Ballina Blog Faqe 9169

Reagon Agron Xhafaj: Sot jam 43 vjec dhe prej vitit 2002 e deri më sot NUK KA ASNJË vepër time që të ketë qënë në kundërshtim me ligjin (Leter e hapur)

0

Kam vendosur që t’i drejtohem vetë autoriteteve italiane të drejtësisë për të ekzekutuar një vendim dënimi penal të tyre kundrejt meje.

Kam vendosur ta bëj këtë duke u paraqitur sot në Itali tek autoritetet përkatëse.

Edhe pse nuk ka pasur asnjëherë (nuk ka akoma edhe sot) asnjë kërkesë dhe asnjë interes nga organet e drejtësisë italiane për të ekzektuar këtë vendim, edhe pse unë asnjëherë nuk kam qënë në kërkim për ekzekutimin e këtij vendimi, unë po e kryejë këtë akt.

Unë kam gabuar në rininë time. Si jo pak të tjerë. Aspak dhe për asnjë arsye nuk e justifikoj dhe nuk e përligj atë gabim. Edhe pse cilido që ka patur mundësinë të shohë atë dosje penale dhe ka parë rrethanat e kryerjes së asaj vepre penale, e kupton shumë mirë shkallën e përfshirjes dhë rolin tim në atë histori.

Ka edhe një TË VËRTETË të madhe që dua ta bëj publike përkundrejt shpifjeve që janë bërë vazhdimisht për këtë cështje.

Unë jo vetëm që NUK I JAM SHMANGUR HETIMIT dhe GJYKIMIT tim në këtë çështje, por përkundrazi, kam bërë të gjitha përpjekjet e mundshme për të qënë prezent në Itali gjatë hetimit dhe më pas gjatë gjykimit tim. Janë të plota dhe të dokumentuara të gjitha përpjekjet e mia në këtë drejtim.

Ishin vetë autoritetet italiane që më liruan pas një muaji ndalimi dhe urdhëruan largimin tim nga Italia. Për rreth një dekadë kam bërë disa kërkesa për tu pajisur me vizë pikërisht për të ndjekur pranë drejtësisë italiane çështjen time. Në të gjitha rastet kjo kërkesë më është refuzuar.

Sot jam 43 vjec dhe prej vitit 2002 e deri më sot NUK KA ASNJË sjellje, apo vepër time që të ketë qënë në kundërshtim me ligjin dhe me moralin. Kam bërë të gjitha përpjekjet dhe jam krenar që sot e prej shumë kohësh ia kam dalë që të kem një jetë normale si gjithë qytetarët e ndershëm të këtij vendi. Prej shumë kohësh energjitë dhe vëmendja ime i janë kushtuar tërësisht familjes time.

I detyrohem shumë bashkëshortes time që më ka ndihmuar dhe mbështetur që të dy fëmijët tanë, djali dhe vajza, edhe pse akoma të vegjël, të shohin tek ne dy prinder të përkushtuar, që përkujdesen me ndershmëri në mënyrën më të mirë të mundshme për ta.

Për hatër të tyre, për shkak të dashurisë për ta, për shkak të dëshirës time për të qënë pranë tyre dhe për të gëzuar çdo ditë me ta dhe për ta, (besoj e kuptueshme kjo për cilindo prind), kam gjithë këto vite që mbaj përbrenda meje këtë barrë. Edhe pse e dija shumë mirë që duhej të paguaja për çfarë kisha gabuar në rininë time. Pavarësisht se ajo që më kërkon drejtësia të shpaguaj, është shumë më shumë se gabimi që kam kryer.

Sot, si rrjedhojë e këtij presioni politik dhe publik kundrejt familjes time, në pamundësinë për t’i ofruar fëmijëve një jetesë të qetë e pa stresin e përditshëm të shpifjeve e shantazhit, por edhe në bindjen time se ky është vendimi i duhur, marr guximin të kryejë vet këtë hap të rëndësishëm dhe të përballem në rrugë ligjore me egzekutimin e vendimit.

Njëkohësisht, pranë Prokurorisë, kam deklaruar e dhënë shpjegime konform ligjit, se audio e publikuar, përfshirë efektet zanore si dhe imazhet e sajuara janë false, dhe janë bërë publike në media me qëllim shantazhin dhe presionin ndaj meje e vëllait tim, Ministër i Brendshëm.

Ditën e djeshme, datë 15 Maj 2018, kam kryer të gjitha procedurat e nevojshme, të parashikuara nga ligji, përfshirë depozitmin e zërit tim pranë Prokurorisë së Tiranës dhe në prani të ekspertit të fushës, duke ofruar në këtë mënyrë të gjithë bashkëpunimin e mundur në funksion të zbardhjes së të vërtetës. Shpresoj që prokuroria dhe gjykata t’i shkojnë deri në fund hetimit penal dhe civil ndaj montazhit te paskrupullt ndaj meje e familjes time.

Agron Xhafaj

Horoskopi – 16 Maj 2018

0

Video:

Plas sherri live në emision – Nazarko: A ma ha munë? Lela: Mos na çaj trapin

0

Audio-përgjimi i publikuar nga PD për vëllain e ministrit të Brendshëm dhe a duhet të japë dorëheqjen Fatmir Xhafaj, ishte temë e debatit në emisionin Top Show mbrëmjen e djeshme.

Pjesë e panelit të të ftuarve ishin edhe analistët Shpëtim Nazarko, Alfred Lela dhe deputeti i PD, Ervin Salianji. Këta të fundit janë përplasur keq me njëri-tjetrin dhe nuk kanë munguar edhe fjalët ofenduese gjatë transmetimit live të emisionit.

Pjesë nga debati:

Nazarko: PD po nuk nxorri burimin nga e mori videon do i shkojmë me paketa në burg.

Nazarko-Salianjit: Ik o budalla ku merr vesh ti.

Lela: Ti je gomar.

Nazarko: A ma ha munë. Kur të dhjes unë ik haje.

Lela: Ik dil në pension mos na çaj trapin.

Akuzat e PD përgjimi vëllait të Xhafës, reagon Rama: Të mërkurën do mbaj qëndrimin tim

0

Kryeministri Edi Rama është prononcuar edhe njëherë për cështjen e akuzave ndaj ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Ai ka bërë me dije se të mërkurën, do të mbajë qëndrimin e tij në lidhje me këtë ccështje.
Deklarata e Ramës në faqen e tij zyrtare: Jemi të gjithë njësoj? JO, s’kemi qenë asnjëherë të gjithë njësoj e s’do jemi kurrë njësoj!
Nesër në 11.00 përpara Grupit Parlamentar, qëndrimi im për situatën e krijuar me Ministrin e Brendshëm dhe ecurinë e përpjekjes diplomatike drejt objektivit historik të çeljes së negociatave.

Tahiri nuk ia del, gjykata lë ministrin në arrest shtëpie: Hetohet për Habilajt

0

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur te lere në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Avokati i Tahirit, Maks Haxhia, tha në përfundim të seancës për mediat se organi i Prokurorisë gjatë seancës gjyqësore nuk ka paraqitur asnjë provë të re ndaj Saimir Tahirit që mund ta implikonte atë.
Ai e cilësoi vendim të pabazuar masën e sigurisë arrest shtëpie, pasi sipas tij, nuk ekziston nevoja e sigurimit.

Masa e sigurisë “arrest shtëpie” është vendosur të shtunën për Saimir Tahirin nga gjyqtarja Liliana Baku. Ndërsa prokuroria kishte kërkuar “arrest në burg”.

Demi shëtit i lirë nëpër qytet dhe ngre në ajër nje vajzë (Video)

0

Video:

Alket Rizai – gjyqtarit: Ik Q*** ore (Video)

0

Video:

Ja çdo të thotë usta (Video)

0

Video:

Kapet një ton kokainë në banane në Gjermani, bien në pranga emigrantët shqiptarë

0

Policia gjermane në Bavari ka shkatërruar një rrjet ndërkombëtar të trafikut të drogës, duke sekuestruar afro një ton kokainë. Sipas asaj që raporton Zyra shtetërore e Policisë, këtë të hënë, janë arrestuar 12 të dyshuar, shumica e të cilëve shqiptarë. Sasia e konsiderueshme e lëndës narkotike është trafikuar me kuti bananesh drejt Gjermanisë.

“Përgjatë hetimit, sasi të ndryshme kokaine janë sekuestruar në North Rhine-Westphalia dhe Hamburg”, theksoi një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme bavareze.

Të arrestuarit kanë lidhje me një seri gjetjesh kokaine në supermarketet bavareze në shtator të vitit 2017, kur pako kokaine me mbi 180 kg në total u zbuluan në 10 markete të ndryshme.

Specialistët theksojnë se rrjeti i trafikut mund të ketë shitur deri në 1.8 tonë kokainë, me një vlerë prej 400 milionë eurosh.

Hetuesit flasin për një goditje “të ndjeshme” kundër trafikut të drogës, por më shumë detaje do të japin ditën e mërkurë.

Agron Xhafaj depoziton ne prokurori kallzim penal per PD

0

Vellai i Fatmir Xhafaj ka depozituar në Prokurorinë e Tiranës kallëzim penal për tre përfaqësuesit demokratë që kanë publikuar audio-përgjimin, me pretendimin se ky material është një montim.

Lajmi është bërë publik nga drejtuesja e emisionit “Tonight” Ilva Tare.