Ballina Blog Faqe 9178

Flamur Noka: Tahiri dhe Rama e kanë vendin tek 313

0

PD ka vijuar edhe sot akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama se po mbron ish-ministrin Tahiri. Në një dalje për mediat nga selia blu, depeuteti demokrat Flamur Noka tha se pavarësisht se Tahiri nuk ka më imunitet, po luhet një pazar me Ramën, duke thënë se si Rama ashtu edhe Tahiri e kanë vendin tek burgu 313.

Sot është dita e katërt që Saimir Tahiri shëtit i lirë rrugëve të Tiranës dhe nuk arrestohet nga drejtësia e Edi Ramës edhe pse zyrtarisht është pa imunitet.Mosarrestimi i Saimir Tahirit është dëshmia se ish Ministrit të Brendshëm, trafikant droge, nuk i duhej imuniteti parlamentar, përsa kohë ai ka mbrojtjen politike të kryeministrit.Fakti se asgjë nuk ka ndryshuar, pavarësisht se Tahiri është pa imunitet, është dëshmia e pazarit Rama-Tahiri për të mbyllur dosjen e ish Ministrit të Brendshëm.

Pazari Rama – Tahiri është pazari për të mbuluar se:

· Edi Rama është arkitekti i kanabizimit të vendit, projekt të cilin e përdori për të blerë zgjedhjet nëpërmjet krimit dhe drogës.

· Edi Rama është peng i krimit të organizuar dhe Saimir Tahiri ka provat e lidhjes së Ramës me çdo grup të pushtetëshëm kriminal në Shqipëri.

· Edi Rama është peng i dosjes kokaina të Xibrakës, ku është i përfshirë vëllai i tij, dhe Saimir Tahiri disponon provat që lidhin Olsi Ramën me trafikun e kokainës.
Janë këto dosje të rënda që detyruan Edi Ramën të zhbëjë reformën në drejtësi dhe të marrë nën kontroll të plotë prokurorinë. Megjithatë, Komisioni hetimor parlamentar do të bëjë gjithccka që të provojë se Edi Rama lejoi kanabizimin e vendit për të blerë zgjedhjet dhe se vendi I Edi Ramës është bashkë me Saimirin Tahirin…në burgun 313.

HOLANDA, SKEPTIKE PËR NEGOCIATAT

0

Një grup deputetesh holandezë ndodhen ne Tirane për të parë nga afër progresin e shënuar në 5 prioritetet kyçe, e veçanërisht në luftën kundër krimit dhe zbatimit të reformës në drejtësi. “Ne po vlerësojmë 5 kriteret e përcaktuara me progresin e bërë ose jo mbi këto kritere. Për shembull sa i takon procesit të vettingut ne shohim se kanë ndodhur 6 apo 7 raste të vetingut, por duhet të kalojmë mbi rreth 800 raste. Po ashtu kemi parë progres në luftën kundër krimit të organizuar, por kemi parë se në Holandë numri i shqiptarëve të arrestuar me akuza serioze është më shumë se dyfishi në periudhën e fundit. Qeveria jonë është ekstremisht hezituese dhe është më hezitues se vende të tjera në Bashkimin Europian. Por nuk është vetëm në këtë situatë. Nëse shoh Francën dhe Gjermaninë, do të shihni hezitim per të hapur negociatat.” I pyetur mbi ndëshkueshmërinë e zyrtarëve të lartë, siç është hetimi që po bëhet ndaj ish-ministrit të brendshëm Tahiri, deputeti holandez kërkoi që të bëhet kujdes. “Ne kemi vëzhguar ato raste, por do të ishte shumë e çuditshme nëse ne kërkojmë nga njëra anë të kemi një gjyqësor të pavarur dhe në anën tjetër të flasim për një emër të veçantë që duhet të shkojnë në burg. Është një mesazh i dyfishtë që nuk do e dëgjoni. Ne do të shohim që nuk janë ndëshkuar deri më tani janë të nivelit të ulët apo të mesëm, më tepër se të nivelit të lartë, por nuk mund të thuash se ai person duhet te shkoj në burg, pasi merr ekzakt të kundërtën e saj që kërkohet, çka përkon me pavarësinë e gjyqësorit.” Konkluzionet e grupit faktmbledhes do të diskutohen gjatë punimeve të parlamentit holandez në ditët që vijnë.

