Ballina Blog Faqe 67

Rama i vë tjetër kufi SPAK-ut/ Policia nën tutelën e njeriut të Belinda Ballukut

0

Ashtu siç përflitej prej javësh në qarqet politike, posti i drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit duket se ka kaluar tashmë nën influencën politike të Belinda Balluku, ish-zëvendëskryeministres e marrë e pandehur, për të cilën kryeministri Edi Rama refuzoi t’i hapte rrugë arrestimit të kërkuar nga SPAK.

Skënder Hitaj është emëruar sot në krye të Policisë së Shtetit, pas shkarkimit të Ilir Proda në fillim të muajit mars. Ky i fundit u largua nga detyra pas incidentit me hedhjen e fishekzjarreve gjatë protestës së opozitës pranë ish-banës së diktatorit Enver Hoxha.

Në reagimin e tij publik, ministri i Brendshëm Besfort Lamallari u shpreh i bindur se, “nën drejtimin e tij, Policia e Shtetit do të vijojë të forcojë performancën, të rrisë besimin e qytetarëve dhe të përmbushë me përkushtim misionin e saj në shërbim të sigurisë dhe shtetit të së drejtës”.

Skënder Hitaj konsiderohet një drejtues relativisht i ri në moshë, por me një karrierë të ndërtuar me ritme të shpejta, duke mbajtur poste drejtuese në disa prej qarqeve më të rëndësishme të vendit, përfshirë Durrësin, Fierin dhe Shkodrën.

Megjithatë, ngjitja e tij në krye të Policisë së Shtetit lidhet drejtpërdrejt me rolin që ai ka luajtur në qarkun e Fierit gjatë zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025, një zonë që përkon me bazën elektorale të Belinda Balluku. Në këtë qark, makineria shtetërore u angazhua intensivisht në funksion të rezultatit elektoral, duke përfshirë edhe strukturat e policisë. Rezultati ishte një rekord prej rreth 116 mijë votash për Partinë Socialiste, të përkthyera në 12 mandate.

Në praktikën politike shqiptare, roli i policisë në terren gjatë fushatave elektorale mbetet një element kyç. Ajo mund të ndikojë në ritmin dhe drejtimin e hetimeve për shit-blerje votash, të tolerojë përdorimin e administratës në funksion elektoral, të zvarrisë trajtimin e denoncimeve të opozitës apo të krijojë një ambient më të favorshëm për ndërhyrjen e bandave kriminale gjatë procesit zgjedhor.

Këto shqetësime janë artikuluar më herët edhe nga opozita. Gjatë fushatës, drejtuesi politik i PD për Fierin, Gazment Bardhi, denonconte publikisht rolin e drejtuesit të policisë së qarkut, duke deklaruar: “Skënder Hitaj, drejtori i Policisë së qarkut Fier, më ngatërron mua me Belindën, kandidatët e PD me Ceno-t dhe Klevis-t e Belindës dhe strukturat e PD me administratën e arrogantëve të sjell nga Tirana të Belindës. Mbi çdo urdhër të paligjshëm që ke dhënë sot (6 Maj 2025) në mbledhjen informale me vartësit e tu, për të inskenuar ngjarje apo penguar PD në fushatë, janë informuar në kohë reale prokurorët e posaçëm dhe institucionet ndërkombëtare të monitorimit të zgjedhjeve.”

Rezultati elektoral në Fier sugjeron se Skënder Hitaj arriti të fitojë besimin politik të Belinda Balluku, një besim që tashmë përkthehet në promovimin e tij në një nga postet më të rëndësishme të sigurisë në vend.

Ndërkohë, vetë Belinda Balluku ndodhet në një moment të vështirë politik dhe ligjor. SPAK po përpiqet të rikuperojë pas dështimit për të siguruar autorizimin parlamentar për arrestimin e saj. Zhvillimet e muajve të fundit të vitit 2025 kanë treguar se ish-bashkëpunëtorë të saj të afërt kanë qenë nën përgjim nga strukturat e policisë.

Sipas të dhënave hetimore, ndaj dëshmitarëve të lidhur me çështjen janë ushtruar presione dhe kërcënime të vazhdueshme, ndërkohë që struktura të policisë vijojnë të mbajnë në vëzhgim persona të lidhur me rrethin e saj. Në këtë kontekst, kontrolli mbi drejtimin e Policisë së Shtetit është një instrument me peshë për të ndikuar në dinamikën e hetimeve dhe për të vendosur kufij të rinj në veprimtarinë e prokurorëve të SPAK./Lapsi.al

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

“Jam shtatzënë”/ GJKKO pranon kërkesën e Ajola Xoxës, do ta hetojë në gjendje të lirë

0

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka pranuar kërkesën e Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, për ndyshimin e masës së sigurisë “Detyrim paraqitje”.

Xoxa nga sot do të jetë pa masën që është caktuar prej 12 shkurtit të 2025 si detyrim paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë vendit, teksa masa fillestare ndaj saj që zgjati dy ditë deri në rivlerësim, ishte “arrest në shtëpi”.

Shkak në argumentat e Xoxës për kërkesën e ndryshimit të masës është shtatzania, teksa mësohet se ka patur komplikacione shëndetësore së fundmi.

Kërkesa e saj pranua nga treshja gjykuese e përbërë nga Engjëllushe Tahiri kryesuese, Elsa Ulli dhe Alma Kodraliu anëtare, të cilat janë gjyqtare themeli në procesin ndaj Erjon Veliajt etj.

Xoxa akuzohet për korrupsion pasiv, pastrim parash, fshehje e të ardhurave dhe mos deklarim dhe dosja tashmë ndodhet në gjykim në themel prej 9 shkurtit të këtij viti.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Çmimi i ulët i luleshtrydheve, fermerët e Fierit dalin në protestë

0

Fermerët e luleshtrydheve të zonës Frakull kanë dalë sërish në protestë këtë të hënë në aksin e autostradës Levan– Tepelenë. Ata ngrenë shqetësimin për çmimin e ulët të grumbullimit të lulështrydhes dhe mungesën e subvencioneve nga shteti.

Sipas fermerëve protestues, aktualisht lulështrydhja po blihet nga pikat e grumbullimit me rreth 5 mijë lekë të vjetra për arkë, ndërsa grumbulluesit e shesin në treg u konsumatorëve deri në 12 mijë lekë të vjetra për arkë ( një arkë ka 9 vasketa, 2 kg, 250 lekë të reja kilogrami). Kjo diferencë e madhe, sipas tyre, tregon për abuzim të hapur në treg, ku fermerët mbeten më të dëmtuarit.

Një tjetër shqetësim madhor i ngritur nga protestuesit është mungesa e mbështetjes financiare. Ata kërkojnë subvencione për bujqësinë, si dhe uljen e çmimit të naftës, që përbën një nga kostot kryesore të prodhimit.

Fermerët theksojnë se nëse ulet çmimi i karburantit dhe nëse qeveria subvencionon inputet bujqësore, si pesticidet dhe plehrat kimike, atëherë do të ulej edhe çmimi final i produkteve për konsumatorin.

Protestuesit paralajmërojnë përshkallëzim të reagimit nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh, duke theksuar se pa ndërhyrje urgjente, bujqësia vendase rrezikon të shkojë drejt falimentimit.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

108 ditë në shesh, Lapaj: Qëndresa pati sukses

0

Një karrige e përmbysur dhe tabela me mbishkrimin “Sheshi u lirua” shënjuan mbylljen e protestës 108 ditëshe të “Shqipëria Bëhet” përballë Kryeministrisë.

Adriatik Lapaj, në një intervistë për A2CNN, deklaron se protesta e tyre nuk është mbyllur, por është ridimensionuar, duke vijuar tashmë në forma të tjera. 

“Është një ridimensionim. Protesta do të vijojë aty ku ka qenë, por edhe në çdo cep të Shqipërisë, aty kanë probleme qytetarët”, tha Lapaj.

Qëndrimin me ditë dhe netë të tëra përballë zyrës së Edi Ramës, kreu i Shqipëria Bëhet e quan të frytshëm: “Sot është fakt që kur ne e nisëm protestën, Belinda Balluku ishte ministre, sot është shkarkuar”.

Opozita vijon të kërkojë rrugë për t’u bashkuar, por ende partitë politike kanë ndasi. Lapaj, teksa pyetet nëse do të kërkojë ose jo bashkëpunim me forcat e tjera opozitare për zgjedhjet, nuk nxiton që të japë qëndrimin e partisë së tij: “Drejtuesit duhet të dëgjojnë popullin. Shqipëria ka nevojë për ndryshim të madh sot. Ne do të marrim vendime shumë të matura. Unë nuk e kam tagrin për ta dhënë këtë përgjigje”.

Kreu i Shqipëria Bëhet ndërkohë vijon të kërkojë bashkëpunim me forcat e tjera opozitare sa i takon protestave, ku pohon se të gjithë faktorët kundër Ramës duhet të dalin me një qëndrim të përbashkët për Kodin Zgjedhor.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Babai i Ervis Martinajt në GJKKO: Djalin tim e kanë ekzekutuar në Durrës

0

Babai i Ervis Martinaj u paraqit në Gjykatën e Posaçme për të dëshmuar në procesin për pronat e të birit dhe personave të lidhur me të, por seanca dështoi për shkak të mungesës së dy prokurorëve të çështjes.

“Djali im është ekzekutuar në Durrës”, tha Mustafa Martinaj, babai i Ervis Martinajt pas daljes nga GJKKO ku u mor në pyetje lidhur me sekuestrimin e 34 pasurive të djalit dhe familjarëve. Seanca dështoi për shkak të mungesës së dy prokurorëve të çështjes.

Në dalje të seancës, Mustafa Martinaj i pyetur se çfarë ka ndodhur me djalin e tij,  tha se “fatin e djalit tim e dinë të gjithë, përveç medias dhe Prokurorisë.”

Mustafa Martinaj thotë se SPAK nuk do ta hetojë zhdukjen e Ervis Martianjt, por ia kanë lënë në dorë Prokurorisë së Lezhës ku edhe është bërë kallëzimi në gusht të vitit 2022 për zhdukjen e tij. Vetë ai thotë se këtë dëshmi e ka dhënë dhe përpara prokurorëve të SPAK, por këta të fundit nuk e kanë marrë çështjen për ta hetuar.

“Fatin e djalit tim e dinë të gjithë, përveç medias dhe Prokurorisë. Djali im është ekzekutuar në Durrës, si nga e di?! Jam babai pra! Dhe për këtë çështje kam dhënë shpjegime para shpjegimeve të Byrosë Kombëtare të Hetimit ku jam paraqitur me iniciativën time, kam ardhur vetë 2 muaj pas ngjarjes. Këta nuk duan ta hetojnë dhe ia kanë lënë Kurbinit”.

I pyetur nëse është i interesuar tek Prokuroria e këtij qyteti se çfarë po bën me hetimet, ai tha “nuk kam për çfarë të interesohem. Nuk kam fuqi as për hakmarrje. Kam ardhur se më ka thirrur gjykata, jam invalid, kam bërë disa ndërhyrje shëndetësore. Këta merren me vogëlsira dhe nuk merren me gjëra madhore”.

Seanca e radhës u shty pas dy javësh, teksa po vijon gjykimin mbi kërkesën e SPAK për konfiskimin e disa pasurive. Të pranishëm ishin edhe dy shtetas të tjerë në cilësinë e dëshmitarëve të kërkuar nga SPAK. 

Ervis Martinaj u zhduk prej 9 Gushtit të vitit 2022 dhe prej asaj kohë autoritetet nuk e konfirmuan kurrë zyrtarisht se çfarë ka ndodhur me të. Për herë të fundit, Martinaj është parë në një hotel në Durrës i shoqëruar nga një vajzë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Emërohet Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit

0

Skënder Hita do të jetë drejtuesi i ri i Policisë së Shtetit. Lajmin e ka bërë të ditur, ministri i Brendshëm,  Besfort Lamallari, i cili me anë të një postimi në Facebook thotë se ky vendim është marrë mbi bazën e meritës, profesionalizmit dhe integritetit, pas një procesi konkurrues ku Hita është renditur ndër kandidatët më të vlerësuar.

Njoftimi i plotë:

Sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave miratuam vendimin për dhënien e gradës Drejtues Madhor dhe emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, z.Skënder Hita. Ky është një vendim i bazuar në meritë, profesionalizëm dhe integritet.

Skënder Hita ka rezultuar ndër kandidatët më të vlerësuar nga një proces konkurrues, duke dëshmuar përvojë të spikatur, vizion të qartë strategjik dhe angazhim të palëkundur ndaj ligjit dhe qytetarëve.

Policia e Shtetit ka një rol kyç në garantimin e rendit dhe sigurisë publike. Prandaj, drejtimi i saj kërkon jo vetëm aftësi profesionale, por edhe ndershmëri, etikë dhe përgjegjësi të lartë publike.

Jam i bindur se, nën drejtimin e tij, Policia e Shtetit do të vijojë të forcojë performancën, të rrisë besimin e qytetarëve dhe të përmbushë me përkushtim misionin e saj në shërbim të sigurisë dhe shtetit të së drejtës.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Evi Kokalari: Ja bisedat me Saliun dhe Shkëlzenin

0

Nga Evi Kokalari

Për ata që thonë “çfarë kontributi ke në PD”, kuptoni që PD-ja e sotme, e drejtuar nga Sali Berisha dhe Shkelzen Berisha, është derivat i drejtpërdrejtë i Rithemelimit dhe jo i PD-së së 1991-shit.

Nëse kjo do të ishte PD-ja e 1991-shit, baza do t’i ishte bashkuar plotësisht lidershipit të Berishës – dhe kjo nuk ndodhi. As pas marrjes së vulës, as pas ikjes së Bashës. Në fakt, baza aktuale e PD-së, është ajo e foltoreve, por shumë më e reduktuar.

Nëse Berisha ka nevojë për rikujtesë: mbështetja e foltoreve erdhi thjesht sepse prezenca ime u dha një shpresë tjetër demokratëve. Berisha e shfrytëzoi këtë duke premtuar vazhdimisht ndryshime, hapje të partisë, meritokraci dhe primare. Asnjë nga këto premtime nuk u mbajt. Kur unë mbajta qëndrim publikisht, baza e foltores u thye. Shumë u larguan, ndërsa të tjerët që janë akoma aty, janë pa asnjë motivim apo shpresë për fitore.

Në këtë pikë, mbështetja e Rithemelimit ndaj meje është shumë më e madhe se ajo ndaj Berishës, edhe pse publikisht vazhdojnë të kenë frikë të flasin. Por mbështetja e Rithemelimit nuk është e vetmja që kam. Kam mbështetje edhe nga ata që ikën me Bashën dhe Alibeajn. Pra, holla-hollë, as Berisha e as kush tjetër nuk mund të mbledhë në këtë parti mbështetjen që kam unë.

Por shto këtu edhe ata që kanë ikur gjatë 35 viteve të fundit. Janë pikërisht ata që dua të kthehen, sepse pa ta nuk fitojmë.

Demokratët nuk janë budallenj. Ata që më gjykuan kur dola në krah të Berishës, sot më mbështesin sepse panë që kthesa ime ishte e plotë brenda 9 muajsh. Ja aq më mori për të kuptuar qartë se çfarë po ndodhte në atë parti. Por dhe ata të Rithemelimit dhe që ishin pjesë e foltoreve, nuk e kanë harruar luftën që kam bërë për të ruajtur votën e tyre dhe meritokracinë në atë parti.

Lufta ime që nga Kuvendi i Prillit 2022 e gjatë katër garave që pasuan (Këshilli Kombëtar, garat për Kryesi, gara e FRPD-së dhe primaret për Bashkinë e Tiranës) e ka vulosur track record-in tim. Unë nuk jam aspak si Berisha – njeriu i premtimeve të pambajtura. Jam e kundërta: premtoj pak dhe jap shumë.

Në fund të 2022-s (nëntor-dhjetor) mbas fiaskos së primareve të Bashkisë ku Alihmemeti u shit tek Berisha duke vrarë meritokracinë dhe duke i dhënë fitoren një votë-mashtruesi, u ktheva në Shqipëri, u ula me Sali Berishën dhe Shkëlzen Berishën dhe u thashë se e kisha kuptuar tashmë qartë: ata nuk do të bënin atë që kishin premtuar. Prandaj do të futesha vetë për të ndryshuar PD-në nga brenda. Berisha e priti mirë propozimin, sidomos kur i thashë se do të dilja në fushatë me kandidatët për bashki. Por ai refuzoi të më bënte pjesë të Kryesisë. i bëra të qartë: pa hyrë në Kryesi, nuk pranoj të marr urdhra nga Vokshi apo Këlliçi.

Përgjigja e Berishës ishte: “Nuk mbledh Kuvendin për të votuar sërish një person”. Megjithatë, vitin pasues ai mblodhi Kuvendin për të vënë në qendër të vëmendjes Argita Malltezin, së cilës i ishte futur në mendje se do të bëhej kryetare e PD-së – sikur tapinë e partisë ta kishin regjistruar në arkivat e shtetit apo hipotekat lokale. Edhe atëherë e bëra të qartë se do të hyja në garë dhe mezi prisja të debatoja me Malltezin. Me sa duket ajo u tremb dhe doli nga loja.

Në 2024, pas fitores së Trumpit, i dërgova një mesazh shumë të qartë Berishës për të dalë nga loja. Po ta kishte bërë, shanset ishin mbi 90% që t’ia merrja Edi Ramës.

Pra, mandati i katërt i Ramës është dhuratë e Berishës!!

Në maj 2025, pas humbjes, i thashë sërish të dilte nga loja.

Më 6 gusht 2025 i dërgova mesazh si Berishës ashtu edhe Shkëlzenit, duke u thënë sërish se PD-në nuk e lë më dhe se tentativat e tyre për të më ndaluar nuk do të funksionojnë.

Më 15 gusht u padita nga një e çmendur që s’ka as karrierë, as dinjitet për t’u krahasuar me mua. Padia u bë në Nju Jork me qëllim të vetëm: të më shtonte barrë financiare që të mos merresha me ta. Padia është e mbushur me shpifje që kanë dalë drejtpërdrejt nga zyra e Çim Pekës – dhe ai personalisht do ta paguajë një ditë.

Pra, kjo kronologji tregon qartë që unë PD-së nuk i jam larguar kurrë. Madje, duke e ditur që kjo po bëhej nga jashtë, me ndihmën e të huajve, aty vendosa të fokusohem.

Gjatë dy viteve të fundit i vura vetes dy qëllime kryesore në SHBA:

– Grenell nuk do të bëhej Sekretar Shteti – dhe ashtu ndodhi.

– Ndalimi i heqjes së sanksioneve ndaj Berishës, sepse ndryshe ai do të vazhdonte ta mbante peng PD-në.

Tashmë Grenell do të ballafaqohet së shpejti me hetime për korrupsion të pastër.

Heqja e PD-së nga duart e keqbërësve është një betejë e vështirë që pak njerëz kanë takat ta bëjnë. Jo ata që kanë bërë burg dhe kanë të shkuar kriminale, e as ata që e kanë sulmuar PD-në më parë – ata s’kanë lidhje fare me këtë punë. Në fakt, Babalja le të kthehet në PD-në e vet, atë të Lul Bashës, sepse përmes saj e bëri “luftën” kundrejt nesh, të Rithemelimit.

PD-ja merret me ndihmë nga SHBA-të dhe riformohet nga njerëz me integritet, pa interesa personale mbi partinë, por me misione që do t’i çojnë deri në fund.

Pra, ndryshe nga çfarë thotë sekretari i PD-së se unë s’jam bërë anëtare, përveçse themeluese e PD-së aktuale, në nëntor 2022 i thashë si Sali Berishës ashtu edhe Shkëlzen Berishës të më fusnin në Kryesi. Atëherë Shkëlzeni donte, Berisha jo. Por sot shoh monstrat e grupit të Bashës pa pikë turpi të ulen në Kryesi – si Gaz Bardhi dhe Gjekmarkaj.

Kur u bë Kuvendi për t’i futur ata në Kryesi (sepse nuk e mbaj mend), dhe nëse ata janë bërë pjesë e Kryesisë pa asnjë votim real, atëherë Shkëlzen Berisha urgjentisht të fusë emrin tim në Kryesi.

Me pak fjalë:

PD-ja e sotme është derivat i Rithemelimit dhe ka dy themelues kryesorë:

SALI BERISHËN dhe EVI KOKALARIN.

Dhe beteja e ardhshme na takon vetëm ne të dyve, sepse në krijimin e Rithemelimit, Sali Berisha kontrollonte strukturat, por nuk kishte mbështetje.

Evi Kokalari kishte mbështetje, por jo strukturat.

Sot mbështetjen vazhdoj ta kem unë, duke shtuar edhe atë të grupit Basha/Alibeaj. Strukturat do t’i ndërtojmë edhe pa qenë aty Noka e ata që merren me to. Madje, pa “Nokrat” e “Voksherat”, strukturat do të jenë shumë më të forta.

Berisha momentalisht ka vetëm vulën. Dhe ajo vulë duhet t’i bashkohet atij që ka mbështetjen, sepse vula pa mbështetje nuk të çon në fitore, por në humbje super të thella – si ajo që Berisha pësoi në maj 2025.

Prandaj, kjo garë për kryetar duhet të jetë vetëm mes dy themeluesve të Rithemelimit: Sali Berishës dhe Evi Kokalarit.

Kjo është një betejë e brendshme dhe as babalet, as zhurmuesit e tjerë nuk mund të jenë pjesë e një beteje të këtij kalibri.

Ndërkohë, Shkëlzen Berisha të kuptojë që jo vetëm nuk mund të më skualifikojnë, por kualifikimi duhet të bëhet menjëherë. Listat e votuesve nuk do të lihen në dorë të Gaz Bardhit, të cilin personalisht nuk e njoh në asnjë rol që mund t’i keni dhënë – dhe duhet të distancohet totalisht nga kjo garë në çdo kapacitet.

E dyta: jo vetëm që do të më lini kohë të mjaftueshme për listat, por edhe për garën vetë. Berisha duhet të ketë disa debate publike me mua, ku të ballafaqohen të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me Partinë Demokratike. Nëpërmjet debateve duket qartë diferenca midis kandidatëve.

Oh, dhe votimet: çdo votë do të ruhet nga vëzhguesit që do të sjell unë personalisht dhe që janë anëtarë të PD-së.

Çdo tentativë për manipulim të asaj që përmenda më lart, do të ballafaqohet vetë Shkëlzeni dhe kushdo qoftë pas tij me SPAK-un dhe institucionet e tjera përkatëse.

Nëse nuk e kuptoni që “IT’S OVER”, atëherë me hir ose me pahir do t’ja u bëj të qartë. Por është fatkeqësi që doni të bëni një dalje kaq vulgare dhe ta mbyllni ciklin tuaj në një formë kaq të turpshme. Të paktën një fije dinjiteti duhet ta ruani, sepse kur njeriu vdes, vetëm emri i mbetet. Dhe historia që po shkruani do të mbahet mend si një nga episodet më të liga të politikës shqiptare.

Avokati im pret përgjigje – jo vetëm miratimin e kandidaturës, por një diskutim të detajuar mbi listat, vëzhgimin e tyre, garën vetë dhe çdo detaj tjetër që ka të bëjë me garën për kryetarin e ardhshëm.

Mund të më kontaktoni edhe mua direkt, nëse nuk doni të kaloni përmes avokatëve. Gjithsesi, çdo detaj do t’i kalojë edhe zyrës së tij, pasi ai do të merret me DASH-in kur dhe nëse do të jetë e nevojshme.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Erion Braçe ‘sfidon’ Ramën, shpall kandidaturën për Bashkinë e Tiranës

0

Deputeti socialist, Erion Braçe ka njoftuar synimin e tij për të kandiduar për postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, duke dalë kundër vendimit të Ramës, i cili ka përzgjedhur Ogerta Manastirliun, si kandidate për zgjedhjet vendore të vitit 2027.

Gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS-së, në Njësinë 5 në Tiranë, Braçe ka theksuar nevojën për ndryshim dhe organizim më të mirë, duke deklaruar se do të kërkojë mbështetjen e socialistëve në të gjithë Tiranën.

Ai paralajmëroi se, nëse nuk do të jetë kandidat zyrtar i PS-së, do të hyjë në garë si kandidat i pavarur për drejtimin e bashkisë.

“Siç e kuptuat dhe vetë kjo situatë nuk mund të jetë më e tillë. Nuk gjejnë zgjidhje problemet që kanë socialistët e ka nevojë për një organizim ndryshe. Ndaj në këtë situatë unë do dal të kërkoj mbështetjen e socialistëve jo vetëm të njësisë 5, por në gjithë Tiranën dhe nëse nuk do të jem kandidat zyrtar i PS, do të shpall kandidaturën si kandidat i pavarur për kryetar bashkie në Tiranë” mësohet të ketë thënë Braçe në mbledhjen e PS-së..

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

“Punët për Shqipërinë”, Rama në fushatë për të mbuluar dështimet

0

Takimi i sotëm i Edi Ramës me ministrat dhe grupin parlamnetar të Partisë Socialiste shënon fillimin e një parafushate elektorale.

Sic mëson Lapsi.al kjo parafushatë do të vijojë deri më 12 qershor kur përkon edhe me 35 vjetorin e themelimit të PS-së. Nën sloganin “Punët për Shqipërinë”, Rama dhe ministrat do të jenë në terren në të gjithë vendin në përballje me qytetarët por edhe për një riorganizim të partisë.

Pas shkelmimit që i bëri reformës në drejtësi duke u bërë mburojë për Belinda Ballukun, sondazhe të brendshme në PS nxjerrin rezultate jo të mira sidomos në Tiranë. Tani që maskat kanë rënë dhe mbretin e kemi lakuriq, Rama ndien se pozitat e tij në opinionin publik dhe kancalaritë europiane nuk janë si më parë.

E gjithë lëvizja e tij është për të mbushur këtë zbrazëti të madhe të krijuar nga korrupsioni, keqqeverisja dhe përplasja me drejtësinë.

Rama dhe qeverisja e tij janë në një stanjacion të plotë dhe rikuperimi me kredo të reja morale apo performancë të qeverisë duket se është një mision i pamundur./LAPSI.al

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Alimehmeti: Partia-shtet e rrënjosur në Shqipëri

0

Ilir Alimehmeti ka komentuar pasditen e djeshme zhvillimet më të fundit politike në vend.

I ftuar në podcastin “Përshtjellim” me Ilir Kalemajn, Alimehmeti, është ndalur te sistemi politik dhe figurat qeveritare në vendin tonë. Sipas tij politika e hershme  në vendin tonë ka pasur figura të shquara por fatkeqësisht në ditët sistemi është katandisur në këtë derexhe, siç thotë ai, për shkak të disa personave që çorodisin sistemin elektoral.

Sa i takon situatës në Partinë Demokratike, Alimehmeti thekson se nuk mund tu kërkosh njerëzve figura politike që nuk i përfaqësojnë, ndërsa thekson se vetë PD-ja duhet të rikthehet në shinat e saj të djathta.

Më tej Alihmehmeti ka ngritur akuza se Partia-Shtet sipas tij është rrënjosur në Shqipëri dhe se tashmë populli e di, që vetë Edi Rama është një hajdut. Sipas Alimehmetit, Edi Rama e di që brenda vitit SPAK do të nisë hetimet ndaj tij, ndaj dhe po ndryshon ligjet e drejtësisë.

Sa i takon çështjes së Belinda Ballukut, Alimehmeti është shprehur se hapja e dosjes ndaj saj është bërë me shtysë të administratës së Donald Trump.

Ndërsa sa i takon sistemit elektoral në tërësi, Alihmemeti thotë se duhet të studiojmë sistemin elektoral të Kosovës, pasi sipas tij është më i mirë se i Shqipërisë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx