Ballina Blog Faqe 9128

Goditet grupi i hajdutëve në Dibër, dy të arrestuar një në kërkim

0

Një grup hajdutësh banesash është goditur nga Policia e Dibrës.

Ka qenë operacioni “Maqellara” që ka identifikuar grupin problematik prej tre personash.

Burime nga Policia Vendore, bëjnë të ditur se janë prangosur, Resmi Jakimi dhe Egert Jakimi nga Bulqiza.

Të njëjta burime saktësojnë se është shpallur në kërkim, bashkëpunëtori i tyre, V. R., nga Shupenza, Bulqizë.

Kërkohen punëtorë nga jashtë, Gjermania lehtëson procedurat e vizave

0

Ministri gjerman i Punës, Hubertus Heil, kërkon lehtesira për degë të caktuara të ekonomisë në kërkimin e punës për fuqinë punëtore nga jashtë.

Në gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeinen Sonntagszeitung”, ai foli për një vizë të kufizuar në kohë për degë punë si infermieria në azilet e pleqve, ku ka një mungesë të theksuar të fuqisë punëtore.

Kjo vizë me kufizim mund t’u mundësojë atyre të kërkojnë drejtpërdrejt punë në Gjermani, tha ministri gjerman. Në këtë procedurë nuk përfshihet marrja e kontributeve sociale.

“Mund të përfytyroj, që fuqi punëtore nga jashtë të vij për një gjysëm viti në Gjermani dhe të kërkojë punë këtu”, tha Heil. “Nëse nuk ia dalin dot të gjejnë punë, atëherë ata duhet të kthehen sërish në vendin e tyre pas përfundimit të afatit.

“Synimi është të kemi sa më pak procese burokratike”, për ata që kërkojnë punë. Me kërkesë të socialdemokratëve, koalicioni me bazë të gjerë në Gjermani synon që deri në fund të këtij viti të nxjerrë një ligj, që rirregullon ardhjen e fuqisë së huaj punëtore të kërkuar nga ekonomia. Kjo do të lehtësojë mundësitë e punësimit për jo-akademikët. Me këtë synohet të reduktohet edhe migracioni ilegal.

Kancelarja Angela Merkel në konferencën e shtypit para pushimeve të verës e quajti këtë “një projekt qendror” të qeverisë. Edhe ministri i Brendshëm, Horst Seehofer ka paralajmëruar për në vjeshtë paraqitjen e një plani orientues.

Ideja e lejes së së kufizuar të qëndrimit për fuqi të huaj punëtore pa arsim të lartë mbështetet edhe nga ekonomia gjermane. Sipas revistës „Spiegel”, ajo është pjesë një plani shtatë pikësh të Shoqatave Federale Gjermane të Punëdhënësve, (BDA)./tch

Arta Marku refuzon që të hetojë gjyqtarët dhe prokurorët e larguar nga Vettingu për fshehje të pasurisë

0

Asnjë i shkarkuar nga vetingu për mos justifikim të pasurisë nuk po hetohet nga Prokuroria edhe pse 12 gjyqtarë e prokurorë janë shkarkuar nga detyra deri më tani me motivacionin e mos justifikimit të pasurisë. Për të gjithë këta, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka gjetur pasuri të paligjshme, deklarime të rreme, fshehje të milionave, mungesë justifikimi të të ardhurave dhe evazion fiskal.

I vetmi për të cilin Komisioni i Pavarur i Kualifikimit kërkoi ndjekje penale, duke i dërguar dosjen në Prokurorinë e Përgjithshme, ishte Besnik Imeraj. Çështja e ish-anëtarit të Gjykatës Kushtetuese i kaloi për shqyrtim Prokurorisë së Durrësi. Por kjo e fundit e pushoi atë, pasi nuk kishte element të veprës penale.

Drejtues të Prokurorisë së Përgjithshme pohuan për Vizion Plus se ligji i ndalon të hetojnë gjyqtarë ë prokurorë të shkarkuar. Këtë mund ta bëjë çdo prokuror përmes hetimeve kryesisht ose në rastet kur ka kallëzime nga organet e vetingut.

Në këtë rast, organi qendror i akuzës vetëm administron materialet.

Hetime, por jo për fshehje të pasurisë, prokuroria ka nisur mbi ish-gjyqtarin e Gjykatës së Lartë Admir Thanza. Ai akuzohet se ka fshehur një dënim me burg e gjobë për vjedhje në Itali. Por ashtu Prokuroria e Përgjithshme ka administruar materiale për prokurorin Vate Staka, i cili u rikonfirmua në detyrë.

Verifikimet për këtë çështje i kanë kaluar Sektorit të Inspektimit.

Thënë ndryshe, të gjithë gjyqtarët e prokurorët që u përjashtuan nga sistemi i drejtësisë për shkak të pasurive të vënë na mënyra të dyshimta, do t’i vazhdojnë t’i gëzojnë milionat. Të paktën deri më tani.

Pak ditë më parë, drejtuesi i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit Shkëlqim Ganaj, deklaroi se gjysma e gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk do ta kalojnë vetingun, për shkak të problemeve me pasurinë.

Grabisnin me armë karburantet në Fier, pas Annës së fmettshme kapet edhe bashkëpunëtori

0

Vetem nje dite pas arrestimit te Annes se tmerrshme te Fierit qe grabitje me arme karburantet, policia ka vendosur ne pranga edhe kusheririn njeheresh bashkepunetor i saj ne vjedhjet me arme.

Njoftimi i policise se Fierit:
Ndalohet autori tjetër i vjedhjes me armë të 1 karburanti dhe tentativës për vjedhje të 2 karburanteve të tjerë.

Në vijim të punës për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan autorin tjetër të vjedhjes me armë të karburanteve, shtetasin:

•Emiljano Grembi, 22 vjeç, banues në Belinë Patos.

Shtetasi Emiljano Grembi në bashkëpunim me kushërirën e tij, shtetasen Anna Malaj (e cila u ndalua nga policia një ditë më parë) nën kërcënimin e armës, në datën 02.07.2018, në Levan, kanë vjedhur një pikë karburanti ku kanë marrë shumën prej 30000 lekësh të reja.

Në datën 07.07.2018, në Mallakastër, nën kërcënimin e armës kanë tentuar të vjedhin një pikë karburanti por pasi janë ndeshur me punonjësin e karburantit, janë larguar.

Në datën 15.07.2018, në lagjen “1 Maji” Fier, në bashkëpunim, duke kërcënuar me armë gjahu teke, kanë tentuar të vjedhin një tjetër pikë karburanti.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” parashikuar nga Nenet 140, 22, 25, dhe 278 të Kodit Penal.

Krimet e rënda “kapin” 1 milion dollarë, ja pasuritë që iu sekuestruan Adriatik Llallës

0

Ish kryeprokurorit Adriatik Llalla i jane sekuestruar rreth nje milion dollare pasuri. Lajmi u be me dije ne nje njoftim nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.

Sipas njoftimit, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, mbi bazën e akteve të ardhura për kompetencë lëndore nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, ka rregjistruar proçedimin penal nr.65 viti 2018, në ngarkim të shtetasit Adriatik Llalla, ish-Prokuror i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë.

Në kuadër të hetimeve paraprake të kryera lidhur me këtë proçedim penal, në bashkëpunim të ngushtë me policinë gjyqësore në Drejtorinë Hetimore Qëndrore, pranë Departamentit të Policisë Kriminale të Drejtorisë së Policisë së Shtetit Tiranë, janë kryer një sërë veprimesh hetimore.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera, janë krijuar dyshime të arsyeshme se disa pasuri të paluajtshme në zotërim të shtetasit Adriatik Llalla përbëjnë produkt të veprës penale.

Me vendimin nr.179, datë 20.07.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, është vendosur pranimi i kërkesës së Prokurorisë, vendosja e masës së sigurimit pasurore “sekuestro preventive” për pasuritë e paluajtshme të mëposhtme:

Apartament banimi, me sipërfaqe 67.2 m², ndodhur në Durrës;

Tokë arë, me sipërfaqe 4.500 m², ndodhur në Tiranë;

Tokë arë, me sipërfaqe 12.300 m², ndodhur në Tiranë;

Tokë arë, me sipërfaqe 3000 m², ndodhur në Tiranë;

Tokë arë, me sipërfaqe 2250 m², ndodhur në Tiranë;

Policia Gjyqësore pranë Drejtorisë së Policisë së Shtetit Tiranë në datën 23.07.2018 ka ekzekutuar vendimin gjyqësor për sekuestrimin e pasurive të paluajtshme të mësipërme.

Vlera e tregut e pasurive të paluajtshme të mësipërme, në total është në shumën 98.772.000 lekë.

Vijojnë hetimet e mëtejshme lidhur me këtë proçedim penal në bashkëpunim me policinë gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit Tiranë.

Berisha publikon denoncimin e rëndë: Drejtori i policisë gju më gju me kriminelët

0

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar nje denoncim per drejtorin e policise se Elbasanit, i cili sipas tij eshte i lidhur me krimin.
Postimi i Berishes: Elbasani nen terrorin e bandave te Edvinit dhe don Lales!
Qytetari dixhital denoncon:

-Çdo nate ne qytet vihen bomba dhe digjen makina!
-Narkopolicia fsheh krimet dhe eshte bere njesh me bandat.
-Narkodrejtori Altin Qato gju me gju me kriminelet!
-Edi Rama dhe Spartak Braho mbeshtetes kryesor te vrasesve serial e narkotrafikanteve.
-Bandite te akuzuar per nje seri vrasjesh dhe per shume vepra penale si Florenc Çapja, Ambri Sinakolli levizin te lire dhe mbrohen nga xhafopolicia!

-Krushqve te Taulant Balles nuk u sekuestrohet pasuria

Lexoni te plote mesazhin e tij. sb

“Mirdita Z.Sali Berisha i nderuar doja tju trregoja nje situat te pazakont ku dita dites po perkeqsohet me keq ne elbasan po behet nami cdo nat duke djegur makina duke ven bomba dhe policia nuk i ben me dije ne media sepse jan ber bashk me bandat qe sundojjn ne qytetin e elbasanit. Zoti Berisha familja capja ne elbasan po ben namin duke pasur perkrahjen e Edi rames dhe Spartak brahos qe ishte 2 dit me par tek hotel univers duke ngren drrek me kriminelin Ardian capja dhe florenc capja. Cdo nat florenc capja me horrat e tij dalij me arm neper qytet me makina te blinduara bejn presione djegin shpia makina vendosin gjoba. Kjo familje esht nje familje mafioze merret me kanabis dhe kokain ne holland dhe angli si dhe me prostitucion.

Eksponet kryesor Ardian capja me mbeshtetje te fort politike perkrah niperit e tij , Florenc capja , Ambri sinakoli personat jan akuzuar per shum vepra penale ku me e renda esht ajo e vrasjeve te njepasnjeshme. Personat ne fjal Ardian Florenc capja. Dhe bledar muca kan qelluar ne 8 qeshor 2016 mbi policin ne elbasan por dolen te pafajshem sepse e mbylli banda Rama-Tahiri . Ju lutem postojeni qe ky drrejtor qe ka ardh ne elbasan Altin Qato mos te shkoj te drrekoj e darkoj tek hotel univers ne pronsi te capjave po te bej punen ti arrestoj.

Keta persona jan dhe ne hetim pasuror per pronat qe kan ven me prostitucion , kundrraband armesh gjobvenie dhe trafikim e drograve te forta heroin e kokain me kryetar Florenc capjan dhe Bledar mucen , prokuroret sapo vin ne elbasan dhe prekinz dosjet e nxehta brenda 10 ditesh e shikojn veten te transferuar nga qyteti sepse dosjet kan shum gjera brenda duke filluar nga vrasja e Ardian ibrahimit nje invalidi me karroc e deri tek oficeri policis Fadil mema te gjitha kto vrasje te faturara edhe me fatur te prer nga familja capja dhe te urdheruara nga Ardian capja, pse nuk flet asnje organ ligjzbatuaes cfare po behet me krushqit e Tauland balles a po i sekuestrohen pronat pasurit qe i kan ven nga aktiviteti kriminal apo po afrohen votimet dhe i duhen Taulandit ne terren horrat dhe prandaj shteti ben nje sy qorr e nje vesh shurdh , ngrijeni zerin doktor dhe flisni sa nuk esht von se ne elbasan esht situata shum e rend, cdo nat digjen makina, shtepi ,dyqane dhe policia nuk raporton asgje per fat tkeq sepse jan te lidhur me krimin, ju lutem anonim”

E RENDË/ dha jetën duke shpëtuar të fejuarën, psikologu nga Shkodra

0

I riu fatkeq që u mbyt sot në Velipojë, kishte punuar deri pak muaj më parë në qendrën komunitare të Dajçit si punonjës social.
29-vjeçari Ervid Palaj u mbyt sot në detin e Velipojës, në afërsi të lagunës së Vilunit.
Ai shpëtoi të fejuarën nga mbytja por vetë nuk ia doli të shpëtonte duke humbur jetën në mënyrë tragjike.I riu nga Dajçi ka parë se e fejuara e tij po rrezikonte të mbytej dhe menjëherë ka ndërhyrë duke shkuar për ta shpëtuar.
Teksa i jepte asaj ndihmë 29-vjeçari ka humbur jetën për veten e tij.
Sakaq, menjëherë në vendngjarje ka mbërritur ambulanca e qendrës shëndetësore të Velipojës, por ka qenë e pamundur që t’i jepet ndihma e parë sepse Ervid Palaj kishte humbur jetën në vetëm pak kohë.

2.4 milion lekë shkelje mbyllet resorti…

0

Burime zyrtare nga Ministria e Financave bëjnë me dije se, nga ana e inspektoriatit të Hetimit Tatimor janë bllokuar ambientet e 6 tatimpaguesëve për 30 ditë kalendarike për mos lëshum kuponi (rast I përsëritur). Mes bizneseve të bllokuara ka dhe resorte të njohur
Subjektet e bllokuara janë:
Tropikal Resort, Durrës;
Piratët, Dhërmi;
Kompleksi San Pietro, Golem, Durrës;
Restorant “Kalaja e Tetovës”, Zona Plazhit Iliria, Durrës;
Restorant Ibiza, Gjiri i Lalëzit, Durrës;
Market Bolena, Sarandë;

Sakaq, gjatë kontrolleve janë evidentuar 13 subjekte që disponojnë mallra pa dokumentacion tatimor.

PLAS SKANDALI/ Trump tradhëtoi Melania për një vit me modelen e Playboy

0

Të premten “the New York Time” publikoj lajmin e bujshëm. Pasi avokati I tij më jetëgjatë I Presidentit Tramp Cohen regjistroi bisedat ku flitej për mënyrën si do të paguhej ish-modelja e Playbopy e cila kishte pasur një lidhje me të.
CNN raporton se FBI e ka tashmë bisedën e rregjistruar. Sipas të njëjtave Burime Trump aty flet per shumë gjera intime. Treamp I tha the “Times” se “Nuk mund ta besojë që Cohen do ma bëntë një gjë të tillë”
Sakaq vetë modelia foli hapur duke I kërkuar falje Melani-as për lidhjen e saj 1-vjeçare me miliarderin

Arrestohet nje i denuar per 10 vite

0

Kapet 38 vjeçari I dënuar me 10 vite burg nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “prodhim dhe shitje lëndësh narkotike e kryer në bashkëpunim”.
Siç bëhet me dije nga policia e Tiranës në pranga është vënë Fredi (alias Alfred ) Isaraj, 38 vjeç banues në Tiranë.
Sakaq, arrestimi I tij u bë pasi Prokuroria e ka dënuar me 10 vite burg për veprën penale.