Ballina Blog Faqe 9168

Vuante nga depresioni, vajza i jep fund jetës, vdes nga mbidoza e ilaceve

0

Një 26 vjeçare i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike.
Sipas informacionit të policisë 26 vjeçarja ka gëlltitur fotoksinë dhe me pas familjarët e kanë çuar në spital, por pa mundur ta rikthejnë në jetë.
Sipas mjekeve 26-vjeçarja nga Ada e Frakullës,Fier, kishte pire 3 kokrra fotoksinë dhe me gjithë përpjekjet për ta rikthyer në jetë ka qenë e pamundur.
Nuk dihen ende motivet e gëlltitjes së 26-vjeçares të helmit vdekjeprurës por mendohet se akti është ndërmarrë në kushte të depresionit.
Sipas policisë, ‘më datë 17.05.2018, në spital ka ardhur e shoqëruar nga familjarët e vetëhelmuar me fostoksinë, shtetasja B.T, vjeç 26, e cila ndërroi jetë. Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për vlerësim’.

Seks me Ninën – Stand Up Comedy nga Ismet Drishti

0

Video:

Ky është emri i ri i Maqedonisë, reagon Bullgaria

0

Zëvendëskryeministrja e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, ka deklaruar në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se për Bullgarinë është i pranueshëm emri Republika e Maqedonisë së Ilindenit, duke iu referuar emrit të ri që mund ta ketë Maqedonia, pas kontestit të emrit që ka kjo e fundit me Greqinë.
Sipas saj, ky emër tregon se shtetet kanë një të kaluar të përbashkët.

“Republika e Maqedonisë së Ilindenit do të thotë për mua se ata pranojnë që ne kemi histori dhe të kaluar të përbashkët, sepse kjo është pjesë shumë e rëndësishme e historisë bullgare, është moment shumë i rëndësishëm edhe për ata”, ka thënë ajo.

Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, ka njoftuar se të premten do të zhvillojë një takim me krerët e partive dhe presidentin për të diskutuar propozimin që mund të jetë i pranueshëm për Maqedoninë dhe Greqinë.

Kryengritja e Ilindenit është zhvilluar në vitin 1903 kundër Perandorisë Otomane.

Gjyshi & Doktori Jugosllav – Stand Up Comedy nga Ismet Drishti

0

Skeç humoristik nga stand up comedy me titull “Para jush lakuriq” nga Ismet Drishti – Ndiqni videon:

I kapën një celular e cigare hashash – Shqiptarët hakmerren, i vënë flakën burgut Italian

0

Një grup të dënuarish shqiptarë në burgun e Marassit në Genova të Italisë për pak sa nuk ka shkaktuar një tragjedi që do t’i kushtonte jetën dhjetëra apo qindra të tjerëve.
Shqiptarët i kanë vënë flakën qelisë së tyre duke shkaktuar panik në burg. Arsyeja? Disa kditë më parë të burgosurve i ishte bërë një kontroll nëpër qeli, ku dhe ishin gjetur një aparat celular dhe një cigare hashashi. Mesa duket shqiptarët e burgosur nuk e kishin mirëpritur kontrollin dhe kanë vendosur që të hakmerren duke vënë në rrezik dhe jetën e tyre.

‘Pasi i vunë zjarrin tavolinës dhe objekteve të tjerë, të burgosurit hodhën bombola të ndezura në korridor, duke e mbushur me tym, dhe sikur të mos kishim hapur të gjitha dritaret mund të ishte bërë shumë e rrezikshme’, thotë policia italiane.

Video e dhunes ndaj te riut qe humbi jeten ne Komisariatin e Korçës! (+18)

0

Nje video nga morgu tregon shenjat e dhunes mbi te riun Enea Ftoi i cili humbi jeten ne komisariatin e Korçës!

Video:

Lulzim Basha denoncon vdekjen e te riut rom ne Komisariatin e Korçës (Deklarata e plotë)

0

Denoj me force vrasjen makabre brenda komisariatit te policise te 27 vjecarit Enea Ftoi, sot ne Korce. Ky krim cnjerezor eshte shkaktuar nga tortura barbare ndaj te riut rom qe eshte dhe babai i 3 femijeve. Une dhe Partia Demokratike kerkojme hetim te menjehershem dhe transparence te plote, se kush eshte ai, ose ata qe kryen kete krim makaber. Te dalin ne drite emrat e tyre dhe te hetohen e te perballen me ashpersine e ligjit.

Kjo nuk eshte nje ngjarje sporadike. Eshte ne fakt, produkti i nje policie qe eshte vene ne sherbim te shefave qeveritare, te bandave, te kapove, te vellezerve te ministrave e kryeministrit.

Kjo polici qe sherben krimin dhe qeveritaret e lidhur me krimin, i merr shpirtin ne torture te pamundurit. Cdo polic qe nuk zgjedh ligjin dhe uniformen, por krimin, urdherat dhe sherbimin ndaj kapove, do te pergjigjet para ligjit, pa asnje diskutim.

Taulant Balla ne konferencë per shtyp: “SHQUPI AUDIOVIDEO.shpik”

0

Video:

Tahiri la mandatin, Spartak Braho betohet si deputeti më i ri i Kuvendit

0

Spartak Braho është betuar sot si deputeti më i ri i Kuvendit të Shqipërisë. Braho, zuri vendin e Saimir Tahirit, pasi ky i fundit la mandatin.

Braho ishte kandidati i 19 në listën shumemërore të PS-së për Qarkun Tiranë, ndërsa në KQZ mori 7 vota pro. Ndonëse Braho kishte marrë një post tjetër si këshilltar, kjo gjë që nuk e pengoi të pranonte mandatin. Kujtojmë se Saimir Tahiri dorëzoi mandatin e deputetit një javë më parë pas hetimeve ndaj tij të nisura nga prokuroria me dyshimet si i përfshirë në trafik droge me bandën “Habilaj”.

Dorëheqja e Tahirit nga mandati ishte një veprim i komentuar shumë këto ditët e fundit, ndërkohë që gjykata vendosi për të masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’. Ndërkohë, Prokuroria do të apelojë vendimin, pasi kërkon ndryshimin e masës nga ‘arrest shtëpie’ në ‘arrest me burg’, ndërkohë që ish-ministri i Brendshëm akuzohet për ‘trafik droge’ dhe ‘korrupsion pasiv’.