Ballina Blog Faqe 9131

Video/ Me varre ne dorë vodhën pikën e karburantit. Policia arreston autorët.

0

– Policia e Kurbinit ka finalizuar operacionin “Skuraj” duke kapur në flagrancë dy nga tre autorët e një vjedhje me armë të një karburanti në aksin rrugor Milot – Thumanë. Të njëjtit persona rreth një vit më parë, në Skuraj të rrethit Kurbin, kanë vjedhur një tjetër pikë karburanti ku kanë marrë shumën monetare 110.000 lekë të reja.

– Në videot e policisë grabitësit duken me varre në dorë teksa thyejnë ambientet e brendshme të karburantit, për të gjetur paratë. Pas një viti, policia duke kryer hetime intensive me metoda speciale ka mundur të arrestojë në flagrancë shtetasit: Flakon Tafa, 24 vjeç, banues në Kurbin dhe Fatjon Tafa, 27 vjeç, banues në Kurbin te dy keta persona jane te njohur dhe me pare per policine. Ndërsa në kërkim është shpallur I riu F.K.30 vjeç, gjithashtu banues në Kurbin.
– Për të tre personat e lartpërmendur, më datë 12.07.2018 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin ka caktuar masën e duhur te sigurisë per vjedhjen e kryer në bashkëpunim”.

– Policia ka publikuar ditën e sotme pamjet e arrestimit të autorëve të cilët kanë qenë duke lëvizur me një automjet tip “Ford” kur efektivët iu kanë prerë rrugën me dy automjete dhe i kanë shtrirë në tokë.

Ministria e Brendshme: Nuk ka më kanabis. Bilanci ne krahasim me vitin 2017

0

-Pas publikimit të nje Raporti të antidrogës ne Itali për 2017-en , ku thuhej se Shqipëria është vendi i origjinës së shumicës së sasive të marijuanës që kanë si destinacion tregjet italiane dhe evropiane. Per kete ka reaguar ministria e Brendshme, ku thekson se ka spekulime dhe keqinterpretime ne gjetjet e raportit dhe se Shqipëria nuk është më në listën e vendeve që kultivojnë kanabis, e konfirmuar nga raporti i monitorimit ajror të Guardia di Finanza-s italiane, në fundvitin e kaluar.

Në lidhje me deklaratat, spekulimet apo keqinterpretimet e gjetjeve të raportit vjetor Ministria e Brendshme gjen me vend të sqarojë:

-Shqipëria nuk është më në listën e vendeve që kultivojnë kanabis, e konfirmuar nga raporti i monitorimit ajror të Guardia di Finanza-s italiane, në fundvitin e kaluar. Kjo është një betejë e fituar në vitin 2017 dhe po konsolidohet në vitin në vazhdim kur jemi në zbatim të protokollit operativ për fluturimet ajrore duke monitoruar territorin me policinë italiane dhe asistencen e BE-së.

-Në vijim të një analize të thellë dhe të kujdesshme, Qeveria miratoi Planin Kombëtar Antikanabis 2017-2020,me përfshirjen e gjithë institucioneve dhe asistencë ndërkombëtare. Policia e Shtetit ka rritur bashkëpunimin me partnerët, kryesisht me Italinë në operacione të përbashkëta për të identifikuar dhe goditur rastet e trafikimit të narkotikëve.

Emergjence në Porto Romano, cfare do te ndodhe me pas?

0

-Tre ditë nga vendimi i Këshillit Bashkiak Durrës për shpalljen e emergjencës mjedisore, në depozitimin e mbetjeve urbane në Porto Romano asgjë nuk ka ndryshuar. Kamionë të ngarkuar me plehra shkarkohen në të njëjtin vend. Në ndërmarrjen komunale në varësi të bashkisë Durrës, drejtuesit thonë se deri në një vendim të dytë ato do të vazhdojnë të depozitohen në Porto Romano.

-“Edhe pse është marrë ky vendim i Këshillit Bashkiak para 2-3 ditësh, ne vazhdojmë punën në mënyrë të përditësuar për shkarkimin e mbetjeve në këtë fushë, sepse duhet një hapësirë kohore më e zgjatur që ne të reflektojmë ndryshimet që duhen bërë”, tha Fadil Ago, kryetar i degës së Shërbimit Komunal.

A po e fal detin prapë Shqipëria? Tsipras: Marrëveshja favorizon Greqinë

0

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras në një intervistë për mediat në Athinë ka deklaruar se negociatat me Shqipërinë për marrëveshjen për kufirin detar janë drejt fundit dhe se pakti i jep avantazhe të rëndësishme anës greke.

“Jemi në një pikë shumë të rëndësishme, por nuk mund të themi se kemi përfunduar. Ne jemi shumë afër një zgjidhjeje që ka të bëjë me përcaktimin e Zonës Ekonomike Ekskluzive, një zgjidhje që i jep avantazhe të rëndësishme anës greke, por nuk dua të hyj në detaje”, theksoi kreu i qeverise greke.

Shefi i qeverisë greke thekson se me Shqipërinë përpos kufirit detar po diskutohet edhe heqja e ligjit të luftës.

“Herën tjetër që të dy ministrat e jashtëm do ta takohen do të dyfishojnë përpjekjet e tyre, pa pasur ndonjë presion të veçantë për të parë se deri në çfarë mase mund të kemi një zgjidhje pozitive sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Alexis Tsipras.

Sipas mediave greke marrëveshja pritet që të shtyhet për në muajt në vijim për shkak të presionit të opozitës greke kundër Alexis Tsipras pas marrëveshjes me Maqedoninë për emrin. Opozita në vendin fqinj akuzon kryeministrin Tsipras se marrëveshja me Shqipërinë nuk është në favor të Greqisë. Ndërsa duket se presioni në Athinë detyroi Alexis Tsipras që të shtynte firmosjen e paktit me Shqipërinë për pak kohë.

Vrasësi i gjyqtares kërkon gjykim të shkurtuar për të shpëtuar nga burgu përjetë

0

Pas një viti ping pong kompetencash është rihapur gjyqi për Fadil Kasemin, i cili vrau gruan, gjyqtaren Fildeze Hafizi një vit më parë me armë zjarri për shkak të konfliktit për divorcin.

Avokati i Kasemit, Ilia Ilia ka kërkuar gjykim të shkurtuar për klientin e tij, ndërsa gjykata është tërhequr për vendimin. Kjo është hera e dytë që Kasemi bën një kërkesë të tillë, pasi herën e parë iu refuzua.Nëse do të pranohet kërkesa atëherë ai do të shmangte burgun për jetë. Por me ndryshimet e fundit, krimi në familjet përjashtohet nga gjykimi i shkurtuar.

Report Tv raporton se Fadil Kasemin një vit më parë nuk e arrestoi policia, por e dorëzoi Klodian Tafa, personi që mori peng. Sipas prokurorisë pas krimit për t’u largua nga vendi i ngjarjes, Kasemi e mori peng duke e kërcënuar me armë në makinë, por Tafa e gënjeu duke e dorëzuar në komisariatin e policisë.

Video/ A është regjizori Kastriot Çipi i pari që kërkoi pluralizëm në Shqipëri në 1990?

0

A është regjizori Kastriot Çipi 22 vjeçar (student i Regjizurës në Institutin e Lartë të Arteve (sot Universiteti i Arteve) i pari shqiptar që kërkoi pluralizëm në Shqipëri në 1990?
Intervista shokuese e realizuar nga gazetari Fiqiri Sejdia për TVSH e cila u çensurua nga Byroja Politike duke anulluar emisionin e parashikuar në TVSH në Prill 1990!

Jo për gjë por kjo tregon se kush është regjizori Kastriot Çipi një ndër organizatorët kryesorë të Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i cili po sulmohet me shpifje të ulëta dhe të ndyra nga të gjithë megafonët e Endri Fugës dhe Veliajt, shpifje që do të marrin përgjigjen e merituar shumë shpejt në gjykatë duke i detyruar të gjithë zagarët e pushtetit jo vetëm të lëpijnë çfarë kanë pështyrë por edhe të paguajnë shume shtrenjtë për to!

Vettingu pastron sistemin e drejtesise nga te inkriminuarit.

0

Në date 19 janar të 2018, nën bashkepunimin e SHBA -BE, nisi zbatimi i ligjit të Vetingut, duke i hapur kësisoj rrugë një prej proceseve më të rëndësishme në historinë e pluralizmit shqiptare, për avancimin e vendit në rrugën e integrimit, përmes pastrimit të drejtësisë nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.

Organet e Vetingut dhe vëzhguesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, në bashkëpunim me dhjetëra institucione brenda dhe jashtë vendit nisën kontrollin e 794 prokurorëve dhe gjyqtarëve për ligjshmëritë e pasurive, kontaktet e mundshme me krimin dhe aftësitë profesionale.

Ndersa Në 23 mars të 2018, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, mori vendimin për shkarkimin e gjyqtarit të parë, konkretisht të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo.
Nga data 23 mars e deri më sot janë verifikuar 22 gjyqtarë dhe prokurorë.

Në total numri i të verifikuarve shkon në 25 prokurorë dhe gjyqtarë, në harkuan kohor 23 mars deri në 11 korrik. Mbeten edhe 769 prokurorë dhe gjyqtarë për t’u verifikuar nga organet e Vetingut dhe sigurisht qe vijon pastrimi i menjehershem i njerezve qe punojne ne institucionet shteterore qe jane te perfshire ne korrupsin dhe ne krim …

“Dikush ka harruar këpucët”, BBC ironi me atletet e Edi Ramës

0

Kryeministri Edi Rama ka tërhequr vëmendjen me atletet e tij ne samitin e Ballkanit Perëndimor në Londër.

Në fund të samitit, liderët realizuan edhe foton zyrtare, transmeton mapo. Rrjeti prestigjioz britanik BBC, që ka shpërndarë në Twitter një video-lajm, ironizon atletet e Ramës, duke komentuar se dikush i ka harruar këpucët.

Rama eshte pyetur shpesh per kete menyre te veshuri, ndersa ka thene se eshte i vetedijshem se shumekush nuk e kupton kete stil por ka shprehur besim se pas disa kohesh veshja qe ai perdor jo vetem qe do te kuptohet por edhe do te jete ne mode.

Edi Rama e shkarkoi live në TV, ish-drejtori fiton 10 milionë lekë dëmshpërblim

0

Ish-drejtori i Hipotekës së Korçës, Klajdi Terova dhe pse u shkarkua live nga kryeministri Edi Rama është shpërblyer me 10 milionë lekë të vjetra nga Gjykata e Apelit.

Gjykata la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, që e konsideroi largimin e Terovës nga detyra, të pa mbështetur në ligj.

Shkarkimi nga Rama i ish-kreut të Hipotekës u pasua edhe nga dorëheqja e Terovës, i cili paditi Ministrinë e Drejtësisë, duke kërkuar edhe dëmshpërblim.

Terova është një prej 5 zyrtarëve të hipotekës, për të cilët KLSH ka bërë kallëzim në Prokurori, për shpërdorim detyre.

Ata akuzohen për tjetërsim pronash si dhe një dëm prej 400 milionë lekësh shkaktuar buxhetit të shtetit

Nis seanca për ‘Toyota Yaris’ me 3.4 milionë euro, prokurori: Të mbyllen dyert, ka sekrete hetimore!

0

Ka nisur sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda, seanca për masën e arrestit në ngarkim të arrestuarve për 3.4 milionë eurot e fshehura brenda një mjeti Toyota Yaris, që ishte futur në portin e Durrësit.

Prokurori ka kërkuar që seanca të zhvillohet me dyer të mbylursa sepse ka të dhëna delikate, sekret hetimor. Përkundrazi, avokati i ë arrestuarve ka kërkuar të ishte e hapur për median.

Të arrestuarit janë: Agim Çeka, 61 vjeç, lindur në Luz i Madh, banues në Durrës; Edi Lika (Cani), 41 vjeç, lindur në Dibër, banues në Tiranë; Klevi Lika, 21 vjeç, lindur në Bulqizë, banues në Tiranë; Alban Mollaymeri, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

NJOFTIMI I POLICISE SE SHTETIT DITEN E NGJARJES

Policia e Shtetit është vënë në dijeni nga burimet e saj vendase, në datën 20 Qershor 2018, ditën e mërkurë, për një karoatrec me targa AA 120 SP, që pritej të transportonte disa autovetura, e mes tyre një mjet me sasi eurosh të padeklaruara, pa specifikuar tipin e automjeteve dhe as origjinën e vendit. Me marrjen e këtij informacioni, iu është dhënë porosi gjithë strukturave të Pikat e Kalimit Kufitar për konstatimin dhe kontrollin e kësaj ngarkese.

Në datë 24 Qershor 2018, në Portin e Durrësit në orën 07:30, mbërriti nga Belgjika një trajler tip “Bizark” me 9 automjete, përmes Portit të Barit, Itali. Policia Kufitare, mbi bazën e porosisë së marrë në datë 20 Qershor, ka bërë identifikimin dhe ndalimin e mjetit.

Policia e Shtetit ka njoftuar Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, e cila po drejton hetimet. Më tej, specialistët për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës në bashkëpunim me efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë, finalizuan operacionin dhe kryen veprimet proceduriale.

Agim Çeka, 61 vjeç, lindur në Luz i Madh, banues në Durrës;
Edi Lika (Cani), 41 vjeç, lindur në Dibër, banues në Tiranë;
Klevi Lika, 21 vjeç, lindur në Bulqizë, banues në Tiranë;
Alban Mollaymeri, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasve:

A.V. 33 vjeç, lindur në Peshkopi e banues në Tiranë;
E.V. 38 vjeç, lindur në Peshkopi e banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës në automjetin tip ‘Bizark’ të drejtuar nga shtetasi Agim Çeku dhe pronar Klevi Lika (Cani), në 2 automjete të ngarkuar në të, tip ‘Toyota’ janë gjetur një shumë e konsiderueshme eurosh dhe franga zviceriane, të padeklaruara. Gjithashtu janë ushtruar kontrolle në banesat dhe ambjente të tjera të personave të dyshuar.

Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

3,366,800 euro dhe 100 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara;
80,000 franga zvicerane.
10 automjete, nga të cilat 7 automjete të tipit ‘Toyota Yaris’, 1 tip ‘Alfa Romeo’, 1 tip ‘Opel’ dhe 1 tip ‘Bizark’.
1 armë kallashnikov me 2 krehëra fishekë, gjetur nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit A.Çeka;
1 radio policie;
7 telefona celularë.

Nga hetimet paraprake, Policia e Shtetit ka të dhëna të besueshme se ngarkesa e sekuestruar ishte e porosituar nga shtetasit E.V. dhe A.V., tashmë të shpallur në kërkim. Hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe zbulimin e personave të tjerë të implikuar. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale e kryer në bashkëpunim”, ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe ”Falsifikimi i monedhave”.