Një gol i Cristiano Ronaldos që në minutën e katërt i ka mjaftuar Portugalisë për të marrë 3 -pikë në ndeshjen e dytë të Grupit B përballë Marokut. Ylli i Realit të Madridit bëri gjithçka mirë në një goditje nga këndi, ku devijoi saktë me kokë një krosim nga Moutinho. Pësimi i golit solli reagimin e futbollistëve afrikanë që nisën të bombardonin portën e Rui Patricio, por gardiani portugez u tregua i saktë në ndërhyrjet e tij. Në minutën e 10-të Ronaldo kishte mundësinë për të realizuar dhe golin e dytë, por goditja e tij përfundoi shumë pranë shtyllës pingule. Me këtë fitore Portugalia ngjitet në krye të Grupit B, në kuotën e 4 pikëve, ndërsa Maroku i jep lamtumirë Kupës së Botës, ku pas dy ndeshjeve nuk ka arritur të marrë asnjë pikë. Ndërkohë, me këtë rrjetë Ronaldo ka arritur të ngjitet në kuotën e katër golave në këtë kompeticion, duke qënë dhe golashënuesi më i mirë.
Kanos me armë zjarri kushëririn në Roskovec pas sherrit, pranga 43-vjeçarit
Një 43-vjeçar nga Roskoveci në Fier, është arrestuar nga policia, pasi ka kanosur me armë zjarri kushëririn e tij. Mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ku pas debatit mes kushërinjve, 43-vjeçari Ardit Ruko ka kanosur me armë zjarri pistoletë shtetasin G.R, 41 vjeç, banues në Strum.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 gëzhoja arme zjarri pistoletë.
Materialet për 43-vjeçarin e arrestuar do t’i kalojnë prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm penal.
INFORMACIONI I POLICISE
Kanos me armë zjarri kushëririn e tij, arrestohet në flagrancë nga policia.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:
-Ardit (Eduart) Ruko, 43 vjeç, banues në Strum, Roskovec.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Strum, për motive të dobëta, dyshohet se ka kanosur me armë zjarri pistoletë shtetasin G.R, 41 vjeç, banues në Strum.
U sekuesstruan në cilësinë e provës materiale 2 gëzhoja arme zjarri pistoletë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Kanosje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” parashikuar nga Nenet 84 dhe 278 të Kodit Penal.
Prokuroria kërkon 8 muaj burg për Tom Doshin, Durim Bamin e Mark Frrokun, pritet seanca e rradhës
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 8 muaj burg për deputetin e PSD Tom Doshi.
Prokuroria gjithashtu ka kërkuar 8 muaj burg edhe për Durim Bamin e Mark Frrokun.
Tom Dosh, ish-kolegu i tij Mark Frroku dhe Durim Bami, ky i fundit i cilësuar si vrasës me pagesë akuzohen për kallëzim të rremë kryer në bashkëpunim.
Sipas prokurorisë, të pandehurit në bashkëpunim me njëri-tjetrin krijuan prova të rreme me qëllim që të niste një hetim penal ndaj Ilir Metës, i cili ishte kryeparlamentar në kohën kur u regjistrua video.
Doshi pretendonte që Meta kishte urdhëruar vrasjen e tij bashkë me ish-deputetin e PD-së Mhill Fufi dhe se këtë gjë ia kishte rrëfyer miku i tij Mark Frroku, por prokuroria pas hetimeve arriti në konkluzionin se gjithçka ishte e sajuar dhe i mori të pandehur.
Ndërkohë mbrotja nga ana e Doshit, Frrokut e Bamit do të bëhet në gjykatë më datë 4 korrik kur do zhvillohet edhe seanca e radhës.
Naingolan shumë pranë Interit
Inter ka avancuar ne bisedimet me Romen per te marre sherbimet e Radja Naingolan. Skuadra zikalter do te derdh ne arkat e klubit nga kryeqyteti 20/22 milion €, gjithashtu ne kete tratative do te perfshihen disa emra premtues te Interit sic eshte Zaniolo pasi belgu vleresohet rreth 35 milion €. Per futbollistin eshte parashikuar nje kontrate deri ne vitin 2021 me page 5 milion € ne sezon.
Denoncimi: Ish-ministri dhe 3 deputetë të PS, marrin 78 mln euro nga qeveria, ja emrat
Partia Demokratike ka denoncuar sot me emra, ish-ministrin e Shëndetësisë dhe 4 deputetë të PS-së që kanë marrë 78 milionë euro tendera nga qeveria e Edi Ramës.
Me një deklaratë për mediat, Drejtuesja e Departamentit të Antikorrupsionit në PD, Lealba Pelinku tha se Ilir Beqja, Sadri Abazi, Xhemal Qefalia dhe Pjerin Ndreu kanë marrë 78 milionë euro.
Deklarata e plotë e Lealba Pelinkut:
Që kur ka ardhur në pushtet, Edi Rama e ka përqendruar shpërndarjen e taksave të rritura të shqiptarëve në pak duar, që janë ose miq të tij, ose klientë, ose deputetë, me të cilët blen dhe mban pushtetin.
Janë të paktën 4 deputetë të tij që përfitojnë para publike nëpërmjet kompanive të tyre, në shumicën dërrmuese të rasteve pa garë.
Ilir Beqaj është njeriu më i afërt i Edi Ramës, i cili, edhe pse nuk është më ministër vzhdon të marrë me qindra milionë lekë nga taksat e shqiptarëve.
Rasti më i fundit është ai i shpalljes fituese të kompanisë “Intech+”, e zotëruar de facto prej Beqajt. Në një tender pa asnjë konkurent, shoqëria e ish ministrit që rrënoi shëndetësinë, u shpall fituese për 1 mld e 362 mln lekë ose 1,1 mln euro, duke patur ofertë gati të njëjtë me fondin limit, pa i kursyer buxhetit gati asnjë qindarkë.
1.1 milionë euro, të fituara së fundmi nga taksat e rritura të shqiptarëve, i shtohen pasurisë së Ilir Beqjes, i cili, që kur Rama është bërë kryeministër, ka përfituar tedera me vlerë 29 milionë euro.
Ilir Beqja nuk është i vetëm në listën e deputetëve të Edi Ramës që pasurohen me paratë e shqiptarëve.
Prej kohës kur Edi Rama është kryeministër, Sadri Abazi ka fituar tendera me vlerë 34 milionë euro nga paratë publike. Media raportoi pak kohë më parë se në shumë prej tenderave, kompania ka paraqitur dokumentacion fallco, por nga prokuroria, nën kontrollin e Edi Ramës, nuk ka asnjë reagim.
2 deputetët e tjerë të partisë Socialiste, Xhemal Qefalia dhe Pjerin Ndreu, kanë përfituar secili nga tenderat publikë prej 8.1 dhe 7 milionë euro.
Këta të 4 deputetë të Edi Ramës, Ilir Beqja, Sadri Abazi, Xhemal Qefalia dhe Pjerin Ndreu kanë përfituar së bashku 78 milionë euro nga paratë publike të shqiptarëve, të cilëve ata u kanë rritur çdo vit taksat në parlament.
78 milionë euro nga pasuria publike për 4 deputetë është rekord i babëzisë së pushtetit të Edi Ramës, i cili si qëllim të vetëm ka pasurimin e tij dhe të njërëzve të afërt të tij për të blerë pushtetin dhe për të sunduar shqiptarët.
Të tilla rekorde korruptive janë një nga pengesat madhore të hapjes së negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian.
Violeta Donaj tregon ç’mban mend nga ngjarja: Ja ku e gjeta armën që vrava burrin
Violeta Donaj, gruaja që qëlloi me armë të shoqin dhe e la atë të vdekur në pazarin e Milotit, kur kanë kaluar disa ditë nga ngjarja e rëndë, ka mundur të flasë për policinë dhe të tregojë se ku e kishte gjetur armën e krimit.
Ajo ka thënë se e ka marrë në makinën e tyre familjare, por pa specifikuar nëse arma ishte e të shoqit apo e saj.
Sipas Violetës, ka qenë sjellja e të shoqit dhe problemet ekonomike që ai i shkaktonte familjes, ato që e kanë detyruar të kryejë këtë akt të rëndë.
Gruaja, nënë e dy fëmijëve, shprehet:
Nuk e di sesi e bëra, thjesht kujtoj që mora pistoletën dhe e qëllova. Isha e lodhur nga sjellja e tij, duke luajtur bixhoz dhe duke na krijuar probleme ekonomike e më pas ishte bërë shumë xheloz. U takuam për të vijuar si çdo herë punën tonë, por patëm një debat dhe unë kam hyrë në makinë (familjare), aty kam gjetur pistoletën, të cilën e mora me vete dhe shkova te tregu dhe e kam qëlluar.”
Violeta tregon edhe se ka qenë e mpirë pasi ka kryer aktin e rëndë dhe mban mend që e ka gjetur veten në makinën e policisë. Në rrëfim e sipër Violeta bën me dije se problemet që kishte me të shoqin mundohej t’i fshihte, duke menduar se situata do të përmirësohej, por një gjë e tillë nuk ndodhi.
Gruaja kujton:
Nuk e dija se çfarë po bëja, por e kam parë bashkëshortin e shtrirë dhe kuptova se i kisha dhënë fund gjithçkaje, edhe jetës së familjes sonë. Fillova të dridhesha dhe më pas e kam parë veten të futur në një makinë, derisa erdhi Policia. Kishim probleme. Mundohesha t’i fshihja duke menduar se gjërat do të rregulloheshin, por nuk ndodhi. Ajo që bëra ishte një moment dobësie dhe lodhje e madhe, duke e përjetuar problemin në familjen tonë”.
Rruga e Kombit, lirohet një tjetër protestues nga Kukësi
Gjykata e Kukësit ka vendosur sot lirimin e një nga tre protestuesve te “Rrugës së Kombit”.
Behet fjale per Xhevahir Gashin. Ndërkohë, pritet të nisë seanca për dy të tjerët, 39-vjeçarin Elton Cengu dhe Vasil Laçin, 31 vjeç, raporton Shqiptarja.com.
Ndërsa 35-vjeçari Florin Onuzi është liruar pak ditë më parë për shkak te problemeve shëndetësore.
Skuadrat shqiptare mesojne kundershtaret ne Uefa Champions League.
Eshte hedhur sot rreth ores 12:00 shorti per turin e pare eleminator ne Uefa Champions League. Nis ne kete menyre aventura evropiane edhe per dy ekipet shqiptare Kukesin dhe Shkendijen qe kane mesuar kundershtaret e tyre te ardhshem. Ne turin e pare Shkendija do te perballet me uellsianet e The New Saints, nje kundershtar jo shume I lehte megjithate tetovaret jane eksperte ne kompeticionet evropiane dhe kete e treguan edhe sezonin e kaluar ku u eleminuan ne Play-off ne Europa League nga gjigandet e Milanit. Nderkohe me te favorizuar duken verilindoret e drejtuar nga Peter Pakult te cilet do te kene si kundershtar ne raundin e pare skuadren malteze Valetta nje kundershtar modest dhe totalisht I kalueshem per Kukesin. Ndeshjet e para do te luhen ne 11 dhe 12 korrik ndersa ndeshjet e kthimit ne datat 17 dhe 18.
Tre shqiptarët ngrenë policinë greke në këmbë, arratisen nga qelitë e paraburgimit në Athinë
Tre shtetas shqiptarë janë arratisur nga qelitë e paraburgimit në Greqi ditën e sotme.
Mediat greke raportojnë se ata mundën të shkulnin shufrat e hekurta të dritares dhe të largoheshin.
Ata ndodheshin te paraburgosur për 72 vjedhje. Ata kanë arritur të presin kangjellat e qelise dhe duke zbritur nga 10 metra kanë dalë në rrugë.
Ata janë larguar nga pjesa e mbrapme e Komisariatit. Janë ndjekur nga policia po nuk janë kapur dot.
Tronditet Shkodra, i vendoset tritol makinës së efektivit të policisë (Emri)
Një sasi tritoli është vendosur në mjetin e një efektivi të policisë në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit. Sasia e tritolit që ka shpërthyer është vendosur në mjetin e policit Agim Bushgjoka. (në foto)
Ai kishte të parkuar mjetin poshtë banesës kur ka ndodhur shpërthimi. Sipas policisë nuk ka dëmtime në njerëz por vetëm dëme materiale në mjetin e policit Bushgjoka.
Ende janë të paqarta arsyet e kësaj ngjarje. Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia e Shkodrës për të bërë hetimet. Nga veprimet e para dhe dëshmia e policit Bushgjoka nuk ka asnjë pistë. Polici ka deklaruar se nuk ka konflikte me njeri. Në vendin ku ndodhej mjeti nuk ka kamera sigurie ndërsa nuk ka pasur as lëvizje të njerëzve duke e bërë më të vështirë identifikimin e autorëve.
Agim Bushgjoka është polici në zonën e Bardhaj dhe Grudës në njësinë Rrethina të bashkisë Shkodër. Sipas burimeve shkak për këtë ngjarje mund të jetë pozicioni i punës i Bushgjokës si polic në drejtorinë vendore të Shkodrës.


