Ballina Blog Faqe 9166

Tiranë, shoferi i autobusit kapet me patentë false

0

Ndonëse ditë e dielë, kontrolli i territorit për zbatimin e Planit Operacional “Tispol Maj 2018”, për debitorët dhe shkeljet e tjera të legjislacionit rrugor, vazhdoi edhe sot me kontrolle të përqendruara nga Policia Rrugore e kryeqytetit, ku nga verifikimet në terren rezultoi se:

Shtetasi me iniciale F.K., vjec 36 u konstatua duke drejtuar mjetin tip “Autobuz” për transport pasagjerësh me leje drejtimi dhe certifikatë aftësimi profesional të falsifikuar.

Drejtuesi i mjetit u kap në kushtet e flagrancës dhe u shoqërua në ambientet e Drejtorise Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore e Proceduriale nga Sektori i Krimit Ekonomik e Financiar.

Zbardhet takimi, pse u thirr Ardi Veliu tek Krimet e Rënda

0

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka zhvilluar sot një takim tek Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Mësohet se takimi është zhvilluar për një analizë më të thellë me ekspertët e hetimit për sasinë prej 613 kg kokainë që u sekuestrua në kamionin me banane në Durrës në muajin shkurt.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë është takuar me kreun e këtij institucioni, që sapo është emëruar, Donika Prela.

Humb kontrollin e mjetit, përplas këmbësorin në Bulqizë

0

Një 23-vjeçar këmbësor është aksidentuar nga një automjet në fshatin Boçevë në Njësinë Administrative Shupenzë.
Policia bën me dije se “shtetasi D.C, rreth 28 vjeç, banues në Shupenzë, duke drejtuar automjetin tip ‘Passat’, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjet dhe për pasojë ka aksidentuar shtetasin D.K, rreth 23 vjeç, këmbësor”.

I dëmtuari u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Marrveshje historike mes SHBA dhe Kines – I japin fund luftes tregtare

0

Video:

Pranga shqiptares për drogë në Itali, e ktheu shtëpinë në pikë shitjeje për përdoruesit

0

Policia italiane ka ndërhyrë në shtëpinë e një familjeje shqiptare që jetonte në Itali, në0 Sant’Anna, Lucca dhe që funksiononte si një pikë e shpërndarjes së drogës për të rinjtë ë zonës.

Një grua 40 vjeç, e quajtur Adelina Lisi dyshohet se organizonte ndarjen dhe shitjen e mallit, e ndihmuar nga i biri, Hasan Lisi, 23 vjeç.

Shitja e drogës bëhej çdo ditë, nga ora 08:00 e mëngjesit deri në 23:00 të mbrëmjes.

Një dozë prej 0.8 gram kokainë kushtonte 60 euro, ndërsa një gram marijuanë midis 5 dhe 10 euro, në varësi të cilësisë.
Policia arrestoi edhe djalin e saj, Hasan Lisin, ndersa u sekuestruan rreth 250 mijë euro, dy kilogramë marijuanë, një kilogram hashash dhe 15 gram kokainë, të cilat u gjetën të fshehura në një qese në dhomën e lavanderise, së bashku me materialin e nevojshëm për të mbushur dozat.

Familja Lisi jetonte në një banese sociale të Italisë dhe të ardhurat e vetme “zyrtare” ishin ato te burrit të Adelinës, një punëtor në një fabrikë letre.

Policia përgjoi bisedat e 40 vjeçares me blerësit e drogës. Klientëve më të besuar ajo u thoshte se nga të ardhurat që përfitonte përmes punës ilegale, mbante familjen me bukë.

“Ju jeni njerëz të mirë. Kam 10 njerëz në shtëpi për të ushqyer. 10 vetë që duan të ushqehen me një rrogë”, ka thënë Adelina, ndërsa ankohet se i biri kishte kërkuar punë, por pa sukses.

Ekskluzive: 6 makina te perplasura ne Autostraden Tirane-Durres prane QTU (Video)

0

Video:

Gjendet i vdekur brenda makinës një burrë në Tiranë

0

Një 75-vjeçar është gjetur i vdekur gjatë ditës së djeshme në Tiranë.
Sipas policisë, shtetasi me inicialet H.M është gjetur i vdekur brenda makinës së tij tip ‘Benz’ në parkimin e një pallati në rrugën “Janos Hunyadi”.
Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Njoftimi nga Komisariati i Policisë Nr. 2:
Më datë 19.05.2018, në rrugën “Janos Hunyadi”, në parkimin e një pallati, brenda mjetit tip “Benz”, është gjetur i vdekur pa shenja dhune, shtetasi H.M., vjeç 75, banues në Tiranë. Paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Qendra shëndetësore në Dushk të Belshit jashtë funksionit, ja kushtet në te cilat ndodhet

0

Një klasë shkolle e improvizuar për qendër shëndetësore dhe një krevat për të kryer injeksionet, është gjithçka që ofrohet në atë që quhet Qendra Shëndetësore e fshatit Dushk të Belshit.

Por përveç kushteve fizike dhe mungesës totale të aparaturave, në këtë zonë nuk vjen as mjeku, shërbimi ofrohet nga infermieria dhe në rastet e domosdoshme, banorët e kësaj zone kërkojnë mjek në Belsh.

Fshati Dushk ka rreth një mijë banorë, të cilët shumë herë kanë kërkuar një qendër shëndetësore ku të marrin shërbim normal, por plotësimi i kërkesave të tyre ka konsistuar vetëm në ndërrimin e klasave, që shndërrohen në qendra shëndetësore.

Dhe jo vetëm godina, por nuk janë shtuar as shërbimet mjekësore, që duhet të ofrojë një qendër shëndetësore, përtej ambienteve.

Video:

Zbardhet dëshmia tronditëse e Fabio Dukagjinit për shokun e zhdukur: Nuk munda ta shpëtoja dot

0

Këta që shihni në foto janë dy të rinjtë turistë që ranë ditën e djeshme tek “Shpella e Pëllumbasit’.

Njëri prej tyre 21 vjeçari Fabio Dukagjini u arrit të nxirret nga gryka e kanionit. Ndërkohë 22 vjeçari tjetër Xhorxho Seferi vazhdon ende te jete i zhdukur.

Sakaq, ka dëshmuar Fabio Dukagjini, i cili u ka rrëfyer autoriteteve se Xhorxho Seferi që vazhdon të jetë i zhdukur u hodh në lumë për t’u larë.

“U hodh në lumë për t’u larë. E mori rrjedha e lumit, nuk e pashë më. Nuk e shpëtova dot”- është shprehur 21-vjeçari. Mëngjesin e sotëm kanë nisur sërish kërkimet për Xhorxho Seferin.

Tragjedia ne Texas: Autori perndiqej nga shoket dhe trajneri

0

Video: