Ballina Blog Faqe 9142

Tabaku: Bizneset në prag falimentimi nga rritja e taksave

0

Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se po e çon biznesin në prag të falimentimit për shkak të rritjes së taksave.

Në një dalje për mediat nga selia e PD, deputetja Jorida Tabaku thoë se është dyfishuar taksa mbi ndërtesën dhe se rritja e taksave po con drejt falimentimit të biznesit.

Deklarata e Jorida Tabakut

Që nga shtatori 2013 ka vetëm një lajm të sigurtë, taksat rriten çdo vit, por rritje pagash e pensionesh nuk ka. Për pesë vite me radhë Rama ka rritur çdo taksë të mundshme për qytetarët, bizneset, studentët e deri tek pensionistët.

Sa herë që Rama përbetohet se 97% e shqiptarëve paguajnë më pak, aq herë ai gënjen dhe, po aq herë, ai u vjedh shqiptarëve para nga xhepat e tyre duke shpikur taksa dhe tarifa.

Barrës së rëndë të taksave të rritura iu shtua këtë vit TVSH-ja për biznesin e vogël, por edhe taksa e rritur për pronën. Sot, një biznes paguan mesatarisht 230 mijë lekë më shumë taksa për pronën sesa katër vite të marra së bashku.

Një biznes në qytetin e Tiranës për vitin 2018 paguan taksë prone të rritur nga qeveria socialiste, 510 mijë lekë ndërkohë që nga viti 2015 e deri në vitin 2017 taksa e pronës në total kishte vlerën e 282 mijë lekëve.

Siç edhe duket qartë, një biznes për një hapësirë prej 20 metra katrorë pagesa i është dyfishuar. Në vitin 2015 paguante prej 56 mijë lekë, ndërsa sot, për të njëjtën godinë, paguan 128 mijë lekë.

Mbi 100 mijë biznese vuajnë sot dyfishimin e kësaj takse, ndërkohë që nga viti 2015 pushteti i bashkisë Tiranë ka përdorur të gjitha format për të rritur jo vetëm taksat e tarifat, por edhe çmimin e ujit.

Në 4 muaj, 5834 biznese kanë ulur qepenat. Për vitin e shkuar ky bilanc ishte me 3 mijë biznese të mbyllura më shumë se sa ato që u hapën.

Qeveria e një grushti oligarkësh që, siç nuk ka ndodhur kurrë më parë, prodhon ligje me emrat e tyre, me rritjen e taksave, merr nga xhepat bizneseve dhe qytetarëve 2 miliardë Euro më shumë.

Brenda 5 viteve në pushtet, Edi Rama, që premtoi uljen e taksave për 97 përqind të shqiptarëve,

· Rriti taksën e qarkullimit me 150%,

· Rriti tarifat e arsimit të lartë me 30%,

· Rriti energjinë elektrike me 24% për treçerekun e rriti familjeve

· Rriti tatimin mbi të ardhurat personale me 23%,

· Rriti tatimin mbi fitimin nga 10% e rriti në 15%.

Qeveria socialiste dhe kryeministri Rama e kanë shndërruar mekanizmin e politikës fiskale në një armë me të cilën godasin pa mëshirë biznesin e ndershëm dhe amnistojnë dhe u falin taksa oligarkëve pranë tyre. Kjo qeveri ka përkëdhelur dhe u ka falur taksat atyre që sot ndërtojnë kullat e betonit në qendër të qyteteve, që betonojnë bregdetin tonë ndërsa godet me kamzhikun e taksave xhepat e tregtarëve dhe biznesit të ndershëm.

Partia Demokratike deri në minutën e fundit u përpoq të jepte zgjidhje dhe propozime konstruktive, ku megjithëse nuk ishim dakord me vlerën e lartë, i kërkuam qeverisë të fillojë më vonë zbatimin, të krijojë databazën, të ketë një periudhë lehtësimi me taksë të reduktuar, por të gjitha u refuzuan.

Sot, qeveria dhe oligarkët kanë krijuar aleancën që punon vetëm në interesin personal. Për to çdo frymë e gjallë e këtij vendi do të taksohet rëndë si e si për të mbushur arkat e tyre personale me paratë e djersës dhe mundit të qytetarëve.

Partia Demokratike fton biznesin të denoncojë këtë taksë abuzive, e cila sot po faturohet në mënyrë afrofe, pa një regjistër pronash.

Në qendër të platformës tonë është taksa e sheshtë që do t’i japë frymë ekonomisë e do të ndihmojë biznesin e ndershëm të dalë nga asfiksia dhe të rritet pa gjobëvënien e shtetit. Ne qëndrojmë fort për uljen e taksave për çdo qytetar dhe çdo biznes, pasi besojmë se çdo lek më shumë në xhepin e qytetarëve është më i dobishëm sesa në xhepat e qeverisë.

Ka mjaftuar një rrebesh shiu që disa rrugë në Tiranë të mbulohen nga uji

0

Pas një rrebeshi disa minuta të gjatë, rrugët e Tiranës janë përmbytur nga uji. Reshjet pushtuan vetëm një pjesë të kryeqytetit, duke krijuar një situatë të rënduar veçanërisht në zonën jugore dhe juglindore. Rrugët u kthyen në lumenj të vërtetë, ndërsa është përmbytur edhe bulevardi kryesor i Tiranës. Sasitë e mëdha të shiut janë bërë të papërballueshme për kanalizimet, të cilat, siç duket edhe nga pamjet, në vend që të tërheqin ujërat, po e shkarkojnë atë në rrugë.Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Velij reagoi lidhur me situatën e krijuar, duke thënë se stuhia e rrëmbyeshme la pasoja në disa akse rrugore, ndërsa bën të ditur se punonjësin e bashkisë janë në terren për të bërë evadimet. “Stuhia e rrëmbyeshme la pasoja në disa akse rrugore! Skuadrat janë në terren për të bërë evadimet! Ju lutem kujdes në trafik gjer sa të jenë pastruar gjithë akset! Të gjitha pemët e dëmtuara do rimbillen!”, thuhet në reagimin e Veliajt.

Coutinho-Neymar, Brazili mposht “in extremis” Kosta Rikën

0

Kupa e Botës në Rusi mund të cilësohet që tani, edhe pse shumë herët, si Botërori i surprizave të pakëndshme për “të mëdhenjtë” e futbollit botëror. Teksa pritej të triumfonin e jo vetëm, por të nxirrnin në pah edhe vlerat e superyjeve të tyre, ekipet më në zë të arenës botërore nuk po arrijnë të dalin në lojën e tyre e të shënojnë shumë. Brazili tentoi, por më kot ndaj Kosta Rikës, që për pak sa nuk i ndali në një barazim pa gola, po të mos ishte për Coutinhon që gjeti rrugën e golit në minutën e parë shtesë të ndeshjes, ndërsa Neymar do të përfitonte nga “shpartallimi” i miqve amerikano-qendrorë për të shënuar edhe të dytin në minutën e 97. Fantazisti i Barcelonës shpëtoi kështu ekipin e “Sambës” nga befasia, ndërsa “mister 222 milionshi” i PSG-së shpërtheu në lotë nga gëzimi. Tani Brazili ngjitet në kuotën e 4 pikëve, në pritje të superpërballjes së mbrëmjes mes Serbisë dhe Zvicrës, me ballkanasit që kanë 3 pikë dhe zviceranët vetëm një, duke lënë në fund Kosta Rikën me zero pikë.

Përplasen dy urbanë tek Kthesa e Kamzës, 6 pasagjerë përfundojnë në spital

0

Një aksident është shënuar ditën e sotme në Tiranë, ku dy autobusë janë përplasur e për pasojë kanë mbetur të lënduar 6 pasagjerë. Ngjarja ndodhi tek ‘Kthesa e Kamzës’. Mësohet se në aksident janë përfshirë dy urbanë të linjës Tiranë-Kamzës. “BalkanWeb’ bën me dije se personat e lënduar janë transportuar në spital.

Ndërkohë, shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po kryhejnë veprimet e mëtejshme hetimore për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të përplasjes.

Informacion Paraprak
Më datë 22.06.2018, rreth orës 08:10, tek kthesa e Kamzës janë përplasur dy autobuza të linjës “Tiranë – Kamëz” me targë AA628 GC, me drejtues shtetasin K. A., 43 vjeç dhe me targë AA 958 LN, me drejtues shtetasin S. R., 40 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore në SQU shtetasit, A. P., 22 vjeçe, S. R., 43 vjeç, V. H., 23 vjeç, S. K., 53 vjeç, K. G., 19 vjeçe dhe E. L., 22 vjeçe ( të gjithë pasagjer në dy autobusat e linjës “Kamëz-Tiranë ).

Shërbimet e policisë dhe drejtuesit e autobusave ndodhen në vendngjarje, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të përplasjes.

Aksident në Tiranë, plagoset i moshuari

0

Një aksident, pa pasoja për jetën, është shënuar mëngjesin e sotëm në Tiranë.

Policia bën të ditur se një makinë ka përplasur një 80 vjeçar në zonën e Bllokut.

Foto Ilustruese

“Më datë 22.06.2018, rreth orës 08:30, në fillim të rrugës “Ibrahim Rrugova”, mjeti me targë AA122 EK, me drejtues shtetasin A. S., ka përplasur këmbësorin S. O., rreth 80 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e policisë dhe drejtuesi i mjetit ndodhet në vendngjarje, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Operacioni në Klos, kapet 20-vjeçari me kokainë, e kishte bërë gati për shitje

0

Policia e Dibrës ka vënë në pranga një 20-vjeçar pasi i është gjetur një sasi kokaine të cilën do ta shiste në doza. Sipas të dhënave zyrtare, bazuar edhe në informacione të marra në rrugë operative, Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Klos, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Muzgu”.

Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi Luan Boça, 20 vjeç, banues në Bulqizë.
Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit fizik që iu bë shtetasit Luan Boça, në një lokal në qytetin e Klosit, iu gjet e fshehur në trup një qese plastike brenda së cilës gjendej lëndë narkotike e dyshuar kokainë, i cili do ta shiste në doza.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike e dyshuar kokainë me peshë 22.75 gram
Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat për veprën penale “Prodhim dhe shitje të Narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

Sezoni turistik, Aida Hajna: Bashkitë të papërgatitura

0

Bashkitë bregdetare ende nuk kanë marrë masa asnjë masë për mjetet lundruese në nisje të sezonin veror në të gjitha plazhet e vendit. Gjatë një interviste për mediat, Aida Hajna, zv/drejtoresha e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, thekson se, njësive administrative iu është dërguar shkresa prej muajit Janar për të përcaktuar perimetrin lëvizës së motoskafëve apo gomonve, por përsëri situata mbetet e njëjtë si në vitet e kaluara. “Ne kemi pasur raste të rënda dhe vdekje për shkak të goditjeve nga mjetet lundruese. Për të shmangur këto raste bashkitë duhet të respektojnë këto detyrime që janë të përcaktuara. Kemi filluar që në muajin Janar, që kur është miratuar plani”. E gjendur përballë një fakti të tillë, thekson nr.2 i Policisë së Shtetit, efektivët janë të detyruar të monitorojnë çdo ditë vetë në terren. “Policia e Shtetit po ushtron kontrolle pothuajse të përditshme për këtëë pjesë. Të gjithë drejtoritë vendore janë në kontrolle të përditshme”. Sipas Hajnës, këtë sezon turistik nuk do të ketë më radhë kilometrike në pikat e kalimit kufitar, pasi janë shtuar sportelet dhe burimet njerëzore që punojnë nëpër dogana. “Kemi forcuar bashkëpunimin. Kemi vënë protokolle. Jemi në kontakte të vazhdueshme edhe me homologët tanë që të mos krijojmë probleme në pikat e policisë”. Në ndihmë të policisë së rendit dhe asaj kufitare do të jenë edhe strukturat e antiterrorit, për të shmanguar çdo situatë të papritur në pikun e sezonit veror.

Fleckenstein: Kancelarja e Gjermanisë do të thotë “Po”

0

Nuk jepen negociata me vënie kushtesh për kampe refugjatësh, do të ishte e padrejtë thotë në intervistë me Deutsche Wellen, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, socialdemokrati gjerman, Knut Fleckenstein.

Deutsche Welle: Zoti Fleckenstein po afrohet finalja e debatit disa javor, do të hapen apo jo negociatat e anëtarësimit BE – Shqipëri?

Knut Fleckenstein: Nuk mund të them saktë, sepse nuk jam anëtar i Këshillit të BE-së, por di që diskutohet, se ç’formë duhet të ketë vendimi përfundimtar, kjo vlen si për Shqipërinë ashtu edhe për Maqedoninë.

Pse po diskutohet ende, ku ka rezerva?

Ka disa rezerva, sidomos nga pala franceze, që Bashkimi Europian duhet të reformohet njëherë vetë më parë, pastaj të bëhen hapa të tjerë. Mendoj se ky është një argument i gabuar, sepse negociatat nuk zgjasin disa ditë, por me vite dhe në këtë kohë mund të kryhen reformat tona të nevojshme për të pranuar vende të tjera.

Si vendos Gjermania? A është pro hapjes së negociatave?

Kam sinjale shumë të qarta nga Zyra e Kancelares dhe nga fraksioni se Gjermania do të thotë një “po” të qartë për negociatat.

Ka edhe një dokument të publikuar së fundmi, se negociatat do të vijnë, por me kushte. Cilat janë këto kushte?

E kam të vështirë të përfytyroj kushte, por natyrisht, nëse mund të flitet për kushte, do të ishte që procesi i vetingut të vazhdojë e që të tregohet, se kjo reformë në drejtësi nuk është thjesht për fillimin e negociatave, por për vetë vendin. Nëse është vetëm kjo, atëherë mund të rehatohem e të buzëqesh.

Por a mund të jetë një kusht tjetër, thënë ndryshe një dëshirë e BE-së, që Shqipëria të pranojë kampe refugjatësh në territorin e saj?

Për këtë nuk kam informacion, por edhe pyetja juaj të thotë, se në këtë samit do të trajtohen çështje të ndryshme, e ardhmja e eurozonës, si ta rregullojmë çështjen e migrimit, dhe për çështjen se si të biem dakord për hapat e tjerë në lidhje me Ballkanin Perëndimor. E në këtë kontekst mund të ketë gjithmonë kompromise mes 28 vendeve të Bashkimit Europian, cilat dalin përtej kufijve të territorit në fjalë. Nuk mund ta përjashtoj, por as nuk e përfytyroj dot, se nuk i njoh detajet.

Ka një plan për ngritjen e kampeve të refugjatëve jashtë BE-së, në media është përmendur Shqipëria dhe Libia. A është Shqipëria ndër këto vende, zyrtarisht qeveria nuk ka pranuar asgjë…

Në të vërtetë nuk njoh emra shtetesh që do të pyeten. Por për këtë vetëm mund të bësh kërkesë. Nuk e besoj, se kjo do të bëhej kusht për hapjen e negociatave, kjo do të ishte plotësisht e padrejtë.

Vetingu ka filluar të veprojë, si e gjykoni zhvillimin e tij deri më tani?

Komisioni Europian, Parlamenti Europian dhe unë vetë shohim një përparim të mirë në këtë proces. Ne e shohim si shpresëdhënëse atë që është filluar. Interesante është se edhe partitë popullore mendojnë kështu, ashtu si socialdemokratët, Të Gjelbrit dhe liberalët. Ka një miratim të gjerë në Parlament dhe Komision dhe shpresoj që edhe Këshilli i BE-së ta vlerësojë këtë.

Vetingu zhvillohet, por paralelisht pati skandale që përfshinë qeverinë, akuzat e ngritura ndaj ish-ministrit të Brendshëm Tahiri, përmendja e vëllait të Ministrit të Brendshëm, Xhafaj në çështjen e drogës, sigurisht askush nuk dënon kolektivisht e vendosin gjykatat, po më e pakta a nuk është kjo një performancë e shëmtuar për një qeveri që trumbeton me të madhe luftimin e krimit të organizuar…

Po, sigurisht që nuk është gjë e mirë, por për këtë janë prokurorët dhe gjykata që të shohin, nëse një ministër, si çdo qytetar tjetër ka shkelur ligjet, dhe nëse është kështu, ai duhet të largohet, nëse jo, nuk ka dënim kolektiv. Për këtë është e nevojshme reforma në drejtësi, që të vendosin gjykata të pavarura dhe të mos ketë vendime favoresh.

Opozita e quan qeverinë Rama të kapur nga krimi dhe se është e korruptuar, qeveria e quan opozitën të dështuar, si mund të flitet për bashkëpunimin e shumëkërkuar, kur pozicionet janë kaq larg njëra-tjetrës?

“Nuk dua të përzihem në politikën e brendshme në Shqipëri, por në fund vetë njerëzit duhet ta dinë në zgjedhjet e ardhshme, se kujt i besojnë dhe kujt jo. Ne nuk shpërblejmë qeveritë, nuk bëhet fjalë se do t’i japim Ramës një titull nderi. Por për atë që njerëzve në Shqipëri t’u hapet një perspektivë e vërtetë, jo vetëm fjalë, por veprime konkrete për një të ardhme europiane”.

Australia -Danimarkë barazim 1-1

0

Nuk kanë shkuar më shumë sesa barazimi 1-1 ekipet e Danimarkës dhe Australisë në ndeshjet e dyta të grupit C. Eriksen ishte ai që kaloi danezët në avantazh që në minutën e 7, por Jedinak barazoi shifrat me anë të një penalltie. Një 11-metërsh, që ashtu si shumë të tjerë në këtë Botëror, u sinjalizua nga sitemi VAR. Me këtë rezultat, Danimarka ngjitet në kuotën e 4 pikëve, ndërkohë që Australia merr pikën e parë në këtë kampionat botëror, duke mbetur pas Francës me 3 pikë, ndërkohë që mbyll grupin Peruja me zero pikë.

De Telegraaf: Holanda bllokon pranimin e Shqipërisë në BE

0

Gazeta holandeze “De Telegraaf”, paralajmëron votë kundër të Holandës në takimin e liderëve të vendeve të BE-së në Bruksel në 28 dhe 29 qershor.

Në një shkrimin me titull ‘Holanda bllokon pranimin e Shqipërisë në BE’, thuhet se shumica e partive të parlamentit holandez janë kundër hapjes së  negociatave dhe shkak për këtë janë bërë shqetësimet për krimin e organizuar dhe korrupsionin.

“Shumica e partive të parlamentit holandez e dërgon qeverinë e Holandës në Bruksel me mesazhin e qartë për të mos votuar pro hapjes së negociatave. Shqipëria, vendi ballkanik  i goditur nga varfëria u bë kandidat për anëtarësim në BE disa vjet më parë me miratimin e Dhomës së Përfaqësuesve. Komisioni Europian tani dëshiron të nisë negociatat për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë. KE madje përmend një vit në të cilin anëtarësimi duhet të jetë një fakt: 2025” shkruan gazeta.

Gazeta “De Telegraaf” citon Ministrin e Jashtëm holandez, i cili deklaron: ‘Ne kemi shqetësime serioze në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar- duke shtuar se – më shumë përparime duhet të bëhen në këto çështje.

Megjithatë ai ende nuk e mbyll derën për Shqipërinë.

Partitë të deklaruara kundër hapjes së negociatave në parlamentin holandez janë 5, VVD, CDA, CU, PVV dhe PS 50Plus.

Një prej deputetëve të CDA, Van Helvert në prononcimin për gazetën pranon ndikimin rus dhe atë kinez në rajon, por sipas tij kjo nuk është një arsye për të bërë pazare me parimet dhe standardet europiane.

Vetëm dy forca politike parlamentare D66 dhe GroenLinks duan që BE të fillojë bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Arsyetimi është se vërtet Shqipëria nuk është gati për Europën, por hapja e negociatave nuk është anëtarësim në Bashkimin Europian.

Partitë besojnë se vendet do të kujdesen mirë për sundimin e ligjit, qasjen ndaj krimit dhe luftën kundër korrupsionit nëse kanë një perspektivë të qartë të pranimit.