Ballina Blog Faqe 171

Ervin Salianji i drejtohet në studio Grida Dumës: Kënaqësia ime e përjetshme

0

Ervin Salianji ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në “Top Story” me Grida Dumën.

Gjatë prezantimit të të ftuarve nga Grida Duma, një përshëndetje sa e rrallë aq edhe e këndshme ka ardhur për moderatoren nga Salianji. Me buzëqeshje ish-deputeti iu drejtua Dumes duke i thënë “kënaqësia ime e përjetshme”. 

Grida Duma: Kam gjashtë të ftuar sonte, duke e nisur me një kënaqësi super të veçantë që kam Ervin Salianjin në studio. Mirëmbrëma, mirë se erdhe.

Salianji: Mirëmbrëma, kënaqësia ime… e përjetshme.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

DASH zbardh dosjen hetimore ndaj ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, McGonigal!

0

Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara ka publikuar dosjen me hetimet ndaj ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal.

McGonigal është një nga zyrtarët më të lartë të FBI-së mbi të cilin rëndojnë dy akuza, mes të tjerash, për udhëtime me shpenzime të paguara në Tiranë ku është takuar me kryeministrin Edi Rama dhe për marrjen e një shume prej 225 mijë dollarësh nga një shqiptaro-amerikan.

Në konkluzionet e dosjes hetimore të publikuar nga DASH thuhet se: “Veprimet e McGonigal, ndërsa shërbente si zyrtar i lartë i FBI-së i ngarkuar me mbikëqyrjen e çështjeve të ndjeshme të kundërzbulimit dhe kriminalitetit, ishin të jashtëzakonshme dhe cenonin vlerat thelbësore të FBI-së: integritetin, përgjegjshmërinë dhe udhëheqjen që priten nga të gjithë punonjësit e saj. Përmes skemës së tij, McGonigal dëmtoi qëllimisht një çështje të rëndësishme penale, shkeli besimin e publikut dhe komprometoi integritetin e FBI-së”.

Na faqen nr 5 të dosjes, DASH ndalet te udhëtimet e McGonogal në Shqipëri dhe te takimet e ish-agjentit të FBI-së me kryeministrin Edi Rama.

“Ne e arritëm në përfundimin se McGonigal keqpërdori informacion konfidencial të një çështjeje për përfitim personal dhe për përfitimin e një personi tjetër, duke shkelur rregulloren 5 C.F.R. § 2635.703.

McGonigal gjithashtu ka shkelur Kodin e Shkeljeve të FBI-së 2.12 dhe Udhëzuesin e Politikës së Etikës dhe Integritetit të FBI-së, i cili përfshin udhëzimet dhe ndalimet etike të përcaktuara në Standardet e Sjelljes Etike”, thuhet në dosjen e DASH.

McGonigal përballet me dy akuza, një në Nju Jork dhe një në Uashington D.C., ku në rastin e parë akuzohet se ka ndihmuar Oleg Deripaska, një oligark rus nën sanksione, me qëllim që të hiqet nga lista e biznesmenëve të sanksionuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara.

Në rastin e dytë, në akuzën në D.C., McGonigal akuzohet se ka përfituar së paku 225 mijë dollarë si dhe udhëtime me shpenzime të mbuluara nga dy shqiptarë.

I pari referohet në aktakuzë si Personi A, një shqiptar i natyralizuar amerikan me banim në Nju Xhersi, i cili vihet në dukje se ka qenë punonjës i shërbimeve sekrete shqiptare dekada më parë.

Personi në fjalë i ka dhënë paratë McGonigalit, mes të tjerash që ky i fundit të hapë një hetim në SHBA në lidhje me një lobues që ka lobuar “për një parti të ndryshme me atë të kryeministrit shqiptar”.

Akuzat që rëndojnë ndaj tij lidhen me faktin se ai ka dështuar të raportojë në sistemin e mbrojtjes së integritetit të zyrtarëve të FBI-së përfitimet në para të thata dhe në mbulime shpenzimesh udhëtimi si dhe takimet me zyrtarët e huaj, përfshirë kryeministrin e Shqipërisë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Rama batuta me kryebashkiakun e PD: Hudhrën e paskemi me vete

0

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot planin për menaxhimin e plazheve, duke shënjestruar fenomenin e shezlongëve të vendosur krah për krah dhe duke paralajmëruar se kjo praktikë nuk do të tolerohet më.

Në fjalën e tij, Rama u ndal edhe te Kavaja, ku theksoi se pritet një bashkëpunim i sinqertë për të frenuar ndërtime të reja që po zënë hapësirën e pishave. “Shpresoj të na bashkohet dhe Kavaja demokratike… Ka ardhur kryetari i bashkisë së Kavajës këtu? Rrofsh, hudhrën e paskemi me vete, do të na shkojë mirë”, u shpreh ai, duke thumbuar kryetarin e bashkisë, Fisnik Qosja. .

Kryeministri njoftoi se shumë shpejt do të publikohet plani i ri për bregdetin, ku disa plazhe do të kalojnë nën administrimin e plotë të bashkive. Ai theksoi se dy prej tyre tashmë janë të përcaktuara: Ksamil dhe Dhërmi.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Veliaj uron fëmijët për fillimin e shkollës, Shabani: Tiranës i duhet një kryetar, jo një …

0

Endri Shabani ka ironizuar Erion Veliajn, pas reagimit të këtij të fundit në kanalin e vet në facebook, ku uronte nga burgu fëmijët për vitin e ri shkollor. Ndër të tjera, Shabani ka vënë theksin te ushqimi që duhet të serviret për ta, fakt për të cilin kishte folur edhe Veliaj në rrjetet sociale.

Kreu i Nismës “Thurrje”, evidenton se Erion Veliaj nuk mund të jetë Kryetar i Bashkisë së Tiranës duke i treguar se pse nuk mund të qeverisë pas hekurave. Madje me një rresht të shkruar nga kryebashkiaku pas qelisë, ku fëmijët nuk mund të ushqehen sepse ai gjendet në burg, Shabani duket se i “tregon udhën” për t’u larguar përfundimisht nga ky post i rëndësishëm në politikën shqiptare.

“Tiranës I duhet një kryetar, jo një kuzhinier.

Prej një viti kërkoj me ngulm që shkollat publike në Tiranë të ofrojnë ushqim falas për fëmijët.

Sot, përgjigjen na e dha vetë kryetari i burgosur i bashkisë, Erion Veliaj.

Ai deklaroi se arsyeja pse fëmijët nuk ushqehen në shkolla është fakti që kryetari i bashkisë ndodhet në burg. Pra edhe ai e kupton që nga burgu nuk mund të qeverisë Tiranën.

Ne nga burgu nuk e nxjerrim dot. Por ajo që mund të bëjmë është ta shkarkojmë dhe të zgjedhim një kryetar të ri bashkie, në mënyrë që fëmijët tanë të mos paguajnë çmimin e problemeve të tij me drejtësinë.

Prandaj u bëj thirrje të gjithë anëtarëve të Këshillit Bashkiak të votojnë mocionin tim për shkarkimin e Erion Veliajt. Kjo është e vetmja mënyrë për të garantuar që fëmijët e Tiranës të kenë ushqim në shkolla dhe që bashkia të qeveriset normalisht.

Kryetari e pranoi vetë që për sa kohë është në burg, fëmijët e Tiranës nuk do të kenë ushqim në shkolla. Çfarë presim më?”, shkruante në facebook, Endri Shabani.

Ndërkohë, më herët, reagoi në rrjetet sociale Erion Veliaj, i cili uronte fëmijët për vitin e ri shkollor, ndërsa ndalej edhe te i biri që këtë vit nis klasën e parë. Gjithashtu, ndër të tjera, ai theksonte mungesën e ushqimit, prej faktit se ai gjendet në burg. E për këtë, i është kundërvënë menjëherë Shabani.

