Ballina Blog Faqe 9159

Kundër kanabizimit, 70 mijë kontrolle brenda 5 muajsh

0

Policia e Shtetit ka zbardhur shifrat e aksionit kundër kanabisit, ku gjatë këtij viti, kanë rezultuar 53 parcela me kanabis më pak se gjatë vitit 2017. Drejtori i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në Policinë e Shtetit, Gjovalin Loka, theksoi se në aksion nga ajri është edhe Guardia di Finanza, e cila deri më tani nuk ka konstatuar asnjë bimë kanabis. Sa i takon aksionit nga toka, Loka bëri me dije se në këto pesë muaj të vitit 2018 janë asgjësuar 23 parcela me 2579 bimë dhe 878 bimë në kubikë. Që në krye të herës dua të theksoj, se rastet e konstatuara të kultivimit në këto 5 muaj të vitit 2018, janë 23 parcela me 2,579 bimë dhe 878 bimë të asgjësuara në kubikë. Dhe për krahasim me vitin 2017, kur Shqipëria doli përfundimisht nga harta e vendeve problematike që kultivonin kanabis, janë 53 parcela më pak, ose rreth 21,500 bimë më pak të kultivuara. Gjovalin Loka, Drejtori i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në Policinë e Shtetit Më tej, zyrtari i lartë i policisë deklaroi se vetëm një ditë më parë janë kryer në mbarë vendin 3590 kontrolle nga 220 grupe, të cilët kanë goditur dy raste të kultivimit të kanabisit, në Nikël të Fushë Krujës me 23 bimë dhe në fshatin Frashër të Përmetit, ku janë zbuluar 1800 bimë.

Paloka: Prokuroria si letër higjenike! Ruçi: Të erdhi ora e Facebook-ut

0

Nënkryetari i Kuvendit, deputeti demokrat Edi Paloka teksa po mbante fjalim në foltoren e Kuvendit hodhi akuza të forta ndaj Prokurorisë.

“Kryeministër e keni bërë Prokurorinë si letër higjenike dhe e përdorni për çdo pisllëk që doni ju…”, – tha Paloka në Kuvend.

Aktualisht, Edi Rama nuk ndodhet në seancë parlamentare, por kjo nuk i ka penguar demokratët të vijojnë akuzat ndaj tij dhe Fatmir Xhafës edhe gjatë seancës së ndërprerë parlamentare.

“Kam vetëm një pyetje për ju, ç’do të thotë për ju kur ministri i Brendshëm përgjigjet për pyetjen që i bëjnë gazetarët: A të kap ligji anti-mafia dhe ai përgjigjet teorikisht po, por praktikisht heshtje. Kjo do të thotë që ligji e kap, por meqë ai është ministër i Brendshëm, atëherë nuk e kap…”, – tha Paloka

Nga ana e tij, Gramoz Ruçi i ka kujtuar disa herë që të mbyllë fjalën në bazë të rregullores. Në pamundësi, ai ka ndërprerë seancën për 30 minuta duke lëshuar edhe një batutë ndaj Palokës.

“Mesa duket erdhi ora e Facebook-ut”, replikoi Ruçi duke iu referuar faktit se çdo sekonde e demokratëve në seancë transmetohet Live në faqen zyrtare të Facebook-ut të kryetarit demokrat, Lulzim Basha.

ADN-ja e fundosi. Përdhunoi dhe la shtatzënë të miturën, dënohet fqinji manjak

0

Në tetor të 2017, një e mitur denoncoi në polici fqinjin e saj, Ligor Biba për përdhunim. Kur e mitura bëri denoncimin, ishte në muajin e tetë të shtatzënisë. Ndërsa sot, Ligor Biba ka marrë dënimin, edhe pse për muaj me rradhë ai nuk pranoi abuzimin seksual me të miturën.

Gjykata e Korçës e ka dënuar me 4 vite e 8 muaj burg, edhe pse prokuroria kërkoi 8 vite burg për 55-vjeçarin. Biba ka pranuar fajësinë për ngjarjen, fill pas analizës se ADN-së, e cila doli disa javë më parë.

Me pranimin, ai përfitoi uljen e 1/3 se dënimit, si pasojë e aplikimit të gjykimit të shkurtuar. Përfundimisht, Biba do të vuajë dënimin prej 4.8 vitesh burg.

ADN-ja

Analiza e ADN-së së foshnjës së 15- vjeçares në fshatin Velçan të Pogradecit, nxori se pretendimi i të miturës se i ati i fëmijës ishte fqinji i saj 55-vjeçar, ishte i saktë. Përgjigja e ADN-së doli disa javë pas ngjarjes.

Ngjarja

Ngjarja u zbulua tetorin e vitit të kaluar kur 15-vjeçarja e shoqëruar nga prindërit denoncoi se ishte abuzuar seksualisht nga 55-vjeçari. Situata ishte edhe më e rëndë pasi vajza, nxënëse e klasës së 9-të, ishte në muajin e tetë të shtatzënisë. Ndërsa vetë vajza identifikoi fqinjin e saj si personin përgjegjës për këtë ngjarje, vetë Ligor Biba, por edhe familjarët e tij, e përjashtuan mundësinë që ai të kishte kryer marrëdhënie seksuale me të miturën.

Jepi Jake: Çifti kryen marrdhënie në ballkonin e hotelit – me dhjetra “spektator” filmojnë skenën live!

0

Nje çift të rinjsh eshte filmuar duke kryer marrdhenie seksuale ne ballkonin e nje hoteli edhe pse syte e publikut dhe telefonat gjtihashtu ishin te fokusuar drejt tyre. Me poshte keni videon:

Belgjikë – Autori i sulmit kishte sulmuar më përpara – Video

0

Belgjikë – Autori i sulmit kishte sulmuar më përpara

SHBA, PËRMBYTJET SHKATËRROJNË QYTETIN – Video

0

SHBA, PËRMBYTJET SHKATËRROJNË QYTETIN – Video

Ronaldo largohet nga Reali

0

Cristiano Ronaldo gjithnjë e më larg Realit të Madridit. Skuadra spanjolle ka prezantuar ditën e sotme fanellat që do të përdoren në sezonin e ardhshëm, nga ku bie në sy mungesa e yllit portugez. Në spotin e bërë publik ditën e sotme, me fanelat e reja u shfaqën lojtarë si Marcelo, Karim Benzema dhe Asensio. Një tjetër sinjal që Ronaldo do të largohet nga Reali. Sinjali i parë erdhi nga vetë portugezi që pas fitores në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Liverpool-it, falenderoi stafin dhe shokët e ekipit, duke shtuar zërat për një largim të tij. Interes për shërbimet e tij ka shfaqur PSG, ndërsa nuk përjashtohet një rikthim i tij në “Old Trafford” tek Manchester United. Megjithatë, një tjetër hipotezë është dhe rivaliteti i Adidas me kompanitë që sponsorizojnë luzitanin.

Moisi Habilaj merret në pyetje

0

Prokurorët shqiptarë marrin në pyetje në Katania tre anëtarë të grupit të Habilajve. Prokurorët e dosjes ‘Tahiri’, Besim Hajdarmataj dhe Vladimir Mara udhëtuan të hënën në Itali.Sot është pyetur Moisi Habilaj, i cili ka ndryshuar edhe avokatin. Ora News mëson se avokati i ri është Giuseppe Caltabioano me të cilin Moisi Habilaj do të përfaqësohet në seancën e 31 majit. Ndërsa ditën e djeshme prokurorët morën në pyetje Meridian Sulajn. Marrja në pyetje ka për objektiv parësor sigurimin e informacioneve të nevojshme mbi hetimin e nisur në anën tjetër të Adriatikut, që ka lidhje me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i vendosur nën akuzë për shkak të kushëririt të tij Moisi Habilaj, të arrestuar dhe që pritet të dalë për gjykim pas 3 ditësh në Itali. Nesër më 31 maj në Itali nis gjyqi ndaj anëtarëve të grupit të Habilajve. 14 persona shqiptarë dhe italianë të drejtuar nga Moisi Habilaj akuzohen për trafik droge.

‘LISTA E ZEZË’ E SUBJEKTEVE QË DO IU BLLOKOHEN LEJET E NDËRTIMIT, JO LOJËRA SI ‘MACJA ME MIUN’

0

Kreu i ALUIZNI, Artan Lame, ka deklaruar se asnjë subjekt nuk do të marrë më leje ndërtimi, pa mbyllur një ndërtim që ka nisur. Në një dalje për media, Lame deklaroi se gjysma e lejeve të dhëna nga bashkitë janë me shkelje. Kreu i ALUIZNI deklaroi se ka bërë gati ‘listën e zezë’ me subjektet që kanë pallate të braktisura apo në ndërtim, e cila do t’i dërgohet çdo bashkie, ku këtyre subjekteve do ju ndalohet marrja e një leje ndërtimi. Qytetarët u dyndën pranë sporteleve për të denoncuar apo hapur praktikën e futjes në proces legalizimi të pallateve, që zvarriteshin prej vitesh. Problemi i pallateve të braktisura i ka rrënjët çerek shekulli më parë dhe vazhdon të rëndohet. Për herë të parë një qeveri shqiptare ka filluar ta trajnojë. Janë mbi 1200 objekte të evidentuara dhe në procedura. 102 pallate të legalizuara deri më sot. Në tiranë janë 85 pallate të tjera në procedurë. Në rang republike gjysma e lejeve të dhëna nga bashkitë rezultojnë me shkelje. Ky proces është një prej problematikave më të komplikuara që mund të ndeshë një administratë, pasi ka të bëjë me një mori institucionesh që duhet të japin kontribut, me banorët që duhet të bëhen bashkë, me sistemin e përmbarimin, me sistemin bankar, etj.

Deputeti i PD dhuron pagën deri në fund të mandatit për 6 vajzat jetime nga Kukësi

0

Rasti i vajzave jetime nga Kukësi që kishin nevojë për shkollim dhe strehë u prek nga shumë njerëz të cilët vendosën t’i ndihmonin ato.

Njëri prej tyre është edhe deputeti Agron Shehaj i cili mbrëmë në emisionin “Opinion”, në ndihmë të vajzave ka dhuruar rrogën e tij për sa kohë që do të jetë deputet.

Por ai ka theksuar faktin që vajzat nuk kanë nevojë vetëm për strehim dhe shkollë por edhe për familje. Për të ndihmuar 6 vajzat është angazhuar dhe këngëtari Noizy i cili pak ditë më parë i’u ka kërkuar njerëzve të bashkoheshin për t’i ndihmuar ato.