Ballina Blog Faqe 9161

Tension politik ne Itali

0

Video-Lajm:

Vetëvrasja e 47-vjeçarit, e bija: E dhunuan se m’i tregoi të gjitha

0

Vajza e 47-vjeçarit Ardian Kallami, i cili u vetëvra një ditë më parë pas daljes nga komisariati i Policisë Shkodër, ka deklaruar se babai i saj është dhunuar nga uniformat blu. E reja Romina Kallami ka treguar mes dhimbjes e lotëve se gjashtë muaj më parë ka humbur nënën e saj, dhe tashmë edhe të atin. Ajo u shpreh e bindur se babai i saj nuk është vetëvrarë, por është dhunuar nga policia, duke shtuar se i ati i kishte treguar gjithçka.

Ekspertët kontabël të Ernest&Yang hetime parave të krimit

0

Ekspertët kontabël të Ernest&Yang hetime parave të krimit

3 përqind e apartamenteve për të pastrehët – Ndërtuesit ankesa ndaj qeverisë

0

Video-Lajm

Shkurtime te ‘bluzat e bardha’, mjekët të revoltuar: Na jepni arsyet pse na larguat, ndryshe..

0

Rreth 30 mjekë kanë marrë një ditë më parë letrën e largimit nga detyra, për shkak të ristrukturimit të spitaleve në vend. ReportTV ka zbardhur urdhrin e FSDKSH për largimin e tyre nga detyra, për të cilën mjekët thonë se nuk ju është dhënë asnjë arsye.

Ata kanë kërkuar sot një takim me drejtorin e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, por nuk janë pritur prej tij. Mjekët e larguar kërkojnë t’iu bëhen transparente arsyet e largimit nga detyra, si dhe kriteret që duhen për të mbajtur vendin e punës.

Prej dy muajsh në spitalet rajonale, bashkiake dhe private nuk ka kontrolle. Kërkojmë transparencë, ndryshe do ndjekim rrugë ligjore.

Mjekët e larguar nga puna

Apeli i ambasadorit italian për skeptikët: Shqipëria meriton çeljen e negociatave

0

Italia renditet mes vendeve që do votojnë pro çeljes së negociatave për Shqipërinë.

Mbështetja nga ky vend konfirmohet nga ambasadori Alberto Cutillo.

Ai madje ka kërkuar edhe nga vendet e tjera që Shqipërisë t’i njihet progresi i arritur. Cutillo ka deklaruar se Qershori është momenti i duhur që të çelen negociatat për Shqipërinë.

“Ne kemi besim. E dimë që jo të gjitha vendet europiane janë të bindura. Për ne është e rëndësishme që Europa të dallojë progresin që ka bërë Shqipëria. Të bësh progres nuk do të thotë të arrish synimin, dhe sigurisht të hapesh negociatat do të thotë të fillosh një rrugëtim që do të jetë i gjatë dhe i lodhshëm, por duhet t’i njihet Shqipërisë progresi që ka bërë. Ne mendojmë se ky është çasti i duhuri”, u shpreh ambasadori Cutillo”.

Ai tha më tej se Shqipëria duhet të punojë fort këtë një muaj kohë që ka mbetur për të bindur vendet skeptike. Ai tha se vendi ka bërë progres, por duhet punuar për marrjen e rezultatit.

“Komisioni Europian në Prill e tha qartë se progreset janë realizuar, kështu që është e drejtë që Këshilli Europian tani të mbështesë këtë rekomandim dhe të hapë negociatat. Keni ende një muaj kohë për të punuar, Shqipëria mund të bëjë në këtë muaj përpjekje për të bindur vendet që nuk janë bindur akoma për hapjen e negociatave”, tha ai./a.m./noa.al/

Skandaloze! Deputeti i PS me 1.8 milionë euro pasuri merr ndihmë ekonomike

0

Çuditë në Shqipëri nuk do të mbarojnë kurrë.

Ndërkohë që qeveria Edi Rama përgjysmsoi shqiptarët e varfër të cilët merrnin ndihmë ekonomike, deputeti i tij milioner e merr këtë ndihmë nga shteti.

Këtë fakt e ka zbuluar gazetari i njohur Rezear Xhaxhia i cili gjatë një debati në studio, nxorri dhe emrin e deputetit i cili rezulton me një pasuri prej 1.8 milionë euro.

Xhaxhiu: Pasuria e deputetëve, 150 milionë euro pasuri. 360 shtëpi, Adnor Shameti i PS, 27 shtëpi, Astrit Veliaj i PD, 27 shtëpi, Tom Doshi 15, por jo vetëm kaq, ka deputetë që paguhen me ndihmë ekonomike, Fate Velaj, deputet i PS, pasuria 1.8 milionë euro dhe merr ndihmë ekonomike

E zë poshtë zetori, burri vdes në vend

0

Një 60 vjeçar ka humbur jetën ditën e stome ndërsa ishte duke punuar arën. Sipas policisë, 60 vjeçari G.M është zënë poshtë nga zetori me të cilin po punonte dhe ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Progër të Devollit. Pavarësisht se është dërguar menjëherë në spital, 60 vjeçari nuk ka mundur dot të mbijetojë.

SHBA DHE KOREJA E VERIUT RINISIN BISEDIMET PËR SAMITIN

0

Video:

U vra nga burri në sy të djalit 17-vjeçar, vëllai i shqiptares përlot me dedikimin

0

Elca Tereziu ishte 52-vjeçarja që mbeti e vrarë pasditen e së dielës nga bashkëshorti i saj në sytë e djalit 17-vjeçar. Ajo u godit të paktën tre herë me thikën e kuzhinës nga bashkëshorti i saj 57-vjeçar Xhevdet Mehmeti.

Ka qenë vëllai i së ndjerës, i cili përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka përlotur. Në ato pak rreshta që ka shkruar kuptohet qartë dhimbja e madhe në familjen Tereziu, sidomos te dy djemtë e Elcës.

“Më thuaj moj zemër ç’të bëj unë tani, më iku motra më la dy fëmijë. Më iku motra të takojë babanë, më la dy fëmijët me kokën mënjanë më thuaj moj zemër kë të mbaj më parë, Marion apo Danielin. Ngelën duke qarë, jashtë bie shi. Ç’do bësh ti moj nënë, shiun s’ke për ta parë, ngelem duke qarë! Nuk duroj dot moj nënë kur tavolinën shtruar e shikoj të dua këtu afër të të përqafoj. Fjalët e fëmijëve të ishe ti dëgjoje, të prekin thellë në zemër, veten do shkatërroje… Nuk mund t’i shkruaj të gjitha këto që thonë e pa harruar do mbetesh në zemrën tonë. Oh sa doja të shkruaja, por nuk duroj dot moj motër, më vjen të pëllcas… Fli e qetë moj motër, kurrë nuk do të harrojë fëmijët e tu, unë do t’i mbroj! I shkruajta këto fjalë pa ndaluar, kështu do jem unë me ta, gjithmonë të bashkuar! I pa harruar qoftë kujtimi yt”, shkruan ai.