Ballina Blog Faqe 170

Socialistët po përgatiten për zgjedhje në bashkitë pa kryetarë, pritet të mbahen në tetor

0

Prej muajit maj, tre bashki të vendit, Tepelena, Berati dhe Mati, kanë mbetur pa kryetar, pasi të zgjedhurit e tyre lanë postin për të hyrë në Parlament. Deri më sot, drejtimi është marrë përsipër nga nënkryetarët e komanduar.

Kodi Zgjedhor i jep të drejtën Presidentit të Republikës të caktojë datën e zgjedhjeve, por vetëm pasi të njoftohet nga qeveria për vakancat. Ligji nuk parashikon një afat për këtë njoftim, çka e ka zgjatur procesin.

Por burime për Klan News bëjnë me dije se socialistët kanë nisur tashmë përgatitjet në këto tre bashki, me fokus përzgjedhjen e kandidatëve, me synimin që zgjedhjet të zhvillohen brenda muajit tetor.

Qeveria pritet që brenda shtatorit të njoftojë zyrtarisht presidentin për vakancat, i cili më pas duhet të caktojë datën brenda 48 orëve. Zgjedhjet do të mbahen jo më herët se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga ky moment.

Pa kryetar prej muajsh është edhe Bashkia e Tiranës, por ende nuk është konfirmuar nëse kryeqyteti do të përfshihet në këtë proces elektoral.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Best Online Internet Casinos Expert Guide To Be Able To Top Casino Sites

0

Het beste Nederlandse on-line casino spelaanbod biedt niet alleen veel spellen, maar zorgt ook voor verschillende categorieën. Denk hierbij aan online slots, jackpot slots en live casino spellen. Bij Nederlandse legale online casino’s kun je alleen gebruik uitvoeren van verschillende betaalmethoden die zijn goedgekeurd door de Kansspelautoriteit.

Provably Fair Games

Hierdoor speel je populaire kansspelen wie Starburst, Gates involving Olympus, Reactoonz, Lovely Bonanza, Wolf Gold en Big Bass sounds Bonanza. Kansino kiest op haar site voor allerlei verschillende categorieën, waaronder sobre meest populaire vehicle allemaal. Daaronder vallen Sweet Bonanza, Hair Gold, Starburst, Major Bad Wolf Megaways, Big Bass Bienestar en Book involving Ra. Daarnaast vind je in het Live Casino de spellen van Evolution Gaming en Pragmatic Play. BetaalmethodenStorten is definitely mogelijk met iDEAL of creditcard vanaf €10. Wil u geld weer opnemen, dan is dat mogelijk met de bankoverschrijving vanaf €20.

How Can We Rate Genuine Money Online Casinos?

Deze spellen worden vaak aangeboden front door bekende softwareproviders perish zorgen voor de hoogwaardige en betrouwbare speelomgeving. Met verschillende inzetlimieten zijn deze spellen geschikt voor zowel casual spelers als high rollers. Dankzij het gebruik van een Random Number Generator (RNG) worden eerlijke sobre willekeurige spelresultaten gegarandeerd, wat de kans op fraude en manipulatie vermindert. Bovendien blijft het geld van spelers veilig, zelfs als de legaal online gambling establishment failliet gaat, omdat dit op apartado rekeningen staat. De legalisering van on the web kansspelen in Nederland begon met para invoering van sobre Wet Kansspelen operative Afstand (Koa) op 1 april 2021.

⭐ Beste Nederlandse Online Casinos

Geld opnemen kan by means of Trustly of de bankoverschrijving vanaf €10. Het duurt 1 tot 3 werkdagen voordat het geld op je bankrekening staat. Er zijn ook opties voor zelfuitsluiting beschikbaar, waarmee spelers zichzelf tijdelijk of permanent kunnen uitsluiten van deelname aan gokactiviteiten. Deze tools zijn de essentieel onderdeel lorrie het bevorderen vehicle verantwoord speelgedrag en zorgen voor de veilige en verantwoorde speelomgeving. Responsible gaming tools zijn ontworpen om spelers ght helpen hun speelgedrag te beheersen durante de risico’s truck problematisch gokken te verminderen. Spelers kunnen limieten instellen voor stortingen, verliezen sobre speeltijd, wat helpt om het gokken binnen gezonde grenzen te houden.

  • Casino’s moeten aan strikte voorwaarden voldoen, zoals het waarborgen van de veiligheid truck spelersgegevens en het aanbieden van eerlijke spellen.
  • Het online casino heeft zelfs zijn eigen live tafels, alleen zijn deze niet in een Nederlands beschikbaar.
  • Alle online casino’s in bovenstaande tabel zijn volledig veilig om bij lo spelen.
  • Kansino kiest op haar web site voor allerlei verschillende categorieën, waaronder sobre meest populaire vehicle allemaal.
  • Hierdoor werden zij verkozen tot een beste online casino truck 2025 in Nederland!

Vergelijk De Besteonline Casino’s

Ik denk dat para meest interessante reden dat veel spelers kiezen voor de account bij OneCasino, de No Deposit Bonus van €10 bij registratie will be. Hierdoor kunnen zij het casino approach verkennen, zonder dat ze hiermee een risico lopen. Let er wel op dat je het storting moet doen om je winsten uit de Zero Deposit bonus te kunnen opnemen. Online casino’s bieden verschillende varianten van deze klassieke spellen aan, waardoor spelers kunnen kiezen uit de betsixty website breed scala aan opties.

Wat Is Een Randomly Number Generator (rng) En Waarom Is Definitely Dit Belangrijk?

Veel vehicle deze informatie is ook nuttig voor spelers met enige ervaring, dus zelfs als je way eerder hebt gespeeld, wil je misschien alles eens bekijken. Na het lezen van de testimonials kun je sobre website van het casino bezoeken om het spelaanbod sobre de beschikbare bonussen te bekijken. Het is belangrijk dat de spellen en promoties bij jouw wensen passen.

Nieuwe Online Casino’s

Als jou de methode heeft gevonden die lijkt te voldoen aan al je vereisten, controleer dan regarding deze beschikbaar will be in de plaats waar je woont. Als je kiest uit Britse casino’s, bieden ze het rijke selectie aan opties. Kies het online betrouwbare online casinos uit de lijst, waar de beste gokinstellingen in staan ​​en controleer of de gekozen betaalmethode daar wordt aangeboden.

Bescherming Spelers

Op a couple of oktober openden sobre eerste aanbieders attained een vergunning hun virtuele deuren voor spelers uit Nederland van 18 jaar en ouder. Meteen op de eerste dag waren er problemen met een Cruksregister; het Centraal Register Uitsluiting Kansspelen. Voor casino’s zonder Cruks-verificatie geldt dat deze aanhoudende problemen hen niet raken. Het komt kemudian ook zelden tot niet voor dat een internationaal gambling establishment niet bereikbaar is usually. De meeste on the internet casino’s bieden een indrukwekkend spelaanbod en een mix vehicle voordelen om aan verschillende voorkeuren les voldoen. Daarom hebben we zorgvuldig para beste platforms geselecteerd die passen bij verschillende spelersbehoeftes.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Reformë ruso-kineze në drejtësi nga Rama-Charles-Soros

0

Nga Basir Çollaku

Takime me Charles McGonigal të pranuara edhe publikisht kanë pasur

Edi Rama

Fatmir Xhafa ministër i dedormës

Taulant Balla

Damian Gjiknuri

Etilda Gjoni ministre drejtësie

Erion Veliaj bashkiaku në qeli

E mjaft deputetë bashkiakë e biznesmenë, prokurorë e gjyqtarë apo policë.

Gjithnjë duke u mburrur për bashkëpunim në reformën “amerikane” me rusë e kinezë shumë përfitues…

Asnjërin prej tyre SPAK nuk e ka thirrur për të dëshmuar. Ka një procedim penal të regjistruar nga Struktura e Posaçme për këtë dosje në janar 2022. Veprime?! Zero të njoftuara! Natyrisht ka dhe mjaft emra të tjerë. Ish zyrtari dënuar dhe fajpranuar kundërzbulues i FBI ka qenë në.zyrat e Ramës e mjaft zyra të tjera. Me çfarë statusi? Me çfarë protokolli? .

Ku janë përfitimet e tij nga kjo reformë e Noc Rrokut shqiptar.?!

