Ballina Blog Faqe 9146

U mori jetën prindërve, i riu nga Dibra në polici: Viktima tjera nëse nuk do më kapnit

0

Një javë pas krimit të dyfishtë që tronditi Peshkopinë, janë zbardhur detaje të reja në lidhje me 26-vjeçarin Qemal Sela, i cili pak orë pas kthimit nga Anglia, ekzekutoi me breshëri kallashnikovi nënën dhe babain.

Vetem pak pas krimit te rende, kur policia e ka arrestuar dhe po e shoqeronte ne komisariat, ai eshte pyetur se po po shkonte me arme ne dore. Ai u ka thënë se ai po shkonte të vriste vëllain dhe dajën e tij. “Nëse nuk do më kapnit ju, unë do vrisja dhe këta dy të tjerët”, – është shprehur Qemal Sela.

Bëhet fjalë për bashkëshortët Flamur dhe Zeqimete Sela, përkatësisht 55 dhe 50 vjeç, mbi të cilët i riu zbrazi një karikator me plumba. Burime të sigurta nga policia e Dibrës dje bënë me dije për “Gazeta Shqiptare” se autori i ngjarjes së rëndë të ndodhur në lagjen “Llixha” të qytetit të Peshkopisë ka deklaruar në momentin e arrestimit se do të vriste edhe vëllain dhe dajën e tij.

Mësohet se ndërhyrja në kohë e patrullës së policisë, e cila ishte afër hotelit 4-katësh ku u vranë burrë e grua, ka shmangur vrasjen e dy familjarëve të viktimave.

Ndërkaq, burimet e mësipërme pohuan se Qemal Sela ka debatuar ashpër me të atin sapo ka mbërritur në aeroportin e Rinasit.

Sipas bluve, emigranti ka refuzuar të udhëtojë me babain që kishte dalë ta priste në aeroport me një taksi të prenotuar që në Peshkopi. Kjo për faktin se ai akuzonte prindërit e tij se kishin prishur të gjitha paratë që ai kishte dërguar nga Anglia përgjatë 7 viteve emigracion për të ndërtuar 2 hotele që shërbenin për personat që frekuentojnë llixhat e Peshkopisë.

Më 11 qershor, Gjykata për Krimet e Rënda në Tiranë caktoi masën e sigurisë “Shtrim i detyrueshëm në spital psikiatrik” ndaj 26-vjeçarit Qemal Sela, pasi dyshohet se ai vuan nga probleme mendore. Aktualisht autori vrasjes së prindërve të tij ndodhet në spitalin e burgut në kryeqytet.

KONFLIKTI BABË E BIR
Mbrëmjen e 6 qershorit, Qemal Sela ka mbërritur nga Londra në aeroportin e Rinasit. “Gazeta Shqiptare” ka mundur të sigurojë “përplasjen” mes babë e bir në aeroport, përplasje kjo që pak orë më vonë degjeneroi në vrasje. Sipas bluve, 55-vjeçari Flamur Sela kishte prenotuar një taksi që nga Peshkopia për të marrë të birin emigrant. Në momentin që 26-vjeçari ka zbritur nga avioni, babai i ka dalë para dhe i ka thënë: “Eja bir se kam marrë taksi për të shkuar në shtëpi”.

Krimet e rënda nisin hetimet për tre prokurorë në Shkodër, fshehën pasurinë

0

Gjykata e Apelit per Krime të Rënda urdhëron hetimin për shpërdorim detyre dhe korrupsion ndaj tre prokurorëve të Shkodrës, mes tyre Granit Shaku, Arben Smaçi dhe Blerta Hamza.

Apeli i Krimeve të Rënda i cili ka vendosur të shfuqizoje mosfillimin e hetimeve vendosur më parë nga prokurorja e krimeve të rënda Sonila Muhametaj.

Ky vendim i krimeve është marrë pas ankesës së shtetasve Ndoc e Simon Molla të cilët edhe më parë kërkuan në prokurorinë e përgjithshme hetimin e ish kreut të Bushatit Zef Hila dhe prokurorëve.

Vendimi i apelit për krimet e rënda mban datën 4 qershor dhe i është përcjell për dijeni palës paditësve në këtë rast shtetasve Molla si dhe prokurorisë së krimeve, njofton report tv.

Përplasen ‘kokë më kokë’ dy makinat në aksin Elbasan-Peqin, dy të plagosur

0

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin, ku për pasojë janë aksidentuar një pasagjer dhe një këmbësor.

Dy automjete janë përplasur në fshatin Pajovë dhe të plagosurit janë nisur drejt spitalit të Elbasanit për të marrë mjekime. Sipas mjekëve të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.

Automjeti tip ‘Benz’ me targë AA 887 RC është përplasur me një ‘Volkswagen’ me targë AA 729 NM.

Në vendngjarje ndodhet policia e cila po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërkohë që janë shoqëruar për në komisariat drejtuesit e automjeteve.

Rrëfehet babai i Xhafer Matës: Jeta e tim biri, si nisi gjithçka

0

Klodiana Lala – Një makinë policie qëndron e stacionuar 24 orë përpara derës së Taip Matës. Sapo kapërcen portën e hekurt të shtëpisë dykatëshe, kupton se dhimbja dhe tensioni janë përzier bashkë. Vëllai i Xhaferr Matës, djalit që vrau ish-të dashurën dhe veten mëngjesin e 8 qershorit, nuk e pret mirë mbërritjen tonë. “Kemi folur me z.Taip, babain tuaj”, i themi në hyrje. “Po ju pret në katin e dytë”, përgjigjet zymtë. Taip Matën e gjejmë të ulur në një nga divanet e dhomës së mbytur nga tymi i duhanit. Ai s’e lëshon cigaren nga dora, a thua se e ndihmon të largojë dhimbjen. “Kam jo vetëm dhimbjen për humbjen e djalit, por vuaj njësoj edhe humbjen e Xhuljetës.

Është njësoj si të kem humbur vajzën time. Por ndodhi, s’e zhbëj dot më”, thotë ai. Pak çaste dhe në derë shfaqet motra e 31-vjeçarit. Sytë i ka të ënjtur nga lotët e mezi arrin të nxjerrë fjalë nga goja. Në dhomën e pritjes nuk ka qoftë edhe një foto të Xhaferrit, por babai thotë se “ja aty poshtë, kam gjithçka prej tij”. Bëhet fjalë për servisin ku 31-vjeçari, baba i një djali të mitur kishte ngritur ngjitur me shtëpinë. “Punonte aty tërë kohës”, thotë Taip Mata. Ai ka shumë për të rrëfyer për jetën e të birit. Nis të tregojë historinë e tij, njohjen me bashkëshorten, lindjen e djalit të tyre, tashmë dy 2 vite e gjysmë, problemet mes djalit dhe nuses, njohjen e tij me Xhuljetën e shumëçka. Por një moment hesht. “Nuk dua të lëndoj familjarët e vajzës. U kam shtrirë dorën e faljes. Kam kërkuar prej tyre ta ndajmë dhimbjen bashkë”, – shprehet kryefamiljari.

Z.Mata, dua ta nis me ju këtë bisedë, duke të kërkuar të më flasësh për djalin tuaj të ndjerë, Xhaferrin. Si ishte jeta e tij?

Xhaferri ishte njëri nga katër djemtë e mi. Kam edhe një vajzë. Pasi mbaroi fakultetin për Inxhinieri, ai hapi servisin këtu ngjitur më shtëpinë dhe merrej me makinat. U njoh edhe me të shoqen dhe u martua.

Atentatori i Azem Hajdarit “shpallet” Qytetar Nderi i Hasit

0

Partia Demokratike denoncoi sot se kryebashkiaku i Hasit ka propozuar dhënien e titullit Qytetar Nderi për atentatorin e liderit të demokracisë Azem Hajdari.

Flamur Noka nga selia blu tha se PD disponon vendimin ku ish-deputeti i PS-së Gafur Mazreku propozohet të nderohet me titullin më të lartë që jep pushteti vendor.

Noka: Dy dekada pas atentatit brenda në parlament kundër Azem Hajdarit, atentatori deputet i Partisë Socialiste në atë kohë Gafur Mazreku propozohet nga Edi Rama për ti dhënë titullin Qytetar Nderi i Hasit.

Partia Demokratike disponon propozimin që kryetari i bashkisë së Hasit i ka bërë këshillit baskiak për të nderuar një vrasës si Gafur Mazreku me titullin më të lartë që mund të japë pushteti lokal.

Nderimi i një ish-deputeti që ka përdorur armën brenda sallës së parlamentit kundër Azem Hajdarit është modeli që Edi Rama ka ndjekur që kur ka ardhur në pushtet. Është modeli që nderon dhe ju jep në pushtet kriminelëve në parlament, qeveri apo bashki.

Mbledhja e këshillit bashkiak është parashikuar për të hënën dhe ne i bëjmë thirrje Edi Ramës të tërheqë këtë vendim skandaloz sa nuk është vonë sepse me këtë vendim po vret për herë të dytë liderin e dhjetorit Azem Hajdari dhe po përdhos demokracinë në këtë vend.

Kontrabandë barnash, arrestohet administratori dhe punonjësja e një farmacie

0

Administratori dhe punonjësja e një farmacie në kryeqytet janë arrestuar nga policia e Tiranës  për kontrabandë produktesh farmaceutike.

Në pranga kanë përfunduar:

– Julian Ll., 40 vjeç, banues në Tiranë (me detyrë administrator farmacie)

– E. P., 29 vjeçe, banuese në Tiranë, (me detyrë punonjëse farmacie)

Ndërkohë është shpallur në kërkim drejtuesja teknike e farmacisë, A. P., 66 vjeçe, banuese në Tiranë.

Shtetasit e mësipërm akuzohen  se në një pikë farmacie në rrugën “Kongresi i Manastirit”, tregtonin dhe shisnin produkte farmaceutike kontrabandë.

Operacioni policor i koduar “Medikamenti” sekuestroi 520 medikamente dhe produkte farmaceutike të llojeve të ndryshme.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Riprodhimi pa të drejtë i veprës së tjetrit”, parashikuar nga nenet 178, 180 dhe 149/a të Kodit Penal.

Autostrada Tiranë-Durrës do jetë e hapur në fundjavë

0

Ndërhyrja në segmentin Vorë-Maminas të autostradës Tiranë-Durrës përfundon mesditën e të premtes, njofton ARRSH dhe Policia rrugore, duke bërë të ditur se synohet lehtësimi i trafikut në fundjavë. Ndërhyrjet e tjera nisin të hënën. “Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore informojnë median dhe opinionin publik se deri ditën e premte dt. 15 Qershor, ora 12:00, përfundon ndërhyrja në segmentin Vorë-Maminas. Me synim lehtësimin e lëvizjes së pushuesve që frekuentojnë plazhet gjatë fundjavës, nga dita e Premte ora 12:00 deri mengjesin e të Hënës ora 06:00 aksi rrugor Tiranë-Durrës do të jetë i hapur për kalimin e mjeteve në të dyja drejtimet”, njofton ARRSH. Të hënën në orën 06.00 bëhet e ditur se do të mbyllet segmenti Maminas-Sukth, ku do të vazhdojë ndërhyrja. Ndërkohë të dielën do të bëhet public edhe orientimi i trafikut gjatë kësaj ndërhyrjeje.

Rama kapitullon pa kushte para ultimatumit te Greqise

0
Rama kapitullon pa kushte para ultimatumit te Greqise, pranon marreveshjen e faljes se detit!

Negociatori dixhital denoncon:

1- Marreveshja e faljes se detit dhe pasurive tona perrallore nendetare u dorezua nga pala greke si marreveshje e panegociueshme, prandaj dhe

2- nuk ka patur asnje negociate, madje

3- programi i blere 180 mije euro per hedhjen dhe analizen e te dhenave nuk eshte perdorur asnjehere

4- Sipas marreveshjes se panegociueshme te diktuar nga pala greke, Shqiperia humbet pasurite e saj perrallore te gazit dhe naftes te detit Jon

5- Ato i grabit Greqia, e cila fale marreveshjes

6- zgjeron ujerat territoriale nga 6 ne 12 milje ne kurriz te Shqiperise

7- Nderkohe qe me Italine dhe Turqine ujerat territoriale te Greqise mbeten 6 milje

Ketu me poshte keni mesazhin e negociatorit dixhital. sb

“Pershendetje zoti Berisha,Jam anetar grupit negociator per marreveshejen e detit me Greqine. Se pari dua tju informoj se marrveshja e perfunduar eshte marreveshja e shitjes apo faljes se detit. Kjo marreveshje eshte projekti grek per te cilin nuk ka patur asnje negociate sepse pala greke nuk ka pranuar te zhvilloje asnje negociate. Ne takimin e pare pala greke na vuri para faktit te kryer dhe na dorezoi marreveshjen te cilen ajo e quajti te panegociueshme. Kerkeses time dhe tre anetareve te tjere te grupit per te mos pranuar nje marreveshje te panegociueshme kryetari i grupit Armand Skapi i eshte pergjigjur me kercenime ndaj nesh duke folur ne emer te ministrit dhe vet kryeministrit.Ky njeri se bashku me Meçollarin silleshin sikur perfaqesonin palen greke dhe Shqiperine .Para kesaj situate dhe konstatimit se me kete marreveshje te imponuar nga pala tjeter krahasuar me marreveshjen e meparshme, Greqia fiton se paku 820 km katror det ne raport me Shqiperine dhe te gjithe zonen ekonomike naftmbajtese dhe gazmbajtese te Detit Jon pasi ajo azheron ne dem te zones tone ekonomike ujrat territoriale nga 6 ne 12 mile duke na lene ne reren dhe marre per vete triliona meter kub gaz. Perveçse pala greke e quajti projektin qe dorezoi te panegociueshem ajo kerkon preras nga ne te mos shqipërojnë kategorikish fjalën ‘Ekiti’ nderkohe qe perdorimi i parimit te ekitise është një nga kërkesat themelore të vendimit te Gjykatës Kushtetuese,madje edhe shkaku me kryesor i rrezimit te marreveshjes tuaj. Para kesaj situate disa anëtarë të ekipit negociator kanë shprehur mosaprovim të plotë për këtë qëndrim dhe kane informuar me shkrim ministrat e jashtem ,te brendshem,te mbrojtjes dhe vet kryeministrin. Pergjigja e vetme ka qene kercenimi i hapur nga Skapi ne emer te tyre per largimin nga puna dhe kercenime te tjera prej banditi duke aluduar edhe per jeten tone dhe femijve dhe familje tona. Ne marrëveshjen e panegociueshme te dorëzuar nga pala greke ishull Othon merr fuqi të plotë njelloj si vet ishulli i Korfuzit si për ujërat territoriale ashtu edhe për zonën ekonomike. Gjithashtu ju njoftoj se programi i blere 180 mije euro per futjen e te dhenave dhe per te bere perllogaritjet nuk esht perdore asnjeher sepse projekti i marrveshjes se pales greke nuk mund te diskutohej.Pavareisht nga te gjitha keto ne na u kerkua nga vet kryeministri Rama qe ne takimin e dyte te cilin pala greke e shpalli te fundit f te dorzonim te firmosur marrveshjen e faljes se detit Greqise.Ju lutem te me ruani anonimatin e kuptoni vet arsyen.”

2 orë pas gardhit nga sonte në Zjarr TV

0

“Dy orë mbas gardhit” është emisioni më i ri që starton në “Zjarr Televizion” ditën e enjte duke filluar nga ora 2300 dhe do të transmetohet dy herë në javë. Ky emision do të jetë një emision sportiv i dedikuar për kupën e botës Rusi 2018 por i trajtuar me humor. Do të përciellim në cdo puntatë rezultatet, autorët e golave, renditjet dhe informacione shtesë për ndeshjet e luajtura por edhe për ato që priten të luhen. Emisioni është konceptuar në mënyrë të atillë që teleshikuesit të jenë vet protagonist nëpërmjet komenteve të cilët do të publikohen në kohë reale. Për herë të parë në historinë e televizioneve në shqipëri, telefonuesit do të kenë mundësinë te komunikojnë me drejtuesit e emisionit nëpërmjet kameras (Video call). Përvec tematikave të ndryshme të cilat do të trajtohen gjatë emisionit, pjesë e tij do të jenë edhe lojra të ndryshme me anë të të cilave pjesmarrësit do të fitojnë edhe cmime të ndryshme. Nuk do të mungojnë edhe të ftuarit në studio për cdo puntatë të cilët do të vijnë nga fusha te ndryshme si arti, sporti etj. Gjithashtu do të kemi edhe lidhje direkte video me personalitete të ndryshme nga bota e sportit të cilët do të shprehin opinionet dhe këndvështrimet e tyre lidhur me kupën e botës. Gjithashtu ne do të ndjekim hap pas hapi të gjitha zhvillimet më të fundit nga 32 skuadrat pjesmarrëse në Rusi 2018. Momentet më pikante të kompeticionit, statistika dhe kuriozitete të ndryshme do të jenë pjesë e emisionit tonë. Edhe pse fokusi do të jetë te kupa e botës pjesë e emisionit do të jetë edhe merkatoja e cila është në fazën e saj më interesante jo vetëm me transferimet zyrtare por edhe me emrat e përfolur gjatë gjithë kësaj periudhe. Përvec transmetimit në ekranin e televizionit, emisioni do të transmetohet live edhe në rrjetet sociale duke e bërë në këtë mënyrë më të thjeshtë për ta ndjekur kudo që mund të ndodhesh.

Ismet Drishti: Tani që Tiranë-Durrës do bëhet me pagesë unë do blej një kalë! Më bie më lirë.

0

Zjarr TV:

 

https://www.facebook.com/enismet.drishti/posts/10214411609637235