Ballina Blog Faqe 9167

Aksident ajror ne Kubë – Mbi 100 te vdekur!

0

Video:

Kokëdhima bën deklaratën e fortë: Rama po lufton Fatmir Xhafajn

0

Ish-deputeti socialist, Koço Kokëdhima, kryetar i partisë “Zgjidhja” ka bërë deklaratën e papritur në News24 se në fakt Rama është kundër Xhafajt.

“Rama nuk e mbron Xhafën, Rama e lufton Xhafën. Bën sikur e mbron. Nuk e merr dot atë faturë përsipër sepse është i diskredituar.

E dinë të gjithë se është një drogman.

E dinë të gjithë që gjithë drejtorët e policisë, shefat, ishin të urdhëruar të merreshin me drogën”, u shpreh Kokëdhima.

Paloka: Sa më shumë të mbrojë vëllezërit Xhafaj, aq më shumë zhytet Rama

0

Pas deklaratës së kryeministrit Rama lidhur me audiopërgjimin e Agron Xhafës, ka ardhur edhe reagimi i Nënkryetarit të Partisë Demokratike, Edi Palokës.

Paloka i përgjigjet kryeministrit Rama në Facebook, duke shkruajtur se ky i fundit i gënjeu shqiptarët për vërtetësinë e audiopërgjimit që implikon vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, në trafikun e drogës.

Deputeti i Partise Demokratike e shikon përpjekjen e Ramës për të mbrojtur vëllezërit Xhafaj si të dështuar, që vetëm sa po i shkakton “zhytjen në llumin e tij të krimit”.

Postimi i plotë:

E nxorri kokën fare pak nga llumi, sa për të treguar se po kapin fundin.

Sa më shumë përpiqet dhe i mbron aq më shumë zhytet në llumin e tij të krimit, aq më i pashpresë bëhet.

Dje , pasi mashtroi prapë mbi ekspertizën për përgjimin që paskësh bërë vetë, nuk gjente dot derën për të dalë nga salla e konferencës me gazetarët. Sot u përdrodh prapë, e deklaroi se po pret ekspertizën e prokurorisë së tij.

Mblodhi llumin e krimit e drogës dhe ia paraqiti shqiptarëve si xhevahire, duke i bërë kryetarë bashkie, deputetë e ministra…

Edvin, je ti që me “xhevahirët” e tu, nga Elvis Roshi tek Sajmir Tahiri e Fatmir e Agron Xhafaj duke punuar për pushtetin dhe pasurinë tuaj, punoni ditë e natë kundër Shqipërisë e shqiptarëve.

Më 26 maj shqiptarët janë thirrur që të pastrojnë llumin tënd Edvin. Priti tek dera…

Identifikohen policët e dhunës barbare në Korçë: Në qeli policia s’ka kamera, familjarët filmojnë trupin në morg

0

Policia ka identifikuar efektivët që hynë në qelinë ku mbahej Enea Ftoj në komisariatin e Korçës.
Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave që po heton vdekjen e të arrestuarit ka marrë kamerat e sigurisë që ndodhen vetëm në korridoret e komisariatit.

Aty duken policet që kanë hyrë e kanë dalë nga qelia, ndërsa në dhomën e izolimit nuk ka kamera sigurie. Emrat e policëve të dyshuar për ushtrim dhune nuk bëhet të ditur, ndërsa bashkëshortja e viktimës, ka dëshmuar se i shoqi i kishte përmendur dy emra policësh, Alqi dhe Kreshniku.

Për të hetuar në lidhje me ngjarjen në drejtorinë e Policisë së Korçës ka shkuar edhe drejtuesja e Shërbimit të Brendshëm në polici, Anila Trimi.

Arsyet e vdekjes së 27-vjeçarit Enea Ftoj nuk janë bërë ende publike, ndërsa thuhet se atij i ka ndaluar zemra, por siç pretendojnë familjarët, 27-vjeçari është rrahur aq sa i janë shkaktuar hematoma në disa pjesë të trupit. Familjarët e tij e filmuan të ndjerin në morg për të faktuar dhunën.

Enea Ftoj ishte arrestuar për akuzën e vjedhjes me dhunë dhe sipas informacioneve ishte edhe përdorues i lëndëve narkotike. 27-vjeçari i kishte rrëmbyer varësen një gruaje në rrugë dhe policia e kishte kapur dhe mbyllur në qeli.

Ai pritej të dilte para gjykatës, por familjarët atje mësuan se Enea kishte vdekur. Nga verifikimet e para, sipas burimeve, SHÇBA ka identifikuar të gjithë punonjësit e policisë të cilët kanë qenë në detyrë ditën e mërkurë. Për rastin e rëndë SHÇBA ka bërë referimet përkatëse edhe në prokurori ndërkohë që i është marrë kallzim edhe bashkëshortes së të ndjerit.

Identifikohet autori i sulmit me 10 viktima që tronditi SHBA-të

0

Ditën e djeshme një ngjarje e ndhodhur në Teksas shokoi gjithë botën. Një 17 vjecar ka kryer një ngjarje makabre, ka ekzekutuar 10 persona dhe ka plagosur 12 të tjerë në shkollën e mesme “Santa fa”.

Sot mediat kanë shkruar se autori i ngjarjes është Dimitris Pagourtis, nga Greqia dhe mësohet se ai e kishte plaifikuar kohë më përpara sulmin e kryer dje.

Ai vinte nga një familje e thjeshtë dhe prindërit e tij janë shokuar kur kanë marrë vesh lajmin për të birin sepse nuk e prisnin një gjë të tillë prej tij.

Babai i tij, Anthony Pagourtzis ka një dyqan makinash si dhe një tjetër për riparimin e anijeve motorike dhe jahteve.

Anthony, kurrë nuk kishte menduar se djali i tij do merrte armën e gjahut dhe do të asgjësonte shokët e klasës dhe mësuesin.

Nëna e tij Rosemary punon në një spital në Teksas dhe sapo mori vesh lajmin u shokua. Ajo u dashurua me Anthony Pagourtzi në vitin 2000 dhe një vit më vonë lindi frytin e dashurisë së tyre, Dimitris.

Lajmi i krimit të tmerrshme nga ana e Dimitri ka tronditur jo vetëm komunitetin e emigrantëve, por dhe të afërmit e tyre që janë në Greqi, shkruan “Protothema”. Disa gjetën guximin për të folur, edhe pse informacioni që ata kishin nuk ishte i mjaftueshëm.

“Është shume e tmerrshme ajo që dëgjuam dhe mësuam nga mediat. Edhe pse nuk kemi ende një informacion të saktë. Ne të gjithë jemi të trishtuar për njerëzit që humbën jetën”, janë shprehur të afërmit.

Pagurtzis u arrestua menjëherë pas masakrës dhe është marrë në pyetje. Zyrtarët e policisë sqaruan se vrasësi përdori një armë gjahu.

XHAFAJ:NUK MEREM ME PD-NË, JANË SAJESA DIXHITALE

0

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj e quan “sajesë digitale” dëshminë e Albert Veliut publikuar dje në selinë e PD-së. Në krah të ambasadores gjermane, pasi kishin inspektuar ambientet e Taks Forcë Speciale në Tiranë, Xhafaj tha se detyra e tij ishte për të punuar për të ngritur prokurorinë e policisë speciale, ndërsa PD sajesën digitale. Përsa i përket bashkëpunimit me palën gjermane për të luftuar kriminalitetin, Xhafaj përmendi 2 njësitë speciale që merren me këto problematika, “Forcën e ligjit” dhe “Antiskifterin”.

NË SHTËPINË E ALBERT VELIUT

0

Mbetet e boshatisur shtepia e Shtetasit Albert Veliu ,ose quajtur ndryshe si Babalja. Personi i cili njihet ndryshe edhe si dëshmitari X,në videon e publikuar nga partia demokratike,për cështjen e Agron Xhafaj,vëllait të misnitrit të drejtësisë. Në banesë nuk ndodhet asnjë person,si gruaja,po ashtue dhe dy fëmijët e tij,ndërsa nga banorë e zonës mësohet se ata janë larguar nga shtëpia prej të mërkurës në pasdite. Në afërsi të banesës nuk ka as prezencë të policisë ,ndërsa situata duket disi e qetë. Komshinjtë janë disi të shokuar ngha ajo cfarë ka ndodhyur gjatë këtyre ditëve,ndërsa shumë pak pranojnë të flasin,sapo shohin praninë e medias. Adelian Dalipaj,është personi i vetëm që flet,komshie prej 22 vitesh me familjen Veliu në lagjen “Partizani” të qytetit të Vlorës. Dalipaj konfirmon se deri ditën e mërkurë në mesditë gruaja dhe dy djemtë e Albert Veliut kanë qënë në banesë,ndërsa pasdite janë larguar,pasi nuk janë parë nga vetë ajo por edhe banorë të tjerë. Nuk di të thotë më shumë,ndërsa pranon se i njeh mjaft mirë,si një familje në vështirësi ekonomike. Djali i madh rreth 22 vjec punonte ,kamarier,ndërsa gruaja e “Babales”,aktualisht ishte e papunë.Shtëpia është në heshtje të plotë,na bansen e Veliut nuk ka asnjë person,familjarët janë larguar,ndërsa nuk ka prezencë të policisë. Banorët konfirmojnë që edhe gjatë këtyre ditëve nuk kanë parë polici,apo persona të tjerë në afërsi të banesës.

GJONAJ: TË KORRUPTUARIT TË PËRFUNDOJNË PAS HEKURAVE

0

Ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj dha një mesazh të qartë për punonjësit e rinj të policisë së burgjeve se në rast se korruptohen do të përfundojnë pas hekurave. Nga Akademia e Sigurisë, pas përfundimit të trajnimit për punonjësit e rinj të policisë së burgjeve, Gjonaj tha se me reformën në drejtësi do të shihet edhe trajtimi financiar për këtë kategori. Në testim morën pjesë 1400 kandidatë, ndërsa 260 u kualifikuan për të qenë pjesë e policisë së burgjeve.

DËSHMIA E DËSHMITARIT ‘X’, RAMA: MASKARADË E OPOZITËS PËR TË BLLOKUAR NEGOCIATAT

0

Kryeministri Edi Rama pas kthimit nga Bullgaria ku mori pjesë në Samitin e Sofjes për Ballkanin Perëndimor në një konferencë shtypi nga Rinasi foli për mundësinë e hapjes së negociatave në fund të qershorit, por edhe dëshminë e dëshmitarit ‘X’ të PD, Albert Veliu kundër vëllait të Fatmir Xhafajt. Rama e cilësoi dëshminë e Veliut si një maskaradë nga PD, që ka vetëm një objektiv, bllokimin e negociatave.