Ku përfundonin KM e ministra në USA nën shoqërinë e agjentit?!  Kush përfitonte vendime në këto dreka e darka?!

Sa kanë përfituar oligarku i sanksionuar Oleg Deripaska dhe kinezët nga dora e KM Rama dhe qeveritarëve?!

Përse kinezët e kompanisë së zhdukur tashmë sponsorizojnë ekspozitën e piktorit Rams që qëllon njëherësh të jetë kryeministër?!

A ishte Tirana, zyra e KM që nxirrte info dhe jepte porosi për Charles që të angazhonte FBI për ndëshkime kundërshtarësh?!

A u  zhvatën biznesmenë, politikanë, prokurorë, gjyqtarë, me premtime ndihme nga FBI a DASH?!  A kishte dijeni Rama?!  A duhen hetuar edhe ONM e të huajt pjesë e kësaj skeme?!

Ka edhe trafik armësh. Ka edhe trafiqe të tjera dhe shumë para e pastruar?! A duhet të sjellë kjo dosje një hetim emergjent pasuror të Edi Ramës dhe familjarëve të tij si persona të lidhur?! Gjithashtu edhe të ministrave e zyrtarëve të tjerë të përfshirë?! Ky hetim është një incenerator ndërkombëtar. Dumani në vizitën e ftuar në DASH e Departamentin e Drejtësisë në Uashington, ka marrë dijeni dhe informim se çfarë nuk është bërë në Tiranë e si do ecë makina më vonë. Rama është në këtë çerdhe spiunësh ku përfitues nga amerikanë të korruptuar janë rusë dhe kinezë, edhe me pasuritë e shqiptarëve. Kujtojmë se Charles ishte një nga agjentët e FBI të dosjes kundër presidentit Trump. Ndaj fillesa e rikthyer e hetimit për Mecgonigal e rusë.e kinezë brenda saj, ka shenja se do të zbardhet këtej e andej oqeanit..Kjo për Tiranën mund të.sjellë ribërjen e drejtësisë së kapur nga rama-charlo-ruso-kinezët.Kartelet e kokainës janë aty brenda historisë. .

Ka kohë për të dëgjuar ndryshe. Loja sapo është rihapur…sekretet po ziejnë..

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Deputeti britanik kunja Ramës: Do të shkoj për drekë me kryeministrin e Shqipërisë. Do e mbush avionin me kriminelë shqiptarë!

0

Dy muaj pasi pranoi ftesën e kryeministrit Edi Rama, deputeti britanik Nigel Farage deklaroi se do të drekonte me kreun e qeverisë së Shqipërisë për të folur rreth deportimit të kriminelëve të huaj, pasi sipas tij ky është një kërcënim për sigurinë kombëtare britanike.

“Ne do të deportojmë kriminelë të huaj. Do të shkoj për drekë pas disa javësh me kryeministrin e Shqipërisë. Mund të rezervoj një avion shumë të madh dhe të marr një ngarkesë me vete, nuk jam i sigurt ende. Ne do ta ndalojmë atë që është një kërcënim për sigurinë tonë kombëtare, atë që është një rrezik për vajzat dhe gratë në rrugët tona. Ne do t’i ndalojmë anijet dhe do t’i ndalojmë e deportojmë ata që hyjnë ilegalisht në vendin tonë, duke bërë atë që bën pothuajse çdo vend normal në të gjithë botën”, u shpreh Farage para anëtarëve të Reform UK.

Pas dorëheqjes së zëvendëskryeministres Angela Rayner. Ai u tha se duhet të jenë të përgatitur për zgjedhje të parakohshme të përgjithshme.

“Nuk mund të vini ilegalisht dhe të qëndroni, ne do t’i ndalojmë anijet brenda dy javësh nga fitorja,” tha Farage.
Ai theksoi se një qeveri e Reformuar e Mbretërisë së Bashkuar do të ndalojë kalimin ilegal me anije dhe do të deportojë menjëherë migrantët e paligjshëm.

Kujtojmë që pas deklaratave të Farage mbi numrin e lartë të shqiptarëve të burgosur në Mbretërinë e Bashkuar, nisi edhe përplasja verbale me kryeminsitrin Rama, i cili ka cilësuar si të pavërteta dhe fyese.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Naftëtarët e Bankers Petroleum protestë para kompanisë në Marinzë, paralajmërojnë bojkot: Nuk do të punojmë më!

0

Naftëtarë të Bankers Petroleum kanë dalë në protestë në Marinzë duke kërkuar një marrëveshje të re me kompaninë.

Në protestën e organizuar nga sindikata e sektorit Hidrokarbur, naftëtarët me pankarta në duar, kërkuan që të mos zgjatet kontrata aktuale e kompanisë pa u firmosur një marrëveshje e re që garanton të drejtat e tyre.

“Greva do të thotë se ne nuk punojmë më dhe kryqëzojmë duart. Ju kërkoni kontratë nga shteti, doni të zgjasi abonimi i kësaj kompanie, por nuk do ta keni. Të jeni të sigurt se nuk do të ketë asnjë kontratë më. Ajo mund të na jepet vetëm neve. Duhet një marrëveshje e re me ne”, u shprehën naftëtarët gjatë protestës.

Sipas tyre, deri më tani nuk ka transparencë për kontratat ekzistuese dhe asnjë informacion zyrtar për një marrëveshje të ardhshme, duke i shtyrë drejt grevës totale në rast se kërkesat nuk merren parasysh.

Protestuesit kërcënuan se do të ndërpresin punën deri në firmosjen e marrëveshjes mes deri më tani nuk ka një reagim nga drejtuesit e kompanisë Bankers Petroleum ndërsa sindikata ka paralajmëruar se greva do të ashpërsohet në ditët në vijim.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

“Një zyrtar i PD do arrestohet!” Ervin Salianji debat me Lorenc Vangjelit: Ku e di ti këtë? Ta ka thënë qeveria të vish ta thuash këtu

0

Një deklaratë se një zyrtar i lartë i PD do të arrestohet, ka ngjallur debate të ashpra në studion e Grida Dumës, “Top Story”, mes analistit Lorenc Vangjeli dhe Ervin Salianjit. Politikani i kërkoi analistit të tregonte se ku e dinte këtë informacion, duke nënkuptuar se Vangjeli e kishte marrë prej qeverise dhe më pas e thoshte në studio.

Të dy palët lanë të kuptohej se e dinin për kë zyrtar të PD bëhet fjalë që do të arrestohet, por asnjëherë emrin e tij nuk e përmendën në studio. Vangjeli argumentoi se e kishte deduksion logjik për shkak të akuzave të brendshme në PD, por Salianji tha se vetë opozita ka bërë shumë denoncime ndaj eksponenteve të maxhorancës dhe askush nuk artikulon një gjë të tillë për ta.

Pjesë nga debati në emisionin “Top Story”:

Salianji: Ore ku e dini ju që SPAK paska ca gjëra që do të djegin ca të opozitës që kanë bërë luftë me njëri tjetrin? Ku e dini ju? Ku e dini, ta jep qeveria? Ta jep SPAK? Kush ta jep këtë informacion?

Vangjeli: Ja dy gjëra…si mo si? Si? Unë jam vetë burim informacioni. Ja ta shpjegoj unë. Ka pasur akuza brenda për brenda opozitës…

Salianji: Sa akuza ka? Pse nuk do hyjnë këta të qeverisë, po do hyjnë ca të opozitës? Hë mo ma shpjego…

Vangjeli: Ja ta shpjegoj. Ka pasur një akuzë shumë të rëndë kur ishit të ndarë në dysh…

Salianji: Po…sa akuza ka. Pse do të ndodhë kjo? Po hë mo se ke info, mos bëj kështu…

Vangjeli: Sepse ka nisur një çështje penale …

Salianji: Ke info mo burrë pse shqetësohesh…ke info po të shpëtoi. Prandaj e thashë. Të shpëtoi o burrë.

Vangjeli: Po dëgjo mo burrë se e dyta që do them do jetë edhe më e rëndë. Po i referohem një akuze në momentin që ju ishit të ndarë…

Salianji: Po e di mo burrë. Po edhe? Pse është në SPAK ajo? Ku e dini ju që është në SPAK ajo se sa akuza që kemi bërë ne për qeverinë. Po ku e dini mo zotëri?

Vangjeli: Mendoj se janë nja 7 a 8…po ta them dhe njëherë, dy drejtues të opozitës në momentin që kanë qenë kundër kanë shkëmbyer akuza shumë të rënda…

Salianji: Po mirë mo pse e dini ju? Unë e di pse e di ti por tia themi njerëzve…

Vangjeli: Ja ta them unë, sepse jam djalë i zgjuar.

Salianji: A dakord këtë thuaj. A mund të them unë diçka…

Vangjeli: A ta them rastin e dytë më të rëndë? Unë mendoj se ti gjithashtu je viktimë…edhe ti vajte atje, unë nuk uroj të jetë as hasmi dhe je viktima ekselente e luftës së brendshme të PD…

Salianji: Në një studio tjetër kemi qenë të dy, ti dhe një tjetër që vajti ambasador…se ti dakord je në punën tënde…

Vangjeli: Se eshtë logjike…

Salianji: S’është logjikë mo burrë se është dita e parë. Ju sa jua thonë ditën e parë, ju thonë ca tju thonë, e ju vini e thoni këtu…po këta e dinë më përpara mo. Para se të ndodhin ngjarjet, ngaqe e kontrollon drejtësinë, ua jep partia disa njerëzve dhe e kthejnë…Nuk e imponove ti, por ti thjesht thua atë që thotë qeveria. Do vij prapë në debat ndaj ta thashë këtë: nëse ndodh kjo që the sot këtu, dhe e di kujt iu referove dhe në këtë rast, po ta them dhe këtë tjetrën…

Vangjeli: Po është instrument logjik…

Salianji: Po ku ka logjikë këtu…ti nuk ju referove, as logjikës, as ligjit, as moralit. Ti iu referove Partisë së Punës o burr…

Vangjeli: Jo.

Salianji: nëse ndodh kjo këtu do jemi prapë. E di ca po ndodh këtu? Është një parim thelbësor në demokraci që institucionet duhet të jenë të pavarura, edhe të balancuara dhe të kontrolluara. Nuk ka arrestim që është bërë ndaj zyrtarëve të lartë që nuk është përfolur muaj përpara nëpër studio. Nuk ka shpallje në kërkim të personave me rrezikshmëri të lartë që nuk diskutohen nëpër studio. Këtu hidhet në treg sikur po ndodh nami. O zotëri, këtu është një njeri që është i paprekshëm. Dhe të tjerët vijnë vërdallë për tu bërë diskutime.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Gramsh/ Publikohet bilanci i zjarreve masive në Skëndërbegas: 68 banesa të djegura dhe 215 bagëti të ngordhura

0

Ekipet e punës kanë përfunduar evidentimin e dëmeve të shkaktuara nga zjarri i 11 Gushtit i cili preku njësinë Skënderbegas në Gramsh.

Sipas të dhënave 68 banesa janë djegur. 10 prej tyre totalisht për të cilat kërkohet rindërtim i plotë, 16 rikonstruksion i pjesshëm, 42 banesa të tjera të dëmtuara kanë qenë shtëpi sezonale ose të pabanueshme.

Në këto statistika janë përfshirë edhe pajisjet elektroshtëpiake dhe mobiljet e banorëve të prekur.

Për shkak të zjarrit në këto fshatra ngordhën 215 bagëti të imta, 9 gjedh dhe 7 njëthundrakë.

Zjarri shkrumboi tërësisht 44.045 hektarë ullinj, 11.028 hektarë rrush, 1451 hektarë bimë medicinale, 9.5 hektarë pemë frutore dhe arrorë.

Ndërsa sa i përket pyjeve ende nuk ka një të dhënë të konfirmuar pasi sipërfaqja e prekur, kryesisht pyll me pisha do të verifikohet nëpërmjet pamjeve satelitore.

Pas evidentimit të dëmeve faza e dytë e këtij procesi përfshin përllogaritjen financiare të tyre. Bashkitë e qarkut ndërkohë kanë nisur të miratojnë fonde ndihme ndaj Gramshit, e po ashtu qeveria shqiptare.