Reagimi më herët i Erion Veliajt:

Një urim, një ndjesë dhe tre këshilla
Të dashur miqtë e mi, nxënës të Tiranës,
Prej dhjetë vitesh ju kam shkruar personalisht çdo shtator, për t’ju uruar sukses e mbarësi. Ndaj, edhe pse virtualisht, nuk doja të mungoja këtë vit për t’ju dhënë kurajo me një mesazh zemre.
Ky vit është posaçërisht i veçantë për mua, teksa edhe im bir shkon në klasën e parë. Edhe pse më është thyer zemra, pasi nuk mund ta shoqëroj në shkollë në ditën e parë, e di që edhe për shumë familje të tjera ka pasur sfida këtë vit. Por, kjo s’duhet të na heqë gëzimin e këtij fillimi të ri, shprese të re. Ndaj, nga zemra ju uroj sukses për vitin e ri shkollor 2025-2026.
Së dyti, një ndjesë të sinqertë. Ne kemi ndërtuar 50 shkolla të reja në Tiranë, totalisht europiane, dhe 110 kopshte e çerdhe të reja. Kjo më bën krenar për punën në bashki dhe për të gjithë ata që na kanë dhënë një dorë. Megjithatë, ndihem i keqardhur që u penguam në projektin tonë të drekës falas në shkolla – një ide që e kam dashur prej kohësh dhe që më në fund ishim gati ta implementonim. Dreka do ushqente fëmijët e Tiranës nga e majta dhe e djathta, vendalinjtë dhe të ardhurit. Ndalimi arbitrar i vullnetit të popullit për t’u qeverisur në bashki prodhon pasoja, ku projekti i drekës në shkolla është vetem njëri prej tyre. Megjithatë, përgjegjësia mbetet tek unë dhe do ta rikuperoj sa me shpejt që të mundem.
Dhe në fund, 3 këshilla që me shpresë do t’ua gjeni dobinë:

1.
Përqafoni dijen. Mësoni fort, lexoni shumë, kapni dijet, jo veç notat. Dija është e vetmja pronë që do keni gjithnjë me vete, dhe as e prish dot tërmeti, as përmbytet e as sekuestrohet. Është gjithmonë juaja dhe në dobinë tuaj.
Tiranën dhe kombin tonë mund ta çojnë përpara vetëm ata që shkëlqejnë në dije, ata që punojnë fort dhe sjellin risi, jo ata që pengojnë pa pushim. Qytetin në dritë e nxjerrin ata që ndjekin përpjekjet e mira, jo ata që përndjekin njerëzit e mirë.
Ndaj, bëhuni gjahtarë ideshë dhe jo gjahtarë njerëzish. Në një shoqëri demokratike, ku mund të jeni gjithçka, zgjidhni të jeni luanë dhe jo hijena.
Mësoni historinë për të mos e përsëritur atë! Lakojeni bukur gjuhën shqipe për ta përdorur si ilaç që shëron, jo si helm në rrjete e portale ndaj njëri-tjetrit. Thikat përdorini në një kurs gatimi, por kurrë në oborre shkollash ndaj shokut – brezi juaj nuk mund të jetë kopja e re e brezit të vjetër nga TV-të e një nate më parë. Përqafoni dijen miq, e ajo do t’ju nderojë.

2.
Përkraheni suksesin dhe mos i vajtoni stepjet e pengesat e përkohshme.
Nëse një nga shokët merr 10, bën një 3 pikësh apo fiton olimpiadën, gëzohuni të gjithë bashkë. E di që në shoqërinë tonë shpesh suksesi është një mëkat i pafalshëm, por ju jeni shpresë për një Shqipëri të re, ku solidariteti e mirësia e mund arrogancën e injorancën.
Rrëzimi nuk është e kundërta e suksesit, e as nuk zgjat pafundësisht. Jeta mund t’ju ulë në gjunjë dhe më poshtë se ëndrra juaj më e keqe – ja, më pyesni mua – por, nëse ngrihesh dhe ja kris vrapit sërish, më fort e më shpejt, e rigjen veten dhe vendin që meriton.
Dhe nëse shihni të tjerë që rrëzohen, mos iu gëzoni fatkeqësisë së tyre sepse padrejtësia diku, shpejt kthehet në padrejtësi kudo, ndaj fërkimi i duarve ndaj vuajtjes së tjetrit, as ju ndihmon, as ju nderon.
Përqafoni sukseset e njëri-tjetrit dhe jepini dorën shoshoqit për t’u ngritur më shpejt e avancuar më fort.

3.
Familja dhe miqtë nuk mund të zëvendësohen nga teknologjia. Përdorini mjetet digjitale, por mos harroni se jemi njerëz. Inteligjenca artificiale mund të zgjidhë probleme të matematikës apo t’ju kompozojë një këngë, por nuk ka empatinë e një shoku a një shoqeje që të përqafon, qan e qesh me ty, të ngre humorin kur pengohesh, të brohoret kur ringrihesh.
Kaloni kohë cilësore me familjet tuaja; nuk ka telefon, avatar apo chatbot që zëvendëson prindërit, gjyshërit, motrën e vëllain. Jeta nuk është e pafundme dhe as e parashikueshme, ndaj shijoni çdo moment e çdo mundësi për të qenë bashkë, biseduar, luajtur e udhëtuar.
Unë, si edhe ata, jam shumë krenar për ju. Në këto 10 vite që ju kam njohur – disa prej jush, që nga kopshti e gjer në gjimnaz, – kam parë te ju të ardhmen, dhe më është dukur e shkëlqyer. Kam parë shqiptarët e rinj plot mirësi, përulësi, dije, zell, të mençur e të dashur.
Forca pra, për një vit tjetër të shkëlqyer!
Ju dua shumë!
Lali Eri

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Rama paralajmëron burg për ata që vjedhin ujin

0

Kryeministri Edi Rama tha se ata që vjedhin ujin do të përballen me heqje lirie. Kreu i qeverisë tha se do të vendosin vijat e kuqe, aty ku fatkeqësisht, sipas tij, bashkitë nuk e vendosën dot. Rama tha se me furnizimin e plotë me ujë do të arrijnë sukses sikurse arritën me furnizimin me energji elektrike. 

“Ajo çfarë po bëjmë me këtë fazë të dytë të reformës është të garantojnmë në shërbimim me ujë suksesin që garantuam me shërbimin me energji elektrike. Dhe siç sot furnizimi me energji nuk është më një problem, pasiguri apo ankth dhe alarm, ashtu të jetë në Shqipërinë 2030 furnizimi me ujë. Njësoj siç bëmë me energjinë, ka ardhur koha që të bëjmë me këtë operator kombëtar, i cili do të jetë sinergjia e  15 shoqërive ekzistuese dhe me organet e tjera ligjzbatuese vendosjen e vijës së kuqe që fatkeqësisht bashkitë nuk e vendosën asnjëherë mes atij që paguan dhe atij qe vjedh ujin. Ai që paguan ka të drejtën të vëjë kujën se pse nuk e merr ujin. 

Ndërsa ai që e vjedh duhet të penalizohet me heqje lirie, siç ndodhi me ata që vjedhën energjinë elektrike. U tregua një përrallë e gjatë që u kthye në një të vërtetë që iu hoq liria atyre që nuk paguan energjinë. Jo nuk është e vërtetë. Atyre iu pre energjia se një gjë është të mos e paguash dhe një gjë është ta vjedhësh. Siç krijuam Task forcën e energjisë, do krijojmë edhe atë të ujit. Do punojmë fort që të respektojmë shumicën e popullit që paguan rregullisht ujin dhe që meriton shërbim më të mirë. Nuk mundet që shumica të paguajë edhe për pakicën dhe të vuajë se pse një pakicë do të marrë qyl një mall që ka koston e vet”, u shpreh Rama. 

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Flutura Açka: Opozita i dhuroi Ramës fitoren me Kodin e Ri Zgjedhor

0

Teksa pritet konstituimi i Kuvendit të ri, deputetja Flutura Açka ka mbajtur një fjalim në Kryesinë e Kuvendit. Ajo tha se opozita i dhuroi fitoren Edi Ramës me votimin e Kodit të Ri Zgjedhor.

“Në javët e fundit të kësaj legjislature seancat tona parlamentare e humbën disi kuptimin ndaj kam hezituar të mbaj fjalën e fundit. Për ne opozitarët seancat kanë humbur kuptimin që me votimin e Kodit të ri Zgjedhor. Jemi ndëshkuar nga shqiptarët për amoralitetin e gatimit të Kodit.

