Ballina Blog Faqe 9158

Kaos politik, Italia premton të dëbojë 500,000 emigrantë nga vendi

0

Ministri i brendshëm, nga e djathta ekstreme, këmbëngul se do ta mbajë premtimin elektoral për të dëbuar rreth 500,000 emigrantë nga Italia.

Ministri i Brendshëm italian, Mateo Salvini, nga e djathta ekstreme italiane, ka deklaruar se një nga përparësitë kryesore të partisë së re populiste do të jetë “dërgimi në shtëpi” i emigrantëve, duke sinjalizuar se do të mbaj një premtim elektoral për të dëbuar qindra mijëra emigrantë të paligjshëm.

Kaosi politik që ka mbështjellë Italinë javët e fundit, e vjen nga dyshimet e krijuara për qeverinë e re, e cila u zyrtarizua të Premten dhe që po drejtohet nga një kryeministër krejtësisht i panjohur, Giuseppe Conte. Pyetja kryesore është nëse kjo qeveri do të ndjekë një politikë të ashpër për sa i përket detyrimeve fiskale në Bruksel.

Por ngritja në fuqi e Salvinit, nga ish-drejtues i një emisioni radiofonik, tashmë në postin më të rëndësishëm qeveritar brenda Italisë, që ka nën kontroll sigurinë e vendit, të drejtat e njeriut, emigrimin, azilin dhe zgjedhjet, mund të sjellë një ndryshim dramatik.

Disa orë pasi presidenti italian, Sergio Mattarella, dekretoi qeverinë e re, Salvini tha se Italia do të mbante një qëndrim më të ashpër.

“Italia do të hapë dyert për njerëzit e mirë, dhe do të kthejë ata që kanë ardhur në Itali për të bërë trazira. Një nga përparësitë kryesore do të jetë kthimi i tyre në shtëpi”, tha ai.

Salvini, i cili drejton Lega Nord, të djathtën ekstreme nacionaliste, e cila ka qenë në favor të ndarjes së Italisë, ka premtuar të dëbojë rreth 500,000 emigrantë që jetojnë në Itali në mënyrë të paligjshme.

Ndonëse kjo retorikë ka ngjallur shqetësime mes ekspertëve të emigrimit dhe grupeve humanitare, deri tani është parë si axhendë aspak realiste, sepse Italia nuk i ka pasur burimet e mjaftueshme apo edhe fleksibilitetin ligjor për të realizuar dëbime në masë.

Ekspertët e emigrimit, të kontaktuar nga Guardian, janë gjithsesi të alarmuar nga emërimi i Salvinit. Ata druajnë se të drejtat e azilkërkuesve, emigrantëve dhe refugjatëve, do të humbasin në mënyrë dramatike në një vend ku po hasin që tani vështirësi për t’u akomoduar e për t’u integruar me komunitetet vendase.

Calogero Santoro është drejtuesi i Girasoli, një organizatë jo-fitimprurëse që reklamon integrimin e emigrantëve dhe refugjatëve në komunitetet lokale të Sicilisë. Ai thotë: “Gjatë fushatës së fundit zgjedhore janë përhapur lajme të rreme për emigrantët në të gjithë Italinë. Shqetësimi im është për të ardhmen e azil-kërkuesve, njerëzve që e meritojnë statusin e refugjatit. Ç’do të ndodhë me ata nën drejtimin e Salvinit?”

Santoro shtoi: “Kjo është ajo që më tremb. Marrëveshja e qeverisë së mëparshme me Tripolin po e bën jetën e këtyre njerëzve gjithnjë e më të vështirë në Libi. Tani Salvini mund t’ua bëjë jetën të pamundur edhe në Itali.”

Santoro i referohet një marrëveshjeje midis Italisë dhe Libisë, nëpërmjet të cilës Italianët trajnojnë rojat bregdetare të Libisë, të cilët kanë ndaluar varka me emigrantë dhe kanë kthyer në kampet e Libisë njerëz që po përpiqeshin të udhëtonin në Europë. Marrëveshja është dënuar nga mbështetësit e të drejtave të njeriut. Ka pasur shumë raport që kanë përshkruar kushtet çnjerëzore, përdhunimet dhe abuzime të tjera fizike që ndodhin atje.

Ekspertët e emigrimit janë gjithashtu të shqetësuar për faktin që Salvini mund të ulë fondet për qendrat e pritjes, të cilat janë kritikuar që tani nga grupet për të drejtat e njeriut për sa i përket kushteve. Kjo do ta bënte jetën e emigrantëve në Itali edhe më të vështirë.

“Frika ime është se mos qendrat e pritjes së emigrantëve në Itali kthehen në ‘xhungla’ të ngjashme me të Kalesë, në Francë, që u bëjnë emigrantët të padukshëm për publikun”, tha Fulvio Vassallo, ekspert për ligjet e azilit, nga Universiteti i Palermos.

Salcini ka sugjeruar gjithashtu t’i kthejë qendrat e recepsionit në qendra ndalimi, dhe të ndryshojë destinacionin e shumë fondeve për të kryer dëbime në masë. Me rregullat e tanishme, çdo emigrant që dëbohet me avion duhet të shoqërohet nga dy agjentë italianë, gjë që kushton rreth 3000 Euro. Një studim i fundit nga L’Espresso thotë se plani i Salvinit për të dëbuar 500,000 emigrantë do të kushtonte 1.5 miliardë euro.

Pierre Vimont, një diplomat francez që punon me grupin e ekspertëve “Carnegie Europe”, tha se qeveria Italiane mund të shkelë ligjet ndërkombëtare të refugjatëve dhe ligjet e BE-së, nëse vazhdon me premtimin për të dëbuar me qindra mijëra emigrantë, duke rrezikuar të shkelë edhe konventën e Gjenevës.

“Nëse qeveria e re italiane thotë ‘nuk dua t’ia di, nuk pranoj refugjatë’, ata mund të shkelin konventën ndërkombëtare”, tha ai, duke iu referuar parimit të “non refoulement”, që nuk i lejon shtetet të dërgojnë refugjatë në zona ku mund të jenë të rrezikuar.

Vimont, i cili ka drejtuar negociatat midis Afrikës dhe BE-së, për krijimin e fondeve që do të ulnin numrin e emigrantëve, tha se i duket qesharake që kjo qeveri mendon se i ka përgjigjet për probleme që i kanë shpëtuar qeverive të tjera europiane për 20 vite.

“Problemi me qëndrimin populist është se i kanë bindur zgjedhësit e tyre se këto gjëra mund të zgjidhen sa hap e mbyll sytë. Kjo s’ka ndodhur kurrë, sidomos me emigrimin”, shtoi Vimont.

Sandro Gozi, ish Ministri Italian për Europën, tha se BE i kishte dhënë municion partive populiste kundër emigrimit duke mos e ndihmuar Italinë që t’i bëjë ballë numrit të madh të emigrantëve. “Europa mundej dhe duhej të kishte bërë më shumë”, thotë Gozi për the Guardian në një intervistë të kryer kohët e fundit. “Axhenda e populsitëve është ndihmuar nga fakti që italianët janë ndier të braktisur”.

BE ka shpenzuar më shumë se dy vite për të përmirësuar ligjet e kërkesave për azil, të quajtur ndryshe si “Rregullorja e Dublinit”. Ka ndasi të mëdha për zhvend0osjen e refugjatëve nga një shtet i BE-së te një tjetër. Shtetet e Europës Qendrore dhe Europës Lindore, të drejtuara nga Polonia dhe Hungaria, thonë që nuk do të pranojnë kurrë kuota pranimi për emigrantët. Disa shtete të jugut, si Italia dhe Greqia, thonë se janë lënë vetëm që të përballen me gjithë valën e emigrantëve.

Kjo çështje do të trajtohet në Qershor, pasi presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, kërkoi të vendoset një marrëveshje ose të braktisen fare kuotat e pranimit me detyrim.

“Vonesat me zbatimin e zhvendosjes së emigrantëve kanë qenë politikisht shkatërruese”, thotë Gozi. “Jo sepse zhvendosja do të kishte zgjidhur krizën e emigrimit, por sepse tregoi se grupi i Vishegradit nuk pranon të paguajë ndonjë çmim.”

Bullgaria, e cila është duke menaxhuar negociatat, po përpiqet t’i shtyjë vendet drejt një kompromisi, por shtetet mesdhetare nuk janë të kënaqura për kuotat me detyrim. “Po bëjmë hapa pas për sa i përket solidaritetit dhe përgjegjshmërisë”, tha një diplomat i BE-së.

The Guardian, Stephanie Kirchgaessner nga Roma, Lorenzo Tondo nga Palermo, Jennifer Rankin nga Brukseli

Ngjarje e rëndë në Gjirin e e Lalzit, mbytet 22-vjecari nga Peshkopia – Deklarata e Policise

0

Një djalë i ri mbytet në Gjirin e Lalzit mesditën e sotme. Lajmi u bë me dije nga dëshmitarë në vendin e ngjarjes.

Nga informacionet e para raportohet se viktima është një djalë 22 vjeç nga Peshkopia.

Njoftimi i policise:

Më datë 02.06.2018, rreth orës 12:15, në Gjirin e Lalëzit, është mbytur në det shtetasi E. S. 22 vjeç, banues në Tiranë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Gruaja 47-vjeçare hipën në selinë e PD-së në Fier dhe tenton të hidhet nga lart

0

iten e sotme një grua ka tentuar të hidhet nga ndërtesa e selisë së Partisë Demokratike në Fier.

Sipas Balkanweb mësohet se gruaja që tenton të hidhet nga ndërtesa është Lindita Malokaj 47 vjeç.

Ndërkohë dyshohet se shkak i veprimit të saj janë arsyet ekonomike.

Gjonaj takim me ambasadoret e BE

0

Në një takim të zhvilluar në mjediset e Ministrisë së Drejtësisë, ministrja Gjonaj ka folur për
masat e marra nga Qeveria Shqiptare, përmes implementimit efektiv të reformave të thella
shtetformuese, si Reforma në Drejtësi, Reforma në Administratën publike dhe të Strategjisë
Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit.
“Shqipëria tashmë ka zhvilluar një politikë të qartë antikorrupsion mbështetur në Strategjinë
Ndërsektoriale Antikorrupsion 2015-2020. Qeveria shqiptare ka forcuar transparencën dhe
llogaridhënien duke riorganizuar strukturën anti-korrupsion si organ mbikëqyrës për të
siguruar koordinimin, monitorimin dhe zbatimin e Strategjisë Kundër Korrupsionit dhe Planit
të saj të Veprimit”, është shprehur ministrja Gjonaj.
Ajo është ndalur në veçanti në ngritjen e dy strukturave shumë të rëndësishme për zbatimin e
strategjisë antikorrupsion, që janë Komiteti Koordinator ministror, në të cilin çdo ministri
përfaqësohet në nivel zv.ministri dhe Task Forca ndërinstitucionale, e cila është përgjegjëse
për inspektime ndërinstitucionale dhe është tashmë operative.

22 vjeçarja gjendet e vdekur në parkingun e restorantit, ja dyshimet e policisë

0

Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Shkodrës mbrëmjen e sotme, ku një 22 vjeçare është gjetur e pajetë në parkingun e një restoranti.
Sipas informacioneve, e reja dyshohet se është vetëhelmuar në afërsi të fshatit Melgushë.
Policia ka nisur menjëherë hetimet për ngjarjen.

Policia e shtetit reagon ashpër: Nuk po bëjmë asnjë survejim ndaj Lulzim Bashës dhe familjes

0

Diten e sotme ne disa media eshte shperndare nje lajm sipas te cilit policia po mban ne survejim kryetarin e PD Lulzim Basha. Ky lajm eshte hedhur poshte plotesisht nga policia e shtetit me ane te nje pergenjeshtrimi:

Përgënjeshtrim rreth lajmit se familja Basha mbahet nën survejim – përmbajtja e shkrimit, një spekulim mediatik për qëllime të mbrapshta

Lidhur me shkrimin e botuar në gazetën “Panorama”, të datës 1 qershor 2018, me titull “Hije skandali, Policia mban në survejim familjen Basha”, sqarojme se:

Nuk është aspak e vërtetë që familja e z.Lulzim Basha, kryetar i PD-së, apo familjarë të tij, të mbahen nën vëzhgim nga forca policore.

Përmbajtja e shkrimit është tërësisht një spekulim mediatik me synim mashtrimin dhe keqinformimin e opinionit publik për qëllime që i gjykojmë të mbrapshta. Me keqardhje konstatojmë se lajmi në fjalë duket i fabrikuar nga zyrat e një partie politike dhe jo nga redaksi serioze.

Informimi i publikut rreth veprimtarisë së institucioneve të shtetit është një e drejtë e garantuar me ligj, prandaj nëse dikush do të kishte interes rreth së vërtetës, do ta merrte informacionin lehtësisht në rrugë zyrtare.

Fakti që asnjë nga institucionet e përmendura nuk është kontaktuar nga media në fjalë, na krijon dyshimin se në këtë rast kemi të bëjmë me keqpërdorim flagrant të një gazete nga ana e politikës.

Me këtë rast theksojmë se z.Basha përfiton nga statusi si kryetar i opozitës, masa shtesë dhe shoqërohet nga forca të Gardës së Republikës.

Por nuk ka në asnjë moment dhe në asnjë rrethanë, monitorim survejues të tij nga strukturat e Policisë së Shtetit.

Duke vlerësuar rolin e medias, Policia e Shtetit është e gatshme për t’iu përgjigjur çdo çështjeje me interes publik, në funksion të mirinformimit të qytetarëve

“Moisi Habilaj hyri në sallën e gjyqit, dhe bëri një gjest që i habiti italianët”, tri orët e seancës

0

Banda e Moisi Habilajt, e përbërë nga 14 persona të arrestuar dhe të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, doli dje përpara Gjykatës së Katanias për seancën e parë gjyqësore.14 të arrestuarit kanë dalë përpara drejtësisë italiane dhe kanë kërkaur gjykim të shkurtuar, me përjashtim të italianit Vincenzo Spampinato.

“Në sallën e gjyqit hyrën të gjithë të arrestuarit. I hequr në fytyrë, me një bluzë polo të modës, u ul edhe ai, Moisi Habilaj. Salla ishte e mbushur plot, kryesisht të afërm të të arrestuarve. Shumë prej tyre kishin mbërritur posaçërisht nga Shqipëria. Moisi Habilaj, i konsideruar si koka e rrjetit të trafikut të drogës në Itali, nisi të puthte me dorë të afërmit që ndodheshin në sallë. Ai u shfaq i qetë dhe herë-herë i qeshur”, shkruan media italiane.

E ndërsa Florian Habilaj është ende në arrati, Nazer Seiti nuk do të jetë pjesë e këtij procesi.
Seiti konsiderohet si financieri i gurpit. Ai u arrestua në Shqipëri dhe u ekstradua më pas mes polemikash në itali. Fillimisht u fol se Seiti pranoi të kthehej në të penduar, por zërat u mohuan nga avokati i tij.

Së bashku me Habilajn edhe Maridian Sulaj dhe Antonino Riela. Të pandehurit e tjerë ishin të përzier në audiencë, përfshirë Fatmir Minaj dhe Angelo Busacca.
Moisi Habilaj dhe grupi i tij kërkoi gjykim të shkurtuar para trupit gjykues, duke pranuar në një farë mënyrë fajësinë dhe duke mos kërkuar hetime të mëtejshme. Seanca gjyqësore nisi herët në mëngjes dhe zgjati rreth 3 orë. Vetëm njëri nga 14 të arrestuarit nuk pranoi gjykim të shkurtuar, por kërkoi gjykim normal.

Kjo do të thotë se, nëse shpallen fajtorë, Moisi Habilaj dhe Meridian Sulaj do të përfitojnë ulje të dënimit me 1/ 3. Pjesë e grupit janë edhe shqiptari Fatmir Minaj, italiani Antonio Riela dhe Angelo Buzaka. Pjesë e këtij gjykimi do të jetë Nezar Seiti, i cili do të gjykohet veç- mas, pasi roli i tij nis në fund të aktivitetit të Moisi Habilajt, pra, pas vitit 2015. Kujtojmë se dy ditë më parë, dy prokurorët e Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj dhe Vladimir Mara, ishin në Itali për çështjen “Tahiri”.

Hajdarmataj dhe Mara kanë marrë në pyetje Nezar Seitin, Meridian Sulajn dhe Moisi Habilajn. I pari u ekstradua pas shumë polemikash në janar të këtij viti, edhe pse procedohej në Shqipëri, ndërsa dy të tjerët janë arrestuar në Katania. Lëvizja e prokurorëve shqiptarë për të shkuar në Itali erdhi menjëherë pas goditjes që morën në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda, e cila vendosi që të lirojë nga arresti i shtëpisë ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

MOCIONI I MOSBESIMIT, DEBATE NË PARLAMENTIN SPANJOLL

0

Video:

Paditen zyrtarë dhe ish zyrtarë të Hipotekës Elbasan

0

KLSH kallëzon në prokurori shtatë ish regjistrues, katër specialistë dhe një ish spcialist të zyrës vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme Elbasan

Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, ata kanë kryer regjistrime të pasurive në objekte arkeologjike pa dokumentacionin e duhur ligjor, me dokumente të parregullta AMTP për sipërfaqen prej 156309 m2,, ndryshime zëri kadastral nga liqen, rrugë kullotë në truall për sipërfaqe 27175 m2,, regjistrim pasuri shtetërore(të privatizuar), pa dokumentacionin ligjor, mos kufizime prona të paligjshme me vendim gjykate e KVTPP Elbasan për sipërfaqe 49447 m2, si dhe kanë shmangur procedurat ligjore për arkëtimin e vlerës 257 milion lekë të ardhura këto të munguara për buxhetin.

Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka audituar Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Elbasan, për periudhën Tetor 2014 deri më Dhjetor 2017. Nga ky auditim, u konstatuan shkelje të dispozitave ligjore, për të cilat KLSH ka kryer indicie për kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për Z.Z,Y.P, R.P, A.A, O.K, A.sh, dhe N.D ish Regjistrues, F.K ish specialist dhe K.M, Y.V, A.P, E.GJ me detyrë specialist, për konsumim të elementëve të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, neni 248 i Kodit Penal

Dosjet per te cilat akuzohen

Në 64 raste me sipërfaqe truall 8025 m2, që i përkasin qytetit Besh dhe fshatit Hysaj, mbi normën e caktuar.

Në 2 raste kanë regjistruar pasuritë e paluajtshme sipas AMTP-ve, të cilat rezultojnë të korrigjuara, duke shtuar parcela për rrjedhojë sipërfaqja takuese, duke përfituar më tepër 19100m2, në favor të poseduesve të AMTP-ve.

Në 7 raste, ka regjistruar pasuri të paluajtshme për një trung familjar janë lëshuar 2 e më shumë AMTP, mbi normën për frymë të çdo fshati, për rrjedhojë nga regjistrimi i tyre kanë përfituar më tepër në total tokë me sipërfaqe 5167 m2, se sipërfaqja takuese e ndarë sipas normës për frymë.

Në 8 raste, kanë regjistruar pasuri të paluajtshme në zonën arkeologjike”Kala”,në kundërshtim me legjislacionin në fuqi dhe konventën e Venecias e vitit 1964 .

Në 7 raste me sipërfaqe totale 27175 m2, kanë regjistruar pasuri në favor të poseduesve të AMTP-ve, ndërkohë që në KPP dhe regjistrat përkatës figuron e llojit: “Liqen”, “rrugë” dhe “kullotë”, pasi pasuritë e regjistruara nuk janë të llojit “tokë bujqësore”, në të gjitha rastet janë lëshuar certifikata pronësie për tokë arë.

Në 12 raste, kanë kryer veprime në (KPP) për pasuritë me sipërfaqe 49447m2, duke ofruar shërbimin e kërkuar subjektit, pa vendosur më parë kufizimin nga vendimi i gjykatës dhe vendimet e KVTPP dhe pa plotësuar kushtin për të cilin ishte vendosur.
Në 4 raste me sipërfaqe totale 2433 m2, kanë kryer veprime në KPP dhe regjistruar prona mbi sipërfaqes “truall shtet” .

Në 21raste janë regjistruar pasuri me leje legalizimi, pa u përcaktuar marrëdhëniet me truallin, (tjetërsuar trualli kur ka qenë liqen zona Belsh dhe mbi ish objekte shtetërore me një dëm ekonomik në vlerë 23,174 mijë lekë, si dhe nuk janë kryer veprimet në KPP për vendosjen e hipotekës ligjore.

Në 17 raste kanë regjistruar pasuri për njësi të privatizuar në mungesë të dokumentacionit të marrëdhënieve me truallin(truall dhe Liqen) me dëm e ekonomik në vlerë 3,834 mijë lekë.

Në 8 raste kanë regjistruar leje ndërtimi në mungesë të dokumentacionit të dokumentacionit tekniko ligjor fitimit të pronësisë, me detyrim financiar për tu arkëtuar nga subjekti në vlerën 4,617,000 lekë.

Në 12 raste kanë regjistruar sipërfaqen e tokës prej 179,093m2, me mangësi në dokumentacionin e paraqitur AMTP, pa bërë verifikimin nëse AMTP-ja përmban elementët e formës dhe përmbajtjes, pa vulë, pa nënshkrimet e plota të Komisionit të Ndarjes së Tokës, si dhe troje 001 në zonën turistike Gjinar.

Në 4 raste janë regjistruar prona mbi truall “shtet” pasuritë ndërtesë me sipërfaqe totale 2433 m2, pa u kryer veprimet e duhura ligjore dhe kërkuar dokumentacioni i plotë ligjor.

Në 1 rast është lejuar një subjekt privat IT………sha., që ka privatizuar objektin(por jo truallin) të kryej transaksione të paligjshme, administrojë e përdorë truallin “shtet” me sipërfaqe 187387 m2, duke e përdorur për qëllime fitimi e dhënë të tretëve me vlerë qiraje të pa paguar prej 203,660 mijë lekë si e ardhur e munguar për buxhetin dhe cënuar të drejtën e pronarëve për zotërimin e të drejtës së pronësisë.

– Në 21 raste, kanë regjistruar pasuri të paluajtshme sipas lejeve të legalizimit, duke lëshuar certifikata pronësie për pasuri truall+ndërtesë, me sipërfaqe totale trualli prej 508 m2, rezulton se regjistrimi i tyre është bërë në mungesë të dokumentit që shërben si Titull pronësie, pasi AMTP-ja e përcaktuar si Titull pronësie, nuk mund të shërbejë si e tillë dhe tjetërsuar zërin Liqen .

– Në 2 raste, kanë kryer veprime në (KPP) për pasuritë: nr. 282/1, truall me sipërfaqe 415 m2 volum 2, faqe 38, ZK 1010; nr. 204/5, Pyll me sipërfaqe 3000 m2, duke i ofruar shërbimin e kërkuar subjektit në kushtet kur: Për VKKP nr. 143, ish/Agjencia Rajonale e KKP Qarku Shkodër me shkresën nr. 908/29 datë 17.07.2008 është shprehur se nuk ka vendim me të dhënat e kërkuara, bashkëlidhur këtij vendimi nuk ndodhet procesverbal i marrjes në dorëzim të pronës dhe nuk janë bërë verifikimet e elementëve dhe të dhënave të aktit.

Në 6 raste, kanë regjistruar troje me AMTP në ZK 3982 Bajze, ndërsa ndërtesa që pasqyrohet në hartën treguese nuk është hedhur në KPP, gjithashtu kanë regjistruar pasuri pa kërkuar konfirmim nga bashkia, në mungesë të dokumentacionit tekniko ligjor, konkretisht; mungon plan rilevimi, certifikata e gjendjes familjare datë 01.08.1991 dhe pa konfirmim nëse është subjekt i trajtimit me tokë.

– Në 26 raste, kanë regjistruar leje ndërtimi objekte pa u taksuar pjesa e ambienteve të përbashkëta,që rezulton se është shitur qytetarëve nga subjektet ndërtuese me efekt financiar prej 21,129 mijë lekë, të ardhura të munguara buxhetit të shtetit.

Zinedine Zidane largohet nga Real Madrid

0

Zinedin Zidane nuk është më trajner i Realit të Madridit.Legjenda franceze shkaktoi një tërmet të vërtetë botën e futbollit duke deklaruar largimin vetëm pak ditë pas fitores së Ligës së Kampionëve për herë të tretë radhazi. Zidane doli në konferencë për shtyp në krah të presidentit të klubit, Florentino Perez, dhe qartësoi gjithçka. “Kam vendosur të mos vazhdoj vitin tjetër si trajner i Ral Madrid. Kam folur me presidentin dhe i kam shpjeguar ato që mendoja, ndërsa mendoj se është momenti i duhur për të gjithë për t’u marrë ky vendim. Në radhë të parë është momenti i duhur për mua, pastaj për ekipin dhe publikun. E di që është një moment i rrallë, or është momenti i rëndësishëm. Mendoj se ky ekip ka nevojë të fitojë dhe që ta bëjë këtë duhet të ndryshojë. Pas tre vitesh duhet motivim tjetër dhe metodë tjetër pune”.Perez, që mesa duket ishte vënë në dijeni që më përpara për atë që do të ndodhte, u duk tepër i dëshpëruar. “Për mua ky ka qenë një vendim krejt i papritur. Është jje vendim i dëshpëruar. Zidane e di që unë gjithmonë kam dashur që ai të qëndrojë këtu”. Lajmet janë që Zidan u takua që të mërkurën me presidentin Perez, dhe më pas vendosi të dilte në konfercën e shtypit për të deklaruar dorëheqjen. Ekziston mundësia që ai të bisedojë me Federatën Franceze për të marrë drejtimin e kombëtares pas Kupës së Botës. Gjithsesi, besohet se Zidan u largua pasi nuk kishte besim se mund të vazhdonte të fitonte me këtë ekip. Suksesi në Champions u arrit me shumë fat, ndërsa në kampionat, Reali u turpërua këtë sezon nga Barcelona. Ish-ylli i madh i Francës, u shpall tri herë kampion i Europës, fitoi një titull kampion në Spanjë, si dhe dy herë Superkupën e Europës dhe Kupën e Botës për klubet. Ai fitoi 104 nga 149 ndeshjet në stolin madrilen. Arsen Venger dhe Antonio Conte janë favoritë sipas kompanive të basteve, për të zëvendësuar francezin në stolin e klubit më të madh të botës, ndonëse në listë është edhe trajneri i Totenhemit, Maurisio Poçetino. Pasiguria është e madhe tek tifozët e Realit për të ardhmen e skuadrës së tyre, tani që Zidane u largua, ndërsa pritet të iket edhe Cristiano Ronaldo.