Ballina Blog Faqe 9122

Masakra me 8 të vdekur në Vlorë/ Policia jep detajet: Si ndodhi ngjarja

0

Policia e Shtetit ka dhënë detaje nga ngjarja e rëndë që tronditi sot fshatin Resulaj të Vlorës, ku një person me probleme mendore vrau me armë zjarri 8 persona dhe plagosi disa të tjerë.

Informacion paraprak
Më datë 10.08.2018, në fshatin Resulaj, Selenicë, shtetasi Ridvan Zykaj, 24 vjeç, për motive ende të paqarta ka vrarë me armë zjarri 8 persona nga dy familje te fisit Zykaj.

Autori pas krimit është larguar ku forca të shumta të Policisë, Renea, Delta Forcë, Fnsh, dhe forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë janë vënë në ndjekje dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e tij.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Banda e hajdutëve e Dibrës, vihet në pranga dhe autori i tretë

0

Policia e Dibrës ka vënë në pranga autorin e tretë të dyshuar për disa vjedhje të ndodhura më parë.
Në kuadër të operacionit “Maqellara”, i nisur më 23 korrik, u arrestua Vitkor Rudi, 24 vjeç nga Shupenza.

“Ky shtetas dyshohet të jetë autor i disa vjedhjeve të ndodhura më parë në zonën e Maqellarës, ku në bashkepunim me shtetasit ( R.J dhe E.J, të arrestuar me datë 23.07.2018) kryenin vjedhje banesash.

Ndaj tij Gjykata e Shkallës së Parë Dibër me datë 25.07.2018, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me Burg”, për veprën penale ‘Vjedhje’, thotë policia.

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Rrethit Dibër për veprime të mëtejshme

Atentat mafioz në Shkodër, ekzekutohet me breshëri plumbash kunati i Lul Kullës

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ku një person është qëlluar për vdekje me armë zjarri tek ish-Poçeria në lagjen Kiras në Shkodër.

I vrare prej breshërisë së plumbave poshtë një lokali ka mbetur shtetasi i identifikuar si Fatbardh Lici, 53 vjeç, banues në lagjen Guerile në Shkodër.

Viktima është vëllai i Mustafa Licit, kryetar i partisë ‘Mendimi i Djathtë Liberal’, njëherazi edhe anëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës dhe kunati i Lul Kullës, i njohur si “i forti” i Shkodrës.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat policore, të cilat kanë filluar hetimet për shkaqet e ngjarjes, ndërsa në fshatin Dobraç është gjetur duke u djegur një mjet tip Benz i cili dyshohet se ka lidhje me ngjarjen dhe me autorin e krimit.

Zbulohen autorët që vendosën bombën në zyrën e kryeministrit të Kosovës Haradinaj

0

Autoritetet e Kosovës kanë testuar sigurinë në zyrën e kryeministrit Ramush Haradinaj, përmes një inskenimi të futjes së një pakoje të dyshimtë me lëndë eksplozive, që në fakt ka mbërritur në destinacion.

Nga sa raportojnë mediet në Kosovë, pakoja e dërguar nga “Xhorxh Majkëll” mbërriti deri në zyrën e kryeministrit, por ajo nuk përmbante ndonjë dhuratë, përkundrazi dy kg eksploziv të llojit tritol.

Nga inskenimi rezulton se masat e sigurisë në godinën e Kryeministrisë kanë rezultuar me të meta të mëdha, pasi gjithçka ka dështuar, me pakon që ka kaluar të gjitha filtrat e sigurisë.

Simulimi në fjalë është bërë në koordinim me zyrën e kryeministrit. Për sigurinë e Haradinajt dhe godinës së Qeverisë së Kosovës përkujdeset vet Policia e Kosovës.

I pyetur nga Top Channel, zëdhënësi i kësaj policie, Baki Kelani është shprehur:

“Nuk bëhet fjalë për ndonjë tentim sulmi, apo hyrje të ndonje mjeti shpërthyes në objektin në fjalë, por ju informojmë se Policia e Kosovës, në vazhdën e inspektimeve periodike me qëllim avancimin e punës, profesionalizmit, si dhe vlerësimin e punës dhe gatishmërinë e zyrtarëve policorë që janë të angazhuar në ofrimin e sigurisë së objekteve policore dhe institucioneve shtetërore, si dhe testimin e nivelit të funksionalitetit të pajisjeve të sigurisë në dispozicion, ndërmerr edhe testime simuluese të situatave nga më të ndryshmet. Në varësi të rezultateve dhe gjetjeve nga këto inspektime (testime), si dhe pas analizave të mirëfillta, Policia e Kosovës planifikon trajnimet e duhura për stafin e angazhuar, ndërmerr kërkesa për blerjen e pajisjeve më të avancuara dhe që do t’i përgjigjen kohës, apo në rast të ndonjë lëshimi të mundshëm ndërmerr masa disiplinore ndaj zyrtarëve policorë”.

Ky nuk është rasti i parë i simulimit të një “sulmi” në godinën e Qeverisë së Kosovës. Në të kaluarën, një “mekanik” ka arritur të hyjë në godinë me dy armë zjarri, ndërsa në një tjetër rast, një person në cilësinë e një “invalidi” ka futur në godinë një pushkë të gjatë.

1 milion euro prona të sekuestruara, gjykata rrëzon kërkesën e Adriatik Llallës

0

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda rrëzoi kërkesën e avokatit të ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, që e konsideron të pabazuar sekuestrimin preventiv të disa pasurive.

Mesohet se vendimi eshte dhenenga Idriz Mulkurti, në një kohë që ish-kryeprokurori është kthyer në Shqipëri, ndërsa avokati i tij është larguar me pushime jashtë vendit.

Gjyqtari i gatshëm, të cilit i kishte rënë shorti për shqyrtimin e kësaj çështjeje, kërkoi asistencën e një avokati kryesisht, për të cilin ka qenë e vështirë të gjendet, për sa kohë shumica e avokatëve që gjenden në listën e Gjykatës së Krimeve të Rënda janë gjithashtu me pushime.

E ndërsa e sigurtë është se tashmë ish-Prokurori i Përgjithshëm do t’i drejtohet Gjykatës së Lartë, derisa hetimet të marrin rrugë, nën sekuestro do të qëndrojnë një apartament në Durrës dhe mbi 22 mijë metra katrorë tokë arë në kryeqytet.

Grekët “me pushime” radhë kilometrike në Kakavijë

0

Në pikën kufitare të Kakavijës, është krijuar një radhë e gjatë për të kaluar në shtetin fqinj.

Numri i madh i pasagjerëve, autobus dhe automjete të vogla janë detyruar të presin me orë të tëra për të kryer proceduar që i duhen.

E gjithë kjo vonesë ka ardhur nga pala greke e cila momentalisht po punon me dy sportele.

Pala greke po ushtron një kontroll të imtësishëm duke bërë që njerëzit të presin në temperature të larta.

Kjo pritje ka shkaktuar probleme të mëdha për ta, sidomos fëmijët dhe të moshuarit.

Kroacia: Ndryshimi i kufijve Kosovë-Serbi destabilizon rajonin

0

Vendet e rajonit nuk janë nxituar të pozicionohen rreth idesë për korrigjim kufijsh të ish-komandantit të UÇK-së, Hashim Thaçi aktualisht president i Kosovës.

‘Frontal’ i ka marrë një reagim ambasadës kroate në Prishtinë ku theksohet kundërshtimi kategorik për ndryshim kufijsh, pasi kjo mund të sillte destabilizim të Ballkanit.

‘Ne nuk besojmë se ndonjë ndryshim kufitar do ta bënte rajonin më të qëndrueshëm. Përkundrazi, do të vendoste precedentë, të cilët mund të shkaktojnë probleme shtesë sesa zgjidhje.

Së fundmi, me siguri do të kishte efekte destabilizuese në kuadrin më të gjerë rajonal Ne mbështesim fuqishëm dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ndihmuar nga BE dhe ne shpresojmë në një progres të shpejtë të procesit’,-thuhet në reagim.

Qëndrimi i Kroacisë, edhe për faktin se është vend anëtar i BE-së kërkon që zgjidhja të vijë nga dialogu i ndërmjetësuar nga Brukseli.

ONM kundër vendimit të KPK-së, rekomandon shkarkimin e një gjyqtari. Emri

0

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) ju ka paraqitur sot, Komisionerëve Publikë rekomandimin për ta ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit Gentian Medja.

Sipas ONM-së, mësohet se “në datë 1. 8. 2018, në përfundim të seancës dëgjimore përkatëse, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Gentian Medja, magjistrat/gjyqtar në Gjykatën Administrative, Shkalla e Parë, Tiranë, dhe anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Sot, më datë 9. 8. 2018, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për ta ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të z. Gentian Medja”.

Pritet që pas këtij rekomandimi, Komisionerët Publikë, pasi t’u jetë njoftuar vendimi me shkrim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), do ta shqyrtojnë atë krahas rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

“Bazuar në pikën 7, të nenit 55, të ligjit nr. 84/2016, ‘Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë’, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka 30 ditë afat për t’ia njoftuar vendimin me shkrim Komisionerëve Publikë”, sqaron INM, ndërkohë mësohet se ky vendim ende nuk është njoftuar.

Më tej ONM, sqaron procedurën e kalnalzimit ligjor të këitj animimi.

“Bazuar në pikën 1, të nenit 63, të ligjit nr. 84/2016, ‘Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë’, Komisionerët Publikë, brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të vendimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, kanë të drejtë të paraqesin ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit”.

Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

Vdekja e aktorit Tano Banushi/ Rita Gjeka kërkon falje pas 25 vitesh: Më vjen turp që…

0

7 gushtin e vitit 1993, plot 25 vite më parë ndërroi jetë aktori i njohur i humorit shkodran dhe jo vetëm, Tano Banushi. Në këtë ditë për herë të parë dikush kërkon falje për atë që iu bë para disa vitesh aktorit.

Drejtoresha e Teatrit “Migjeni”, Rita Gjeka, me keqardhje shprehet se në ditën që ai ndërroi jetë nuk u lejua hyrja e tij në ambientet e këtij teatri dhe në këtë institucion nuk u krye asnjë homazh për të për arsye politike.

“Unë nuk kam lujt kurrë me Tanon, por megjithatë kam 25 vjet që më bren një gje shumë e rëndë dhe me thënë të drejtën na takon ne ndoshta sot me kërku falje në një farë mënyre se 25 vjet më parë Tanoja nuk është leju me hy në teatër për me ba homazhe për të. Makina mortore është sjellë rreth e qark Teatrit edhe manej ka shku. Unë kam 25 vjet që më vjen marre për kët gja. Unë e kisha një dëshirë që sivjet të bëja dicka se është edhe 60 vjetoori i estradës edhe është evoja me kërku falje për këtë gjë”, shprehet Rita.

 

Bie zjarr në zyrat e AKSHI, menaxhon kompiuterat e qeverisë shqiptare

0

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në një objekt pranë Kryeministrisë. Sipas informacioneve të para raportohet se zjarri ka përfshirë zyrat e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Kjo agjenci menaxhon rrjetin kompiuterik te qeverise shqiptare.

Sipas te dhenave te deritanishme ka qenë një kabull elektrik që ka marrë flakë ai që ka shkaktuar zjarrin.

Pas renies se flakeve janë njoftuar zjarrfikësit që kanë vendosur situatën nën kontroll. Ne vendin e ngjarjes ndodhet një makinë e forcave zjarrfikëse. Nuk raportohet për persona të lënduar.