Ballina Blog Faqe 9121

Luante me bombolën e gazit, humb jetën fëmija 3 vjeçar në Korçë

0

Një fëmijë 3 vjecar ka gjetur vdekjen ditën e sotme teksa po luante me bombolën e gazit.
Lajmi u bë me dije nga policia e Korçës e cila ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Deklarata e policisë:
Më datë 16.08.2018, rreth orës 11:25, në fshatin Mborje-Korçë, në banesë, shtetasit J.D, rreth 3 vjeç, dyshohet se duke luajtur aksidentalisht i ka rënë duke e zënë poshtë, një bombul gazi e madhe e cila për pasojë i ka shkaktuar dëmtime trupore këtij të fundit.

Ky shtetas u shoqërua në Spitalin e Korçës nga familjarët e tij, ku më pas ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Përplaset me bordurën, merr flakë mjeti

0

Ngjarja ndodhi rreth orës 16:43, në Prezë, mjeti me targë AA724OM me drejtues shtetasin S. D., rreth 70 vjeç, është përplasur me një bordurë rruge ku për pasojë mjeti ka marrë flakë.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi S. D., është nxjerrë menjëherë nga mjeti dhe po dërgohet për mjekim në spital në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të përplasjes.

Shembja e urës në Genova, ambasada konfirmon dy të rinj shqiptarë mes viktimave

0

Ambasada shqiptare në Itali konfirmon se dy shqiptarë kanë vdekur nga shembja e urës në Genova ditën e djeshme.

Në një postim në faqen zyrtarem ambasada shkruan:
Ambasada po ndjek me autoritetet italiane lajmin e rende per humbjen tragjike te jeteve te dy te rinjve shqiptare Marjus Djerri dhe Edi Bokrina ne aksidentin tragjik ne uren Morandi ne Genova.

Duke u shprehur ngushellimet e sinqerta familiareve te viktimave Ambasada eshte ne dispozicion te te afermeve per te gjithe asistencen e nevojeshme.

Serbia fiton 2.7 miliardë euro dhe Kosova humbet 2.7 miliardë euro

0

Gazeta ‘Zëri’ ka arritur ta sigurojë një raport të hartuar nga gjashtë ekspertë serbë dhe të përkrahur nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur në Beograd, në të cilin paraqiten skenarët për shkëmbim të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ky raport në mënyrë të detajuar flet për efektet ekonomike, demografike e sociale dhe për ide të ndryshme për normalizimin e raporteve në mes të dyja vendeve.

Propozohet që Kosova ta marrë vetëm Preshevën, ndërsa Serbia katër komunat veriore të vendit, me ç’rast përmenden përfitimet nga ky skenar prej 2.7 miliardë eurosh për shtetin fqinj.

Serbia dhe Kosova mund të arrijnë marrëveshje për shkëmbimin e territoreve, ku Kosova mund ta marrë vetëm komunën e Preshevës, pa Bujanocin dhe pa Medvegjën, përderisa katër komunat veriore (Leposaviçi, Zveçani, Zubin Potoku dhe Mitrovica Veriore) do t’i bashkëngjiteshin shtetit fqinj.

Kështu rekomandojnë gjashtë ekspertë serbë nëpërmjet një raporti me titull: ‘Efektet ekonomike, demografike e sociale dhe skenarët e ndryshëm për normalizimin e raporteve midis Beogradit dhe Prishtinës”, i botuar në prill të vitit 2018 dhe i përkrahur nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur në Beograd, të cilin ka arritur ta sigurojë gazeta ‘Zëri”.

Raporti prej 90 faqesh i përgatitur nga autorët: Miladin Kovaçeviç, Dushan Gavrlioviç, Dragan Popoviçviç, Milena B. Stevoviç, Liljana Sekuliq dhe Katarina Stançiq, të cilin e posedon ‘Zëri”, i shtjellon në mënyrë të detajuar dy skenarë për normalizimin e marrëdhënieve: normalizimi i raporteve midis Beogradit dhe Prishtinës, ku përfshihen edhe skenari për shkëmbimin e territoreve, edhe skenari pa shkëmbim të territoreve, por me zbatim të Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013 dhe skenari i Status Quo-s, i cili nënkupton mosnormalizimin e raporteve në mes të dyja vendeve.

Ditë më parë politikanët shqiptarë në Luginë të Preshevës kanë alarmuar se presidenti Hashim Thaçi, i cili po flet haptas për bashkëngjitjen e Luginës së Preshevës, nuk guxon të arrijë marrëveshje parciale për Luginën, e cila nënkupton mundësinë që Presheva t’i bashkëngjitet Kosovës ashtu siç rekomandon raporti, ndërsa Bujanoci dhe Medvegja t’i mbeten Serbisë, pasi që, sipas tij, kjo do të shkaktonte tragjedi humanitare.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, dhe zëvendëskryeministri, Ivica Daçiq, po flasin hapur për zgjidhjen e çështjes së kufijve mes shqiptarëve dhe serbëve.

Mirëpo, ka qenë kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila gjatë një takimi ditë më parë me kryetarin e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Denis Zvizdiç, ka deklaruar se nuk ka ndryshim të kufijve në Ballkan.

Policia flet për sulmin me armë e tritol në Kamzë: U shkatërruan dy automjete

0

Policia e Tiranes ka dhene informacionin zyrtar ne lidhje me shperthimin e ndodhur ne Kamze diten e sotme ku mesohet se vec lokalit dhe nje banese te demtuar nga plumbat jane shkaterruar me eksploziv edhe dy automjete.

Sipas policise, më datë 14.08.2018, rreth orës 02:07, në rrugën “Bulevardi Blu”, në Kamëz, në oborrin e banesës së shtetasit Sh. H., është hedhur një sasi lënde plasëse e cila ka shpërthyer duke shkaktuar vetëm dëme materiale në dy mjetet e parkuara në oborrin e banesës.

Policia beri me dije se gjithashtu autorët kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Dogji shtëpinë e burrit një ditë pas martesës, gruaja tentoi të mbyste edhe dy vajzat

0

Detaje te tjera zbardhen nga policia ne lidhje me ngjarjen e ndodhur mbremjen e djeshme ne Fier ku gruaja i vendosi zjarrin baneses se burrit. Para krimit, autorja e ngjarjes sipas policise, ka tentuar te mbyse edhe dy vajzat.

Njoftimi i policise: Tenton të mbysë 2 vajzat e saj të mitura si edhe djeg banesën e bashkëjetuesit të saj, arrestohet në flagrancë nga policia.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasen Rudina Kishta, 42 vjeçe, banuese në fshatin Grecalli, Fier.

Arrestimi u bë pasi dyshohet se ka tentuar të vrasë dy vajzat e saja të mitura binjake 6 vjeçe duke tentuar t’i mbyste ato në ujrat e lumit Seman në afërsi të urës së fshatit Daullas, Fier.

Gjithashtu dyshohet se shtetasja Rudina Kishta ka djegur me zjarr banesën e bashkëjetuesit të saj në fshatin Grecalli, shtetasit A.Gj, 35 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykarës së Rrethit Gjyqësor Fier për veprat penale “Vrasja për shkak të rrethanave familjare” e mbetur në tentativë dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, parashikuar nga Neni 79/c, 22 dhe 151/2 të Kodit Penal.

“Do ju bëj hatanë, ndaj mos më bini në qafë”, Zykaj kishte paralajmëruar tragjedinë

0

Hetimet e fundit kanë zbuluar se Ritvan Zykaj e kishte paralajmëruar krimin e rëndë në fshatin Resulaj të Vlorës. Nga dëshmitë e dhëna në prokurori, rezulton se 24-vjeçari shpesh ju kishte thënë të afërmve “do ju bëj hatanë, ndaj mos më bini në qafë”, por askush nuk e kishte marrë seriozisht.

Siç rezulton në një rast, ai ishte dyshuar tetë vite më parë për grabitje me armë, por historia në fshat ishte mbyllur mes të afërmish. Pas masakrës vrasësi ka firmosur kartën e të drejtave, por për disa orë rresht marrja në pyetje e tij ka qenë e pamundur. Shkak është bërë refuzimi i çdo avokati për ta marrë në mbrojtje dhe për të përfaqësuar të drejtat e tij.

Për këtë arsye prokuroria ka siguruar dy ditë pas masakrës një avokat kryesisht të caktuar nga shteti. Ritvan Zykaj parashikohet të dalë para gjykatës të hënën, në orën 10.30.

Ritvan Zykaj vrau tetë persona, kushërinj të tij, pasditen e të premtes në fshatin Resulaj, të Selenicës në Vlorë. 24-vjeçari u arrestua të nesërmen, pranë fshatit ku kreu krimin e rëndë.

Prodhuesit: Blini bukë të paprerë, shmangi mikrobet

0

Shoqata e Prodhuesve të Bukës Shqipëri rekomandon që buka të mos shitet më e prerë në feta, siç jemi mësuar ta marrim atë zakonisht në dyqanet e bukës, por të shitet si një e plotë. Z.Nela përse rekomandohet një gjë e tillë?

“Për arsye sepse buka kur del nga furra krijon një kore të vetën. E cila kjo kore nuk lejon që të hyjnë agjentët e tjerë mikrobi ose diçka tjetër. E dyta në qoftë se ne do ta presim këtë do të hyjnë shumë mikrobe brenda. E treta kjo bukë duhet të rrijë mbi 4-5 orë të kullojë, ai klienti vjen thotë më jep një bukë të ngrohtë.

Buka e ngrohtë pritet, pasi ka marrë miliona mikrobe brenda. Në qoftë se një bukë pritet, pjesët e sharrës mbajnë mbetje dhe duke mbajtur mbetje dhe të gjitha mbetjet rrinë tek faqet e bukës. Nuk pranon mikrobi të hyjë këtu, sepse është e pjekur është kore e fortë. Ja do ta presim një bukë për ta parë se si funksionon. Shiko sa foje sharre mori.

Shiko çfarë ndodh, kjo është shumë bukë e mirë dhe mori gjithë këto mikrobe, e vumë këtu ( mbi sharrë ) në do të përdorim qesen, e vumë në qese pastaj do e marrim dhe do e vendosim tek letra. Letra ka pjesën e vet, pastaj do e kapi goca ka disa prekje me dorë të paarsyeshme. Ne si shoqatë mundohemi t’i themi konsumatorit “merr bukë të pa prerë””, shprehet kreu i shoqatës së prodhuesve të bukës, Avni Nela.

Aksidenti me 2 të vdekur në Kamëz, Gjykata lë në burg Rozina Kolecin, Prokuroria: Po fliste në telefon

0

Aksidentoi me vdekje 8-vjeçaren Esmeralda Ndreu dhe 57-vjeçarin Ramazan Isha, Gjykata e Tiranës cakton “arrest me burg” për drejtuesen e mjetit Rozina Koleci. Masa është caktuar nga gjyqtari Ardian Kaliaj i cili ka miratuar kërkesën “arrest me burg” të prokurorit Bajram Breçani.

Vetë Koleci ka shprehur tronditje dhe pendesë për çfarë ka ndodhur, por është përgjigjur se gjithçka erdhi si pasojë e futjes në mënyrë të papritur të biçikletës në rrugë duke dalë para automjetit të saj.

“Nuk isha me shpejtësi, në një moment më doli para biçikleta dhe bëra manovër për ta shmangur dhe aty humba kontrollin”. Ndërsa prokuroria e tiranës e akuzon atë për aksident me pasojë plagosjen dhe vdekjen e më shumë se dy persona. Po ashtu sipas akuzës Koleci dyshohet se ka qenë duke përdorur telefonin celularë por vetë drejtuesja e mjetit e mohon këtë pretendim.

Tre ditë më parë në zonën e njohur si ura e lumit Tirana në kryqëzimin para karburantit Koleci siç dhe shihni nga pamjet e siguruara nga Report Tv aksidentoi fillimisht çiklistit e më pas në bordurën ndarëse përplasi Valbona Ndreun me dy fëmijët e saj, Esmeralda Ndreu 8-vjeçe e cila humbi jetën, ndërsa u plagos vajza e vogël, E.N, 6-vjeçe.

Në aksident u përfshin dhe tre mjetet të tjera të cilat u përplasën nga Koleci që aktualisht do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve.

“Më arrestuat shumë vonë”, zbardhet dëshmia e monstrës së Selenicës

0

VLORE- Autori i masakrës së Resulajt, Ridvan Zykaj, i cili vrau 8 kushërinjtë e tij ka pranuar shumë qetësisht krimit. Pak pas arrestimit, ku për 12 orë ishte në arrati, ai u mor në thëne se: ‘Më arrestuat shumë vonë’.