Ballina Blog Faqe 9140

Rama e thotë troc për “Bild”: Nuk do të pranojmë kurrë kampe refugjatësh

0

Kryeministri Edi Rama ka folur per median gjermane duke refuzuar idene e nje kampi refugjatesh ne Shqiperi. “Nuk do të pranojmë kurrë kampe refugjatësh të BE-së” ka deklaruar kryeministri Edi Rama për gazetën gjermane “Bild”

Sepse do të thoshte “të vendosësh njerëzit diku, si një mbetje toksike që askush nuk i do”

Shqipëria gjithmonë do të jetë e gatshme të japë kontributin e saj nënvizoi kryeministri por kjo nuk do të thotë se vendi i tij do të marrë parasysh problemet e të gjithëve.

Edhe sikur në këmbim do ishte çelja e negociatave. Rama thotë se kurrë nuk mendoi të tregonte një “gjest heroik” në këmbim “të pranimit si një gjest mirënjohjeje”.

“Asnjë vend nuk mund ta përballojë i vetëm krizën aktuale të refugjatëve. Do të ishte një zgjidhje e rrezikshme që Shqipëria të bëhej valëpritëse për refugjatët “, tha Rama në intervistën e publikuar sot në Bild.

Emily Ratajkowski provokuese me bikini të zeza

0

Emily Ratajkowski ka ndezur Instagramin me foto të nxehta. Modelja dhe aktorja e veshur me bikini të zeza shfaqi format e saj të mahnitshme trupore. Zeshkanja 27-vjeçari dukej shumë seksi. Emily shpeshherë ngren temperaturat në rrjetet sociale dhe nuk e ka aspak problem që të ekspozojë pasuritë e saj.

Mbajti “peng” djalin, lihet në burg babai

0

Gjykata e Rrethit të Beratit, vendosi sot të quajë të ligjshëm arrestimin e Admir Duro dhe vendosi ndaj tij masën e “arrestit me burg”. Në emër të organit të akuzës, Olgert Rumnici, i kërkoi gjykatës cilësimin si të ligjshëm të arrestimit të 42-vjeçarit dhe caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, ndonëse pala mbrojtëse kërkoi cilësimin e arrestimit si të paligjshëm dhe caktimin e një mase më të lehtë sigurie për shkak të gjendjes së tij të rëndë se shëndetit mendor, gjë e cila nuk është marrë parasysh nga kryetari i trupit gjykues, Durim Hasa. Dhe në sallën e gjyqit Duro ka shfaqur probleme me shëndetin mendor, por për shkak të mos kryerjes së vizitave mjekësore nuk ka pasur prova për t’u paraqitur në gjykatë që dëshmojnë problemet e tij mendore. 42-vjeçari akuzohet tashmë për: veprat penale, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Dhuna në familje”, “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”. Ngjarja për të cilën akuzohet Duro ndodhi tre ditë më parë në lagjen “30 Vjetori”, ku 42-vjeçari mbajti peng për orë të tera djalin e tij, 17-vjeçar nga frika mos e braktiste. Më pas, ai hipi në soletën e pallatit ku për më shumë se tre orë kundërshtoi me forcë punonjësit e policisë, hodhi tjegulla në drejtim të tyre, duke lënduar dy uniforma blu. Pas arrestimit ai qëndroi në spitalin e Beratit dhe u përball sot me gjykatën, në seancën e parë në ngarkim të tij.

LIBIA REFUZON KAMPET E REFUGJATËVE

0

Libia i tha jo ministrit të ri të Brendshëm italian, Matteo Salvini per kamp refugjatesh. Në një konferencë të përbashkët shtypi me ministrin e Punëve të Brendshme të Italisë, Matteo Salvinin në Tripoli, zëvendëskryeministri i Libisë, Ahmed Meitik u shpreh se është i gatshëm të bashkëpunojë me Bashkimin Europian në çështjen e migracionit ilegal. Por Libia e refuzoi “kategorikisht” që qendra të tilla të ngrihen në territorin e saj. Kjo do të shkelte ligjin libian. Ministri i Punëve të Brendshme të Italisë, Matteo Salvini ishte shprehur më parë për ngritjen e kampeve pritëse për refugjatët në 5 vende afrikane, por pa përmendur emra konkretë. Në kthim në Itali ai u shpreh pastaj konkretisht për ngritjen e kampeve të tilla në jug të Libisë, Niger, Mali, Çad dhe Sudan. Qendra të tilla pritëse dhe identifikimi do të ndihmojnë Italinë si Libinë, të “ndalë” migracionin, kështu është shprehur kreu i partisë armiqësore ndaj të huajve, Lega. Si shpërblim këto vende do të marrin më shumë ndihma për zhvillim. Për këtë ai do të këmbëngulë edhe në samitin e BE-së në Bruksel më 28 e 29 Qershor. Në BE diskutohet me zjarr për politikën ndaj refugjatëve. Në ditët e shkuara ka pasur propozime nga më të ndryshmet për migracionin. Franca dhe Spanja janë shprehur për ngritjen e kampeve të mbyllura në territorin e BE-së. Salvini e hodhi poshtë këtë plan. Hotspot-et për regjistrimin e refugjatëve në Itali nuk janë zgjidhja e problemit, sepse nuk e ndërpresin fluksin përmes Mesdheut. Edhe Austria dhe Danimarka duan qendra azili jashtë Europës. I pasqaruar është kuadri ligjor për ngritjen e qendrave të tilla të mundshme jashtë BE. Komisioni Europian është shprehur, se qendrat e azilit nuk duhet të jenë ligjërisht “vrima të zeza”. Prandaj edhe azilkërkuesit e mbërritur ndërkohë në BE nuk duhet të kthehen në kampe jashtë BE. “Qendrat e zbarkimit” të këtij lloji nuk janë në ujdi me të drejtën ndërkombëtare, u shpreh një zëdhënëse të hënën në Bruksel.