Të shumtë janë edhe donatorët që kanë shprehur solidaritet në këtë moment të vështirë për banorët e Skënderbegasit.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Viti i ri shkollor/ Policia bën planin e sigurisë, kontroll nxënësve te dera! Mbyllen lokalet pranë shkollave

0

Çdo nxënës që dyshohet se mund të mbajë me vete në shkollë sende të jashtëligjshme, do të kontrollohet që në portën hyrëse nga roja i shkollës dhe oficeri i sigurisë. Kjo është një ndër masat e ndërmarra nga Policia e Shtetit për të garantuar rendin dhe sigurinë e nxënësve.

Plani i masave do të nisë zbatimin nga dita e hënë, me nisjen e vitit të ri shkollor. Detajet e u bënë publike në një deklaratë për mediat nga drejtori i Rendit Publik, Agron Çeli.

“Dhënien dhe shkëmbimin e informacioneve me stafin pedagogjik dhe me oficerët e sigurisë në shkolla, për nxënësit që mund të mbajnë me vete sende të kundërligjshme dhe mbi bazën e tyre, zhvillimin e kontrolleve në portat e hyrjes nga personeli roje i shkollës dhe oficerët e sigurisë, në prani të mësuesve dhe në mbikëqyrjen e punonjësit të Policisë”, tha drejtori i rendit publik, Agron Çeli.

Një tjetër pikë e paketës së sigurisë është edhe zbatimi i perimetrit, sidomos për lokalet pranë shkollave.

“Në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror Shëndetësor, AKU-në dhe pushtetin vendor, do të punohet për mbylljen apo largimin e lokaleve të tregtisë dhe pikave ambulante të shitjes që tregtojnë pije alkoolike, produkte ushqimore të skaduara pranë shkollave, të cilat jo rrallë herë shërbejnë dhe si pika të grumbullimit të shtetasve me precedent kriminal, përdoruesve të pijeve alkoolike dhe lëndëve narkotike, si dhe burim rreziku për prishje të rendit publik apo veprime të tjera të dhunshme ndaj personelit mësimdhënës dhe nxënësve të shkollave”, shtoi ai.

Drejtuesit e policisë garantuan se që në nisje të procesit mësimor e deri në përfundim do të ketë shtim të efektivëve në shkollë për të garantuar nxënësit dhe prindërit e tyre.

Ndërsa në ato shkolla që ndodhen pranë rrugëve kryesore, Policia Rrugore do të jetë në gatishmëri dhe do të kryhen kontrolle të vazhdueshme për drejtuesit e automjeteve që transportojnë nxënësit, duke përfshirë testet për alkool, kontrollin teknik të automjeteve dhe zbatimin e rregullave të transportit të tyre.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

“Killeri” shqiptar me valvul në zemër dhe hekura në këmbë, vëllai i vogël i Nuredin Dumanin rrëfen jetën e vështirë të “pentitos” para se të bëhej vrasës

0

Fitim Dumani, vëllai i vogël i “pentitos” të SPAK, Nuredin Dumanit ka folur për herë të parë ku dhe ka rrëfyer prapaskenat dhe hijet e errëta që qëndrojnë pas dhjetëra vrasjeve dhe ngjarjeve të regjistruara përgjatë viteve të fundit.

Për gazetarin Flamur Vezaj, Dumani ka zbuluar për publikun edhe aksidentin që i vëllai ka bërë vite më parë teksa merrej me transportin e fruta perimeve. Gjatë këtij aksidenti, Nuredin Dumani theu këmbën dhe si pasojë vendosi hekura të cilat vijon t’ i ketë trup. Madje, ai pohoi se gjatë vizitave në spital Dumani zbuloi se kishte një problem në zemër dhe si pasojë iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale ku dhe vendosi valvul.

Aso kohe atij iu lidh nga shteti një pension invalideti dhe më pas hapi një dyqan këpucësh të përdorura, biznes i cili i dështoi dhe si rrjedhojë u fut në botën e vjedhjeve dhe të krimit.

Përgjatë jetës së tij Dumani ka punuar si punëtor ndërtimi, mirëmbajtës shezlongësh, shitës i fruta-perimeve, grabitës dhe më pas vrasës me pagesë. 

“Vëllai im ka bërë aksident në 2009 dhe nuk e njihte kush ishte Talo Çela dhe Talo Çela në këto vite që po flasim ka qenë thjesht një hajdut. Grabitës është bërë më mbrapa pasi u rrit grupi. Në 2009 Nuredini ka bërë aksident dhe ka qëndruar 6 muaj në shtrat, sepse është bërë operim në zemër. Është më valvul, ka hekura në këmbë nga aksidenti”, tha ai, ndërkohë që sa i përket CV të vrasjeve të kryera nga i vëllai, Fitimi u përgjigj: “Ske dëgjuar asgjë akoma. Do dëgjosh me shumë. Sa e sa vrasje ka marrë, ai ka një paletë me dosje”./Newsbomb.al

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Gazetari amerikan: Rama mund të jetë i implikuar në aferën McGonigal, priten hetime të reja

0

Analisti dhe gazetari amerikan John R. Schindler ka deklaruar se kryeministri shqiptar Edi Rama mund të ketë lidhje me aferën e ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal.

Për Syri TV, Schindler tha se McGonigal ka qenë i korruptuar nga biznesmenë shqiptarë, të cilët mund të përfitonin ndihmë për t’u hequr nga listat e sanksioneve dhe kontrollet e SHBA-së. “McGonigal këtu është një kriminel. Ai ka marrë ryshfet nga zyrtarë të ndryshëm. Rama duhet ta ketë ditur se McGonigal ishte pjesë e personave që paguante qeveria e tij. Dhe them se shuma që i është paguar do jetë me siguri më e lartë se 225 mijë dollarë,” tha Schindler.

Gazetari amerikan paralajmëroi se për këtë çështje priten hetime të mëtejshme, përfshirë edhe nga Kongresi i SHBA-së. Sipas tij, McGonigal ka qenë i përfshirë në nivele të larta korruptive me qeveri të ndryshme dhe rrjedhimisht, pjesa që lidhet me Shqipërinë mund të jetë vetëm një pjesë e kompleksit.

Mendoj se mund të jetë i implikuar. Nuk e di se si kryeministri Rama nuk ishte i vetëdijshëm se po e korruptonin McGonigalin. McGonigal këtu është një kriminel. Ai ka marrë ryshfet nga zyrtarë të ndryshëm. Rama duhet ta ketë ditur se McGonigal ishte pjesë e personave që paguante qeveria e tij. Dhe them se shuma që i është paguar do jetë me siguri më e lartë se 225 mijë dollarë.

Unë kam raportuar në bazë të dëshmive të personave se McGonigal ka qenë i përfshirë me biznesmenë shqiptarë, ka qenë i korruptuar nga biznesmenë shqiptarë. Sipas zyrtarëve të FBI, ai mund t’i ndihmonte që të hiqeshin nga listat e sanksioneve, nga listat e zeza apo nga lista e telasheve që iu ishin hapur në Uashington. Mendoj se kjo ishte pjesë e asaj që quhej operacioni i shkundjes.

Sigurisht nga këndvështrimi amerikan, shitja e sekreteve amerikane e komprometon hetimin amerikan dhe kjo është pjesë e një ndjekje penale në SHBA. McGonigal e ka pranuar fajësinë dhe i është dhënë dënimi prej 50 muajsh në burg. Për mendimin tim ai meriton 50 vjet në burg, jo 50 muaj.

Shpresoj që të jetë kështu. Problemi në këndvështrimin amerikan është se McGonigal ka qenë i përfshirë në nivele të larta korruptive me qeveri të ndryshme, dhe kjo pjesë që i takon Shqipërisë mund të humbasë në këtë pazëll. Sepse pjesa që takon Shqipërisë nuk është kaq domethënëse se ajo që i takon Rusisë apo Kinës.

Shpresoj që do ketë edhe më tepër raporte nga Departamenti i Drejtësisë. Nëse nuk e bën Departamenti i Drejtësisë, atëherë Kongresi do bëjë pyetjet e drejtpërdrejta dhe nuk e di nëse Departamentit të Drejtësisë do i interesonte të publikonte se sa keq ka qenë kjo çështje. Në këtë rast të gjithë përgjegjësinë dhe të gjithë punën tjetër e zhvillon Kongresi”, theksoi Schindler.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx