Ballina Blog Faqe 9129

Nje bujar si Bujari!

0

Sot ne parlamentin shqiptar kryetari i KLSH z. Bujar Leskaj raportoi per punen 1-vjecare te KLSH. Duhet thene qe kontrolli i larte i shtetit eshte nje nga institucionet i cili e ka bere detyren e vet me se miri duke evidentuar nje sere shkeljesh dhe abuzimesh me buxhetin e shtetit.
Ashtu si edhe here te tjera drejtuesi i KLSH z. Leskaj theksoi gjatë fjalës së mbajtur se institucioni po punon sipas parametrave më të mirë ndërkombëtare të auditimit.

Po ashtu, performanca e institucionit ka ardhur duke u përmirësuar vit pas viti sipas Leskajt.Duke u ndalur te shifrat e abuzimeve të konstatuara nga institucionet, Leskaj tha se shteti ka pësuar një dëm prej 825.6 milionë eurosh në vetëm një vit. “Ligji organik konfirmoi funksionimin e auditeve dhe puna jonë është bazuar në standardet evropiane të Auditit. Është shtuar numri i auditimeve të performancës dhe sipas Gjykatave të huaja, KLSH ka standarde evropiane. KLSH ka marrë vlerësime pozitive nga Gjykata Austriake. Ndërsa pengesat në informacion kanë qenë sporadike”, tha Leskaj në Kuvend.

Video:

Qe nga viti 2011 kur ne krye te institucionit eshte emeruar Bujar Leskaj Kontrolli i larte i shtetit ka bere detyren e tij me se miri duke evidentuar abuzimet ne sektore te ndryshem. Ky institucion nen drejtimin e z. Leskaj ka treguar se eshte nje institucionet me te suksesshme dhe me te besueshme.
Z. Leskaj ne krye te ketij institucioni ka treguar se duke u drejtuar nga nje njeri i cili nuk i eshte perulur asnje sistemi qofte mazhorances apo dhe opozites e ka kryer punen e tij ne menyre paanshme duke dhene rezultate te shkelqyera si asnje institucion tjeter shtetror. Megjithate ngelet ende shume per tu bere, nga institucionet qe duhet ti cojne me tej keto procese.

Do te ishte shume mire qe ne institucionet shteterore te kishte me shume drejtues te cilet mendojne me teper detyren e tyre sesa qokat e partive apo kryetarve te tyre. Pra, mund te themi me plot gojen se ketij vendi i duhen me shume Bujar si Bujari.

Zjarr TV (c) (r)

Autori flet në gjyq: Ja për sa euro e vramë e groposëm “Tik Fajdexhiun”

0

Gjykata e Krujës i ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” shtetasit Hysni Ramajt, njërit nga autorëve të dyshuar për vrasjen e 34-vjeçarit, Kejsi Hysa në Nikël të Fushë-Krujës.

Diten e djeshme Gjykata ka caktuar masën “arrest me burg” edhe për shtetasin Agron Tufa, i shpallur në kërkim, si autor i dytë i vrasjes. Por ajo qe eshte interesante eshte deshmia e dhene nda i dyshuari ne lidhje me autoresine e krimit.

Hysni Ramaj, 31 vjeç ka treguar para gjykatës dinamikën e vrasjes. Ai ka pranuar autorësinë para trupit gjykues, dhe ka thënë se shkak për vrasjen ishin 8 mijë eurot që dy autorët i kishin borxh viktimës.

“E vramë. I kishim 8 mijë euro borxh. Hysa kërkoi lekët, na shau dhe ofendoi.”-mësohet se është shprehur Ramaj para gjykatës.

Kejsi Hysa, 34 vjeç, u vra më 5 korrik në afërsi të varrezave në Nikël të Fushë-Krujës. Hysa ishte shpallur në kërkim që prej vitit 2015, pasi ishte përfshirë në vrasjen e biznesmenit Edmond Theodhori në Sarandë. Hysa me origjinë nga Laçi, fshihej në një banesë në Nikël, derisa familjarët e shpallën të zhdukur në Polici, pasi kishte dalë dhe nuk ishte kthyer më në banesë.

Tragjedi në Mesdhe, mbytet varka me emigrantë, 16 të vdekur, 30 të zhdukur

0

Një tjeter ngjarje tragjike ka ndodhur me emigrantet ne Mesdhe. Nje varkë me refugjatë është mbytur në ujërat e Qipros Turke. Autoritetet thonë se zyrtarisht 16 persona kanë humbur jetën, 105 janë shpëtuar dhe mbi 30 të tjerë janë të zhdukur.

Sipas Rojës Bregdetare të Qipros Turke varka me mbi 150 refugjatë është fundosur në ujërat e bregut të Yeni Erenköy (Gialousa).

Pas incidentit ekipet e shpëtimit të Rojës Bregdetare ndërhynë për të shpëtuar por flitet deri tani për 16 persona të vdekur.

Zyrtarët njoftuan se vazhdon operacioni i kërkim-shpëtim të 30 persona . Refugjatët e shpëtuar nga varka e fundosur janë dërguar në Turqi.

Incidenti, kulla ajrore e Tiranës për pak i “dorëzoi” në Serbi, krerët e Kosovës

0

Delegacioni kosovar që ishte nisur ditën e djeshme për në Bruksel, me avionin privat të ministrit të Jashtëm Behgjet Pacolli, ku ishin edhe kryeministri Ramush Haradinaj, zv.kryeministri Fatmir Limaj edhe kryeparlamentari Kadri Veseli, ka pasur një incident i cili për pak sa nuk i ka çuar në duart e serbëve.
Drejtori i Klan Kosova, Baton Haxhiu i cili ka qenë bashkë me ta në avion, ka bërë të ditur lajmin duke thënë se avioni privat i Pacollit, kishte udhëtuar në vijën e gabuar ajrore duke dalë në territorin e Republikës Serbe të Bosnjës, hapësirë ajrore e cila kontrollohet nga Serbia, shkruan gazetametro.net.
E gjithë kjo situatë që sipas Haxhiut për pak sa nuk përfundoi në incident diplomatik, ku tre ish krerët e UÇK’së, tani liderë të institucioneve të Kosovës, do të mund të ndaloheshin nga autoritetet serbe, ishte shkaktuar nga pakujdesia e kullës ajrore të aeroportit të Tiranës, që duhej t’i jepte avionit direksione drejt Brindizit, e jo drejt hapësirës ajrore të Republikës Serbe.

Haxhiu është shprehur më tej se ky incident u evitua nga Pacolli, i cili i dha urdhër pilotit që avionin ta kthente në Tiranë. Pra delegacioni i Kosovës i nisur për në Bruksel, u kthye fillimisht në Tiranë, dhe u nis më pas drejt Brukselit nëpërmjet vijës ajrore të Brindizit.

Tërmetet s’i ndahen Gjirit të Lalzit, shifër e frikshme lëkundjesh në vendin tonë

0

Edhe pse epiqendra u duk sikur u zhvendos para pak ditësh, sërish kthehen tërmetet në Gjirin e Lalëzit.

Mëngjesin e sotëm janë regjistruar lëkundje tjera në këtë zonë dhe sipas IGJEUM, tërmeti ishte i shkallës 2.2 me një thellësi prej 26 kilometër.

Vendi jonë është goditur prej më shumë se 800 tërmetesh që nga data 4 korrik kur ishte edhe më i forti që u ndje në një perimetër të gjerë të sipërfaqes tokësore.

Digjet natën makina në Elbasan, policia nis hetimet

0

Një makinë është djegur rreth orës 4 të mëngjesit, në lagjen “Qemal Stafa” të Elbasanit.

Mjeti tip BMW, me targë AA 099OJ, në pronësi të shtetasit me iniciale L.Ç., 40 vjeç ishte i parkuar në anë të rrugës.

Si pasojë e flakëve mjeti është djegur pjesërisht në pjesën e motorrit.

Në vendgjarje ka shkuar grupi hetimor, që dyshon se zjarri është i qëllimshëm.

Gjyqtarja e krimeve të rënda Nertina Kosova kalon Vetingun

0

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me vendimin e dites se sotme ka konfirmuar në detyrë Nertina Kosovën, gjyqtare në Apelin për Krimet e Rënda.

Pasuria e gjyqtares së Krimeve të Rënda janë të justifikuara dhe DSIK e raporton të përshtatshme.

Edhe komponenti i tretë i Vetting-ut, ai i aftësisë profesionale, është në rregull për gjyqtaren.

Një tjetër prokurore e kalon Vettingun, KPK lë në detyrë Antoneta Sevdarin

0

Një tjetër prokurore ka kaluar me sukses në sitën e vettingut. Diten e sotme Komisioni i Pavarur i Kualifikimit rikonfirmoi në detyrë prokuroren në Prokurorinë e Tiranës Antoneta Sevdari.

Vendimi është dhënë sot nga trupa gjykuese e përbërë nga Firdes Shuli, Valbona Sanxhaktari dhe Roland Ilia. Ndërkohë prokurorja Sevdari është kandidate për në KLP.

ILDKPI raportoi se deklarimi i pasurive të saj është i saktë, gjë që u vërtetua edhe pas konstatimit nga ana e KPK-së.

Po ashtu gjatë hetimit u vërtetua edhe nga informacionet e marra në Drejtorinë e Pastrimit të Parave se prokurorja nuk kishte pasuri të fshehur.

U nis nga Tirana për në Milano, avioni me 143 pasagjerë bën ulje emergjente

0

Nje avion me 143 pasagjerë në bord i cili ishte nisur nga aeroporti i Tiranës është detyruar të bëjë një ulje emergjente pasditen e së martës në pistën e aeroportit Raffaello Sanzio në Falconara, Itali

Sipas Anconatoday avioni i nisur nga Tirana kishte destinacion Milanon.

Avioni tip Boeing 737 që i përkiste shoqërisë Blue Panorama bëri ulje emergjente për shkak të një dritareje të dëmtuar.

Përveç frikës mes pasagjerëve nuk ka pasur asnjë të plagosur. Avioni u rinis, por pa udhëtarët që mbetën të gjithë në Ancona.

Lajm i madh për Kosovën, KE: Janë përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave

0

Komisioni Evropian, pas takimit të kolegjit të Komisarëve, të mërkurën pritet të dalë me njoftimin se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet nga procesi i dialogut për liberalizim vizash.

Një veprim i tillë i Komisionit Evropian ishte pritur shumë më herët, sidomos pasi Kuvendi i Kosovës kishte ratifikuar Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, e që ishte paraqitur si kusht shtesë në këtë proces.

Por më pas doli që ai nuk ka qenë kushti i fundit, sepse BE-ja insistonte edhe në një raportim se Kosova ka përmbushur kushtin tjetër, atë të dëshmive konkrete në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivelin e lartë. Koha