Ballina Blog Faqe 9137

Marku nuk shfaqet në seancën e Vetting-ut, zbulohet masa ekstreme që ka kërkuar në 2016-ën

0

Kryeprokurorja e përkohshme e përgjithshme Arta Marku nuk ka qenë e pranishme në seancën e Vetting-ut për vlerësimin e pasurisë, figurës dhe aftësive profesionale.

Ajo është përfaqësuar nga avokatja e saj Lirime Çukaj në seancë pasi vetë nuk ishte e pranishme.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nisur gjykimin kreut të organit të akuzës ka nisur paraditen e sotme seancën e vlerësimit të Kryeprokurores së përkohshme, Arta Marku.

Trupa gjykuese për vlerësimin e Kryeprokurores, përbëhet nga Genta Tafa, Pamela Qirko dhe Suela Zhegu.

Tafa e cila ishte edhe kryesuesja e seancës, ka kërkuar nga avokatja e Markut sqarime për mospraninë e saj në seancë, ndërsa vëzhguesi i ONM Teo Jacobs, ka shprehur keqardhje për ketë mungesë.

Ajo që i ka rënë në sy trupës gjykuese ka qenë një masë ekstreme dënimi e kërkuar nga Marku gjatë kohës kur ka qenë prokurore në Shkodër në vitin 2016.

Është mësuar se Marku ka kërkuar masën e sigurisë arrest me burg për një shtetas me inicialet A.B. që akuzohej për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.

Sipas relatores, kjo masë vlerësohet si ekstreme.

Shmanget kriza qeveritare në Gjermani, lajm i keq për emigrantet, do kthehen në kufi

0

Kriza qeveritare në Gjermani u shmang: CDU dhe CSU gjetën kompromis në mosmarrëveshjen për azilin: krijimin e qendrave tranzit nga të cilat do të esktradohen azilkërkuesit e regjistruar në shtetet e tjera.

Kancelarja gjermane Merkel e quajti krijimin e qendrave tranzit për azilkërkuesit si një kompromis të mirë. Në takimin në selinë e kancelares morën pjesë kancelarja Merkel, ministri i Brendshëm dhe kryetari i CSU-së Seehofer, kryetarja e SPD-së Andrea Nahles, zëvendëskancelari Olaf Scholz dhe ministri i Jashtëm Heiko Maas. Tani pritet se si do ta vlerësojë SPD-ja këtë kompromis.

Një teknologji aliene zbulohet në malet e Kosovës, befasojne mediat e huaja

0

Një objekt misterioz është gjetur rastësisht në malet e Sharrit në Kosovë (mbi 2000 metra lartësi mbidetare), nga fotografi shqiptar Ismet Smaili

Sipas Mediave polake ky objekt duket si një transformator, por është i mbështjellë me gur e që duket se ka patur një formë të rregullt gjeometrike 8 këndore, por është dëmtuar.

Ekzaminimi laboratorik dhe një dokumentar televiziv është në proces për të gjetur vjetërsinë se kur u krijua ky mekanizëm.

Ismeti dha një mostër të gurit për analizë dhe u konstatua se ky gur është jo më pak se 20.000 vjet i vjetër. Ky objekti misterioz nga thellësia e shekujve mund të hedhë dritë mbi origjinën e qytetërimit njerëzor, natyrisht, në qoftë se ajo hulumtohet zyrtarisht nga shkencëtarët të cilët do të konfirmojnë faktin se ky është një transformator elektrik i prodhuar 20.000 vjet më parë, shkrujajnë mediat polake.

Mediat polake kanë bërë edhe përshkrimin për Malet e Sharrit ku thuhet se janë një nga vargjet më të mëdha malore të vendosura në Gadishullin Ballkanik. Gjatësia e tyre është më shumë se 200 kilometra, dhe kjo Ridge në një kuptim të caktuar bashkon Maqedoninë, Kosovën dhe Shqipërinë, ai kalon të gjitha këto territore në të njëjtën kohë

Shkatërrohet grupi kriminal i lidhur me Cosa Nostran, gjysma e anëtarëve shqiptarë

0

Mediat italiane kanë publikuar fotot dhe emrat e anëtarëve të grupit kriminal që merrej me trafikun e klandestinëve. Prokurori i antimafies në Palermo lëshoi urdhër-arreste për 17 persona, të akuzuar gjithashtu edhe për trafik të armëve luftarake dhe riciklimi i diamanteve, arit dhe parave. Struktura kriminale, e cila ishte drejtuar për të dyshuarit që banojnë në Palermo, ka zhvilluar aktivitetin e saj edhe në krahinat e Sondrio, Como, Pordenone dhe Siena, si dhe Zvicër, Gjermani, Maqedoni dhe Kosovë.
Organizata kriminale kishte lidhje me grupin mafioz të Cosa Nostrës, të cilës i shiste armë. Mediat italiane bëjnë një lidhje edhe me grupin paraushtarak shqiptar të UÇK-së dhe lidhje me qarqet xhihadiste. Grupi ka menaxhuar udhëtimin e emigrantëve në rrugët e Ballkanit, ku dhjetëra persona falë tyre kanë shkuar në Zvicër dhe Evropën Veriore përmes Italisë. Në detaje, hetimet kanë treguar lidhje me organizatën kriminale Cosa Nostra në Catania, si dhe me anëtarët e grupit paramilitar shqiptar të quajtur “New UÇK-së”, e cila synon shitjen e armëve luftarake. Në dhjetor të 2016, filloi monitorimi i shqiptarit nga Maqedonia, Fatmir Latifi, i jetonte gjatë në Bolognetta, në provincën e Palermos, dhe duke bashkëpunuar me Joseph Giangrosso (me origjinë nga Palermo Roccamena). Ata ishin vendosur “nën vëzhgim” të dyshuar për trafikim armësh nga rajoni i Ballkanit, si dhe riciklimit të parave dhe futjen e valutave të paligjshme në tregun italian Emrat e të arrestuarve janë Fatmir Latifi, Driton Rexhepi, Arben Rexhepi, Xhemshit Vershevci, Luan Dobjani, Ibraim Latifi, Denis Nikci, Urran Ameti.

Brazil-Meksikë, pjesa e parë mbyllet pa fitues

0

Brazili dhe Meksika e kanë mbyllur në barazim pa gola pjesa e parë të takimit. Edhe pse rastet për shënim nuk munguan në të dyja portat, sërish asnjë prej skuadrave nuk arriti të gjejë të paktën një gol. Brazili pati një superioritet të lehtë, por në anën tjetër edhe Meksika me anë të kundërsulmeve u shfaq disa herë rrezikshëm në portën e brazilianëve. Tashmë janë për t’u zhvilluar edhe 45 minuta dhe në rast të mos shënimit, atëherë edhe ky takim do të shkonte në shtesë si dy ndeshjet e një dite më parë.

Fleckenstein:Bëni detyrat për integrimin!

0

Eurodeputeti, Knut Fleckenstein, thotë se derisa të hapet dera për integrimin e Shqipërisë, ka mbi 150 kushte por si pozitive ai sheh faktin që në konkluzionet e Këshillit të Bashkimit Europian nuk ka kushte shtesë. Gjatë tryezës së rrumbullakët “Çfarë e pret Shqipërinë pas konkluzioneve të Këshillit të BE”, zyrtari europian, i bëri thirrje politikës të avancojë me reformën në drejtësi dhe reformën zgjedhore. Ndërsa ambasadorja Vlahutin, tha se integrimi europian nuk është për axhenda të fshehura, ndërsa sipas saj procesi kërkon që të ketë bashkim, jo retorikë. Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, thotë se në konkluzionet e Këshillit të Europës për çeljen e negociatave, nuk ka kushte shtesë por kërkohet avancimi i reformave të nisura.
Në Tiranë, ku mori pjesë në tryezën e rrumbullakët “Çfarë pritet nga Shqipëria pas konkluzioneve të Këshillit të BE; Pritshmëritë dhe Detyrat”, zyrtari europian, kishte disa këshilla për politikën në vend:
Knut Fleckenstein: Çfarë pritet është që reformat të vazhdojnë dhe të mos ndërpriten. Jam i lumtur për faktin që ka kushte, por edhe që nuk ka kushte të reja. Ajo çka Këshilli nënvizon është se ata shohin progres në prioritetet kyçe. 25 nga 28 shtete anëtare thanë thjesht OK. Të jem serioz tani, do doja që negociatat të hapeshin pak më herët, ndoshta një vit më parë.Fleckentein tha se vendet që hezituan, problemin nuk e kishin me Shqipërinë por me vetë Bashkimin Europian.
Knut Fleckenstein: Ato 3 vende që thanë JO nuk thanë JO për shkak të Shqipërisë, por thanë jo për shkak të situatës brenda BE-së. Janë të bindur se fillimisht duhet të zgjidhim problemet tona.
Ndërsa Ambasadorja e Bashkimit Europian në vendin tonë Romana Vlahutin, i kujtoi politikës shqiptare se ka një vit të vështirë përpara.
Romana Vlahutin: “Screening” nis këtë verë. Është punë shumë e rëndësishme. Shqipëria ka vendosur të bëjë diçka mjaft të mençur, t’i bëjë gjërat paraprakisht. Me reformën gjyqësore keni bërë paraprakisht një punë të madhe, që kërkon shumë kohë. Vlahutin apeloi, për konsensus politik në çështjet e integrimit.
Romana Vlahutin: Ky proces kërkon që të ketë bashkim, jo retorikë. Integrimi europian nuk është për axhenda të fshehura. E kemi parë në disa vende por dhe ketu, disa grupe interesi e kanë kuptuar se çfarë është BE, por ka dhe disa grupe qe nuk nxitojne sepse nuk e duan BE. Shumica dhe pakica duhet të bashkëpunojnë. Shumica te shtrijë dorën e dialogut, sepse pa këtë, procesi është pothuajse i pa mundur.
Në tryezë ishtë dhe Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili tha se në muajin korrik nis puna analitike për kapitujt që duhen plotësuar.Bushati: Fillimisht për kapitujt 23,24, që janë kapitujt që kanë lidhje me lirinë, drejtësinë, sigurinë dhe të drejtat e njeriut.

“Djali im është budalla!”, flet nëna e 50-vjeçarit që plagosi tre policët: E shtrinë dhe e lidhën

0

Nëna e autorit të grabitjes së dyqanit ka thënë se djali i saj është me probleme mendore, prandaj ka kryer aktin e grabitjes. E pyetur nga gazetarët, ajo nuk jep shumë detaje në lidhje me ngjarjen, pasi nuk ishte e pranishme, por thote se djali mund ti ketë qëlluar policët me gërshërë.

Kliko per me shume info
Nëna e autorit: I gjetën policët po nuk mi treguan sa para ishin.

Kush i goditi i pari, polici apo djali juaj?

Nëna e autorit: Po nuk isha unë se isha në punë, erdha me vonesë. Po më duket se ata e goditën më parë, kurse ai nuk e di. E goditi një polic, e shtrinë dhe e lidhën, gjaku shkonte lumë dhe e çuan në spital.

Ka pasur thikë djali?

Nëna e autorit: Jo, kishte gërshërët që punonte thuprat

Po me gërshërë i ka gositur policët?

Nëna e autorit: Nuk e di, më gërshërë mbase e ka goditur, kurse ata 4 veta e shtrinë.

Ju e dënoni veprimin e djalit që ka marrë lekë dhe a ka qenë mirë nga ana psikologjike?

Nëna e autorit: Nuk ka qenë mirë ai, ne kemi kaq vite që hamë tek ai dyqan. Ka një javë që ka kaluar, iku nga mendja, se jeton vetëm dhe pa drita. Edhe këtë shtëpina ja bëri vjet qeveria.

Çfarë kërkoni ju?

Nëna e autorit: Mos ma torturojnë djalin, është njeri me probleme mendore, budalla është. Edhe ata e dinin që është i sëmurë, se do ta kishin vrarë me pistoletë./OraNews

Përplaset nga fuoristrada/ 72 vjeçari dërgohet me urgjencë në spital

0

Paraditen e sotme një mjet tip ‘Fuoristrade’ ka përplasur një person që po lëvizte me biçikletë në afërsi të urës ‘Vasil Shanto’.

I plagosuri mësohet të jetë Jorgaq Koroveshi, 72 vjeç. Ai ka marrë dëmtime të lehta dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqërur në komisariat, për të marrë masat e duhura proçeduriale.

Tension në komision, deputeti i PD i bën “nervat tel” Braçes: O Erjonush

0

Mbledhjat e sotme të komisioneve në Kuvend kanë qenë mjaft të tensionuara. Debati nisi tek komisioni i ligjeve mes të majtëve dhe të djathtëve, ku këta të fundit kërkonin mos kalimin e projektligjit për prishjen e Teatrit Kombëtar.

I njëjti argument ishte shkak për sherr edhe tek Komisioni i Edukimit, ndërsa tek Komisioni i Ekonomisë, ishte prania e Arben Ahmetajt ajo që shkaktoi debate.

Debati tek Komisioni i Ekonomisë vijoi mes mes deputetit demokrat Bardh Spahia dhe kryetarit të komisionit Erjon Braçe, i cili nuk ka nguruar për të ndërprerë dhe punimet e komisionit

Debati

Tabaku: Do kisha dashur të bënim një diskutim për teatrin por parlamenti nuk ia lejoi komisionit të ekonomise qe ky ligj te kalojë. Me këtë ligj shkelet kushtetuta e vendit. Shkelet ligji i koncensioneve. Tërhiqeni ligjin sa nuk është vonë.

Erion Braçe: Ligji i teatrit do fillojë të diskutohet në dy komisione të tjera. Nuk e vendos unë nëse duhet të diskutohet pr ligji i teatrit këtu

Bardh Spahia: Duhet të diskutohet ligji i Teatrit

Brace: Nuk merr vesh nga kjo punë ti. Shko në komisionin e shëndetësisë bëj ndonjë punë atje.

Spahiu: O Erjonush.

Braçe: Ndërpritet mbledhja e Komisionit.

Gjendet i pajetë në liqenin e Pogradecit një person

0

Një person është gjetur i pajetë mëngjesin e së hënës në afërsi të fshatit Pojskë të qytetit të Pogradecit.

Viktima nuk është identifikuar ende, por dyshohet të jetë e një 60-vjeçari.

Policia po punon për identifikimin dhe zbardhjen e ngjarjes.