Ballina Blog Faqe 9165

Paditi Bashën për shpifje dhe kërkonte dëmshpërblim, Gjykata e Tiranës rrëzon Vangjush Dakon

0

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesë padinë e kryetarit të bashkisë së Durrësit Vngjush Dako ndaj kryetarit të PD-së Lulzim Basha.

Padia për Bashën pas deklaratve të këtij të fundit se kryebashkiaku i Durrësit është përgjuar nga shërbimet e huaja sekrete duke komunikuar me kriminelë.

Rama sulmon Ambrozian: Aq di aq bën! Unë 2 metra, nuk më la të flas…

0

Është e qartë se Kryeministrit Edi Rama i ka mbetur “peng” mënyra se si gazetarja e faxneës, Ambrozia Meta replikoi me të në konferencë për shtyp duke e detyruar ta ndërpresë atë. U kuptua nervoziteti i kryeministrit që pas konferencës kur replikoii me gazetaren edhe jashtë kamerave.

Rama u pyet për këtë episod në intervistën dhënë për gazetaren Mirela Milori në ABC News, por lëshoi një sërë akuzash ndaj gazetares së re duke e quajtuar atë “të paeduakatë, të padenjë për t’i bërë pyetje kryeministrit dhe që “aq di aq bën”.

“Si ta merrte ajo përgjigjen e pyetjes nga mua kur nuk më dha mundësinë që unë të jepja përgjigje. Më vjen keq që u bë “heroike” mesa më kanë thënë sepse ishte një dhunim i etikës profesionale pasi me një mikrofon në dorë ajo nhuk mund të ndërpresë atë që duhet të japë përgjigje.

Pamundësia për të dhënë përgjigje më bëri të ndërpres konferencën. Çfarë të bëja? Të shkoja t’i merrja mikrofonin nga dora? Unë nisa t’i jap përgjigjen, por nuk pata mundësinë” – u justifikua Rama. Gazetarja Mirela Milori ia ka ribërë pyetjen.

“Kaq të vështirë e ka PS të gjejë njerëz ndryshe nga ata që përfliten për lidhje me krimin e akuzuar?”

“Jo. Pyetja ishte ndryshe. Ajo foli për njerëz të akuzuar. Duhet bërë një sqarim sepse ka akuza që bëhen nga drejtësia dhe ndaj tyre ka një reagim si në rastin e Saimir Tahirit. Duke i dhënë mundësinë për të thënë të vërtetën. Ka dhe akuza që vijnë nga burime të tjera që nuk kanë asnjë lloj kredibiliteti. Nëse hyjmë analizës se kush akuzon dhe nga kush akuzohemi…

Nuk kisha asgjë me të sepse ajo kaq di, aq bën dhe aq kupton. Normal që kush krahason një burrë 2 metra me një vajzë të vogël, dihet çfarë krahu do të mbajë. Është mëkat që gjendja e medias është në këtë nivel. Ka mundësinë të pyesë kryeministrin edhe një person që nuk ka informacion…” – tha Rama.

Kukës, trafik i rënduar në Rrugën e Kombit

0

Mëngjesin e kësaj të mërkure është bllokuar aksi rrugor mbi urën e Drinit të Zi, që lidh Rrugën e Kombit, për shkak të transportimit drejt Kosovës të materialeve të prodhimit të energjisë me erë, nga 10 trajlera me gjatësi 30 metra secili.

Kalimi i tyre në këtë urë ka shkaktuar krijimin e radhëve të gjata të automjeteve. Policia Rrugore e Kukësit ndodhet në vendngjarje, në përpjekje për të menaxhuar situatën e rëndë të trafikut.

Kompania që mirëmban Rrugën e Kombit, ndërkohë, për të lehtësuar kalimin e automjeteve ka bërë edhe zbërthimin e mbrojtëseve anësore të urës

Zbulohen detajet e ngjarjes, ja si u mbyt 8-vjeçari në pishinë

0

Një ngjarje e rëndë ndodhi paraditen e sotme në Kavajë, ku një fëmijë 8 vjeç humbi jetën pasi u mbyt në pishinë.

Ndërsa mësohet se fëmijën e kishte marrë me vete nga shtëpia gjyshja për te hoteli ku punonte në Golem. 8 vjeçari i ka shpëtuar vëmendjes së gjyshes dhe ka rënë në pishinë.

Pavarësisht se iu dha ndihma e parë fëmija nuk arriti të mbijetonte. Sakaq, trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Durrësit ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.

Kryemadhi, thirrje për pjesëmarrje në protestë: S’ka Zot që e shpëton Ramën!