ARTA MARKU NË SITËN E VETINGUT

0

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit cakton datën e seancës dëgjimore në kuadër të vettingut për Prokuroren e Përgjithshme Arta Marku. Sipas shpalljes së bërë nga KPK, drejtuesja e përkohshme e organit të akuzës, do të dalë para trupës së KPK në datën 3 korrik në ora 10.00 të paradites.

Trupa Gjykuese që do të shqyrtojë çështjen përbëhet nga Genta Tafa (Bungo), Pamela Qirko, Suela Zhegu.

Arta Marku i nënshtrohet vettingut me përparësi për shkak të detyrës që mban si kryeprokurore e përkohshme ndërkohë që para se të merrte këtë detyrë, dha dorëheqjen nga kandidimi për në Këshillin e lartë të prokurorisë.

Në rast se KPK e konfirmon në detyrë Arta Markun, asaj i lind e drejta për tu zgjedhur si drejtuese e organit të akuzës me një mandat të plotë 7-vjeçar sipas ligjeve të reja të reformës në drejtësi.

Arta Marku u emërua më 18 dhjetor 2017 nga Kuvendi në krye të prokurorisë së Përgjithshme duke zënë postin e Adriatik LLallës të cilit i kishte përfunduar mandati. Ajo u zgjodh me 69 vota, 2 votuan kunder dy abstenim.

MACRON TAKOHET ME PAPËN NË VATIKAN

0

Rreth 50 minuta ka zgjatur takimi privat mes Papa Franceskut dhe Presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili vizitoi atin e shenjtë në Vatikan. Ata shkëmbyen një përshëndetje të ngrohtë dhe disa batuta përpara se të fillonin takimin privat në sallën e Biblotekës. Mësohet se çështja e emigracionit ishte ndër tematikat kryesore të bisedës së tyre. Për këtë, një zëdhënës i qeverisë së Francës, njoftoi se do të duhet një zgjidhje nga Bashkimi Europian. Në përfundim të takimit, Ati i Shenjtë i dhuroi presidentit francez një medallion dhe theksoi: “Është një medalje e realizuar nga një artist roman i shekullit të kaluar. Në të ka të gdhendur San Martinon. Dëshiroj të nënvizoj thirrjen time për të gjithë qeveritarët që të ndihmojnë të varfërit. Të gjithë jemi të varfër”. Gjithashtu Papa i ka dhuruar Macron dhe disa libra. Të njëjtën dhuratë ka pasur edhe presidenti francez për Atin e Shenjtë. Përpara mbërritjes në Vatikan, Macron kishte takuar dhe përfaqësues të një organizate me seli në Romë që ndihmon të varfërit në të gjithë botën. “Presidenti Macron ka përmendur korridorët humanitarë si një model i politikës së emigracionit të ligjshëm, veçanërisht për personat që kanë nevojë për mbrojtje humanitare”, u shpreh kreu i organizatës, duke nënvizuar se Macron ka shprehur vullnet për të zgjidhur problemin e emigracionit në nivel europian. Kreut të shtetit francez i ka ardhur një replikë edhe nga ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini. “Gjendet për vizitë në Romë xhentëllmeni Macron, mes siguri do të jetë në gjendje të presë të gjithë ata që arratisen. Ai është i mirë, nuk është si ne”, u shpreh ai duke ironizuar. Gjithashtu kërcënoi se nuk do të lejojë zbarkimin e emigrantëve në portet italiane.

