Ballina Blog Faqe 9164

Pas Lu, largohet edhe Vlahutin, ky është italiani që zëvendëson ambasadoren e BE-së në Tiranë

0

Një italian do të përfaqësojë në Tiranë prezencën e Bashkimit Evropian.

Ai është Luigi Soreca, një zyrtar i rëndësishëm i komisionit Evropian në Bruksel që pas pak kohësh do të lërë zyrën e tij për të ardhur në Tiranë.

Soreca do të zëvendësojë në këtë detyrë Romana Vlahutin, kroaten e kritikuar shumë së fundmi nga opozita.

Soreca është Drejtor për Sigurinë në DG HOME.

Drejtoria e tij kontribuon në objektivin e Unionit për të ofruar një nivel të lartë sigurie për qytetarët evropianë dhe rrjedhimisht në fushën e drejtësisë, lirisë dhe sigurisë.

Ai dhe ekipi i tij kanë për detyrë implementimin e agjendës Evropiane për Sigurinë, të përcaktimit dhe zhvillimit të aktiviteteve nga praktikat më të mira në legjislacion, luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar, korrupsionit dhe krimeve të tjera të rënda, promovon bashkëpunimin në zbatimin e ligjit në nivel evropian, edhe me ndihmën e EUROPOL e CEPOL.

Drejtoria është përgjegjëse edhe për zhvillimin e politikave anti-drogë, edhe me ndihmën e EMCDDA.

Falë përvojës në Çështjet Ndërkombëtare dhe Partneritetit të Lëvizjes, Luigi Soreca negocioi dhe përfundoi Partneritetin e Lëvizjes me Marokun e Tunizinë më 2012-2013 dhe ka qenë në krye të koordinimit të Dialogut për Liberalizimin e Vizave me vendet e Ballkanit Perëndimor, brenda kuadrit të Partneritet Lindor dhe me Federatën Ruse.

Ai ishte përgjegjës për menaxhimin dhe implementimin e Përqasjes Globale për Migracionin dhe Lëvizjen (GAMM) si dhe për aspekte të tjerë ndërkombëtarë të migracionit.

Soreca ka dhënë leksione ligji në Universitetin L.U.I.S.S në Romë dhe ka punuar për Ministrinë e Brendshme të Italisë për gjashtë vjet para se të bashkohej me Komisionin më 1998. Ai flet rrjedhshëm italisht, frëngjisht, anglisht e spanjisht. /Panorama/Telegrafi/

Torino: Treni del nga shinat dhe perplaset me kamionin

0

Video

De Niro – Trumpit: S’dua te shkelesh ne asnje nga restorantet e mi

0

Video:

Historia e 28-vjeçarit nga Shqipëria, që duket si 13 vjeçar

0

Xhanin Feka është 28-vjeç, por duket vetëm si 13-vjeçar. Ai është rritur me problemet e talasemisë, mungesa e gjakut ka bërë që Xhanini të këtë probleme serioze me zhvillimin e trupit.

Peripecitë e tij nuk kanë të sosur, përveç sëmundjes i duhet të punojë pasi kempi i invaliditeti prej 103 mijë lekësh të vjetra nuk i mbulon shpenzimet e sëmundjes dhe të familjes.

“Në moshën 3-vjeçare prindërit e mi e kuptuan që unë kisha sëmundjen e talasemisë. Kam 25 vite që vuaj nga kjo sëmundje, gjithë problemi jonë është mungesa e gjakut gjë e cila ka ndikuar negativisht tek ne. Prandaj duhet një apel për të gjithë njerëzit në Shqipëri që të dhurojnë sa më shumë gjak”, thotë Xhanin Feka.

Çfarë pasojash serioze ka sjell për shëndetin tënd mungesa e gjakut?

“Pasoja kryesore është në mosformimin e trupit tim. Se unë vërtetë jam 28 vjeç, por fiziku im nuk e tregon moshën. Jam si 13-14 vjeç, por gjë e cila nuk më ka penguar të jem optimist për jetën”.

Por si reagojnë njerëzit për moshën e Xhaninit?

“Kur i them që jam 28 vjeç ndonjëherë e besojnë, e ndonjëherë nuk e besojnë, por tani me kartat e identitetit behët e besueshme kjo gjë”, shprehet Feka.

28-vjeçari ka përfunduar ciklin e studimeve të larta për agro-biznes, por që ende nuk është diplomuar për këtë arsye ai prej 6 vjetësh punon si operator kompjuterik. Ai na bën të ditur që të ardhmen nuk e shikon në Shqipëri, por në një vend ku trajtimi mjekësorë dhe ai social është më i mirë.

“Planet e mia në vazhdimësi janë në vendet e BE-së, sepse vetë sëmundja jonë jashtë shtetit ka më shumë përkujdesje”, thotë 28-vjeçari.

Çdo 21 ditë Xhanin duhet të marrë gjak për të vijuar jetën normalisht. Një dhurim i thjeshtë për të është ndihmë për të mos vuajtur pasojat e mungesës së gjakut

Grabitja në Prokurori, Alibeaj: Shtetin e Ramës e ka kapur krimi

0

Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj tha se ngjarjet e fundit, ajo e grabitjes së prokurorisë së Durrësit, por edhe arratisja e një dite më parë të një personi nga ambientet e gjykatës së Vlorës kanë ndodhur pasi shteti i Ramës është kapur nga krimi.

Krimi që ka kapur shtetin e Edi Ramës ka bërë një tjetër goditje kriminale sot. Ia ka arritur të bastisë mu në zemër edhe vetë organin i cili supozohet ta luftojë atë pa mëshirë.

Në prokurorinë e Durrësit është grabitur serveri i të dhënave të cështjeve penale. Pikërisht në Prokurorinë e Durrësit ku po pas denoncimeve të opozitës janë mbledhur të dhëna hetimorte për disa nga cështjet më të rënda të krimit dhe të korrupsionit të qeveritarëve

Para 2 javësh kësaj Prokurorie ju grabiten dokumenta të rëndësishme te hetimeve penale. Kryeprokuroja e Durrësit Donika Prela jo vetëm që nuk mbajti përgjegjësi por u gradua nga shoqja e saj Arta Marku, me urdhër të Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës si kryeprokurore e Krimeve të Rënda, në shkelje flagrante të Ligjit për Organet e Drejtësië.

Ky akt sigurisht i ka trimëruar banditët e lidhur me pushtetin. Sot krimi ia beh mu ne mes të zyrave te Prokurorisë dhe i pashqetësuar grabiti serverin e te dhenave të hetimeve penale për cështjet më të rëndësishme të krimit dhe korrupsionit të qeveritarëve.

Dje, një i burgosur me rrezikshmëri të lartë u arratis nga salla e gjyqit.

Të gjitha këto janë pasoja të kapjes së shtetit nga krimi, shteti i shpartalluar që mbron kriminelët dhe godet njerëzit e thjeshtë.

Vetëm në një vend ku qeveria është njësh më krimin mund të ndodh kjo.

Nuk ka si të ndodh ndryshe, kur në vend që të mbrojnë dëshmitarët dhe të sigurojnë provat, qëllimi i vetëm i Rama-Marku-Prela-Xhafës është si e si të mbrojë e të shpëtojë Fatmir e Agron Xhafën.

Nuk ka si të ndodh ndryshe, kur qeveria dhe Kryeministri po bejne ç’është e mundur të zhdukin provat e krimit më të rendë që ka kapur Fatmir Xhafën dhe Edi Ramën.

Nuk ka si të ndodh ndryshe, kur provat e verteta hetimore rrembehen nga banditët mu në zemër të prokurorisë,

kur kryeministri, i servir prokurorise si prova ato që prodhon Edi Rama në mes të natës, sic ishte prova imagjinare e Edi Ramës, që mbron Agron Xhafën, vëllanë e Fatmir Xhafës, i certifikuar nga gjykatat italiane si bos i bandave ndërkombetare të trafikut te narkotikeve.

Nuk ka si të ndodhe të ndryshe kur kërconohet dhe tentohet të blihet deshmitari, prej bandave të lëshuara me mison nga qeveritarët dhe kërcënohet gazetari që denoncon krimin.

Nuk ka si të ndodh ndryshe kur kryeministri, Ministri i brendshëm drejtuesit e policisë, të gjithë këta në mbrojtje të Xhafajve, as që nuk pyeten nga prokuria, por merren ne pyetje denoncuesit e krimit, opozita dhe gazetarët.

Kesaj qeverie të bërë njësh me krimin, që ka kapur prokurorinë dhe gjykatat, e që është vënë në mbrojtje të krimit dhe shkatërrim të provave, i ka ardhur ora ti humbë vula njëherë e mirë.

Edi Rama dhe Fatmir Xhafa nuk mund të qeverisin më shqiptarët, sepse nuk përfaqësojnë interesat e shqiptarëve, por të krimit dhe korrupsionit ku janë zhytur kokë e këmbë. Ndaj sot më shumë se kurrë, cdo shqiptar, ka të drejtë dhe detyrim ndaj vetes, familjes, vendit, që të mos lejojë të humbasë të ardhmen e tij. Le të bashkohemi të gjithë, pa dallim të shtunën në ora 11 në Tiranë.

Bashkë jemi më të fortë se krimi dhe qeveria e Edi Ramës e lidhur me të.

Bashkë do ti japim fund kapjes së shtetit nga krimi, do të çlirojmë Shqipërinë nga makthi, do hapim kapitullin e shpresës dhe mundësive për jetë më të mirë për çdo shqiptar.

REZOLUTA PËR INTEGRIMIN, POLLO: FURÇE E BOJËRA PËR MAKIAZHIN E FYTYRËS SË QEVERISË

0

Partia Demokratike ka reaguar pas largimit nga seanca plenare, ku nuk votoi pr/rezolutën e KE për integrimin e Shqipërisë. Deputeti dhe kreu i Komisionit të Integrimit, Genc Pollo, ka deklaruar se rezoluta për integrimin e miratuar sot në Kuvend është hartuar nga vetë PS dhe ka një tekst plot furçe e bojëra për makijazhin e fytyrës së qeverisë. Sipas deputetit të djathtë, kjo pr/rezolutë u bë nga qeveria vetëm për të hequr Agron Xhafaj dhe vëllai i tij, që rri në postin e ministrit.

Gjermania kërkon punëtorë nga Shqipëria, ja profesioni që duhet të keni dhe kushtet

0

Deshoroni të kërkoni një punë në Gjermnia. Është bërë publike kërksa e këtij shteti për më shumë të punësuar nga Shqipëria dhe Kosova.

Për shkak të mungesës së stafit të infermierisë shoqata gjermane Bäderverband ka filluar rekrutimin e punonjësve të ri nga Kosova dhe Shqipëria.

Kjo shoqatë gjatë kësaj vere ka planifikuar të sjellë studentë nga infermieria dhe shkencat shoqërore nga Prishtinë për në Mecklenburg-Vorpommern.

Sipas asaj që rtl.de raporton nëse gjithçka shkon sipas planit të kësaj shoqate pas diplomimit studentët nga Kosova dhe ata nga Shqipëria nga viti i ardhshëm mund të punojnë në Gjermani.

Megjithatë drejtori i kësaj shoqate, drejtor Marianne Düsterhöft gjatë ditës së sotme në Rostock tha se ende nuk dihet për numrin e saktë të punonjësve që do të pranohen.

Për t’u bërë pjesë e këtij projekti kosovarët duhet të kenë aftësi profesionale të cilët do t’i nënshtrohen një testi në Gjermani. Po ashtu studentët kosovarë pasi të kenë diplomuar duhet të tregojnë edhe aftësitë në gjuhen gjermane.

Temperatura të larta në Shqipëri, ndërsa në Pukë vazhdon të jetë prezent breshëri (Video)

0

Nderkohe qe kudo ne Shqiperi temeperaturat e larta dhe rrezet e diellit sa vijne e behen me te nxehta, ne qytetin e Pukes (ne malet e saj) bresheri deh temperaturat e uleta vazhdojne te jene prezente.

Video:

Ç’do bëhet me makinat e përdorura? Qeveria paraqet vendimin e ri

0

Më shumë se 30 për qind e makinave të regjistruara në vend mund të jenë potencial për të përfunduar tek grupi i automjeteve në fund të jetës apo thënë shkurt të shkojnë për skrap.
Më shumë se 30 për qind e makinave të regjistruara në vend mund të jenë potencial për të përfunduar tek grupi i automjeteve në fund të jetës apo thënë shkurt të shkojnë për skrap.
Por ky numër mund të jetë më i lartë po të llogarisim këtu edhe probabilitetin e aksidenteve që në shumë raste çojnë një mjet në gjendje të pariparueshme.

Qeveria pranon këtë problematikë në një dokument të sajin zyrtar ku trajtohet cikli që duhet të ndiqet për një trajtim normal të mbetjeve të kësaj kategorie në vend, shkruan “monitor”.

“Sipas të dhënave që vijnë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, 95% e mjeteve që janë sot në treg janë të përdorura. Fundi i vitit 2016 shënoi 563,106 mjete të regjistruara në vend, ku vetëm 401,499 prej tyre kanë kryer kontrollin teknik dhe pagesën e taksave. Bazuar në këto dy shifra, mund të themi se rreth 161,607 automjete mund të jenë kontigjent për t’u kthyer në automjete në fund të jetës, por jo vetëm, pasi edhe aksidentet rrugore të mjeteve janë një burim i automjeteve në fund të jetës”, thuhet në dokument.

Problematik në këndvështrimin e insitucioneve është mendësia për të braktisur mjetet në pika grumbullimi dytësore të cilat sipas një inspektimi të bërë nga Ministria për Turizmin dhe Mjedisin ishin 230.

Për të përmirësuar sistemin e menaxhimit të mbetjeve nga makinat në fund të jetës dokumenti ende draft i qeverisë propozon se duhet të ngrihet një sistem për grumbullimin dhe transportin e automjeteve në fund të jetës në impiantet përkatëse të trajtimit. Por duke qenë se kjo mund të shoqërohet me kosto shtesë propozimi është edhe për vendosjen e një tarife shtesë që paguhet në import apo tek koncesionari.

“Ministritë e linjës duhet të hartojnë programme informimi për të inkurajuar qytetarët, pronarët e automjeteve në fund të jetës për t’i sjellë ato në pikat e duhura të mbledhjes. Edhe mbetjet nga anijet, nga objektetet lundruese, nga hekurudhat dhe avionët duhet gjithashtu të përfshihen në sistemin për menaxhimin e automjeteve në fund të jetës dhe i duhet kushtuar rëndësia e duhur, kryesisht për materialet e rrezikshme që ato përmbajnë. Me rëndësi është vendosja e një tarife për importin dhe prodhimin e automjeteve për të mbuluar koston e tyre të asgjësimit” thuhet në dokument.

Arratisja e të riut në Vlorë – Nga një këndvështrim tjetër

0

Video: