Ballina Blog Faqe 89

Mediat ndërkombëtare jehonë protestës kombëtare të opozitës

0

Protesta të dhunshme shpërthejnë në Shqipëri lidhur me akuzat për korrupsion ndaj qeverisë”, është titulli me të cilin e ka pasqyruar agjencia e lajmeve Reuters protestën e mbrëmjes së kësaj të marte të opozitës përpara Kryeministrisë dhe Parlamentit.

“Protestuesit hodhën bomba me benzinë në drejtim të ndërtesës së qeverisë dhe policia u përgjigj me topa uji, në një seri protestash të dhunshme që kërcënojnë qëndrueshmërinë e pushtetit të kryeministrit Edi Rama, të nisur në vitin 2013”, vijon më tej kjo agjenci.

Dhuna shpërthen në protestën antiqeveritare në kryeqytetin shqiptar”, është titulli që hap shkrimin e The Washington Post, i cili flet po ashtu për protestën e opozitës në Shqipëri.

Radioja publike gjermane Deutschlandfunk, në faqen e saj online, shkruan se pati trazira të rënda gjatë protestave në Tiranë, ku u mblodhën mijëra njerëz.

Agjencia italiane e lajmeve ANSA shkruan: “Molotov ndaj selisë së qeverisë në protestën e opozitës në Shqipëri”.

“Fundi i fjalës së ish-kryeministrit dhe kreut të shtetit, Sali Berisha, ashtu siç ndodhi dy javë më parë, ishte shenja për të sulmuar nga grupet e protestuesve”, shkruhet më tej në artikullin e ANSA-s.

Media britanike DailyMail shkruan për protestën “Policia përdori gaz lotsjellës dhe uji ndaj protestuesve që hodhën bomba molotov dhe flakadanë”. 

Më tej në shkrim thuhet se mijëra mbështetës të opozitës kërkonin dorëheqjen e qeverisë së Shqipërisë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Sot protesta e PD para Kryeministrisë, Sali Berisha zbulon skenarët

0

Pak orë para nisjes së protestës së Partisë Demokratike para kryeministrisë, Sali Berisha ka zbuluar në një deklaratë për mediat nga selia blu, skenarët e tubimit nga demokratët.

Berisha tha se skenari i protestës është skenari i një kryengritjeje të fuqishme paqësore. Ai theksoi se janë të vendosur të mbrojnë me çdo çmim vlerat e përbashkëta që njerëzit e lirë ndajnë në Shqipëri dhe në botë.

“Skenari i protestës është skenari i një kryengritjeje të fuqishme paqësore, që do të përcillet sot më shumë se kurrë në vatrat e të gjithë shqiptarëve, por edhe në Bruksel, SHBA dhe qendra të tjera kryesore, për të dëshmuar se ne nuk mposhtemi kurrë nga një narkokraci dhe se jemi të vendosur të mbrojmë me çdo çmim vlerat e përbashkëta që njerëzit e lirë ndajnë në Shqipëri dhe në botë”, tha ai.

Berisha shtoi se skenari i sotëm zhvillohet pas dështimit të fazës së parë të grushtit të shtetit dhe pas inicimit të fazës tjetër nga Edi Rama.

“Skenari i sotëm zhvillohet pas dështimit të fazës së parë të grushtit të shtetit dhe pas inicimit të fazës tjetër nga Edi Rama. Ai zhvillohet gjithashtu pas “kartonit të zi” që iu nxor në Bruksel një njeriu që, për të mbuluar vjedhjet e tij, është i gatshëm t’i vërë flakën një procesi aq jetik sa integrimi në BE, ëndrra më fisnike e shumë brezave, për Shqipërinë zonjë në Europë”, u shpreh kryedemokrati.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Prej 7 muajsh pa paga, punonjësit e “Bankers Petroleum” ngrihen në protestë

0

Mosmarrja e pagave prej 7 muajsh dhe reduktimi i stafit ngriti në protestë punonjësit e kompanisë së sigurimit të Bankers Petroleum, “SHPSF Serjani”, të cilët kërkojnë zgjidhje urgjente për situatën e tyre.

Nga 380 punonjës, tashmë kjo kompani ka vetëm 120, të cilët pohojnë se prej 7 muajsh nuk iu janë dhënë pagat.

Punonjësit kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga drejtuesit e kompanisë dhe institucionet përgjegjëse, duke theksuar se puna e tyre vazhdon, por pa pasur asnjë garanci financiare.

Punonjësit e kompanisë së sigurimit të Bankers Petroleum paralajmërojnë se do të vazhdojnë protestat paralelisht me punën, deri në momentin kur problematika e tyre të marrë një zgjidhje përfundimtare. Ata kërkojnë shlyerjen e pagave të prapambetura dhe siguri për të ardhmen e punësimit.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Qafoku ‘përplaset’ me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë

0

Gjatë debatit në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli, gazetari Roland Qafoku u përplas me kreun e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj, duke i thënë këtij të fundit se nuk ka vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë.

Qafoku: Ke treguar disa cilësi të veçanta si politikan, por ke dy gjëra që nuk po ndez. E para, popullin nuk po e frymëzon dhe e dyta, ajo që është akoma më e rëndësishme, që ti nuk ke vota.

Lapaj: S’kam vota?! S’kam deputetë në Parlament sa duhet. Duhet të kisha 7 deputetë.

Qafoku: Nga ndryshon ti nga Edi Rama si politikan?

Lapaj: Ndryshimi është një dhe vetëm një sot, unë si Adriatik sot është e provuar që sot s’i kam vjedhur asnjë cent qytetarëve shqiptarë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

U dënua me 1 vit burg nga Apeli i GJKKO, vetëdorëzohet në polici Kryebashkiaku i Rrogozhinës

0

Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, pas vendimit të Apelit të GJKKO, është vetëdorëzuar mbrëmjen e djeshme në Policinë e Rrogozhinës. 

Memolla është vetëdorëzuar në zbatim të vendimit të Apelit që la në fuqi dënimin e shkallës së parë, 1 vit burg dhe 5 vite heqje të së drejtës për ushtrimin e funksioneve publike.

Kryetari i Bashkisë Rrogozhinë u shpall fajtor për akuzën e “korrupsionit në zgjedhje”. 

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Baton Haxhiu zbulon se Balluku ka ofruar dy herë dorëheqjen: Ja pse Rama nuk e pranoi!

0

Analisti Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka zbuluar se Belinda Balluku i ka ofruar Edi Ramës dy herë dorëheqjen, por kryeministri nuk e ka pranuar. 

Haxhiu thotë se Rama në këtë rast po bën betejë për parimin dhe nuk lejon që pezullimi të jetë një instrument i drejtësisë për të ndryshuar përbërjen e qeverisë. 

“Belinda Balluku ka ofruar dorëheqjen edhe herën e parë, kur Dritan Prençi, e vendosi në lëndën e tij si të pandehur. Edhe sot në mëngjes zonja Balluku ka ofruar dorëheqjen.

Zoti Rama në statusin e tij e tregon arsyen se përse nuk e pranon dorëheqjen. Jam munduar ta dekonstruktoj statusin e tij. SPAK-u, por edhe GJKO, e kanë njëfarë autoriteti moral të momentit dhe një përkrahje të jashtëzakonshme te qytetarët.

Kjo i ka shtyrë të sjellin vendime apo akt-akuza, që nuk e kanë vlefshmërinë maksimale të fakteve. Për faktin se kanë autoritetin moral, ata duhet të kërkojnë maksimumin për të ndërtuar një akt-akuzë. Sidomos për figurat si ministra apo anëtarë të qeverisë.

Meqenëse nuk është bërë, erdhi momenti i ballafaqimit mes institucioneve të drejtësisë dhe qeverisë, pasi autoriteti moral i SPAK e tejkaloi vetëveten duke kërkuar pezullimin e ministrit. Natyrshëm, Rama nuk pranon dorëheqjen e Ballukut, sepse nuk e pranon pezullimin si instrument për të ndryshuar ekzekutivin. Është nderhyrje mes dy pushteteve. Pikërisht se Rama kërkon parimin dhe jo çështjen Balluku si çështje. Ajo e ka ofruar dorëheqjen. I është pezulluar funksioni edhe herën e parë edhe tashmë. Meqenëse kemi pezullim, na mbeten në tregun e drejtësisë dy masa, njëra kërkimi i imunitetin dhe tjetra, ajo e pezullimit, pasi GJK e la të tillë”, tha Haxhiu. 

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Habit Ermal Mamaqi: I kam dhënë kredi djalit tim 13-vjeç

0

“I kam dhënë kredi djalit tim 13-vjeçar me 10% interes.” Kështu u shpreh Ermal Mamaqi gjatë një interviste në Grida Duma Podcast, ku foli për mënyrën si i edukon fëmijët për raportin me paratë dhe përgjegjësinë financiare.

Mamaqi tregoi se në familjen e tij shmangen shprehje si “nuk kemi lekë” apo “nuk e përballojmë dot”.

Sipas tij, edhe kur një gjë nuk është e përballueshme në atë moment, fëmijët nxiten të mendojnë se si mund të gjejnë zgjidhje për ta arritur.

Në bisedë, Mamaqi ndau edhe një episod kur djali i tij kërkonte një pajisje që kushtonte rreth 500 euro.

“Nuk i dilnin lekët dhe një ditë më thotë: e gjeta zgjidhjen, duhet të më japësh kredi. Bëmë llogaritë dhe i thashë: nuk do më kthesh 500, por 550, me 10% interes, si në bankë. Filloi të thoshte duhet të punoj më shumë sepse kam kredi. Ishte hera e parë që kuptoi përgjegjësinë financiare”, u shpreh ai.

Ai shpjegoi se i motivon fëmijët financiarisht për leximin dhe angazhimet në shtëpi.

Për çdo libër të lexuar apo detyrë të përmbushur, ata marrin një shumë të caktuar, të cilën mund ta kursejnë dhe ta përdorin sipas dëshirës.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Dënohet me 1 vit burg kryebashkiaku socialist Edison Memolla

0

Apeli i Posaçëm ka konfirmuar këtë të hënë, dënimin me 1 vit burg për kryebashkiakun socialist të Rrogozhinës Edison Memolla, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim.

Memolla u shpall fajtor dhe u dënua nga Gjykata e Posaçme me 1 vit burg, vendim të cilin kryebashkiaku socialist e kishte ankimuar në Apel.

Tashmë që Apeli ka konfirmuar dënimin pritet që Prokuroria e Posaçme, SPAK të përgatisë urdhrin e ekzekutimit për të dërguar kryebashkiakun në qeli.

Sakaq, nga ky moment bashkia e Rrogozhinës do të ngelet pa kryetar dhe sipas rregullit duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Po ashtu Memollës do t’i ndalohet ushtrimi i funksioneve publike për 5 vite.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Rama e emëroi prefekt të Tiranës, Shkëlqim Hajdari merr detyrën: Ligji, busulla ime e vetme! 

0

Shkëlqim Hajdari mori zyrtarisht detyrën e prefektit të Tiranës. Në fjalën e tij, ai tha se ligji do të jetë busulla që do ta orintojë në punën e tij.

Ai u shpreh se prefektura do të jetë një urë bashkëpunimi sepse qytetarët, u shpreh Hajdari, kanë nevojë për institucione që flasin.

“Njoh çdo lagje të Tiranës, njoh nga afër çdo fshat, fushë dhe kodër dhe Malin e Dajtit. Njoh qytetarë të vjetër e të rinj. Sot dua të them me zemër të hapur se do të jem prefekti i të gjithëve, që jetojnë në këtë metropol pa dallime. Tirana është e fortë vetëm kur qytetarët janë të bashkuar.

Në ushtrimin e kësaj detyre ligji do të jetë busulla ime e vetme. Drejtimi dhe koordinimi i bashkive dhe institucioneve  do të behet me paanshmëri dhe respekt.

Prefektura do të jetë një urë bashkëpunimi sepse qytetarët kanë nevojë për institucione që flasin”, tha Hajdari.

Shkëlqim Hajdari u shpreh se kjo mund të jetë detyra e tij e fundit në shërbim të shtetit shqiptar.

“Kam 35 vjet që punoj për shtetin shqiptar. Por funksioni i prefektit do të jetë për mua më i bukuri, më i dashuri dhe më i përkushtuari, ndoshta edhe i fundit. Do ta mbyll mendër dhe të le gjurmë të mira.”

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Pezullimi i Ballukut, Rama mbledhje me grupin parlamentar të PS: Do ndërhyjmë në legjislacion

0

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste është mbledhur mëngjesin e kësaj të hëne ku i pranishëm në mbledhje ishte Edi Rama dhe Belinda Balluku, e cila tashmë është e pezulluar nga posti i zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës.

Pasi “i urdhëroi mirë të vetët”, Edi Rama ka zbuluar në rrjetin social X tre konkluzionet që ka dalë PS pas mbledhjes së Grupit Parlamentar mbi vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese dhe rivendosjen e pezullimit të për zv/kryeministres.

Pasi nuk la gur pa lëvizur për të shpëtuar krahun e tij të djathtë nga prangat, Rama shprehet se funksionet e padelegueshme kushtetuese, nuk mund të pezullohen nga askush. Sipas tij grupi parlamentar socialist do të angazhohet për zgjidhjen përmes ndërhyrjes në legjislacion, ndërsa thekson s ee vetmja palë e përmbushur nga rikthimi i pezullimit është SPAK-u.

Postimi i Ramës:

3 konkluzione nga mbledhja e Grupit Parlamentar pas mosvendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe rivendosjes së pezullimit të ministres nga:

1. Funksionet e padelegueshme kushtetuese, nga ai i anëtarit të qeverisë tek ai i Presidentit të Republikës dhe jo vetëm, nuk mund të pezullohen kurrësesi nga askush duke u nisur nga një emër përveçëm, sepse pezullimi paralizon funksionin, pra institucionin që ai/ajo drejton.

2. Nisur edhe nga leximi i deklaratës publike të Gjykatës Kushtetuese, ku të gjithë anëtarët e trupës shfaqen unanimë lidhur me problemin, po ndahen tek rrugëzgjidhja, grupi parlamentar socialist do të angazhohet për zgjidhjen përmes ndërhyrjes në legjislacion.

3. E vetmja palë e përmbushur nga rikthimi i pezullimit është SPAK-u, që në kushtet e pezullimit mund të vazhdojë krejt qetësisht hetimin përkatës, ndërkohë që deri në adresimin ligjor të zgjidhjes nuk ka asnjë urgjencë për të trajtuar kërkesën që SPAK-u bëri pas rënies së masës së pezullimit.

Një shtesë nga ana ime:

SPAK-u nuk preket, vetëm mbështetet. Liria dhe e drejta e çdo prokurori për të hetuar çfarëdoqoftë e këdoqoftë nuk preken, vetëm garantohen. Pavarësia kushtetuese e pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv, gjithashtu nuk preken. Vetëm garantohen.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx