Ballina Blog Faqe 41

Vendimi për ish-krerët e UÇK-së/ Krasniqi dënohet me 25 vite burg, Veseli me 18 vite burg dhe Selimi me 13 vite burg

0

Gjykata në Hagë shpalli fajtor Jakup Krasniqin për disa nga akuzat për krime lufte, ndërsa e shpalli të pafajshëm për akuzat për krime kundër njerëzimit.

Ai u dënua me 25 vjet burg. Gjatë shpalljes së vendimit, trupi gjykues deklaroi se Krasniqi është fajtor për arrestim dhe ndalim të paligjshëm të 385 personave, trajtim mizor si krim lufte ndaj 49 personave, torturë si krim lufte ndaj 49 personave dhe vrasje të paligjshme të 96 personave.

Ish-kreu i UÇK-së Kadri Veseli është dënuar me 18 vite burg në total për krime lufte, trajtim mizor, torturë e vrasje.

“Ju shpall fajtor për arrestim dhe ndalim të paligjshëm, trajtim mizor si krim lufte, torturë si krim lufte, vrasje të paligjshme si krime lufte. Dëmin m 10 vite burg për krime lufte për arrestim të paligjshëm, dënim me 3 vite burg për krime lufte për trajtim mizor, dënim me 13 vite burg për krim torturë, dënim m 6 vite burg për vrasje të paligjshme. Ju dënon me 18 vite burg në të cilin do të llogaritet koha e kaluar në paraburgim”, vendosi gjykata.

Rexhep Selimi është dënuar me 13 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Trupi gjykues e shpalli Selimin fajtor për krime lufte, përfshirë trajtimin mizor, torturën dhe vrasjen e paligjshme.

Dënohet me 25 vite burg Hashim Thaçi

0

Gjykata Speciale ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me 25 vite burg ish-kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, për rolin e tij si ish-drejtues i UÇK.

“Trupi gjykues ju shpall ju Hashim Thaci fajtor për pikën 3, arrestim dhe ndalim të paligjshëm, kundër së paku 385 personave, trajtim mizor si krim lufte kryer kundër së paku 49 personave, torturë si krim lufte kryer kundër së paku 303 personave, dhe vrasje të paligjshme si krim lufte, kryer kundër së paku 96 personave”, thuhet në vendimin e trupit gjykues.

Vendimi për ish-krerët e UÇK-së, Kryegjykatësi: Nuk ka pasur krime kundër njerëzimit

0

Ka nisur leximi i aktgjykimit në Dhomat e Specializuara në Hagë. Vendimi po lexohet nga kryesuesi i trupit gjykues, gjyqtari amerikan Charles Smith.

Në fjalën e parë, Smith deklaroi se “aktgjykimi shqiptohet publikisht në emër të popullit të Kosovës”, ndërsa u bëri thirrje të pranishmëve në sallë të ruajnë qetësinë.

Kryegjykatësi i trupit Gjykues, Charles L. Smith tha se nuk ka pasur krime kundër njerëzimit nga katër udhëheqësit e UÇK-së.

“Lidhur me ekzistencën e një sulmi të përhapur kundër popullatës civile si kusht për krim kundër njerëzimit Trupi gjykues Konstatoi se ZPS-ja nuk ka arritur të vërtetojë se ishte kryer ky sulm i përhapur gjerësisht kundër popullatës civile”, ka thënë kryetari i trupit gjykues.

Me herët, ai tha se kjo çështje gjyqësore nuk ka të bëjë me legjitimitetin e UÇK-së, por vetëm me përgjegjësi personale.

Duke shpjeguar se çfarë është objekt i procesit gjyqësor, Smith ka theksuar se çështja ka të bëjë me veprimet dhe sjelljet e të akuzuarve dhe jo me vlerësimin e UÇK-së apo të qëllimit të saj politik.

“Kjo çështje gjyqësore ka të bëjë me veprimet dhe sjelljet e të akuzuarve që lidhen me këtë çështje. Nuk ka të bëjë me legjitimitetin e UÇK-së dhe synimin e saj për një Kosovë të pavarur”, është shprehur ai.

“Absurd që nuk ka ndodhur kurrë”, Dash Shehi: Rama po e zvarrit çështjen Veliaj deri në zgjedhjet lokale

0

Një grotesk politik dhe administrativ, e ka cilësuar kreu i LZHK-së situatën e krijuar me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se po e zvarrit çështjen deri në zgjedhjet vendore. në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN Shehi theksoi është e papranueshme që bashkia më e madhe e vendit të drejtohet nga një kryetar që ndodhet në burg.

“Është turp për gjithë shtetin shqiptar për që një njeri që është në burg dhe drejton bashkinë më të madhe të vendit. Edi Rama do ta zvarrisë këtë punë deri kur të afrohen zgjedhjet lokale. Këtë shenjtallikun politik e di mirë. Ai e tërheq zvarrë se ato që ka vënë të te bashkia kanë qenë njerëzit e vet. Nuk merret vesh kush janë njerëzit e atij dhe këtij. E rëndësishme është që këto s’janë më për qytetin. Ky është një absurd që nuk ka ndodhur në asnjë vend”, theksoi Shehi në Off the Recrd me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Shehi tha se kjo situatë po paralizon administrimin e kryeqytetit dhe po krijon pasiguri brenda vetë Partisë Socialiste për pasuesin e mundshëm të Veliajt.

“Këto për të mbrojtur veten e vet kanë për borxh ti bien institucionit me mos pyet për asnjë gjë. Dhe e kanë treguar gjithë personazhet që janë këtu në Shqipëri. Shumë pak kanë qenë ato që kanë thënë unë po dorëzoj letrat. Këto do ta shtyjnë këtë lloj historie. Duket qartë, erdhi viti i ri mandatohet ai që do hyjë në garë. Është zgjidhur kjo punë. Kush e di si i kanë konflikte atje brenda Partisë Socialiste. Po ta thashë kryeqytetin e Shqipërisë e ka çuar në një situatë grotesku politik administrativ”. (A2 Televizion)

Qindra shqiptarë mblidhen në Hagë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK, policia holandeze urdhëron largimin e tyre

0

Qindra shqiptarë janë mbledhur në Hagë, pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Mbështetësit kanë udhëtuar nga Kosova, Shqipëria dhe diaspora, ndërsa janë grumbulluar pranë objektit të gjykatës në ditën kur pritet shpallja e aktgjykimit për katër ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në duart e tyre mbajnë flamuj të UÇK-së dhe simbole shqiptare, ndërsa në zonën pranë gjykatës janë krijuar grumbullime të mbështetësve.

Policia holandeze u ka dhënë urdhër të gjithë të mbledhurve para ndërtesës së Hagës që të largohen nga aty në prag të shpalljes së vendimit për katërshen e UÇK-së. Ata kanë paralajmëruar se përndryshe do të përdoret forca kundër tyre.

 “Urdhër nga policia që të largoheni nga ndërtesa e tribunalit. Përndryshe jemi të detyruar që të përdorim forcën ndaj jush”, thuhet në urdhrin e policisë, raporton KosovaPress. 

Forcat e policisë holandeze janë shtuar rreth ndërtesës së Gjykatës Speciale në Hagë, pak para shpalljes së vendimit për katër ish-krerët e UÇK-së.

Tensionet janë shtuar në zonën përreth Gjykatës Speciale, ndërsa policia ka përforcuar praninë e saj në prag të momentit kur pritet të shpallet vendimi.

Deputeti i PD bën deklaratën e fortë: SPAK duhet të shkrihet!

0

Deputeti i PD Klevis Balliu ka deklaruar se SPAK-u duhet të shkrihet, pasi sipas tij Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar po garanton vijueshmërinë e vjedhjeve të qeverisë.

I ftuar në emisionin “Puls” nga Bruna Çifligu në A2CNN, Balliu vuri në dukje faktin që SPAK nuk kryen konfiskime gjatë hetimeve të aferave mazhorancës.

“Kjo është pseudo-drejtësi, pseudo-sistem. Kjo strukturë duhet të shkrihet! Kjo strukturë po garanton vazhdueshmërinë e vjedhjes së Edi Ramës. Edhe SPAK-u, po po. Më thoni çfarë kanë konfiskuar nga vjedhja. Ku janë lekët?! Më thoni një aferë që kanë ndaluar. Arrestuan Beqajn për sterilizimin, ne vijojmë paguajmë për sterilizimin. Arrestuan këta për inceneratorët, ne vijojmë paguajmë për inceneratorët. Këta janë garantët e aferave! Aferat vazhdojnë prej këtyre”.

Ndër të tjera Balliu tha se SPAK-u ka kandidatët e vet në zgjedhje, dhe zgjedhja e Ervin Demos si ministër i Brendshëm lidhet me faktin që ai është miku i Klodian Brahos.

“SPAK-u është politikë. Ka kandidatët e vet. Këtë ministrin e Brendshëm Demo, e ka të vetin ai, mikun e vet, që e ka në listën e Beratit. Klodian Braho është mik i afërt i Demos, dhe emërimi i Demos lidhet pikërisht me këtë çështje”. 

Rrëfehet 34-vjeçarja: Daja i Zegjine Caushit më çoi në ferra dhe më përdhunoi

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak ditë më parë në Roskovec, ku Bledar Bakaj shkoi në shtëpinë e ish-bashkëjetueses së tij, duke dhunuar babain e saj.

Por 34-vjeçarja ka treguar vuajtjet që ka kalur për disa koha nga bashkëjetesa me Bakajn, që siç thotë ajo është daja i deputetes së PS, Zegjine Caushi.

Në një intervistë për emisionin “Me Zemër të Hapur” të Evis Ahmetit, ajo thotë se Bledar Bakaj ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, madje edhe e ka përdhunuar.

Sipas saj, me Bledar Bakajn u njoh nga halla dhe arsyeja ka qenë pasi ai i kishte premtuar punë, pasi e reja kishte nevojë për para për të blerë ilaçe për babain.

“Mu shfaq një si doktor, me përparëse. Ai doli nga prapa, me merr prej gurmazi më fut në makinë dhe merr ne telefon babain. I thotë babait që kam marrë ambulancën, por nuk ishte ambulancë. Më ka çuar në Levan, më ka futur nëpër ferra dhe më ka përdhunuar. Më ka marrë zvarrë, më ka çuar te e motra. Më ka çuar në varreza më thoshte, këtu është vendi jot”, tregon vajza e re.

Sipas saj, Bledar Bakaj është edhe daja i deputetes Zegjine Çaushi, madje thekson se është takuar me të, por thotë se ajo nuk ka faj.

“Është daja i Zegjinëse drejtpërdrejt. E kam takuar pas dy ditësh. Do na fusë në telashe tha. Se unë nuk mbaj përgjeshi për dajat ca bëjnë”, tha 34-vjeçarja.

Më tej ajo thotë se ajo e kërcënonte vazhdimisht, duke i thënë se po tregova “varrin e ke hapur”.

Karamuço zbardh historinë e fortë të Alket Rizait: E dinin në burg por e ndaluan në post-bllok

0

Eksperti Ervin Karamuço ka folur në “Now” për historitë e arratisjeve dhe profilin e Alket Rizait. Ai thekson se arratisjet spektakolare me helikopter kanë ndryshuar standardet e sigurisë në burgjet evropiane, duke sjellë vendosjen e rrjetave të sipërme në ambientet e ajrimit për të parandaluar ngjarje të ngjashme.

“Masat që u morën në rang evropian ishin vendosja e rrjetave të sipërme në ambientet e ajrimit. Ne nuk e kemi pasur këtë përpara. Ne tani e kemi vendosur më shumë për dronët, por helikopteri nuk është një gjë e pamundur edhe te 313 ose në burgje të tjera, sidomos në ato që kanë sheshe të hapura ku mundësia për të vajtur me një helikopter privat është e madhe. Standardet dhe rregullat e sigurisë mbi sigurinë kanë ndryshuar në nivel evropian”.

Karamuço shpjegon burgun ku qëndronte Rizai, një ambient me kushte mjaft të rënda, por nga ana tjetër, me një hapësirë që bën të mundur lehtësisht hyrjen e një helikopteri për arratisje.

“Koridhalosi ishte burgu ku u arratis Alket Rizaj. Është burgu më famkeq ku shkelen çdo ditë të drejtat e njeriut. Ka një mbingarkesë të jashtëzakonshme.

Të gjithë këta komisionerë të të drejtave të njeriut, qoftë të OKB-së apo Këshillit të Evropës, kanë thënë që aty ka një torturë ç’njerëzore mënyra se si trajtohen, jo vetëm shqiptarët.

Është në zonën e sipërme të Pireut, pra nuk është tamam në Athinë. Dhe ishte një burg me një sipërfaqe të madhe që kishte shumë afër një helioport, nëpërmjet të cilit helikopteri mbërriti shumë shpejt. Sepse është edhe problemi i interceptimit: Ku po fluturon? Pse fluturon kaq ulët? e të tjerë. Ai e bëri shumë shpejt xhiron, u ul. Ndërkohë që Alket Rizajn po e merrnin, qëlloheshin kullat e vrojtimit të policisë dhe çdo gjë mbaroi.

Po edhe në këtë rast, shërbimet sekrete greke hetuan policinë sepse dyshonin që ishin marrë lekë diku për të favorizuar këtë arratisje. Dhe sigurisht aty u pa dhe një lidhje e tij e ngushtë me botën kriminale greke, sepse ai u ndihmua së bashku me një kryemafioz grek të asaj kohe”, tha Karamuço.

Më tej, eksperti shton se autoritetet greke kanë ngritur post-blloqe masive në autostrada dhe po kontrollojnë mjetet lundruese. Sipas Karamuços, kthimi ose kapja e tij nga policia greke është vetëm çështje kohe.

“Ai nuk është shumë i sigurt jashtë burgut sepse ka dhe grupe rivale të cilat kanë kërkuar prej kohësh kokën e tij. Megjithatë është çështje kohe përpara se ai të rikthehet.

E gjithë Greqia është në një alarm të madh tani sepse kufijtë po kontrollohen, ka post-blloqe në Athinë dhe në qytete të tjera kryesore, sidomos në autostradën drejt Selanikut. Mendohet se mund të shkojë në Lindjen e Mesme me anije lundrimi, meqë janë me mijëra anije në Greqi dhe mund të jetë i fshehur në to. Kishte një sërë alternativash se si ai person mund të largohet dhe të shkojë në një vend të sigurt.

Megjithatë unë mendoj që do të kthehet shumë shpejt. Policia greke ka një qasje tjetër të sigurisë, interceptimit dhe inteligjencës të cilën ne nganjëherë duhet ta ndjekim sepse është goxha e fortë”, tha Ervin Karamuço.

Pasi mbeti në burg, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

0

Nga Andi Bushati

Mes thirrjeve të protestuesve të vendosur përpara Gjykatës së Lartë që kërkonin:‘O gjykatës bëj drejtësi, lër Veliajn në qeli’ anëtarët e ssj kanë vendosur këtë të martë ta lënë në burg Erion Veliajn duke e parë masën e izolimit si proporcionale në raport me funksionin e tij

Seanca e nisur në orën 09:30 në Dhomë Këshillimi erdhi si pasojë e një vendimi për  rishqyrtim nga Gjykata Kushtetuese.Në vendimin që rmori për qytetarin e parë të Tiranës, Gjykata e Lartë arsyetoi se 9 akuzat që rëndojnë mbi kryebashkiakun si dhe tentativat për intimidim dëshmitarësh janë të mjafta për ta vijuar me izolimin e tij.

Kjo seancë u parapri nga një presion i madh politik mes deputetëve opozitarë të PD dhe përfaqësuesve të revolucionit të flamingove që e kërkonin Veliajn në burg dhe vetë strukturës së kryebashkiakut që luajti çdo gur për të dalë.

Me në të në etre nga burgu e Erion Veliaj i hiqi zv/kryetares së bashkisë Anuela Ristani, të drejtën për ta përfaqësuar dhe për të marrë vendime në krye të këtij institucioni, duke bërë një përpjekje për ta paraqitur rikthimin në detyrë pas një viti e gjysëm si të domosdoshëm.

Veliaj ia hoqi zëvendëses të drejtën e firmës me pretendimin se ajo nuk i qe bindur urdhrave të tij madje dhe ka hequr njerëzit e tij nga postet kyçe edhe kur ata e kanë fituar me gjykatë të drejtën për të vijuar.

Sipas kryatarit në detyrë kjo pengonte funksionet e tij kushtetuese. Kurioz u duk fakti se ai nuk ia delegoi askujt tjetër kompetencat duke e lënë bashkinë në një gjendje kaosi, sikur po ushtronte presion për lirimin nga burgu dhe rikthimin e tij, në krye të punëve.

Në 25 maj 2026 Kushtetuesja shfuqizoi vendimin e së lartës që e linte kryebashkiakun në burg duke argumentuar se kjo gjykatë nuk i kishte dhënë një arguemntim shterues propocionalitetit të mbajtjes nën arrest, sidomos duke pasur parasysh dhe faktin se i paraburgosuri ishte një politikan i zgjedhur me votën e qytetarëve Tani drejtësia ka folur. Ajo që mbetet në pikpyetje është: çdo të bëhet me qytetarët e Tiranës tani që për arsye të procesit Veliaj e futi Bashkinë në kaos. A do të vijojë të këmbëngulë ai që mos e delegojë sërisht atutoritetin dhe firmën dhe të shtiret si kryetar nga burgu?/ Lapsi.al

Shqiptarët në Milano në mbështetje të protestave në Tiranë, bëjnë thirrje për marshim masiv më 20 shtator

0

Të dielën, më 20 shtator në Milano pritet të zhvillohet një marshim në mbështetje të protestave që po zhvillohen në Tiranë.

Aktiviteti organizohet pas 17 protestash të zhvilluara radhazi dhe synon të përcjellë solidaritetin e komunitetit shqiptar që jeton në Itali dhe më gjerë.

Sipas njoftimit të organizatorëve, në marshim pritet të marrin pjesë edhe eurodeputetë, ndërsa aktiviteti synon të mbledhë një numër sa më të madh qytetarësh shqiptarë nga Lombardia, qytete të tjera të Italisë së Veriut dhe zona të ndryshme të Zvicrës.

Njoftimi:

Të dielën, më datë 20 shtator, pas 17 protestash radhazi, në Milano do të zhvillohet një marshim në mbështetje të protestave në Tiranë.

Në këtë aktivitet pritet të jenë të pranishëm edhe eurodeputetë.

Ju lutem, me mirësjellje, shpërndajeni posterin dhe këtë njoftim me miqtë, të afërmit dhe komunitetet shqiptare që jetojnë në Lombardi, por edhe në qytete dhe zona të tjera të Italisë së Veriut dhe Zvicrës, në mënyrë që të kemi një pjesëmarrje sa më të gjerë.

Gjithashtu, nëse në këtë grup ka gazetarë, ju lutem të njoftoni edhe kolegët tuaj, veçanërisht korrespondentët në Milano, nëse kanë mundësi ta ndjekin këtë aktivitet dhe të realizojnë një kronikë apo shërbim mediatik në lidhje me marshimin.

Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen dhe për përhapjen e këtij njoftimi!