Video:
Policia rikthehet në Radhimë, mbledh gëzhojat që ‘mbolli’ vetë dje
Policia e Vlorës i është rikthyer vendit të ngjarjes të një dite më parë në Radhimë, atje ku pati përplasje me të kërkuarin Gaqo Gjini. Nga këqyrja mësohet se janë gjetur 20 gëzhoja arme, për të cilat do të bëhet verifikimi dhe ekspertiza. Gëzhojat janë gjetur në një rrëzë të gjerë, në rrugë, oborrin e shtëpisë ku ishte fshehur i kërkuari dhe në tarracë.
Një ditë më parë në Radhimë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë, të mbështetura nga forcat speciale RENEA, ishin duke kryer operacion në banesën e shtetasit të shpallur në kërkim Gaqo Gjini, 38 vjeç.
I kërkuari ka rezistuar duke tentuar të godasë me mjete prerëse një prej punonjësve të Policisë. Sipas policisë, efektivi në kushtet e vetëmbrojtjes e ka neutralizuar duke e goditur me armë një herë në këmbë.
Gjini u transportua për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë dhe është jashtë rrezikut për jetën. 38-vjeçari ishte shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale ”Plagosje e rëndë me dashje”, ”Kundërshtim i punonjësve të policisë”, dhe ”Armëmbajtje pa leje”.
Del raporti i rëndë, 200 gjyqtarë e prokurorë të lidhur me krimin, ngecin në vetting
Një numër prej 200 gjyqtarësh e prokurorësh shqiptarë nuk e kalojnë vettingun për shkak të lidhjeve dhe konkakteve që kanë me elementë kriminalë.
Raporti i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar është publikuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, bazuar në informacionet e marra nga DSIK.
Deklarata e KSHH:
Në datën 5 Shkurt 2018, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale me kërkesë të KShH-së, ka dhënë vendim për tre organet ndihmëse të vettingut, ku dy prej tyre, përkatësisht për Drejtorinë e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK) dhe Inspektoratin e Lartë të Deklarimit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI) urdhërohen të vendosin në dispozicionin e KShH-së informacionin e kërkuar statistikor. DSIK ka ankimuar në Gjykatën Administrative te Shkallës së Parë Tiranë, vendimin e Komisionerit, ku KShH ka ndërhyrë si Person i Tretë në këtë proces. Në dt. 18.06.2018, Gjykata ka vendosur rrëzimin e Kërkesë-padisë së DSIK duke e lënë në fuqi vendimin e Komisionerit.
KShH përshëndet vendimin e Gjykatës Administrative të Tiranës si dhe nismën e DSIK për të zbatuar këtë vendim. Pavarësisht vonesës në zbatimin e këtij vendimi, informacioni i vendosur së fundmi në dispozicion nga DSIK ka aktualitet dhe rrjedhimisht interes për publikun. Me shkresë zyrtare, DSIK informon se ka dalë në konkluzionin për papërshtatshmëri për vijimin e detyrës për 200 subjekte rivlerësimi nga 800 në total. Kontaktet e papërshtatshme të evidentuara për këto 200 subjekte janë në lidhje me shkaqe të tilla si për krimin e organizuar, korrupsionin, në formën e një takimi, komunikimi elektronik apo çfarëdolloj mënyre tjetër takimi të qëllimshëm që nuk është na pajtim me ushtrimin e detyrës nga subjekti i rivlerësimit. Asnjë subjekt i konstatuar me kontakte të papërshtatshme nuk është vlerësuar si i përshtatshëm nga ana e DSIK për vazhdimin e detyrës.
KShH dëshiron të saktësojë se të dhënat e ofruara nga organet ndihmëse, duke përfshirë ato të DSIK-së nuk janë të detyrueshme për institucionet e rivlerësimit . Këto të fundit, në përmbushjen e misionit të tyre kushtetues, kryejnë një proces të mirëfilltë kontrolli dhe vlerësimi dhe nuk bazohen dhe as janë të detyruara nga përfundimet e paraqitura atyre nga organet e tjera ndihmëse. Në të gjitha rastet, autoriteti vendimmarrës mbetet tek institucionet e rivlerësimit të krijuara për këtë qëllim në përputhje me dispozitat e Kushtetutës, si organe gjyqësore të pavarura dhe të paanshme, të cilat gëzojnë të drejtën për të kryer hetime të mëtejshme në kuadër të vendimmarrjes përfundimtare (referuar vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nr. 2/2017 dhe nr. 78/2017).
Në përfundim, KShH e shikon të nevojshme të theksojë se zbatimi i ligjit për të drejtën e informimit në kuadër të vettingut, në radhë të parë ka interes publik, i shërben transparencës dhe kontribuon në rritjen e besimit të publikut.
Kjo nismë është ndërmarrë me mbështetje të Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, në kuadër të nismës “Për të rritur transparencën, gjithëpërfshirjen dhe përgjegjshmërinë në procesin e Vettingut”.
Sherr me policinë pas aksidentit, shoqërohet kryetari i PD në Gramsh
Kryetari i PD në Gramsh, Elmaz Haruni ka përfunduar në polici pas një incidenti të ndodhur mbrëmjen e të premtes.
pas një aksidenti ku është përfshirë makina me të cilën ai udhëtonte, ka ndodhur edhe incidenti me policinë.
Kjo e fundit ka shqëruar drejtuesin e mjetit Artur Rrodhe i cili ka qene ne gjendje te dehur.
Gjatë shoqërimit ka reaguar edhe kryetari i PD në Gramsh i cili ka qenë pasagjer në mjet.
Si pasojë e kundërshtimeve, policia ka shoqëruar edhe kryetarin e PD në Gramsh.
Aksident në Vlorë, makina përplas dy persona në Lungomare
Një aksident me dy të plagosur ka ndodhur në orët e mbrëmjes në lagjen ”Uji ftohtë”, në aksin rrugor te “Lungomares”, në Vlorë.
Sipas policisë, shtetasi Nikola.M., duke drejtuar mjetin tip Benz ka aksidentuar shtetasit G.B., 50 vjeç dhe R.B., 10 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Të dëmtuarit janë transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë për të marrë ndihmë mjekësore, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Djali dhunoi avokatin, babai i autorit: Kërkoj falje, djali im i shtyrë nga një prokuror kriminel
Kadri Voga, babai i Mondi Vogës i shpallur në kërkim nga policia si autor i dhunës ndaj avokatit Ilia Ilia ngre akuza të rënda ndaj Prokurorit Arian Ndoj. Ai pranon se ka qenë djali i tij që ka dhunuar avokatin por thotë se është shtyrë nga një prokuror kriminel.
“Dënoj ashpër veprimin e djalit tim Mondi Voga. Kjo është një ngjarje e rëndë dhe e dënueshme. Avokati Ilia Ilia është një figurë e nderuar. Familjes së avokatit dhe opinionit i kërkoj ndjesë. Djali im është shtyrë nga një prokuror kriminel. Prokurori Arjan Ndoji e shtyu djalin tim drejt këtij akti. Ai e përdor djalin tim si të fortë por djali im është viktimë e Arjan Ndojit, i paguar. Djali im e ka pasur shok shkolle Arjan Ndojin. I kam thënë djalit tim të largohet nga ky person. Me Arjan Ndojin jam në gjyqe prej 10 vitesh, e kam denoncuar për veprime anti-ligjore. Prokurori Arjan Ndoji përkrah kriminelët, më ka marrë lokalin e familjes sime.
Ndojin e kam akuzuar për shpërdorim detyre. Organet e drejtësisë të zbardhin çështjen. Do të bëj vetëgjyqësi ndaj Arjan Ndojit”, ka deklaruar Kadri Voga, raporton “BalkanWeb”.
Video/ Lulzim Basha: Media do te vazhdoje te jete e kapur e gjitha me perjashtim te Zjarr TV
Lulzim Basha gjate fjales se tij sot ne nje konference me gazetaret eshte shprehur se “Per sa kohe Fatmir Xhafa dhe vellai i tij nuk do te hetohen, Edi Rama dhe qeveria e tij do te bashkjetoje me krimin” “Media do vazhdoje te jete e kapur pervec teje Ismet (i drejtohet Ismet Drishtit) qe ty ta kan shtrengu mir…” –
Video:
Kapen me kokainë të rinjtë në Tiranë
Vijon puna nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve për goditjen e rasteve të shpërndarjes dhe shitjes së lëndëve narkotike. Arrestohen në flagrancë 3 shtetas gjatë kontrolleve të ushtruara, si dhe sekuestrohet në total 63.2 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa. Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve : – Perparim Sula, 50 vjeç, banues në Tiranë dhe M. H., 17 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Riza Cuka”, në sheshpushimin e pallateve, gjatë kontrollit të ushtruar u kapën në flagrancë me 56.8 gramë lëndë të dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa. – Hanson Merkohasanaj, 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi tek “rrethrrotullimi i Saukut”, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij tip “Benz Mercedes”, iu gjet e bllokua 6.4 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.
Alarmi i OKB dhe OBSH: Djathi parmigiano dhe proshutat krudo më të dëmshme se duhani
Parmigiano Reggiano, proshuta krudo, vaji i ullirit dhe pica janë po aq të dëmshme sa duhani dhe shumë shpejt në etiketat e tyre mund të shkruhet se dëmtojnë rëndë shëndetin e konsumatorit. Alarmi është dhënë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë pas një studimi për ushqimet e pasura me yndyrë, kripë, sheqer dhe kundër konsumit të alkolit dhe duhanit.
Objektivi i OKB-së është ai i reduktimit të konsumit të këtyre ushqimeve dhe parandalimi i sëmundjeve jo të transmetueshme si diabeti, sëmundjet kardiovaskulare dhe tumori. Por nga palalti i qelqtë pas polemikave të shumta nga ana e ministrit italian të Agrokulturës Centenario dhe disa shoqatave të ushqimeve, vjen dhe hapi i parë prapa.
Burime diplomatike sigurojnë se mbledhja e Asamblesë së Përgjithshmë të OKB-së në 27 Shtator do të mbyllet me një deklaratë politike, për të cilën po zhvillohen ende negociata. Nuk parashikohet asnjë rezolutë dhe për pasojë asnjë votim për shtimin e taksave dhe aplikimin e etiketave paralajmëruese për produktet më të njohura ushqimore Made in Italy.
Ministry italian Centinaio e cilësoi raportin e OBSH dhe OKB si një çmenduri dhe premtoi një betejë shumë të ashpër në mbrojtje të produkteve të famshme italiane
Dosjet VIP, Arta Marku firmos ndryshime në Prokurorinë e Krimeve të Rënda
Kryeprokurorja e komanduar e Përgjithshme, Arta Marku vijon ndryshimet në prokurori. Objekt i ndryshimeve të tjera, sërish është Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Ndryshimet më të fundit lidhen me kalimin e prokurorit Genti Osmani, nga sektori i Trafiqeve kaloi te linja e Korrupsionit dhe Hetimit Pasuror. Osmani është një nga prokurorët me karrierë në këtë fushe dhe anëtar i grupit hetimor të dosjes “Tahiri” dhe anëtar i grupit hetimore te dosjes “Babale”.
Njëkohësisht Osmani do vazhdojë të jetë dhe Zv/Drejtues i Krimeve të Rënda.
Kurse Anton Martini kalon te sektori i Trafiqeve. Anton Martini, është një prokuror karriere që ka hetuar disa dosje të rëndësishme në këtë prokurori.
Linja e prokurorit Besniku Muçi mbetet e palëvizur. Arenc Çela i shtohet kësaj linje pas largimit nga drejtimi i sektori i hetimit pasuror.

