Ballina Blog Faqe 9128

Cfarë la pas zjarri në Greqi, trupat e pa jetë po gjenden edhe brenda në ujë

0

Pas largimit te flakëve, niveli i shkatërrimit shfaqet para syve i plote: shumica e Matit, resorta e bukur bregdetare, e kthyer në epiqendrën e zjarreve më të rënda pyjore të Greqisë prej me shumë se një dekadë, nuk është më.

Ferri i flakëve e ka shndërruar në vend të pajetë me rrugët mbushura nga hiri e ndërtesa të rrënuara e të nxira, dëshmi e tmerrit që përjetoi komuniteti i atjeshëm pasditen e së hënës.

Kliko per me shume info
Erërat e fuqishme ndihmuan flakët të avanconin deri në atë pikë sa muri i zjarrtë të rrethonte fshatin pa i lënë njerëzve rrugë shpëtimi.

80 është bilanci i vdekjeve, por me skuadrat që po shkojnë derë më derë në kërkim të trupave, nuk është çudi që ai të rritet akoma më shumë.

Ai që shumë shpresuan të kthehej në rrugën e shpëtimit nga flakët dhe tymi, në fakt u kthye në rrugë vdekje: shumë trupa të pajetë u gjetën në plazhe e disa edhe në ujë.

“Erdhi shume shpejt; hodha sytë prapa shtëpisë dhe pashë zjarrin, pastaj se kur doli përpara. Ishte një ferr i vërtetë. S’kishe ç’ti bëjë”, tha një i mbijetuar.

Përpara se të pllakoste fatkeqësia, thotë i mbijetuari Nikos Stavrinidis, u dëgjua një zhurmë e fortë, si gjëmim alarmi. Gjithçka ndodhi shumë shpejt, vazhdon burri. Zjarri ishte larg, por shkëndijat e tij mbërritën tek ne duke i vënë flakën gjithçkaje përreth.

Era uturinte; ishte një gjë e papërshkrueshme. Njerëzit janë në gjendje shoku, thotë kryetari komunës, Aris Bouranis, s’e kanë kuptuar akoma realitetin. Ka të vdekur gjithandej, gjithandej. Të martën, trupat e djegur të 26 burrave, grave dhe fëmijëve u gjetën në një ngastër të hapur në Poseidonos, thuajse të gjithë të përqafuar me njëri-tjetrin.

Mes tyre, nëna që mbronin fëmijët, veprimi i fundit që bënë përpara se flakët t’i rrethonin. Duke djegur gjurmët e tyre, ekipet e shpëtimit besojnë se ata janë drejtuar andej me bindjen se ajo zona ishte afër detit, por shumë shpejt kanë parë se ishte një rrëpirë, e nuk zbrisnin dot në det.

Autoritetet kanë nisur detyrën e vështirë të identifikimit të viktimave, në mesin e të cilave është edhe një shqiptare, Nica Leka, me origjinë nga Leshnica e Sarandës, e martuar me një shtetas grek.

Edhe dy fëmijë shqiptarë janë të shtruar në spitalin pediatrik Agia Sofia, por gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.

Trump: SHBA-BE duhet të heqë të gjitha tarifat përpara bisedimeve kryesore

0

Presidenti Donald Trump tha se SHBA dhe Bashkimi Europian duhet të heqin të gjitha tarifat, barrierat dhe subvencionet, vetëm pak orë përpara se shefat e tregtisë së bllokut ta paraqesin atë me propozime që shkojnë shumë larg drejt këtij rezultati, në një takim të vështirë në Shtëpinë e Bardhë.

“Kam një ide për ta. Të dyj palët: Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja të braktisin të gjitha Tarifat, Barrierat dhe Subvencionet!- “tha Trump në një tweet dje. “Kjo më në fund do të quhet Tregu i Lirë dhe Tregti e Ndershme! Shpresoj ata ta bëjnë këtë, ne jemi gati – por ata nuk duan! ”

Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker dhe komisioneri i tregtisë i BE Cecilia Malmstrom do të takohen me Trump në Uashington të mërkurën. Ata planifikojnë të sinjalizojnë gatishmërinë e bllokut për të negociuar një marrëveshje dypalëshe tregtare për mallrat e prodhuara, ose një marrëveshje të ashtuquajtur sektoriale midis të gjithë eksportuesve të mëdhenj të makinave, të cilat do të shkurtojnë ose eliminojnë tarifat për automobila në nivel global.

Takimet janë një përpjekje e fundit për të bindur Trump që të heqë dorë nga ideja për të vendosur tarifa për eksportet e makinave evropiane në SHBA, në atë që mund të merret me një goditje serioze ndaj ekonomisë së bllokut prej 28 vendesh.

Meta: Populli shqiptar është krah qytetarëve të Athinës

0

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta i ka shprehur ngushëllimet homologut të tij grek për ngjarjen e rëndë në Atika, ku gjithë zona u përfshi nga flakët dhe ka mjaft viktima.

Meta ka thënë se është i tronditur me numrin e viktimave

“Me ankth e shqetësim të madh po ndjek përhapjen dhe dëmet që po shkaktojnë zjarret e furishme që kanë rënë përqark Athinës. Jam shumë i tronditur nga viktimat në njerëz dhe i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve e të dashurve të tyre. Të lënduarve i uroj shërim sa më të shpejtë. Lutem që të mos ketë viktima të tjera në njerëz dhe që zjarret e egra të vihen shpejt nën kontroll nga autoritetet zjarrfikëse greke. Ju siguroj se, në këto momente të vështira, unë dhe populli shqiptar jemi krah jush dhe qytetarëve të Athinës e të gjithë Greqisë”, thuhet në mesazhin e presidentit Meta.

Apeli i Krimeve të Rënda lë në burg të arrestuarit e ‘Toyotës’ me para

0

Apeli për krimet e Rënda lë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për katër të arrestuarit për shumën 3.4 milionë euro që u bllokuan në portin e Durrësit më 23 qershor 2018.

Gjykata la në burg Edi Liken Klevi Liken, Arben Cekën dhe Alban Mollaymeri.

Ata akuzohen për pastrim parash, armëmbajtje pa leje, falsifikim të monedhave dhe grup të strukturuar kriminal.

Në kërkim janë shpallur kushërinjtë Elvis dhe Alfred Vladi të cilët konsiderohen dhe si porositësit e makinës Toyota Yaris ku u gjetën miliona eurot.

Rëndohet bilanci i zjarreve në Greqi, 77 viktima, qindra të zhdukur

0

Thellohet bilanci i viktimave nga zjarret në Greqi, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 77. Nga të dhënat e shërbimit të zjarrfikësve, mësohet se 187 persona janë plagosur.

Ngjarja bëhet edhe më tragjike, pasi 24 prej viktimave janë fëmijë. Ndërkohë dyshohet për qindra persona të zhdukur.

Përgjatë ditës së djeshme edhe gjatë natës, në tri zona të ndryshme të Athinës ‘shpërthyen’ 15 vatra zjarri, ku situata më dramatike ishte në fshatin bregdetar Mati.

Përveç dhjetëra të vdekurve në vende të ndryshme të periferisë së Athinës për shkak të zjarreve masive, ekipet e shpëtimit u tmerruan kur gjetën 26 persona të djegur të gjallë në një restorant, kjo edhe për shkak të bombolave të gazit.

Qindra turistë janë evakuuar nga plazhet përgjatë operacioneve të shpëtimit, me 3 gra dhe një fëmijë që u mbytën në det në përpjekje për t’u ikur flakëve. Aktualisht në terren ndodhen forca të nderhyrjes, të cilët po vijojnë kërkimet në çdo ndërtesë.

Vettingu godet sërish, shkarkohet prokurorja Rovena Gashi

0

Vettingu shkarkon prokuroren Rovena Gashi per shkak te problemeve me pasurine. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit përfundoi seancën për subjektin e vlerësimit të Rovena Gashit, prokurore në Prokurorinë e Përgjitshme.

Trupi gjykues shqyrtoi dhe zhvilloi procedurë të thellë hetimi, në mungesë të Rovena Gashit apo përfqësuesit të saj, duke e konsideruar sot të përfunduar seancën dëgjimore

Anëtarët e KPK Genta Tafa, Pamela Qirko dhe Lulzim Hamitaj vendosën shkarkimin e prokurores nga detyra. Gashi, e pezulluar nga detyra për shkak se është nën hetim për fshehje pasurie, nuk ishte e pranishme sot ne seancë

Më parë Gashi ka thënë se një vendim të tillë KPK e ka marrë 8 muaj më parë. Megjithatë mungesa e prokurores nuk e ndali vazhdimin e seancës.

Përsa i përket pasurisë, ILDKPKI ka konstatuar se deklarimet nuk jane te sakta, ka mungesë burimesh per pasurine qe ka dhe ka deklarim të rremë te pasurisë.

Tragjedia në Greqi, dalin pistat e para: Zjarrëvënie e qëllimshme nga grabitësit e shtepive dhe…

0

Çfarë e shkaktoi zjarrin? Kjo është pyetja që po mundon autoritetet greke në këto orë dramatike që po kalon rajoni i Atikës në Athinë.

Zyrtarët e cituar nga agjencia e lajmeve AFP kanë thënë se flakët e tanishme mund të kenë filluar nga zjarrvënësit që kërkojnë të plaçkisin shtëpitë e braktisura. Ndërkohë ka dyshime të tjera që sugjerojnë se zjarrëvënia është frymëzuar nga persona që synojnë shfrytëzimin e pronave publike.

Deri më tani raportohet për të paktën 56 viktima dhe më shumë se 160 persona të lënduar por numri i tyre mund të rritet me kalimin e orëve.

Në vendin fqinj është shpallur gjendja e emergjencës ndërsa edhe shtetet si Gjermania, Polonia, etj., kanë dërguar avionë në ndihmë për të shuar flakët që po vijojnë të marrin jetë njerëzisht.

Ligji i Magjistraturës, reagon SHBA: Dështim i gjithë partive, duhen gjyqtarë të rinj

0

Në Shqipëri, i ngarkuari me punë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë David Muniz, e konsideron “një dështim i të gjitha partive në parlament”, moskalimin dje në seancën e fundit të parlamentit për këtë sesion, të ndryshimeve ligjore që do të sillnin zhbllokimin e regjistrimit të studentëve të rinj për këtë vit akademik në Shkollën e Magjistraturës dhe emërimin e të porsadiplomuarve.

Në përgjigje të interesimit të Zërit të Amerikës, zoti Muniz u shpreh se bëhej fjalë për “një amendim të thjeshtë të Ligjit për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve për të përmbushur një kërkesë bazë të një sistemi drejtësie funksional, i cili lejon që studentë të rinj të hyjnë në Shkollën e Magjistraturës. Shkolla e Magjistraturës përgatit brezin e ardhshëm të gjyqtarëve dhe prokurorëve të Shqipërisë – jashtë ndikimit politik – në mënyrë që shqiptarët më në fund të gjejnë drejtësi në gjykatat e tyre. Politikanët shqiptarë – vijoi më tej i ngarkuari me punë në ambasadën amerikane – kishin mundësinë ta ndërmerrnin këtë hap të thjeshtë përpara dhe të hapnin dyert për një klasë të re studentësh, por nuk e bënë këtë”. Sipas tij “vetingu po ecën më shpejt, dhe Shqipëria ka nevojë për gjyqtarë dhe prokurorë të rinj që do të mbrojnë sundimin e ligjit. Me sa duket, politikanët kanë frikë nga sundimi i ligjit dhe prandaj nuk punuan sëbashku për të mbështetur Shkollën e Magjistraturës dhe reformën në drejtësi.”, përfundon reagimi i zotit Muniz.

Ngërçi me Shkollën e Magjistraturës u shkaktua për shkak të vonesave në ngritjen e institucioneve të reja të parashikuara nga Reforma në Drejtësi. Ndryshimet e propozuara nga socialistët synonin që në mungesë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të jetë vetë Shkolla e magjistraturës që të realizojë pranimet e reja, ndërsa emërimet për gjyqtarët dhe prokurorët, të bëhen nga KLD aktuale dhe Prokurorja e Përgjithshme. Por ky propozim u kundërshtua nga opozita, ndërsa shumica e vetme nuk i kishte 84 votat e nevojshme për miratim.

Vettingu po lë vendin pa gjykata, Rama: Më mirë djepi bosh, se shejtani brenda

0

Kryeministri Edi Rama duket se nuk e sheh me shqetesim faktin se shume vende vakante po krijohen ne gjykata si pasoje e shkarkimit te gjyqtareve nga procesi i vettingut.

Pas shqetesimeve te fundit ne lidhje me gjykatat, Rama ka reaguar sërish në rrjetet sociale për vetingun, duke shkruar “Më mirë djepi bosh se shejtani brenda”.

“Po mbetemi pa gjykata të sipërme?Jo! Po operojmë organizma të kancerizuar që e degraduan deri në kockë drejtësinë.

Më mirë djepi bosh se shejtani brenda! Ky pastrim është shpëtim për dekada e breza që vijnë, rilindja e këtyre gjykatave është vetëm çështje e më pak se një viti”, thotë Rama.

I ulen 5 vjet nga dënimi, Nehat Kulla kërkon lirimin nga burgu: Jam sëmurë

0

Personazhi i njohur i krimit ne Tirane, Nehat Kulla kërkon lirimin nga burgu ne kohen qe i ka mbetur edhe një vit dënim.
Permes nje kerkese drejtuar gjykates, Kulla pretendon se duhet te lirohet pasi eshte duke vuajtur nga probleme shendetesore ne qeli.

Nehat Kulla u arrestua 13 vite më parë dhe u dënua me 20 vite burg, por gjate kesaj kohe ka perfituar disa here ulje, duke bere qe ti mbeten edhe 12 muaj heqje lirie.

Avokati i te fortit te Tiranes i është drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë në Krujë me kërkesën për lirimin nga burgu.

Personazhi i konsideruar edhe si ‘Gjenerali’ që krijoi një ‘komisariat policie’ në zonen e Kinostudios në vitin 1997 me mbeshtetesit e tij te armatosur, tashme duket se ka probleme me shendetin.

Kërkesa e avokatit te Nehat Kullës, që po vuan dënimin në burgun e Fushë Krujës eshte duke u gjykohet nga gjyqtarja Engjëllushe Tahiri.

Nehat Kulla eshte dënuar për vrasjen e Halim Gjuzit, ish-shofer i ish-zv/ ministrit të Arsimit Halit Shamata më 29 korrik të vitit 1998 në Golem të Kavajës.

Gjuzi po udhëtonte drejt Durrësit me gruan dhe fëmijët ndersa u vra nga Kulla i cili u arrestua në vitin 2005, ndërsa u dënua me 20 vite burg, por gjate kesaj kohe plot 5 vite denim iu ulën ne menyre periodike.