Ecc është zbuluar komunikimi ku Denis Bajri i shkruan Behar Bajrit “kryvi”, mesazh i cili i është dërguar menjëherë dhe Ervis Martianjt.

Denis Bajri Brajoviç u ekstruadua në vendin tonë në korrik të 2025./newsbomb.al

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Breshëri plumbash në një lokal në Shkodër, dy të vrarë dhe disa plagosur

0

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur këtë mëngjes në qytetin e Shkodrës, ku dy persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Armando Pali mbeti i vrarë nga atentati me breshëri plumbash në qendër të Shkodrës, pranë një lokali pranë bashkisë.

Ai ishte duke pirë kafe me anëtarin e grupit të Bajrit, Erogen Vaso (Brajoviç) kur autorët janë afruar dhe kanë qëlluar me breshëri ndaj tyre. Dyshohet se shënjestër ka qenë Erogen Vaso (Brajoviç), vëllai i Denis Bajrit.

Pas punonjësit i IKMT-së Armando Palit, i cili mbeti i vrarë në vendngjarje, ka humbur jetë në spital një prej tre të plagosurve.

Mësohet se viktima e dytë është i riu Gredion Kraja, shoqërues i Eugen Vasos.

Dyshohet se shënjestra e atentatit ka qenë ky i fundit, i cili ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital. E po ashtu, plumbat kanë kapur edhe kamerieren e lokalit.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Rasti Bankers Petrolium: Ku shkojnë paratë nga pasuritë natyrore të Shqipërisë?

0

Në zemër të një prej pasurive më të mëdha natyrore të Shqipërisë – fushës naftëmbajtëse të Patos-Marinzës – prej vitesh operon kompania kanadeze Bankers Petroleum. Por ndërsa në dokumente deklarohen miliona dollarë investime dhe prodhim, pyetjet mbi ndikimin mjedisor, transparencën fiskale dhe përfitimin real të komuniteteve lokale kanë mbetur pa përgjigje.Si është e mundur që një nga kompanitë më të mëdha të sektorit energjetik në vend, e cila prej më shumë se një dekade shfrytëzon burimet natyrore të Shqipërisë, mbetet jashtë vëmendjes publike dhe mediave?

Prej kohësh, institucione të pavarura, organizata të shoqërisë civile dhe ekspertë të mjedisit kanë ngritur shqetësime serioze mbi:

            •          Ndotjen e ajrit dhe ujërave në zonën e Fierit,

            •          Kompensimin minimal për dëmet në pronat e banorëve,

            •          Mungesën e transparencës për pagesat ndaj shtetit shqiptar.

Përse nuk ka auditime të pavarura?

 Përse institucionet publike heshtin?

Pse nuk ka reagim politik dhe mediatik?

Zjarr Televizion ka nisur një investigim të zgjeruar, për të zbardhur marrëdhëniet mes shtetit shqiptar dhe Bankers Petroleum, ndikimin real në komunitetet vendore, dhe më e rëndësishmja: ku shkojnë paratë nga pasuritë natyrore të Shqipërisë?

Ky nuk është vetëm një hetim për një kompani të huaj. Është një pyetje thelbësore: Kush përfiton nga nafta shqiptare – qytetarët, apo një grusht njerëzish në hije?

Zjarr Televizion nuk do të heshtë. Investigimi ynë do të sjellë dokumente, dëshmi dhe fakte që deri më sot janë mbajtur larg publikut.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx