Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht edhe kreu i PS-së Edi Rama, pas takimeve të zhvilluara me ministrat dhe drejtuesit poltik të PS-së në Pogradec dhe Sauk, raportohet se të enjten e 3 shtatorit do të mbledhë edhe Grupin Parlamentar me qeverinë.
Bëhet me dije se takimi do të mbahet në orën 10:00 në Pallartin e Brigadave. Mësohet se pjesë e diskutimeve në këtë mbledhje do të jetë “Praninë Besnike”.
Njoftimi për këtë mbledhje është dërguar deputetëve nga kreu i Grupit Parlamentar Taulant Balla dhe zhvillohet në nisje të sezonit të ri poltik.
Po ashtu në 12 shtator raportohet se Partia Socialiste do të mbajë Asamblenë Kombëtare, ku ka zëra që Rama mund të bëjë ndryshime në kabinetin qeveritar.
Kujtojmë që premten, Rama mblodhi në Sauk ministrat dhe drejtuesit politik të PS-së në qarqe, ku mësohet se i ka lënë porosi që të kenë në fokus platformën “Pasqyrë Albania”, e cila është një platformë e re qeveritare që synon mbledhjen, trajtimin dhe ndjekjen në kohë reale të ankesave dhe kërkesave të qytetarëve ndaj administratës publike.
Gjithashtu një rëndësi të veçantë, kreu i qeverisë iu ka këkuar të pranishmëve në takim t’i kushtojnë edhe dokumentit strategjik ‘’Besa’’.