0

Monika Kryemadhi zhvilloi ditën e sotme një takim me kryetarët e LSI-së në rrethe, nga ku i bëri thirrje popullit të bashkohet në protestën e opozitës ditën e shtunë. “Ditën e shtunë në orën 11:00 do të protestojmë ndaj kësaj qeverie Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që mendojnë se kjo qeveri po varfëron vendin, që të bashkohen në protestën e së shtunës, intelektualëve, të rinjve që besojnë te një Shqipëri e denjë. Opozita nuk e largon Shqipërinë nga Europa. Por Edi Rama nuk do që kjo gjë të ndodhi”, tha Kryemadhi. Më tej, kryetarja e LSI tha se nuk do të ketë asnjë kompromis me një qeveri të zhytur në trafik dhe korrupsion, siç e quajti ajo. “Ju e dini se si Edi Rama arriti të fitojë zgjedhjet. Në çdo vend të botës, çdo Kryeministër do të ishte dorëhequr me skandalet e njëpasnjëshme që i kanë ndodhur Edi Ramës”, tha kryetarja e LSI. Kryemadhi theksoi se Edi Rama nuk është Zot as i drejtësisë dhe as i Shqiptarëve. “E shtuna është dita jonë për t’i treguar Edi Ramës, që asgjë nuk e ndal më popullin nga revolta e tij. Edi Rama nuk është Zot as i drejtësisë dhe as i Shqiptarëve. Nëse Rama do të vazhdojë të kërcënojë shqiptarët me bandat e drogës, fundi i tij do të jetë e shpejt dhe i tmerrshëm. I bëj thirrje të gjithë votuesve të LSI, të ngrihemi dhe ta rrëzojmë Edi Ramën. Nuk ka as njeri dhe as zot që mbron Edi Ramën”, tha Kryemadhi.

Lidhja e PD me 613 kg kokainë? Strazimiri: Skenar kriminal mashtrimi

0

Deputeti demokrat, Gent Strazimiri ka hedhur poshtë akuzat e Taulant Ballës se persona të rangjeve të larta në PD kanë lidhje me ngarkesën prej 613 kg kokainë.

Stazimiri thotë se ky është mashtrimi i rradhës i Edi Ramës.

Në një njoftim për shtyp, deputeti demokrat tha se kokaina e Xibrakës dhe kokaina e Maminasit i përkasin vëllait të kryeministrit, Olsi Ramës.

Deklarata e plote:

Për të mbrojtur veten dhe vëllezerit Xhafaj, Edi Rama është vënë në krye të një skenari kriminal mashtrimesh, manipulimesh dhe kërcënimesh kundër çdo denoncuesi të krimit me lidhje qeveritare.

Njësoj si me ekspertizën e zërit të Agron Xhafajt, duke bërë prokurorin, Edi rama hodhi mashtrimin e rradhës për drogën e Maminasit.

Siç e dinë të gjithë shqiptarët, Partia Demokratike nuk mbron kriminelët.

Kokaina e Xibrakës dhe kokaina e Maminasit, trafiku dhe laboratorët e kokainës në Shqipëri janë të Genci Xhixhës, Ermal Hoxhës, Olsi Ramës dhe shokëve të tij.

Edi Rama, nëse secilin prej tyre i ke në Partinë Demokratike, je i lutur të vish tani, sot, dhe t’i arrestosh!

Por e vërteta është se vetë i ke përcjellë në Kubë, Kolumbi e kudo tjetër me policët e tu narkotrafikantë të shpallur në kërkim, me dy ministrat e tu të brendshëm të lidhur me drogën dhe me vëllain tënd.

Partia Demokratike nuk është Partia Socialiste.

Ndryshe nga Edi Rama dhe PS, për ne droga është kanceri që po vret Shqipërinë.

Ka vetëm një rrugë për hapjen e negociatave: lufta kunder drogës dhe krimit, kunder kapjes së shtetit nga xhafajt, habilajt tahirët, nga Edi Rama dhe shpura e tij mafioze.

Shqipëria nuk mund të sakrifikohet për Sajmir Tahirin, vëllezërit Xhafaj, vëllezërit Habilaj dhe vëllezerit Rama.

Ftojmë të gjithë shqiptarët të bashkohen të shtunën me 26 maj në ora 11 në protestën kombëtare për Shqipërinë e çliruar nga qeveria e lidhur me krimin, për drejtësinë e barabartë për të gjithë, për Shqipërinë si gjithë Europa!

ALARMI, SHQIPTARËT PO VDESIN NGA ZEMRA DHE TUMORET

0

90 përqind e vdekjeve në Shqipëri shkaktohen nga shkaqe natyrore. Në total në vitin 2017, kanë ndëruar jete 22.232 shqiptarë. Ky numër është më i lartë se lindjet. Peshën më të madhe këtu e mbajnë sëmundjet kronike të zemrës dhe tumoret. Nga zemra vdesin më shumë femrat ndërsa nga tumoret janë meshkujt në vend të parë. Sipas një raporti të publikuar nga Instituti i Statistikave mbi shkaqet e vdekjeve në Shqipëri, 90.1% e shqiptarëve vdesin për shkaqe natyrale, pra sëmundje të ndryshme, 0.9% kryejnë vetëvrasje dhe 2.1% vdesin në aksidente. Në 2017, 11.926 vetë kanë vdekur për shkak të sëmundjeve të zemrës, me 2.5% rritje nga një vit më parë dhe po me hapa kaq të frikshëm, është rritur numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të tumoreve të ndryshme, me 2.1%. Statistikat janë rritur ndjeshëm kur flitet për sëmundjet kockave dhe kyceve, me rritje 42.3%, sëmundje të frymëmarrjes, të sistemit nervor apo sëmundje që shfaqen në periudhën rreth lindjes. Në klasifikimin e sëmundjeve, rezultojnë në rënie të ndjeshme numri i vdekjeve nga sëmundje të lëkurës, ndërlikimet gjatë shtatzanisë dhe lindjes, sëmundje infektive apo për shkak të traumave e helmimeve. Grup-mosha më e prekur nga sëmundjet e zemrës, me 84.8% është ajo mes 50-80 vjec por nga tumoret janë më të rrezikuar personat nga 40-49 vjec, me 38.6% të numrit të vdekjeve. Në 2017-ën, numri më i lartë i vdekjeve nga sëmundjet e zemrës është shënuar në Berat dhe Kukës, me mbi 60%. Ndërkohë në Shkodër është shënuar numri më i lartë i vdekjeve për shkak të tumoreve. Në Lezhë, numri më i lartë i vdekjeve është shënuar për shkak të dëmtimeve traumatike dhe helmimeve. Ndërsa Elbasani është në krye për numrin e vdekjeve nga simptoma e sëmundje të papërcaktuara mirë.

Bashkia deshton me parkingjet

0

Te gjesh nje vend parkimi ne kryeqytet eshte thuajse nje misjon i pamundur. Si te mos te mjaftonte mungesa e parkimit , makinat e parkuara dysh jane akoma nje problematike e pa zgjidhur qe rendon trafikun por qe jane dhe burim i vazhdushem aksidenti .

PROTESTË E FAMILJARËVE DHE QYTETARËVE PËR VDEKJEN E 27-VJEÇARIT ENEA FTOI

0

Familjarët e ka Enea Ftojt, 27-vjeçarit që humbi jetën në mënyrë misterizore kanë zhvilluar një protestë përpara Ministrisë së Brendshme. Vëllai i Eneas është shprehur ne 27-vjeçari ka ndërruar jetë, në ambientet e komisariatit të policisë së Korçës, një ditë përpara se policia ti lajmëronte. Erando Ftoj: “Kemi shkuar në komisariat në orën 20:00 me kunatën. E thirrëm nga muri dhe nuk iu përgjigj. U futëm në komisariat dhe takuam shefin që hyn në dhoma dhe na tha se Enea po flinte. I thamë që i jepte ushiqmet dhe ilaçin kundra drogës, të qetësohej. Qetësuesin e nuk e merrte rregullisht. Por ai nuk ia dha sepse Enea ishte i vdekur në atë moment. Të nesërmen në orën 8 shkuam me familjarët se kishte gjyqin. Shkuam në komisariatin e Korçës dhe e thirrëm por nuk u përgjigj. Shkuam tek polici dhe e pyetëm se kur e ka gjyqin. Ai na tha se po e bënin gati dhe do ta nxirrnin tani, na gënjeu. Ai ishte në morg. E morëm vesh në gjykatë, furgoni erdhi bosh. Lajmi na e dha gjykata. Na tha se Enea Ftoj ka ndërruar jetë dhe është në morg.”17-vjeçarri rrëfen se kur ka parë Enean në morg ka konstatuar shenja dhune. Erando shprehet se kërkojnë drejtësi dhe të zbardhet e vërteta e vdekjes së vëllait të tij. Erando Ftoj: “Shpatullën e kishte të thyer, këmbën të thyer dhe të nxirë, nofullën e kishte të qepur, gurmazin e kishe të çarë të qepur, kokën po, kishte shenja dhune, në sy ishte i enjtur, në fytyrë, në trup. Kishin bërë masakër me të, ëshët dhunuar. Ne duam drejtësi. Ne kërkojmë që të zbardhet ngjarja. Si ka vdekur në paraburgim? Kur vajtëm i folëm nga muri një ditë më parë ai na tha vetë: Më kanë rrahur, më kanë bërë copë. Po më bëjnë gjilpëra. Atij i kishin bërë 3 gjilpëra në qafë. Na ka thënë me gojën e tij kur ishte gjallë. I thamë se do ankohemi por nuk arritëm dot. Duam të dalë e drejta se kush e ka vrarë. Dua të marrë masa shteti pa gënjyer.”

Arrestohet çifti fierak, u merrnin 200 mijë euro qytetarëve përmes mashtrimit

0

Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik ndalon 2 shtetas të shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi me pasoja të rënda”.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ndaluan shtetasit:

1.Fisnik Kajolli, 34 vjeç
2.Migena Kajolli, 27 vjeçe (bashkëshortë), banues në Dërmënas, Fier.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë mashtruar persona të ndryshëm në qytetin e Fierit duke u premtuar se do i punësonin në kompani të ndryshme private dhe u kanë marrë shuma të konsiderueshme parash prej rreth 200 mijë euro.

Për këta shtetas, Gjykata e Shkallës së parë Fier, me vendimin e datës 17.05.2018, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Mashtrim i kryer në bashkëpunim me pasoja të rënda” parashikuar nga Nenet 143/1,143/3 e 25 të Kodit Penal.