Po ndodh: Protestë përpara Akademisë së Shkencave

0

Protesta:

Kembimi Valutor – 7 Maj 2018

0

Kembimi Valutor – 7 Maj 2018

Kalendari Historik – 7 Maj 2018

0

Kalendari Historik – 7 Maj 2018

Horoskopi – 7 Maj 2018

0

Horoskopi – 7 Maj 2018

HAWAI, TËRMET 6.9 BALLË GJATË SHPËRTHIMIT TË VULLKANIT KILAUEA

0

Një seri tërmetesh të fuqishme kanë goditur ishullin e Hauait, një ditë pas shpërthimit të vullkanit Kilauea. Lëkundja me magnitudë 6.9 në juglindje të vullkanit ishte më e fuqishme që godet shtetin ishull që prej vitit 75. Për pasojë u ndërpre për pak kohë energjia elektrike e detyroi njerëzit të dilnin nga ndërtesat, por asnjë alarm për cunami nuk u lëshua. Ndërkohë, shpërthimet e vullkanit vijonë me “shatërvanin” e llavës që kapi deri në 30 metra lartësi, duke shkatërruar disa shtëpi aty pranë e duke lënë çarje të mëdha nëpër rrugë. Agjencia për Mbrojtjen Civile ka lëshuar alarmin për çdo rezident të mbetur që të largohen urgjentisht. Sipas saj ka pasur nivele vdekjeprurëse të dioksidit të squfurit në ajër, ndaj dhe ekipet e emergjencave nuk kanë mundur të ndihmojnë njerëzit e prekur. Edhe pse niveli i llavës brenda vullkanit ka rënë me kalimin e kohës, dy shtëpi janë shkatërruar sipas kryebashkuakit Harry Kim të Hauait. Banorët nisën të largoheshin nga shtëpitë e tyre që prej pasdites së të enjtes. Shpërthimi i së enjtes detyroi shpalljen e gjendjes së emergjencës dhe evakuimin e detyrueshëm të 1.700 banorëve. Disa qendra komunitare janë hapur për të ofruar strehim për të evakuuarit. Kilauea është një nga vullkanët më aktivë në botë dhe shpërthimi pason me një seri tërmetesh.

Basha: Ligj në Kuvend për ndalimin e simboleve të komunizmit

0

PD është e angazhuar të çojë në Parlament një ligj për ndalimin e simboleve të komunizmit, tha kreu i opozitës Lulzim Basha në nderimet e tij para monumentit Nënë Shqipëri. “PD është e angazhuar të çoj në Parlament ligjin për ndalimin e simboleve të komunizmit, dekomunistizimin e Shqipërisë,për të bërë të qartë se kurrë më nuk do të pranojmë rikthimin e të shkuarës së përgjakshme dhe të dhimbshme për të cilën shqiptarët kanë paguar çmimin më të shtrenjtë në Europë dhe kjo do të nisë me ndalimin e simboleve të komunizmit dhe portretit të gjakatarit Enver Hoxha”, tha Basha. Sot është dita t’i kujtojmë njëri-tjetrit se liria fitohet e mbrohet çdo ditë. “Është dita për t’i kujtuar njëri-tjetrit, se liria fitohet dhe mbrohet çdo ditë. Se ditën që nuk luftojmë më për liri rrezikojmë ta humbim atë. Ndaj dhe thirrja ime sot është të vazhdojmë ditë për ditë betejën tonë për lirinë e kërcënuar nga diktatura dhe tirania e krimit, autokracia që shkel ligjin për interesa private dhe personale të pushtetit, liria nga tirania e varfërisë, korrupsionit që zhvat dhe shkatërron pasuritë e vendit”, tha ai.

Sa meshkuj duhet të ketë kaluar nje femër qe të quhet “Kurvë”? (Vox-Pop)

0

Video:

Mbështetësit e PD-së janë përplasur me mbështetës të ish diktatorit Enver Hoxha

0

Nderkohe qe ka patur dhe përplasje fizike tek Varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Mbështetësit e PD-së janë përplasur me mbështetës të ish diktatorit Enver Hoxha. Ata mbanin pankarta në duar me foton e Enver Hoxhës dhe po bënin homazhe. Në një moment mbështetësit e PD-së kanë kërkuar ti largojnë, duke përdorur dhe fjalor ofendues. Në një moment në foto është kapur teksa po flakin kurorën që mbështetës Hoxhës kishin vendosur në monument. Përplasja zgjati vetëm disa minuta pasi ndërhyri policia.