Ballina Blog Faqe 9127

Apeli i Krimeve të Rënda lë në burg të arrestuarit e ‘Toyotës’ me para

0

Apeli për krimet e Rënda lë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për katër të arrestuarit për shumën 3.4 milionë euro që u bllokuan në portin e Durrësit më 23 qershor 2018.

Gjykata la në burg Edi Liken Klevi Liken, Arben Cekën dhe Alban Mollaymeri.

Ata akuzohen për pastrim parash, armëmbajtje pa leje, falsifikim të monedhave dhe grup të strukturuar kriminal.

Në kërkim janë shpallur kushërinjtë Elvis dhe Alfred Vladi të cilët konsiderohen dhe si porositësit e makinës Toyota Yaris ku u gjetën miliona eurot.

Rëndohet bilanci i zjarreve në Greqi, 77 viktima, qindra të zhdukur

0

Thellohet bilanci i viktimave nga zjarret në Greqi, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 77. Nga të dhënat e shërbimit të zjarrfikësve, mësohet se 187 persona janë plagosur.

Ngjarja bëhet edhe më tragjike, pasi 24 prej viktimave janë fëmijë. Ndërkohë dyshohet për qindra persona të zhdukur.

Përgjatë ditës së djeshme edhe gjatë natës, në tri zona të ndryshme të Athinës ‘shpërthyen’ 15 vatra zjarri, ku situata më dramatike ishte në fshatin bregdetar Mati.

Përveç dhjetëra të vdekurve në vende të ndryshme të periferisë së Athinës për shkak të zjarreve masive, ekipet e shpëtimit u tmerruan kur gjetën 26 persona të djegur të gjallë në një restorant, kjo edhe për shkak të bombolave të gazit.

Qindra turistë janë evakuuar nga plazhet përgjatë operacioneve të shpëtimit, me 3 gra dhe një fëmijë që u mbytën në det në përpjekje për t’u ikur flakëve. Aktualisht në terren ndodhen forca të nderhyrjes, të cilët po vijojnë kërkimet në çdo ndërtesë.

Vettingu godet sërish, shkarkohet prokurorja Rovena Gashi

0

Vettingu shkarkon prokuroren Rovena Gashi per shkak te problemeve me pasurine. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit përfundoi seancën për subjektin e vlerësimit të Rovena Gashit, prokurore në Prokurorinë e Përgjitshme.

Trupi gjykues shqyrtoi dhe zhvilloi procedurë të thellë hetimi, në mungesë të Rovena Gashit apo përfqësuesit të saj, duke e konsideruar sot të përfunduar seancën dëgjimore

Anëtarët e KPK Genta Tafa, Pamela Qirko dhe Lulzim Hamitaj vendosën shkarkimin e prokurores nga detyra. Gashi, e pezulluar nga detyra për shkak se është nën hetim për fshehje pasurie, nuk ishte e pranishme sot ne seancë

Më parë Gashi ka thënë se një vendim të tillë KPK e ka marrë 8 muaj më parë. Megjithatë mungesa e prokurores nuk e ndali vazhdimin e seancës.

Përsa i përket pasurisë, ILDKPKI ka konstatuar se deklarimet nuk jane te sakta, ka mungesë burimesh per pasurine qe ka dhe ka deklarim të rremë te pasurisë.

Tragjedia në Greqi, dalin pistat e para: Zjarrëvënie e qëllimshme nga grabitësit e shtepive dhe…

0

Çfarë e shkaktoi zjarrin? Kjo është pyetja që po mundon autoritetet greke në këto orë dramatike që po kalon rajoni i Atikës në Athinë.

Zyrtarët e cituar nga agjencia e lajmeve AFP kanë thënë se flakët e tanishme mund të kenë filluar nga zjarrvënësit që kërkojnë të plaçkisin shtëpitë e braktisura. Ndërkohë ka dyshime të tjera që sugjerojnë se zjarrëvënia është frymëzuar nga persona që synojnë shfrytëzimin e pronave publike.

Deri më tani raportohet për të paktën 56 viktima dhe më shumë se 160 persona të lënduar por numri i tyre mund të rritet me kalimin e orëve.

Në vendin fqinj është shpallur gjendja e emergjencës ndërsa edhe shtetet si Gjermania, Polonia, etj., kanë dërguar avionë në ndihmë për të shuar flakët që po vijojnë të marrin jetë njerëzisht.

Ligji i Magjistraturës, reagon SHBA: Dështim i gjithë partive, duhen gjyqtarë të rinj

0

Në Shqipëri, i ngarkuari me punë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë David Muniz, e konsideron “një dështim i të gjitha partive në parlament”, moskalimin dje në seancën e fundit të parlamentit për këtë sesion, të ndryshimeve ligjore që do të sillnin zhbllokimin e regjistrimit të studentëve të rinj për këtë vit akademik në Shkollën e Magjistraturës dhe emërimin e të porsadiplomuarve.

Në përgjigje të interesimit të Zërit të Amerikës, zoti Muniz u shpreh se bëhej fjalë për “një amendim të thjeshtë të Ligjit për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve për të përmbushur një kërkesë bazë të një sistemi drejtësie funksional, i cili lejon që studentë të rinj të hyjnë në Shkollën e Magjistraturës. Shkolla e Magjistraturës përgatit brezin e ardhshëm të gjyqtarëve dhe prokurorëve të Shqipërisë – jashtë ndikimit politik – në mënyrë që shqiptarët më në fund të gjejnë drejtësi në gjykatat e tyre. Politikanët shqiptarë – vijoi më tej i ngarkuari me punë në ambasadën amerikane – kishin mundësinë ta ndërmerrnin këtë hap të thjeshtë përpara dhe të hapnin dyert për një klasë të re studentësh, por nuk e bënë këtë”. Sipas tij “vetingu po ecën më shpejt, dhe Shqipëria ka nevojë për gjyqtarë dhe prokurorë të rinj që do të mbrojnë sundimin e ligjit. Me sa duket, politikanët kanë frikë nga sundimi i ligjit dhe prandaj nuk punuan sëbashku për të mbështetur Shkollën e Magjistraturës dhe reformën në drejtësi.”, përfundon reagimi i zotit Muniz.

Ngërçi me Shkollën e Magjistraturës u shkaktua për shkak të vonesave në ngritjen e institucioneve të reja të parashikuara nga Reforma në Drejtësi. Ndryshimet e propozuara nga socialistët synonin që në mungesë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të jetë vetë Shkolla e magjistraturës që të realizojë pranimet e reja, ndërsa emërimet për gjyqtarët dhe prokurorët, të bëhen nga KLD aktuale dhe Prokurorja e Përgjithshme. Por ky propozim u kundërshtua nga opozita, ndërsa shumica e vetme nuk i kishte 84 votat e nevojshme për miratim.

Vettingu po lë vendin pa gjykata, Rama: Më mirë djepi bosh, se shejtani brenda

0

Kryeministri Edi Rama duket se nuk e sheh me shqetesim faktin se shume vende vakante po krijohen ne gjykata si pasoje e shkarkimit te gjyqtareve nga procesi i vettingut.

Pas shqetesimeve te fundit ne lidhje me gjykatat, Rama ka reaguar sërish në rrjetet sociale për vetingun, duke shkruar “Më mirë djepi bosh se shejtani brenda”.

“Po mbetemi pa gjykata të sipërme?Jo! Po operojmë organizma të kancerizuar që e degraduan deri në kockë drejtësinë.

Më mirë djepi bosh se shejtani brenda! Ky pastrim është shpëtim për dekada e breza që vijnë, rilindja e këtyre gjykatave është vetëm çështje e më pak se një viti”, thotë Rama.

I ulen 5 vjet nga dënimi, Nehat Kulla kërkon lirimin nga burgu: Jam sëmurë

0

Personazhi i njohur i krimit ne Tirane, Nehat Kulla kërkon lirimin nga burgu ne kohen qe i ka mbetur edhe një vit dënim.
Permes nje kerkese drejtuar gjykates, Kulla pretendon se duhet te lirohet pasi eshte duke vuajtur nga probleme shendetesore ne qeli.

Nehat Kulla u arrestua 13 vite më parë dhe u dënua me 20 vite burg, por gjate kesaj kohe ka perfituar disa here ulje, duke bere qe ti mbeten edhe 12 muaj heqje lirie.

Avokati i te fortit te Tiranes i është drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë në Krujë me kërkesën për lirimin nga burgu.

Personazhi i konsideruar edhe si ‘Gjenerali’ që krijoi një ‘komisariat policie’ në zonen e Kinostudios në vitin 1997 me mbeshtetesit e tij te armatosur, tashme duket se ka probleme me shendetin.

Kërkesa e avokatit te Nehat Kullës, që po vuan dënimin në burgun e Fushë Krujës eshte duke u gjykohet nga gjyqtarja Engjëllushe Tahiri.

Nehat Kulla eshte dënuar për vrasjen e Halim Gjuzit, ish-shofer i ish-zv/ ministrit të Arsimit Halit Shamata më 29 korrik të vitit 1998 në Golem të Kavajës.

Gjuzi po udhëtonte drejt Durrësit me gruan dhe fëmijët ndersa u vra nga Kulla i cili u arrestua në vitin 2005, ndërsa u dënua me 20 vite burg, por gjate kesaj kohe plot 5 vite denim iu ulën ne menyre periodike.

Ambasada: Deri tani nuk ka shqiptarë të prekur nga zjarret në Athinë

0

Ambasada shqiptare në Athinë bën të ditur se është vënë në kontakt me qytetarë shqiptarë të zonave të prekura, teksa ka vënë në dispozicion edhe një numër për çdo nevojë të tyre. Ambasada është shprehur më herët se nuk ka informacion për të lënduar mes shqiptarëve.

“Ambasada shqiptare në Athinë shpreh ngushëllimet e saj më të sinqerta për familjet e viktimave të zjarreve në Greqi, dhe shprehim mbështetjen tonë të plotë ndaj autoriteteve greke.

Theksojmë se Ambasada është vënë menjëherë në kontakt me qytetarë shqiptarë të zonave të prekura, ndërsa i bëjmë thirrje që për çdo nevojë t’i drejtohen Ambasadës në nr. +30 6941658183”, thuhet në faqen në Facebook të Ambasadës

Moti I keq shënon viktima

0

Humb jetën një 22-vjeçar. Një 22 vjeçar ne Gjirokaster ka humbur jetën pasi është goditur nga rrufeja.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Lazarat, pranë lumit Drion. Sakaq, ai u dërgua me urgjenc në spital por nuk mundi të mbijetojë.

Raporti I Instat: 98 të vdekur në aksidentet rrugore – shumica janë rinj

0

Aksidentet rrugore vijojnë të jenë një ndër shkaktarët kryesore të vdekjeve në shqiperi. Sipas INSTAT, në muajin qershor numri I viktimave nga aksidentet rrugore është 217 persona .
Numri më I lartë I aksidenteve në këtë periudhë është kryër nga grup mosha 25-35 vjeç.
Në një analizë më të hershme të bankës Botërore thuhet se shkaku kryesor është planifikimi I rrugëve. Në bazë të këtij konkluzioni qeveria shqiptare dhe Banka Botërore kanë nënshkruar marrëveshjen e huas prej 65.9 milionë euro, shumë e përcakutuar për mirëmbajtje dhe sigurinë në rrugë.
Sakaq, ky projekt ka nisur nga zbatimi që në vitin 2016 por nuk po jep asnjë efekt për uljen e aksidenteve rrugore.