“TOYOTAT ME 3.4 MLN EURO”, DY EFEKTIVË NËN HETIM PËR DEKONSPIRIMIN E OPERACIONIT

0

Katër personat e arrestuar për sasinë e 3 milion e 470 mije euro, që u bllokua mesditën e së dieles në portin e Durresit pritet të dalin në gjykatën e këtij rrethi për tu vleresuar më masën e sigurisë. Më pas çështja pritet ti kalojë Prokurorisë së Krimeve të Rënda pasi ndaj tyre krahas akuzave të referuara nga policia, do ti shtohet edhe akuza e grupit të strukturuar kriminal, që është kompetencë hetimi nga Prokuroria e Krimeve te Rënda. Ndërkohë vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. Burimet thonë se deri tani dyshohet se personat që janë arrestuar por edhe dy kushërinjtë Vladi që janë shpallur në kërkim, kanë vetëm rolin e transportuesit, ndërsa të tjerë persona dyshohet se fshihen pas sasisë së parave. Mësohet se e gjithë vlera e valutes së sekuestruar është dërguar për tu ruajtur në Banken e Shqiperisë për llogari të Prokurorisë së Përgjithshme, ndërsa disa prej kartmonedhave u është bërë edhe ekspertiza për të evidentuar gjurmët e gishtave dhe nese në ndonjeren prej tyre ndodhen gjyrmët e të arrestuarve. Gjithashtu për ekspertim janë dërguar edhe radio e policisë dhe arma e gjetur ne shtepine e shoferit 61 vjeçar. Deri tani të arrestuarit mesohet se kanë mbajtur qëndrim mohues, duke mos pranuar të kene patur dijeni për sasitë e parave që ndodheshin në dy automjetet. Alban Mollaymeri ka pohuar se ishte kontaktuar nga Alfred Vladi për të blere disa automjete per kompanine e tij, e cila nga verifikimet rezulton e e hapur në maj të këtij viti. Hetimet janë përqëndruar edhe ne dy personat, të cilët janë shpallur në kërkim. Burime nga grupi hetimor pohojne se kanë nisur verifikimet në lidhje me aktivitetin e tyre ndërsa dyshohet se ata janë larguar nga Shqipëria menjëhere sapo kanë mësuar se janë zbuluar. Edhe nxjerrja e sekretit hetimor eshte nje tjetër pikë që ka nisur të verifikohet. Hetimi ka nisur nga Sherbimi i Kontrollit të Brendshem, duke verifikuar të gjithë rrethin e personave që kanë patur informacionin paraprak. Mësohet se në hetim administrativ jane edhe dy efektivë të Policisë së Shtetit.

Haki Çako në krye të Emergjencave Civile, shkarkohet Prençi

0

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka shkarkuar kreun e Emergjencave Civile, Shemsi Prençi. Mësohet se në vend të tij është emëruar ish-drejtori i policsë së shtetit Haki Çako. Shemsi ndërkaq, ka bërë ditën e djeshme dorëzimin e detyrës nga emergjencat civile. Deri më tani nuk ka asnjë shpjegim për shkarkimin dhe emërimin e Çakos, i cili është një nga figurat më të sulmuara të opozitës për lidhjet me drogën

EUROPARLAMENTARET LETËR TUSKUT: HAPNI NEGOCIATAT ME SHQIPËRINË

0

Një grup eurodeputetësh i kërkojnë kreut të Këshillit Europian, Donald Tusk dhe liderëve të vendeve anëtare të mbështesin hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Përmes një letre, eurodeputetët theksojnë se BE duhet t’u tregojë dy vendeve ballkanike se mbështet përpjekjet e tyre për të ndërtuar shtet modern.Një letër e hapur e nënshkruar nga Tanja Fajon, Knut Fleckenstein, Eduard Kukan dhe Monica Macovei drejtuar preidentit të Këshillit Europian, Donald Tusk, kërkon të shtyjë krerët e shteteve dhe qeverive anëtare të Bashkimit europian në pranimin e asaj që quajnë “hap deçiziv drejt politikës së zgjerimit të Unionit” përmes pranimit të hapjes së negociatave me Tiranën dhe Shkupin në samitin e datave 28-29 Qershor, liberalizimin e vizave me Kosovën, hapjen e kapitujve të rinj të negociimit për Malin dhe Zi dhe Serbinë, si dhe shpërblimin e reformave të Bosnjë-Hercegovinës në varësi të zgjedhjeve të përgjithshme elektorale të 7 Tetorit. Një thirrje i drejtohet edhe vetë liderëve të vendeve anëtare, të cilat pritet të votojnë për fatin e negociatave, që të kapin këtë rast unik sipas tyre për t’i dhënë popullit ballkanas një shenjë të qartë se BE-ja e mbështet mundimin e tyre në ndërtimin e shteteve modern me institucione të forta dhe të pavarura, ekonomi të fortë dhe shoqëri solidare. Letra flet edhe për disa fuqi rajonale dhe globale, të cilat kanë për qëllim frenimin e ambicieve europiane të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe se kjo nuk duhet të lejohet të ndodhë.

Aksident i rëndë në Shkodër, makina bëhet copash, pesë të plagosur

0

Nje aksident i rende me pesë persona të plagosur ka ndodhur pasditen e së dieles ne Shkodër. Policia ka thene se aksidenti u regjistrua pranë varrezave të dëshmorëve, mes dy automjeteve.

Përplasja e fortë e 2 makinave në fshatin Rrenc të Gurit të Zi ka sjelle deme te medha dhe pasoja ne njerez. Në vendin e ngjarjes mbërritën menjëherë 2 ambulanca, të cilat transportuan 5 të plagosurit për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin e Shkodrës, ndërsa nuk dihet akoma gjendja shëndetësore e tyre.

Mbeten ende të paqarta shkaqet e aksidentit, ndërsa policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.