Video:
Vrasja e ish policit me gruan në sy të djalit, viktima anëtar i një bande të rrezikshme në Shkodër
Ende mbeten të paqarta motivet e ekzekutimit të ish-policit Boran Bërçama dhe bashkëjetueses së tij, hetimet janë fokusuar në pistën e vrasjes për shkak të së kaluarës së tij në radhët e Policisë së Shtetit, ku kishte shërbyer për disa vite si agjent krimesh, por edhe me strukturat e rendit.
Nga hetimet në këtë drejtim ka rezultuar se 30-vjeçari ka qenë një efektiv problematik dhe jo korrekt në detyrë. Burime konfidenciale nga grupi i hetimit thonë se ndaj Bërçamës, gjatë kohës që ka qenë në detyrë, kanë nisur disa ecuri për masa disiplinore. Po sipas burimeve, ish-titullarët e Policisë së Shkodrës, por edhe drejtuesit aktualë, kanë dyshime të forta se i ndjeri, si gjatë kohës në detyrë, por edhe pas largimit me dëshirë nga policia, ka qenë bashkëpunëtor i një grupi kriminal të rrezikshëm në qytetin verior.
Për këtë arsye, 30-vjeçari ishte tranferuar inspektor rendi në Fushë-Arrëz, para se të jepte dorëheqjen në muajin prill. Mbi vërtetimin e personalitetit të Bërçamës mësohet se verifikime po kryen edhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave. Megjithëse janë kryer disa veprime në terren dhe janë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen, ende nuk ka asnjë të dhënë për autorët që mësohet se kanë qenë dy persona.
Pasi kryen vrasjen, autorët dogjën edhe makinën me të cilën u larguan, duke humbur çdo gjurmë të mundshme. Ish-polici u ekzekutua me një armë automatike MP5 së bashku me bashkëjetuesen Silvi Ndoci, rreth orës 1 të mëngjesit të së dielës, teksa po parkonte automjetin e tij. Breshërisë së plumbave i shpëtoi fatmirësisht fëmija i tyre 2-vjeçar, i cili qëndronte në sediljen e pasme.
Për ngjarjen e rëndë mësohet se në Shkodër ka shkuar vetë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu dhe Drejtori i Policisë Kriminale, Eduard Merkaj./top channel
Qëllon me armë xhaxhain moldav të gruas në sy të saj, policia italiane i vihet pas të riut shqiptar
Një emigrant 29 vjeçar shqiptar është shpallur në kërkim nga policia italiane pas një tentative vrasje. Shqiptari, banues në komunën Brugherio në provincën e Monzës, orët e para të mëngjesit të sotëm ka plagosur rëndë me armë zjarri një shtetas moldav 36 vjeçar me të cilin kishte lidhje familjare.
Mediat italiane raportojnë se moldavi mori plagë në gjoks e është ende në gjëndje të rëndë për jetën. Ngjarja ka ndodhur në banesën e 29-vjeçarit shqiptar e në prani të dy bashkëshorteve të tyre.
I plagosur moldav ishte xhaxhai i bashkëshortes së shqiptarit e ngjarja ka ndodhur për motive familjare.
Pas krimit 29-vjeçari shqiptar është larguar në bordin e një automjeti tip “Alfa Romeo”.
Kalaja e Tiranës kthehet në një zonë pedonale
Kalaja e vjetër e Tiranës do të shndërrohet në një mjedis kulinarie për gatimet tradicionale shqiptare, por edhe si një zonë për zhvillimin artizanisë, kulturës dhe artit. Ishte kryetari i bashkisë së kryqytetit, Erion Veliaj , që dha lajmin për transformin e kësaj hapësire.
Kalaja e vjetër e Tiranës do të kthehet në një zonë pedonale. Sipas kryebashkiakut Veliaj kalaja e rinovuar do jetë gati brenda pak javësh, ndërsa tha se ashtu si Pazari i Ri, edhe kjo hapësirë do krijojë shumë mundësi punësimi dhe të bërit biznes.
“Dua t’u bëj thirrje të gjithë sipërmarrjeve, të ngjashme me sipërmarrjet në Pazarin e Ri, që kanë një “tis” të kulturës, të traditës sonë, qoftë në kulinari, qoftë në artizanat, qoftë në muzikë, qoftë në shërbimet e tjera publike, të fillojnë interesimin dhe besoj se shumë shpejt do të jetë një nga pjesët më të vizituara të Tiranës”.
E rëndë në Shëngjin, mbytet një 30-vjeçar nga Elbasani
Një tjetër viktimë shënohet sot në bregdetin shqiptar, teksa është mbytur një 30-vjeçar.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të Portit të Shëngjinit dhe 30-vjeçari është identifikuar me inicialet M.I. nga Elbasani.
Nuk dihen ende shkaqet e e mbytjes, por po punohet për zbardhjen e shkaqeve që i sollën fundin fatal 30-vjeçarit, trupi i të cilit u gjet rreth orës 10 të paradites.
Shifrat e të mbyturve gjatë këtij viti në bregdetin shqiptar janë të frikshme në raport me popullsinë totale.
Festimet kthehen në luftë në Paris, dy tifozë mbeten të vdekur
Franca kampione e Botës për herë të dytë ka marrë vëmendjen e gjithë mediave sportive në mbarë Botën . “Një gëzim i pamasë” shkruan në faqe të parë francezja L’Equipe. ABC publikon një foto të Presidentit Macron dhe shkruan “Rroftë Franca”.
“Dita e lavdisë erdhi” kjo është faqja e parë e Le Figaro. Prestigjozja spanjolle Marca shkruan në faqe të parë “Dy yje”, Franca kampione e Botës 20 vite më pas. Ndërsa As është polemike dhe shkruan
Festimet në Francë pas fitores së Kupës së Botës nga skuadra e Deschamps u shoqëruan edhe me incidente të shumta ku dy persona humbën jetën. Në Annecy një burrë rreth 50 vjeç humbi jetën pasi u hodh në një kanal ndërsa një tjetër person humbi jetën pasi gjatë festimeve duke drejtuar makinën u përplas me një pemë dhe të plagosur mbetën dy fëmijë të moshës 3 dhe 6 vjeç.
Gëzimi ka qënë i madh në skuadër. Trajnerit Deschamps lojtarët i kanë ndërprerë konferencën për shtyp duke festuar me shampanjë Kupën e Botës dhe kjo tregon harmoninë që ka qënë në ekipin francez që në finale mposhti 4-2 Kroacinë.
Përcillen për në banesën e fundit çifti i vrarë në Shkodër
Njerëz të shumtë, familjarë të çiftit dhe qytetarë të Shkodrës kanë përcjellë për në banesën e fundit Boran Bërçanën dhe Silvi Ndocin.
Poshtë banesës së prindërve të ish-policit janë grumbulluar shumë njerëz të cilët kanë vendosur t’i japin lamtumirën e fundit çiftit.
Siç u njoftua dhe ditën e djeshme, ceremonia për varrosjen e tyre është zhvilluar e përbashkët dhe çifti do të shkojë bashkë deri në banesën e fundit.
Shuhet aktori i mirënjohur i humorit, Fadil Hasa
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare aktori i mirënjohur i humorit shqiptar, Fadil Hasa. Aktori durrasak ka ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të hëne. Ai vuante prej vitesh nga sëmundja e rëndë e kancerit në mushkëri.
Fadil Hasa lindi në Durrës me 8 prill 1940. Rolet e tij kanë shenjuar historinë e humorit në Shqipëri, atij humori të pastër, i cili të bën të qeshësh me gjithë shpirt. Aktori i mirënjohur i humorit Fadil Hasa, ka sjellë me dhjetëra personazhe për të cilat ka marrë shumë vlerësime nga publiku.
Në vitin 1974, aktori Fadil Hasa hyn në Estradën e Durrësit si një aktor profesionist. Pjesa “Dajrja”, krah kolegut Muharrem Hoxha, mbetet e paharruar, e po kështu edhe të tjera pjesë, si “Sheqeri”, “Tekniku i lavatriçes”, apo copëza humori, të cilat shfaqeshin për natën e fundvitit në ekranin e Televizionit Publik Shqiptar, mbeten edhe sot, si perla të humorit shqiptar.
Ka luajtur edhe në filma si Kronikë provinciale (2009), Mao Ce Dun (2007) roli i Hekuran Romalinit dhe Zëvendësi i grave (1987) roli i Shabanit.
Në edicionin e 13 të Festivalit Mbarëkombëtar të filmit, aktorit Fadil Hasa ju dha çmimi i Aktorit më të Mirë, për rolin e luajtur në filmin “Mao Ce Dun”.
Aktori mban titullin Artist i Merituar.
Finalja e Botërorit Francë-Kroaci, publikohen formacionet zyrtare
Publikohen formacionet zyrtare te ndeshjes finale te boterorit 2018 mes Frances dhe Kroacise.