Opozitarët që votuan Kodin lehtësuan fitoren Ramës dhe ia dhuruan me 12 mandate në Kuvend. Votimi i Kodit diabolik Zgjedhor erdhi pas flirteve me mazhorancën dhe shkeljen e syrit për komisionin anti-SPAK”, u shpreh Açka.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Ulsi Manja: Për Kodin e ri Penal pyetëm ekspertë vendas dhe të huaj

0

Këtë të enjte, ka nisur cikli i dëgjesave publike për draftin e shumëdiskutuar të Kodit të Ri Penal.

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja gjatë fjalës së tij shpjegoi procesin e konsultimeve dhe diskutimeve ku tha se është marrë mendimi i ekspertëve vendas dhe ndërkombëtarë për hartimin e kodit të ri.

“Pjesa e përgjithshme e Kodit Penal është materializuar gjatë voitit 2020, nga një grup pune që e ka kryesuar Arben Rakipi, drejtori i Shkollës së Magjistraturës dhe këtij grupi pune i janë bashkëngjitur herë pas here ekspertë të fushës, qoftë nga avokatia, prokuroria, ekspertë të lirë e me radhë.

Pjesa e përgjithshme, është finalizuar me një tryezë të përbashkët me përfaqësues të SPAK, BKH, prokurorive si dhe drejtues të këtyre prokurorive, si dhe përfaqësues të asistencës ndërkombëtare. Flasim vetëm për pjesën e përgjithshme. Drafti i është dërguar për mendim dhe disa ekspertëve italianë, të cilët e kanë asistuar Ministrinë e Drejtësisë përmes Agjencisë italiane për bashkëpunim. Më 11 Korrik më 2021 e kanë sjellë. Sigurisht pastaj masa e refelektimit të atyre komenteve është çështje që i takon grupit të punës.

Në vitin 2023 si ministër i Drejtësisë kam ngritur një grup pune jo për të shkruar kodin e ri penal, por për të bërë një vlerësim të disa indikatorëve të draftit penal. Dhe i kam lënë afat këtij grupi pune që ka qenë fundi i tetorit 2023, sepse na duhej të kapim dhe axhendën e fundit të negociatave sepse na duhet një Kodi ri penal deri në fund të 2026.

Janë kryer rreth 40 takime me ekspertë të fushave të ndryshme me qëllim diskutimin nen për nen të draftit.

Grupi i punës në fazën e rishikimit të draftit ka kryer me të gjithë aktorët që kanë qenë të interesuar për të qenë pjesë e këtij diskutimi. Jo konsultim publik, por “think tank” për të thither mendimin e ekspertëve të fushës. Drafti është dorëzuar në Ministri sipaas afatit, për të bërë një vlerësim të 54 direktivave që përmbajnë vepra penale të BE. Pastaj në 25 korrik ne patëm tryezën e parë të prezantimit të këtij kodi po në këtë ambient nga grupi i punës. Ky është procesi të nderuar miq, një proces i cili ka filluar që në filtin 2019, dhe kemi të bëjmë me një draft që ka marrë një kohë të madhe të shkrimit dhe hartimit të tij si draft.

Ne kemi patur rolin si porositësi i këtij drafti, grupi i punës është asistuar, por dhe Sekretariati ka qenë nën udhëheqjen e Ministrisë së Drejteësisë dhe do vazhdojmë ta kryejmë këtë rol derisa drafti të hyjë në procedurën parlamentare. I kemi marrë të gjitha vërejtjet shënim.”, deklaroi ministri Manja.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Selami Jenisheri mbështet PD-në në Kolegjin Zgjedhor: Zgjedhjet farsë që prej vitit 2021! Duhet t’i dalim për zot popullit

0

Kryetari i partisë “Bashkimi Popullor i Pensionistëve”, Selami Jenisheri është paraqitur sot në Kolegjin Zgjedhor për të mbështetur Partinë Demokratike në betejën ligjore me KQZ lidhur me certifikimin e zgjedhjeve të 11 majit.

Për Partinë Demokratike sot është mundësia e fundit për të rrëzuar rezultatin e certifikuar e parlamentareve të zhvilluara më 11 maj.

Jenisheri pretendon se këto zgjedhje janë një farsë që prej vitit 2021.

“Ne nuk jemi deputetë për të mbyllur gojën këtu. Na i ka mbushur xhepat me para populli dhe jemi betuar aty se do t’i dalim zot. Duhet të përulemi përpara popullit”, thotë Jenisheri.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

“Përplasje klanesh brenda PS”, gazetari zbulon ministrat që fuqizohen në qeverinë ‘Rama 4’

0

Gazetari Bledian Koka në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, zbuloi pritshmëritë që ka për kabinetin e ri qeveritar, emrat e të cilit do të zbulohen me shumë gjasë në Asamblenë e PS nga kryeministri Edi Rama.

Sipas tij pritet me kuriozitet roli që do të kenë në qeverinë e re tre figura me rëndësi brenda PS, siç janë zv/kryeministrja Belinda Balluku, kryeparlamentarja Elisa Spiropali dhe ministri për Pushtetin Vendor, Arbian Mazniku.

Nuk pres asgjë përveçse ndonjë kurioziteti banal le të themi, se kush do ulet dhe kush do ngrihet brenda atyre që quhen pseudo-klane brenda PS-së. Jam kurioz të shoh se cili do jetë pozicionimi i tre figurave që për mua mund të quhen figura të forta brenda PS, që është ajo e zv/kryeministres, zonjës Balluku. Të kryeparlamentares Elisa Spiropali dhe një intuite timen personale për të parë se cili do jetë pushteti që do të marrë zoti Arbian Mazniku. Gjatë verës Rama ka dhënë disa mesazhe, kur nisi atë aksionin e shkarkimeve të administratorëve nga Vlora, ai pati në krah zotin Mazniku. Aty u duk sikur zoti Rama po orientonte në një farë mënyre pushtetin ose projeksionin e qeverisë së re”, tha Koka në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN.

Më tej ai tha se qeveria “Rama 4” do të ketë emra teknicienësh që i shkojnë për shtat reformave dhe procesit të integrimit në BE dhe se kryeministri do të “çlirohet” nga vartësit që kanë çështje të hapura me drejtësinë.

Kam lexuar se edhe nga informacionet që kanë dalë deri tani, janë dy mënyra që mund të ndërtohet qeveria. Gjëja e parë është që flitet për një qeveri më teknike, për shkak të punës që do duhet të bëjë qeveria për afrimin e legjislacionit për integrimin në Be dhe e dyta për çlirimin e qeverisë nga ngarkesa e ministrave që mund të kenë çështje me organin e akuzës”, zbuloi Koka në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Koka përplaset me Dash Sulën: Thoni se PD është e poshtër kur s’bëheni deputetë!

0

Një debat i fortë u zhvillua në studion e A2 CNN mes deputetit demokrat Dashnor Sula dhe gazetarit Bledian Koka.

Sula akuzoi se opozita është “shitur” që më 26 korrik 2024, kur u miratua Kodi Zgjedhor:

“Jam i vetmi nga grupi i Berishës që votova kundër. Nuk e pashë interesin tim personal, por nuk votova sepse nuk ishte rruga e opozitës. Opozita iu dorëzua Ramës, kjo është bashkëqeverisja. Nuk ka të bëjë me ndarjen e ministrive apo bashkive. Martesa PS-PD është bërë me bekimin e Sali Berishës dhe Edi Ramës.”

Ndërsa gazetari Koka e kundërshtoi duke theksuar se ideja e bashkëqeverisjes “sponsorizohet nga mazhoranca”:

“PD gjithmonë ka vuajtur nga njerëz që mendojnë ‘në mos qoftë për mua, mos qoftë për askënd’. Pse nuk shkove në Elbasan për inceneratorët? Marrëveshjet për amnistinë dhe Kodin Zgjedhor nuk janë pazare, ose nuk e njeh politikën ose do ta shesësh si të tillë.”

Sula këmbënguli se në PD duhet të mbizotërojë meritokracia: “Edhe Rama ka deputetë që nuk i do, por ata marrin vota. Në PD pyesin vetëm ‘a na do kryetari nesër?’”.

Koka iu kundërpërgjigj se politika ka nevojë për qëndrestarë: “PD dëmtohet nga individë që sa herë nuk bëhen deputetë, thonë që partia është e keqe.”

Sula e mbylli duke thënë: “Në 2013 dhe 2015 partia ime ma vodhi mandatin, por nuk e hapa gojën.”

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx