Ballina Blog Faqe 55

Promovohet autobiografia e Jonuz Blakçori në kullat e Isa Boletini

0

Në kullat e Isa Boletinit në Boletin u promovua autobiografia e Jonuz Blakçorit, mësues dhe patriot.

Në kompleksin historik të kullave të Isa Boletini në Boletin, është promovuar autobiografia e profesorit, mësuesit dhe veprimtarit të çështjes kombëtare, Jonuz Blakçori.

Ky aktivitet u organizua pikërisht në këtë vend simbolik për shkak të lidhjeve dhe bashkëpunimit të ngushtë që Prof. Blakçori kishte me vetë figurën e shquar të historisë kombëtare, Isa Boletinin. Kullat u kthyen kështu në një hapësirë të veçantë kujtese, respekti dhe vazhdimësie të trashëgimisë sonë historike.

Në promovim morën pjesë familjarë të profesorit, akademikë, historianë dhe mysafirë të shumtë. I pranishëm ishte edhe ish-Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Në fjalët e tyre, pjesëmarrësit vlerësuan lart figurën dhe kontributin e Jonuz Blakçorit, duke theksuar se ai ishte një personalitet që i dha shumë arsimit dhe atdheut, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë kombëtare.

Ky aktivitet u përcoll nga gazetari dhe realizuesi i emisionit “Gjurmët”, Lorenc Shehu, ndërsa së shpejti pritet të transmetohet në Zjarr Televizion.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Bordi i Transparencës ul me 8 lekë çmimin e naftës

0

Bordi i Transparencës ka zhvilluar sot më 15 prill, mbledhjen e radhës, në të cilën ka vendosur çmimet tavan të shitjes me pakicë dhe shumicë për naftën dhe nënproduktet e saj.

Kështu, sipas sipas vendimit nafta me pakicë do shitet jo më shumë se 207 lekë për litër, duke u ulur me 8 lekë nga 215 lekë që ishte më parë.

-Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 207lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 195 lekë/litër.

-Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 174 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 162 lekë/litër.

Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot në orën 13:30 dhe do të jenë në fuqi deri në mbledhjen e radhës së Bordit, ku pritet rishikimi i tyre në varësi të lëvizjeve të tregut.

Bordi u ka bërë thirrje të gjithë operatorëve të shitjes me shumicë dhe pakicë që të zbatojnë me përpikëri vendimin, duke paralajmëruar se në rast shkeljesh do të merren masa, përfshirë edhe pezullimin e aktivitetit.

Në sqarimin e dhënë, referuar Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, parashikohet se në rast se çmimi i shitjes me pakicë për gazoilin tejkalon 220 lekë/litër ose për benzinën 200 lekë/litër, aplikohet niveli 80% i akcizës. Megjithatë, duke qenë se çmimet e vendosura janë nën këto kufij, do të vazhdojë të zbatohet niveli i plotë i akcizës prej 100%.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Zjarri te pallati 12-katësh, Policia ndalon 4 persona. Ndërtuesi shpallet në kërkim

0

Katër persona janë ndaluar nga Policia e Tiranës në lidhje me incidentin e ndodhur të martën ku një pallat 12-katësh në kryeqytet mori flakë. Nga zjarri shtatë persona u dërguan në spital, mes tyre edhe zjarrfikës që punuan për shuarjen e flakëve dhe evakuimin e banorëve.

Policia ka ndaluar administratorin e pallatit dhe menaxheren e marketit në afërsi të të cilit dyshohet se ndodhi zjarri.

Ndërkohë, ndërtuesi i pallatit është shpallur në kërkim policor, pasi do të merret në pyetje.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

“Kemi fjetur jashtë!”/ Flet banori i pallatit që u dogj: Mu bë shkrumb shtëpia 150 mijë euro

0

I prekur dhe pa mundësi për të gjetur një zgjidhje, një prej banorëve të prekur nga zjarri dje te pallati pranë QSUT-së, tregoi se kishte humbur gjithçka.

Apartamenti i tij në katin e katërt ishte një nga ato banesa ku gjithçka brenda u kthye në shkrumb e hi.

I moshuari tha për mediat, i irrituar se policia nuk e lejonte që të shkonte të shikonte shtëpinë e tij, të cilën e kishte blerë dy vite më parë 150 mijë euro.

Ai tha se natën e kishin kaluar jashtë, pasi nuk kishin ku të shkonin.

“Më është djegur shtëpia, në kat të katërt. E kam blerë 150 mijë euro para dy vitesh.

Me gjithë pajisjet brenda është bërë shkrumb komplet dhe nuk më lë kush të futem me pa shtëpinë time. E kam kaluar natën përjashta. Unë jam prej Dibre, nuk kam shtëpi këtu. Na leni rehat tani. Nuk rrezikuam”, tha ai.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Dosja “Partizani”, Edi Rama thirret në GJKKO

0

GJKKO ka pranuar kërkesën e Berishës për të thirrur si dëshmitar kryeministrin Edi Rama në cilësinë e ish-kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Sipas mbrojtjes, Rama është person kyç në këtë proces, duke pretenduar se ishte ai personi që përpiloi bazën ligjore për ndryshimin e destinacionit të truallit nga klub sportiv në shesh ndërtimi.

Seanca gjyqësor në GJKKO në ngarkim të kreut të PD, Sali Berisha dhe bashkëpunëtorëve të tjerë në çështjen e njohur si dosja “Partizani” ka nisur sot.

Trupa gjykues ka shqyrtuar kërkesat e palëve lidhur me administrimin e provave, duke vendosur pranimin e provave shkresore të paraqitura në proces. Po ashtu, gjykata ka vendosur që të thirren dhe të pyeten si dëshmitarë personat e listuar në kërkesën e Prokurorisë, si dhe ata të propozuar nga palët në proces.

Mes dëshmitarëve të pranuar për t’u thirrur është edhe Kryeministri Edi Rama, i cili do të pyetet në cilësinë e dëshmitarit në kuadër të këtyre hetimeve. Kërkesa për marrjen në pyetje të tij është pranuar nga GJKKO.

Rama do të merret në pyetje për të sqaruar rrethanat e çështjes në cilësinë e kryetarit të bashkise se Tiranës në atë kohë.

GJKKO ka refuzuar kërkesën për thirrjen si dëshmitar të oficerit të OPGJ Besmir Karanxha, i cili sipas avokatëve të Berishës, është aktivist i Partisë Socialiste dhe se është i paguar për të hetuar kryetarin e opozitës. Sakaq, gjykata ka pranuar të marrë në shqyrtim të gjitha provat shkresore të paraqitura nga SPAK si dhe provat shkresore të kërkuara nga avokatët mbrojtës të të pandehurve.

Dosja për aferën Partizani kaloi për gjykim më 19 maj. Berisha do të gjykohet për akuzën e korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë pasi akuzohet se, në cilësinë e kryeministrit, ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij.

Edhe Jamarbër Malltezi është nën akuzë për korrupsion por edhe për pastrim parash. Sipas SPAK, ai ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.

Ortaku i Malltezit, Fatmir Bektashi akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash, ndërsa trashëgimtari i tokës Xhimi Begeja dhe financierja Andia Pustina, që merrej me punët financiare dhe ligjore të kompanisë “Homeplan”, akuzohen për pastrim parash. Po ashtu, në gjyq për pastrim parash janë edhe tre kompanitë “Kontakt”, “Homeplan” dhe “Studio Pustina”.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Zjarri në pallatin pranë QSUT, zbardhet bilanci i dëmit: 30 apartamente të djegura plotësisht

0

Të paktën 30 apartamente rezultojnë të jenë djegur, sipas verifikimeve paraprake, si pasojë e zjarrit që përfshiu dje pallatin 12-katësh, pranë QSUT-së. 30 apartamentet e djegura janë shkrumbuar plotësisht dhe janë jashtë përdorimit. Aktualisht po bëhet monitorimi një nga një i banesave, ku policia po përdor edhe dron. 

Grupi hetimor ka sekuestruar të gjitha kamerat e sigurisë pranë kompleksit të banimit dhe sipas hetimeve paraprake, zjarri mund të ketë nisur nga kati i parë, nga një biznes në këtë kompleks banimi. 

Gjithë fasada e pallatit 12-katësh u përpi nga flakët në më pak se një orë. Re të dëndura tymi mbuluan zonën dhe shkaktuan panik e frikë te banorët e pallatit dhe të godinave ngjitur, që fatmirësisht mundën të evakuohen në kohë. 11 persona mbetën të lënduar, mes të cilëve edhe dy zjarrfikës.

Dy banorë të pallatit kanë pësuar djegie sipërfaqësore, të konsideruara nga mjekët si të lehta, ndërsa të tjerët kanë pasur probleme asfiksie për shkak të tymit, por të gjithë pa asnjë rrezik për jetën.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Transporti publik në kolaps, radhë të gjata pritje në stacione

0

Në orët e para të mëngjesit, pothuajse në të gjithë vendin është bllokuar lëvizja e qytetarëve me transportin publik.

Në Tiranë, në orët e para të mëngjesit, nga rreth 200 autobusë për afro 50 linja transporti, kanë operuar vetëm 115 prej tyre. Mungesa e mjeteve të transportit publik krijoi radhë të gjata dhe pritja në stacione, ku sipas qytetarëve sot koha e pritjes për të marrë këtë shërbim, ka qenë dyfish më e gjatë.

Në rrethe sipas shoqatave të Transportit Publik, sot numri i mjeteve të reduktuara ka arritur deri në 60%.

Në total, në të gjithë vendin funksionojnë rreth 450 linja të rregullta të transportit publik, një shërbim që ofrohet nga 250 operatorë.

Shoqatat e transportit paralajmërojnë për përshkallëzim të reduktimit të numrit të autobusëve në rast se institucionet nuk reagojnë për miratimin e kërkesave të tyre.

Kryetari i Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetës, Kostandin Foni, tha për “Monitor” se operatorët në të gjithë vendin nuk garantojnë vijueshmërinë e transportit as për ditët në vijim.

“Të gjithë operatorët, si në Tiranë dhe në rrethe janë të vendosur për reduktim të mëtejshëm të shërbimit dhe përshkallëzim në rast të mos reagimit. Në disa rrethe ditën e sotme reduktimi i mjeteve ka arritur deri në 60%. Të tjerë janë në vështirësi financiare deri në mbyllje të shërbimit. Kjo masë nuk vjen si dëshirë e operatorëve, por nga pamundësia financiare e tyre për të përballuar rritjen e kostove nga shtrenjtimi i naftës.

Nga përllogaritjet rezulton se në të gjithë vendin, nga të gjithë operatorët e transportit publik, shpenzohen rreth 850 mijë litra naftë në muaj. Pas rritjes së lartë të çmimit të naftës, vetëm transporti qytetës përllogaritet të ketë një kosto shtesë prej rreth 800 mijë euro në muaj. Dhe kjo situatë vijon që prej fillimit të muajit mars. Ndërsa ende nuk ka asnjë reagim nga institucionet shtetërore për dhënie të kompensimit për shtrenjtimin e naftës, që mbetet një nga kërkesat kryesore për garantimin e vijueshmërisë së shërbimit”.

Si Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban kanë dërguar disa letra ministrisë së Ekonomisë, ministrisë së Financave dhe Bashkive për vështirësitë financiare të krijuara pas shtrenjtimit të naftës.

Prej tyre edhe në takimin e zhvilluar më 1 Prill me ministren e Ekonomisë është kërkuar të zbatohet skema e ngjashme e vitit 2022, ku për shkak të krizës së çmimeve operatorët u kompensuan 6 muaj për naftën me 100 lekë për litër.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Zjarri shkrumboi pallatin në Tiranë, Rama: Do ndërtohet 100% nga ndërtuesi

0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me zjarrin tragjik që përfshiu një pallat në Tiranë ditën e djeshme.

Rama është shprehur i prerë në qëndrimin e tij, duke u bërë thirrje banorëve të ruajnë qetësinë dhe duke garantuar se pallati do të rindërtohet plotësisht nga kompania ndërtuese.

Sipas kryeministrit, përgjegjësia për rikthimin e godinës në gjendje të plotë i takon ndërtuesit, ndërsa institucionet shtetërore do të ndjekin nga afër procesin dhe hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Edi Rama: Pallati që u dogj dje në Tiranë, do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi, pavarësisht se nga të dhënat paraprake shkaku i zjarrit s’ka asnjë lidhje me vetë ndërtimin! Sepse ne nuk mund t’i lemë vetëm njerëzit e dëmtuar në pronën e tyre dhe nga ana tjetër, taksapaguesit nuk mund të paguajnë një dëm të cilin duhet ta paguanin sigurimet – rast kuptimplotë për të kuptuar të gjithë se sigurimi i shtëpisë nga fatkeqësitë është i domosdoshëm. Gjithësesi, të gjithë familjarëve të dëmtuar u them të ndjehen të qetë nga kjo anë dhe iu uroj vetëm shëndet, duke falenderuar nga zemra zjarrfikësit e forcat e rendit për punën heroike në shpëtimin e të gjitha jetëve të rrezikuara.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Nga e mërkura 40 për qind më pak autobusë në qarkullim

0

Duke nisur nga dita e mërkurë do të reduktohet me 40 për qind flota e autobusëve në vend, bën me dije Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban.

Në njoftim thuhet se mungesa e reagimit të qeverisë ka përkeqësuar ndjeshëm situatën financiare të operatorëve, raporton A2CNN.

Kjo mungesë reagimi dhe veprimi konket ka përkeqësuar ndjeshëm situatën financiare të operatorëve, të cilët ndodhen tashmë në kushte tejet të vështira për të përballur vazhdimin e aktivitetit. Për pasojë ju bëjmë me dije se, duke filluar nga nesër do të reduktojmë numrin e mjeteve në qarkullim duke e ulur me 40 për qind flotën në shërbimin e transportit publik, si një masë e detyruar për përballimin e kësaj situate emergjente”, thuhet në njoftim.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Bordi rrit sërish çmimin e naftës dhe benzinës

0

Bordi i transparencës ka ndërhyrë sërish te çmimi i karburanteve duke rishikuar me rritje çmimet tavan si për naftën, ashtu edhe për benzinën.

Sipas çmimeve të reja, nafta do të shitet me 215 lekë për litër në tregun e pakicës, ose 6 lekë më shtrenjtë nga çmimi i fundit tavan.

Në tregun e shumicës, nafta do të shitet me 203 lekë. Benzina u rrit me tre lekë në tregun e pakicës, duke shkuar nga 175 lekë për litër në 178 lekë për litër. Ndërkohë, me shumicë benzina do të tregtohet 166 lekë. Bordi thotë se çmimet e vendosura këtë të martë do të jenë në fuqi deri në një vendim të ri dhe se niveli tavan i tyre përcaktohet në bazë të luhatjes në bursat ndërkombëtare, ku pas lajmit për dështimin e raundit të parë të negociatave mes SHBA dhe Iranit tregjet reflektuan me rritje çmimin e naftës.

Ndërkohë, me tavanin e ri nuk aplikohet zbritja e akcizës, që sipas aktit normative të qeverisë ulet me 20 për qind vetëm në rastet kur çmimi tavan i naftës i caktuar nga bordi arrin mbi 220 lekë për litër në tregun e pakicës.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx