Ballina Blog Faqe 9162

U hodh nga kati i 4 i pallatit, vdes në spital 35 vjeçarja

0

Ka humbur jetën në spitalin e Fierit 35 vjeçarja, e cila pasditen e sotme u hodh nga kati i katërt i pallatit ku banonte.

Gruaja me iniciale E.S u dërgua me urgjencë në gjendje të rëndë shëndetësore në spital nga familjarët, ndërsa nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra edhe pas ndërhyrjes kirurgjikale.

Sakaq grupet hetimore po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Durrës, gjenden armë dhe drogë në një banesë

0

Armë dhe drogë janë gjetur në një banesë të pabanuar pranë Shkëmbit të Kavajës, Durrës.

Nga raportimet e para mësohet se banesa po sekuestrohej nga shërbimi përmbarimor, për shkak se ishte lënë si kolateral për një kredi të pashlyer.

Në banesë janë gjetur dy snajpera me silenciator dhe një pistoletë, si dhe një sasi hashashi. Mësohet se armët janë dërgyar në laboratorin kriminalistik.

Nga të dhënat e para mësohet se pronari i banesës ndodhet në SHBA si emigrant.

Horoskopi – 29 Maj 2018

0

Horoskopi per te gjithe shenjat

Mediat kosovare: Arrestohet në Kosovë “Dëshmitari X” bashkë me të birin

0

Mediat kosovare shkruajnë se Policia e Kosovës e ka vënë në pranga shtetasin Albert Veliu, i njohur si “dëshmitari X” në rastin e Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Punëve të Brendshme në Shqipëri, Fatmir Xhafaj.

Albert Veliu është personi i cili në audiopërgjimin e publikuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë flet me Agron Xhafën për pazare droge.

Pas publikimit të videos dëshmitari Veliu ishte marrë në pyetje nga Prokuroria e Tiranës ndërsa më pas i njëjti ka lëshuar territorin e Shqipërisë për t’u strehuar në Kosovë.

Burimet e Indeksonline brenda Policisë së Kosovës kanë thënë se dëshmitari X ka qenë duke qëndruar në Shtime ndërsa tani është i arrestuar së bashku me të birin e tij dhe për këtë janë informuar edhe autoritetet shqiptare.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat këtë muaj, sikundër ishte paralajmërua edhe më herët, kreu demokrat, Lulzim Basha, zbuloi emrin e dëshmitarit X, aq shumë të përfolur muajin e fundit.

Dëshmitari X, 51-vjeç në rrëfimin e tij kishte thënë se ka qenë në Itali, ku kishte punuar tërë jetën në det, ’93-’99, ndërsa në vitin 2000 thotë se ishte në Itali me grupin e Agron Xhafaj, deri në 2002 ku ka shitur kokainë.

Ai vijon të thotë se në 2005 i ndodhi aksident në punë dhe kreu një dënim prej 7 vjetësh, ku u kap me kokainë, 12 kg.

“U kapa në Pescara, bëra dënimin. Kurse nga Agroni ishte mbetje qejfi. Gjatë kësaj kohe që punonim bashkë, nuk më solli një copë letër si shok. Kur dola nga burgu vij në Shqipëri, e takoj, më ofroi gjoja një nder për punë për djalin, kamarier. Djali është 22 vjeç”, thotë ai.

Vrasja e Marvi Mihalit, ndryshon akuza për tre autorët

0

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për ndryshimin e akuzës për tre autorët e vrasjes së Marvi Mihalit.

Prokuroria e Tiranës kishte kërkuar rikthimin në qeli të tre të rinjve që u lanë të lirë nga gjykata, pasi akuzoheshin për moskallzim krimi në lidhje me vrasjen e të riut Marvi Mihali.

Prokurori Gjergj Tako i ka kërkuar gjykatës ndryshimin e akuzës për ta, nga moskallzim krimi në bashkëpunëtor në vrasje.

Marvi Mihali u vra mbrëmjen e 31 korrikut pranë stadiumit ‘Dinamo’, ndërsa të rinjtë dyshohet se u konfliktuan për një karikues celulari.

Lirimi i tre të rinjve u prit me shumë pakënaqësi tek familjarët e viktimës, të cilët reaguan ashpër edhe neper rrjete sociale por dhe duke drejtuar ankesa në prokurori.

FAMILJET KOSOVARE HYJNË EDHE MË SHUMË NË BORXHE, RRITET INTERESIMI PËR KREDI

0

Familjet kosovare po vazhdojnë të hyjnë në borxhe. Kështu, numri i kredive është rritur. Dikush thotë se ky trend i rritjes së kredive është bërë për shkak se është ulur kamata. Mirëpo, eksperti i Ekonomisë, Naim Gashi thotë bankat janë kujtuar vonë të ulin kamatat derisa kanë varfëruar qytetarin.

Mungesa e buxhetit vetanak për të financuar projekte, por edhe për plotësimin e nevoja familjare, ka bërë që numri i personave të cilët hyjnë në kredi dita ditës të rritet.

Sipas Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti trendi i rritjes ka vazhduar edhe gjatë muajit mars të këtij viti.

Kryetari i Shoqatës së Bankave të Kosovës, Petrit Balija përmend një element që sipas tij, ka ndikuar në interesimin e qytetarëve për kredi.

Kërkesa për kredi është shumë më e mirë se në vitet e kaluara kjo me siguri i atribuohet edhe rënjes së normave të interesit në vitet e fundit që do të thotë që biznesi po arrin me u zgjeru dhe zhvillu duke marrë kredi për projektet e tyre

Uljen e normës së interesit e konfirmon edhe guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti.

E sipas ekspertit të ekonomisë, Naim Gashit, ulja e normës së interesit nga bankat është e vonuar.

Aktualisht në kredi sipas BQK-së janë më shumë se 252 mijë persona fizik dhe mbi 23 mijë biznese derisa totali i kredive aktive në sistemin bankar të Kosovës është rreth 276 mijë.

Po ashtu sipas të dhënave të BQK-së në 14 vitet vjet e fundit bankat komerciale në Kosovë kanë lëshuar rreth 10 miliardë euro kredi.

Makina doli nga rruga, shpërtheu në flakë, kush është i riu nga Elbasani që u shkrumbua brënda në makinë

0

Dalin detajet e para pas aksidentit te rëndë qe ndodhi pas mesnate në Elbasan. Sipas të dhënave të para mësohet se aksidenti ka ndodhur në orën 02:20, duke zbardhur dita e sotme dhe ka gjetur vdekjen një i ri, qe ishte ne timon.

Automjeti ka dalë nga rruga në aksin Elbasan-Ish kombinati Metalurgjik dhe është përfshirë nga flakët, për pasojë ka vdekur brenda mjetit shoferi, raporton BW.

Informacioni paraprak

Më datë 28.05.2018, rreth orës 01:50, në aksin rrugor Elbasan –Metalurgji, mjeti tip “Benz” me targa AA 325 EG, me drejtues shtetasin Klodian Korançe, në lagjen “Skënderbej”, Elbasan, paraprakisht dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me rrethimin e një servisi në anë të rrugës.

Si pasojë e përplasjes mjeti ka shpërthyer , ku ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit shtetasi Klodian Korançe 24 vjeç, banues në lagjen “Skenderbej” , Elbasan.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendngjarje ku pritet të mbrijnë ekspertë më të specializuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe për përcaktimin e saktë të shkakut të daljes nga rruga dhe të shpërthimit të automjetit.

Këngëtarin shqiptar e mbulojnë me para’ në Australi

0

Video:

Alarm në Shqipëri, përkeqësohet shëndeti mendor, në Shkodër 45% e të prekurve skizofrenë

0

Gjendja e rënduar ekonomike edhe përmbytjet e shpeshta e kanë bërë Shkodrën një rajon të prekur se tepërmi nga sëmundjet e shëndetit mendor.

Ndryshe nga trendet globale ku sëmundjet mendore prekin më së shumti femrat, në Shkodër ajo dominon tek meshkujt dhe më e rënda është se 45 për qind e të prekurve vuajnë nga skizofrenia, e cila futet tek çrregullimet e rënda mendore.
Ekspertet Rajonale të Shëndetit në Shkodër morën në studim të shtruarit në spitalin Rajonal me çrregullime mendore gjatë periudhës 2005-2015 dhe gjetën se 6287 raste që kishin marrë diagnozë dhe ishin shtruar në mënyrë të rregullt në spital. Prevalenca është shumë e lartë me mbi 3700 të sëmurë për 100,000 persona teksa sipas të dhënave të OBSH-së në Shqipëri sipas diagnozave ambulatore janë 1000 të sëmurë mendor për 1000,000 banorë.

Në raportin e tyre të studimit ekspertët rajonale të shëndetit në Shkodër theksojnë se faktorët që kontribuojnë në problemet e shëndetit mendor janë të ndryshme. Sipas edhe të dhënave globale nga çrregullimet mendore vuajnë më së shumti personat me kushte të varfra të jetesës dhe grupe sociale që jetojnë në stres kronik. Gjithashtu përjashtimi social, i përforcuar nga aksesi i dobët në arsim është vlerësuar një faktor madhor që çon në çrregullime mendore.

Nga 6,287 persona të sëmurë mendor në Bashkinë e Shkodrës, burrat ishin më dominues, krahasuar me femrat: 3,766 (59.9% burra) dhe 2,521 (40.1% femra), respektivisht, teksa në botë raportet janë të kundërta, gratë janë të prekura më së shumti.

Çrregullimi më i përhapur mendor në këtë studim ishte Skizofrenia me 2,884 (45,87%) pacientë. Më shumë se 765 (12.16%) pacientë u raportuan depresive, 739 (9.17%) me çrregullime emocionale dhe 477 (7.6%) vonesa mendore. Çrregullime të personalitetit dhe çrregullime të alkoolit ose drogës ishin përkatësisht 3.56% dhe 2.67%.

Më te prekurit u panë të jenë meshkujt e moshës 45-55 vjeç të cilët kanë rëne pre e sëmundjeve mendore shpesh herë nga mospërballimi i peshës për të drejtuar familjet nga mungesa e kushteve ekomomikë.

Studimi tregon se gratë kishin më shumë gjasa të vuanin nga gjendja shpirtërore, ankthi dhe çrregullime depresive në krahasim me burrat, ndërsa burrat nga alkooli dhe çrregullimeve prej abuzimit me drogën.

Ekspertët arritën në përfundimet se çrregullimet mendore ishte një sëmundje mjaft e përhapur në rajonin verilindor, por shqetësues ,mbetet fakti se ato ishin të prekur nga skizofrenia.

Sipas përkufizimeve të mjekësisë skizofrenia është një çrregullim mendor i karakterizuar nga sjellje shoqërore jo normale dhe pamundësia për të kuptuar realitetin. Simptomat e zakonshme përfshijnë besimin e rreme, mendimet e paqarta, dëgjimin e zërave që të tjerët nuk e bëjnë, angazhim të ulët shoqëror dhe mungesën e motivimit.

Jozefina Topalli hedh në gjyq kuvendin!

0

Deputetë dhe ish-deputetë të opozitës dhe pse bojkotuan parlamentin me vullnetin e tyre në periudhat qershor 2014 Janar 2015 dhe shkurt 2017 qershor 2017 kërkojnë pagat e tyre në gjykatë.

Ndër politikanët që kanë trokitur në Gjykatën Administrative janë ish-kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli, ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben ristani, ish-ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj e Kastriot Islami.

Këta nuk janë të vetmit pasi të njëjtën padi për përfitimin e pagës dhe të drejtave që u lind nga statusi i deputetit kanë depozituar dhe Irma Kopliku, Arbiola Halimi, Roland Keta, Jorida Tabaku, Asllan Dogjani, Eleni Qirici, Albina Deda, Mimoza Hajdarmataj, Bedri Hoxha, shkruan Report Tv.

Më herët dëmshpërblim page në gjyq ka fituar kreu i grupit aktual të PD, deputeti Edmond Spaho, ku gjyqtari Emiljano Ruli me vendimin e datës 20.09.2017 i pranoi padinë.

Por përse iu ndalua paga deputetëve dhe ata i janë drejtuar Gjykatës?

Sipas padive gjithçka lidhet me vendimin politik të opozitës për të bojkotuar parlamentin në periudhën Korrik-Dhjetor 2014 pas përplasjes së deputetit Gent Strazimiri me deputetin Arben Ndoka si dhe për bojkotin e dytë në periudhën Shkurt 2017 –Maj 2017 bojkot i lidhur me përplasjet politike për reformën zgjedhore, kërkesat për qeveri teknike dhe largimin e Edi Ramës si Kryeministër të cilat kulmuan me ngritjen e çadrës së opozitës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.