Ballina Blog Faqe 9120

Durrës/ AKU bllokon kontenierin me 27 ton mish nga Brazili: Ishte me salmonelë

0

27 ton mish janë bllokuar sot gjatë një aksioni të AKU, pasi ka rezultuar me prezencë të salmonelës.

Konkretisht, trupat inspektuese e AKU-së në Durrës ka bllokuar një kontenier me ngarkesë rreth 27 ton mish, fileto pule, që vinte nga Brazili dhe pas analizimit të monstrave kanë rezultuar me prezencë salmonele.

NJOFTIMI:

Aku bllokon 27 ton mish nga Brazili, me prezencë salmonele
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, veçanërisht në këtë periudhë të temperaturave të larta, e shtimit të volumit të tregtisë në kuadër të sezonit turistik, ka vijuar me kontrollet rigoroze të ngarkesave me produkte shtazore nga importi në kuadër të masave të gjithanshme të MBZHR-së për kontroll efikas për sigurinë ushqimore.
Konkretisht, trupat inspektuese e DRAKU, Durrës ka bllokuar një kontenier me ngarkesë rreth 27 ton mish( fileto pule) që vinte nga Brazili dhe pas analizimit të monstrave kanë rezultuar me prezencë salmonele.
Sa më sipër, Aku ndaloi hyrjen e ngarkesës në sasinë 27 ton mish ( fileto pule) në territorin e Shqipërisë dhe kthimin e saj në vendin e origjinës.
Gjatë këtij viti nga AKU janë bllokuar e kthyer në origjinë edhe 7 kontenierë të tjerë, me 180 tonë mish. Numri total i ngarkesave të importuara nga Brazili gjatë kësaj periudhe të vitit është 259 kontenierë; secili prej të cilëve është kontrolluar e analizuar me rigorozitet. Kontrollet efikase të shoqëruara me cilësinë e analizave janë garanci e plotë, që produktet që futen në treg janë të sigurta

Eliminoni njëherë e mirë erën e keqe të gojës me këtë pije

0

Era e keqe e gojës mund të jetë shumë e vështirë për t’u eliminuar. Ka shumë produkte që premtojnë zgjidhjen e këtij problemi, por ato mund të jenë mjaft të shtrenjta dhe gjithashtu të prodhuara nga kimikatet.

Ky artikull do t’ju paraqesë një ilaç natyral, i cili do t’ju ndihmojë të shkatërroni erën e keqe të gojës një herë e përgjithmonë!

Përbërësit:

2 limona
1 gotë ujë të vakët
Gjysma e një luge gjelle kanelle
1 lugë çaji bikarbonati
1 lugë çaji mjaltë

Përgatitja:

Shto lëng limoni së bashku me kanellën dhe mjaltin në një shishe së bashku me bikarbonat.Më pas, shtoni një gotë me ujë të vakët dhe shkundeni mirë. Përdorni 1 ose 2 lugë gjelle nga ky ilaç natyral për të bërë gargarë me të dhe pështyheni pas disa minutash.

Kanella eliminon bakteret që shkaktojnë frymëmarrje të keqe. Mjalti ka veti antibakteriale dhe bikarbonati ju ndihmon të zbardhni dhëmbët tuaj. Si përfundim ajo aromë e keqe do zhduket qoftë nga goja juaj qoftë nga e partnerit./Shije/

Tragjedia në Genova, frikë edhe në Shqipëri, policia nis kontrollin e urave

0

Shembja e ures ne Genova te Italise pak dite me pare ka sjelle reagime edhe ne Shqiperi. Shefi i policise Rrugore, Mitat Tola tha sot se ka nisur verifikimi i gjendjes se urave ne vend perfshi tonazhin e lejuar per kalim ne to.

“Javën në mbyllje dhe javët në vijim, shërbimi i Policisë Rrugore në bashkëpunim me “Autoritetin Rrugor Shqiptar”, nisur nga ngjarja tragjike – rrëzimi i Urës në Genova të Italisë, ku humbën jetën 39 persona, ka filluar inspektimin e sistemeve të sinjalizimit vertikal dhe horizontal mbi tregimin e peshës së lejuar të mjeteve mbi ura si dhe në përbërje të grupeve teknike të inspektimit edhe për të verifikuar gjendjen e këtyre strukturave dhe të elementeve të sigurisë.”, tha Tola.

Deklarata u be ne nje dalje per median ne lidhje me masat e qarkullimit rrugor:
Shërbimi i Policisë Rrugore, duke falenderuar drejtuesit e mjeteve, kërkon bashkëpunimin e tyre për mbarëvajtjen e trafikut ditën e Shtunë dhe të Djelë, veçanërisht në momentet e mbingarkesës së tij, në akset dhe segmentet rrugore në zonat turistike të vendit.

Drejtoria e Policisë Rrugore ka evidentuar veçanërisht për ditën Mërkurë dhe të Enjte, se në disa segmente rrugore, u konstatuan bllokime dhe ngadalësime të ndjeshme të trafikut dhe qarkullimit të mjeteve.

Bllokime dhe ngadalësime të tilla janë konstatuar në qytetin e Sarandës dhe në hyrje të qytetit të Vlorës, në aksin rrugor Sarandë – Syri i Kaltër dhe Sarandë – Butrint, ku edhe për shkak të përkeqësimit të motit ditën e djeshme, u shtua ndjeshëm numri i mjeteve në qarkullim në qytet, pasi pushuesit me mjetet e tyre u larguan nga plazhet.

Gjithashtu, mbingarkesë trafiku pothuajse konstante është regjistruar në aksin rrugor Fushë Krujë – Lezhë, në të dy senset e qarkullimit të mjeteve.

Në pjesët e tjera të akseve rrugore, shërbimet e Policisë Rrugore kanë menaxhuar trafikun e mjeteve pa vështirësi serioze.

Sipas të dhënave të shërbimit të Policisë Kufitare dhe Emigracionit në 15 ditët e para të muajit Gusht 2018, në pikat e kalimit kufitar në territorin e Shqipërisë janë futur rreth 100 mijë mjete, duke u shtuar dukshëm mbi numrin e mjeteve vendase dhe të mjeteve të turistëve ekzistues.

Shërbimi i Policisë Rrugore në akset rrugore të mbingarkuara, ka vazhduar rregullimin dhe drejtimin e trafikut me orare të zgjatura – për ata drejtues mjeti që me veprimet e tyre në shkelje flagrante të normave të sjelljes, ka marrë masat administrative në zbatim të nenit 141 “Pozicioni i mjetit në karrexhatë”, i cili përveç masës administrative me gjobë, parashikon dhe pezullim të lejes së drejtimit për një periudhë kohe 2-4 muaj.

Vetëm për tre ditët e fundjavës, shërbimi i Policisë Rrugore ka ndëshkuar për këtë shkelje rreth 91 drejtues mjeti.

Shërbimi i Policisë Rrugore gjatë javës në vijim në datat 19-24 Gusht, do të monitorojë dhe mbikqyrë me patrulla të shtuara aktivitetin mjaft të rëndësishëm të “Pelegrinazhit në Malin e Tomorit” me pjesëmarrje masive të njerëzve dhe të drejtuesve të mjeteve.

Nisur nga kushtet e segmenteve rrugore që të çojnë në atë destinacion malor, veçanërisht segmentet rrugore që lidhin aksin rrugor Berat – Skrapar me vendin e kultit – malin Tomor, Drejtoria e Policisë Rrugore në mbështetje të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, kërkon vëmëndjen e drejtuesve të mjeteve për një drejtim më të kujdesshëm të mjetit, mospërdorimin e pijeve alkoolike, duke treguar kujdes maksimal, për shkak edhe të kushteve të rrugës.

Fokusi i Policisë Rrugore këtë javë do të vijojë të mbetet për shërbimin, ndihma automobilistike dhe këshillimi i drejtuesve të mjeteve, ndërkohë që në orare të caktuara do të vazhdojë kontrolli ndaj drejtuesve të mjeteve me dy rrota për mospërdorim të kaskove mbrojtëse, evidentimi dhe ndëshkimi i drejtuesve të mjeteve që përdorin aparatet celularë gjatë drejtimit të mjeteve.

Tejkalimet e shpejtësisë dhe kontrollet për verifikimin e drejtuesve të mjeteve që përdorin alkool do të vijojë gjatë ditës së Premte, ditën e Shtunë dhe të Djelë.

Shërbimi i Policisë Rrugore i rikujton drejtuesit e mjeteve kamionë, të cilët duhet të respektojnë kërkesat dhe oraret/kufizimet e vendosura në Udhëzimin e përbashkët të dy ministrave, Ministrit të Brendshëm dhe Ministrit të Energjitikes dhe Infrastrukturës “Mbi kufizimin e qarkullimit të mjeteve të rënda për transportin rrugor të mallrave përgjatë sezonit turistik dhe festive”.

Në bashkëpunim me aktorë të tjerë të ngarkuar me ligj për menaxhimin e elementëve të sigurisë rrugore në këto infrastruktura, Shërbimi i Policisë Rrugore do të monitorojë në mënyrë të rreptë tejkalimet e peshave të ngarkesave të mjeteve, për të shmangur dëmtimet dhe respektimin e ligjit duke “prodhurar” me shumë siguri rrugore.

Nga ana tjetër vazhdoj të ftoj çdo qytetar dhe drejtues mjeti të denoncojnë në numrin falas 112 dhe në aplikacionin “Komisariati Digital” duke dërguar imazhe dhe foto mbi shkeljet që ndeshin në akset rrugore, si parakalime të gabuara, shpejtësi tej normave etj, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe profesional nga ana e Policisë së Shtetit.

“Fundjava për të festuar, jo për të rrezikuar “, policia iu shtrëngon ‘rripin’ shoferëve, 5 në pranga

0

Policia Rrugore forcon kontrollet gjatë fundjavës, ndërsa u ‘shtrëngon rripin’ drejtuesve të mjeteve që nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit.

Kështu përgjatë natës janë konstatuar disa drejtues mjetesh që kapen në shkelje të rregullave të qarkullimit, ndërsa në pranga kanë rënë 5 prej tyre. Sipas policisë, 4 shoferë rezultonin se drejtonin mjetin në gjendje të dehur, ndërsa 1 pa patentë.

Ndërkohë, në një njoftim të policisë thuhet se një rast flagrant është kapur gjatë natës në rrugën “Ferit Xhajko”, ku drejtuesi i mjetit që udhëtonte bashkë me gjithë familjen, ishte i dehur dhe ecte me shpejtësi.

“Kontrollet ne funksion te Planit Operacional “Tispol Gusht 2018” po vijojne ne kryeqytet me sherbime mbi kohen normale te punes. Policia Rrugore e Tiranes kontrolle me mjete speciale si Radar dhe Drager, ku kontrollet jane perqendruar ne rruget dhe zonat kryesore te evidentuara si “njolla te zeza” per shkak te ngjarjeve rrugore te ndodhura. Nga verifikimet ne terren jane evidentuar nje numer i larte shkeljesh, ku nga rrezikshmeria vlen te permenden disa raste konstatimesh, si ai i rruges “Ferit Xhajko” ku shpejtesia e levizjes se automjetit ishte 120 km/h, niveli i alkoolit 0.78 mg/, nderkohe qe ne automjet udhetonin e gjithe familja, perfshi edhe dy femije i mitur.

Ne rrugen e “Kavajes” shpejtesia e levizjes se automjeteve varionte nga 93 km/h deri ne 99 km/h, nderkohe qe shpejtesia maksimale e lejuar eshte jo me shum se 30 km/h.
Gjithashtu deri ne keto momente jane arrestuar ne kushtet e flagrances 5 persona, nga te cilet 4 ne gjendje te dehur dhe 1 i papajisur pa leje drejtimi.
Jane pezulluar 32 leje drejtimi nga te cilat, 20 per drejtim mjeti nen ndikimin e alkoolit dhe 12 per shpejtesi tej normave te lejuara si dhe jane ndaluar administrativisht 12 mjete per detyrime administrative te pashlyera.
Fundjave per te festuar por jo per te rrezikuar🚑
Zbatoni rregullat e qarkullimit rrugor, ndiqni këshillat e 👮♀”, thuhet në njoftimin në ‘Facebook’ të policisë.

Shpërndanin drogë në studion e tatuazheve në Tiranë, ja kush janë dy të rinjtë e arrestuar (EMRAT)

0

Dy persona kanë rënë në pranga, pasi akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Policia e Tiranës bën me dije se në pranga kanë rënë shtetasit Armando Behari, 24 vjeç dhe Xhevit Bogdani, 21 vjeç, banues në Përrenjas.

 

Shpërndanin drogë në studion e tatuazheve në Tiranë, ja kush janë dy të rinjtë e arrestuar

Shpërndanin drogë në studion e tatuazheve në Tiranë, ja kush janë dy të rinjtë e arrestuar

Gepostet von LajmiFundit.al am Samstag, 18. August 2018

Greqi, mediat japin alarmin: Po na “mbyt” hashashi i Shqipërisë

0

Greqia duket se po alarmohet nga sasitë e drogës nga Shqipëria. Kështu thuhet në një artikull të një prej gazetave më të mëdha greke “Kathimerini”.
Kjo e fundit ka nxjerrë shifrat që i referohen sasive të drogës së kapura në territorin e tyre, origjina e të cilave ishte nga Shqipëria.

Me tej gazeta shkruan se “jane konfiskuar sasi të madhe droge, kryesisht kanabis, e cila arriti 232%, në dy vitet e fundit. Pavarësisht zbulimit të vazhdueshëm dhe gjurmimit përgjatë kufirit greko-shqiptar, ka ende shumë volum dërgimi”.

Sipas artikullit policia greke ka arritur në konkluzionin se tregtarët e drogës shfrytëzojnë kanalin mes Shqipërisë për dërgimin e saj në pjesën tjetër të Ballkanit, Evropës, nëpërmjet Italisë, madje edhe Turqisë.

Golem, niset për plazh me familjen, treni godet makinën e emigrantit, 6 të lënduar

0

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar nga përplasja e trenit me makinën mëngjesin e sotëm në Kavajë. Për fat të mirë ata janë dërguar në sptital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

POliciae shtetit tha se më datë 17.08.2018, rreth orës 09:10, në zonën e Shkëmbit të Kavajës, treni i udhëtarëve i linjës Durrës -Elbasan është përplasur me një mjet tip Volvo me targa angleze me drejtues shtetasin B. C. rreth 40 vjeç, banues në Durrës, i cili në mjet ka qenë me bashkëshorten dhe katër fëmijët.

Shtetasit e mësipërm ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Personat që ndodheshin në makinë:
Drejtuesi i mjetit B.C 40 vjec.
Bashkeshortja L.C. 38 vjece.
Djali L.C 8 vjec
Vajza E.C 4 vjece.
Djali O. C 2 vjec
Djali tjeter D.C 6 vjec.

Mësohet se ata kishin ardhur nga Anglia dhe po shkonin në plazh në momentin e goditjes nga treni.

Dy persona me armë luftë me policinë në Tiranë, përplasin katër automjete

0

Policia e Tiranës vijon zbatimin e planit të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e elementëve me precedent kriminal në fushën e armëmbajtjes pa leje, të trafikut të lëndëve narkotike, atyre në fushën e vjedhjes, për drejtuesit e mjeteve që bëjnë gara shpejtësie apo xhirojnë gomat në ambiente publike, të atyre që drejtojnë mjetet në gjendje të dehur etj.

Në këtë kuadër, mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:20, Policia e Tiranës ka evidentuar dhe goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje dhe mosbindjes së punonjësve të policisë për të ndaluar, ku falë punës së mirëorganizuar dhe ndjekjes nga ana e shërbimeve të Policisë, kapen dhe arrestohen drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri.

Gjatë ndjekjes nga Policia të automjetit ku udhëtonin dy shtetasit që mbanin armë zjarri me vete, drejtuesi i automjetit ka përplasur duke u shkaktuar dëme materiale 4 automjeteve të tjera.

Policia gjeti dhe sekuestroi dy armë zjarri të tipit “Pistoletë”, të cilat u hodhën në një oborr banese dhe në një rrugicë nga drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr.3, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj jetës dhe pronës në D.V. P., Tiranë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :

– Gentjan Koçi, 25 vjeç, banues në Tiranë

– Ervin Kodra, 33 vjeç, banues në Tiranë

Këta shtetas në rrugën “Jordan Misja”, duke lëvizur me mjetin tip “Tuareg”, i cili drejtohej nga shtetasi Gentjan Koçiu dhe pasagjer shtetasi Ervin Kodra, nuk i janë bindur shenjës së ndalimit të shërbimit të “Forcës së Posaçme Shigjeta”, pasi mbanin sende të kundraligjshme në mjet (2 armë zjarri pa leje), por janë larguar me shpejtësi me mjet, duke u bërë burim aksidenti e duke u përplasur edhe me 4 mjete të tjera në rrugë duke iu shkaktuar dëme materiale dhe pas ndjekjes nga ana e shërbimeve të Policisë këta shtetas janë ndaluar në rrugicat e rrugës “Jordan Misja”, ku dhe u bë arrestimi në flagrancë i tyre.

Gjithashtu nga ana e shërbimeve të Policisë janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri të llojit “Pistoletë”, të hedhura prej shtetasve të lartpërmendur pasi braktisën mjetin, në oborrin e një banese dhe në një rrugicë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, “Shkatërrim prone” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të Policisë”, parashikuar nga nenet 278, 150 dhe 242 të Kodit Penal.

MERKEL KUNDER NDRYSHIMIT TE KUFIJVE TE KOSOVES

0

Shtellunga tymi ne portin e Durresit ne pikun e sezonit veror!

0

Nga Abi Malltezi:

Durres, 17 Gusht 2018. Falimenton felliqesira qe na e quajne shtet!!!
Ku eshte inspektoriati shteteror i mjedisit? Ku eshte agjensia e bregdetit? Ku eshte kapiteneria e portit? Ku jane emergjencat civile? Ku agjensia turizmit?
Klosi u be dy here deputet ne Durres, por cilin qytetar Durrsak promovoi? Asnje. Vec ish kreut te ps Durres Konomi qe ishte shef dogane per 3 muaj dhe e hoqen se kish dore te rende. Ky e fiton konkursin si profesionist!
Kapitenerine e portit e perlan vellai i deputetit te ps Ndreu nga Mirdita. Ky e fitoi konkursin? Nuk kishte asnje profesionist detar nga Durresi? Nuk kishte asnje profesionist tjeter pervec atij qe ka vellain deputet? Ketu eshte kalbur kripa.

Source: https://www.facebook.com/abi.malltezi/posts/10156432056208190