Ballina Blog Faqe 9179

Nderohen policët e vrarë, Xhafaj: Vetingu e vetmja rrugë për tu ndarë nga ata që e përbaltën

0

Sot është dita e Dëshmorëve të Atdheut. Eshtë dita për të kujtuar edhe 222 punonjës policie që sakrifikuan jetën e tyre për qetësinë dhe sigurinë e jetës dhe pasurisë së qytetarëve në kohë të ndryshme. Në një ditë si kjo ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj i nënvizoi efektivëve të policisë se ishte krah tyre, për ti mbështetur dhe inkurajuar në luftën e pa kompromis me krimin dhe në përballje me paligjshmërinë. Në këtë kuadër ministri nënvizoi se është dhe procesi i vettingut, si “e vetmja rrugë që shumica dërrmuese e kësaj trupe të çmuar, të ndahet me vendosmëri nga ata që me veprimet e tyre të paligjshme e kanë njollosur uniformën, veprimtarinë dhe misionin e policisë; nga ata që e përbaltën policinë, e braktisën dhe iu vetëdorëzuan ilegalitetit dhe krimit.” “Këta janë ata që sot sulmojnë Policinë, me zë e me vepra, që u japin oksigjen grupeve kriminale. JO NE!” nënvizoi më tej ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj në ceremoninë e homazheve me rastin e 5 Majit. Më tej ministri rikonfirmoi dhe një herë se procesi i vetingut nuk ka aspak si qëllim që nëpërmjet kleçkave procedurale të dokumentacionit që duhet të paraqitet në kuadër të këtij procesi ne të penalizojmë punonjës të policisë, të çdo niveli. “Ne synojmë që ky proces të evidentoj dhe të largojë nga radhët e policisë elementët, sidomos në nivele drejtuese, të cilët direkt ose indirekt janë të lidhur apo në shërbim të krimit, janë të korruptuar, apo edhe të paaftë profesionalisht.” Ngritja e një trupe policie me elementë që përmbushin standardet profesionale, me integritet njerëzor dhe të paprekur nga dukuritë kriminale, është përpjekja jonë për të përmirësuar jetën e përgjithshme të qytetarëve, por edhe për të rritur më tej frymën pozitive brenda strukturave të Policisë së Shtetit.

“5 Maji” bashkon krerët e shtetit

0

Kreu i shtetit Ilir Meta, kryeparlamentari Gramoz Ruçi dhe shefi i qeverisë, Edi Rama kanë nderuar së bashku të rënët e Atdheut në ditën e 5 Majit, në varrezat e Dëshmorëve. Njëri pas tjetrit, ata kanë vendosur kurora në monumentin e Nënës Shqipëri, ku të pranishëm të tjerë kanë qenë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.Në ceremoni ishte i pranishëm dhe ambasadori i SHBA-se, Donald Lu dhe ambasadorja gjermane.

Lilian Leite,do Italinë

0

Lilian Leite është një prej modeleve më të famshme të botës, veçanërisht pas daljes së saj në kopertinën e revistës Playboy në Brazil dhe Portugali. Por fama e saj pritet të shtrihet edhe më gjerë, pasi fotot e saj do të shfaqen edhe Playboy Italia dhe Playboy Mexico në muajin qershor. Modelja braziliane ka edhe një numër shumë të madh ndjekësisht në rrjeet sociale, foto të cilat kanë klikime të mëdha. Lilian Leite që është gjithashtu edhe një dashamirëse e madhe e futbollit ka shpalosur së fundmi një set fotografik realizuar nga fotografi I njohur Emanuele Appendino.

“46 Minuta tek Monika” – Nga Agim Xhafka

0

Nga Agim Xhafka

Monika Kryemadhin e kam njohur qysh 26 vjet përpara. Atëhere kur ajo çupkë e vogël vinte tek selia e PS-së e atje na u njoh me një djalë të ri,që quhej Ilir Meta dhe që atëhere kjo dyshe nuk ndahet. Bashkë në një shtëpi e bashkë në politikë.

E di që takimi me Monikën nuk ngjall gazmend në mjaft friendsat e mij. Nga që ndaj çiftit Meta është hedhur plot llum e plot shpifje. Ka shumë që i besojnë,por unë si shën Thomai nuk bindem po mos pashë një vendim gjyqi ku të shkruhet e zeza mbi të bardhë faji a krimi që ata kanë kryer. Se deri tani fjalë,fjalë,fjalë. Bile Metës ia kanë hequr dy herë imunitetin e ncuk provuan gjë. Nejse,e kishim te Monika. Lashë një takim me miken time të vjetër dhe e gjeta më të re se para 25 vitesh. Më elegante,më syqeshur,më e bukur dhe po aq e shkathët dhe guximtare. Priste jo në zyrën e vet,por në paradhomë,me ca shoqe e sekretaren. Se kështu ka ngelur,njësoj anëtare,deputete,kryetare.

Kur kthej kokën pas e sjell pasazhe nga hyrja e saj në PS,më kujtohet se bashkë me Ilirin,qysh më 1993 kérkonin që partia të bëhej anëtare e Internacinales Socialiste. Por kërkesat rrëzoheshin se e kaluara e kësaj partie ishte kriminale. Ndaj çifti Meta gjeti veglën,kërkoi që FRESSH të hynte në Internacionale. Dhe ia dolën,u pranuan. Më pas u fut nëna parti. Por merita eshte e Monikës dhe e Ilirit. Jo e Ruçit,Nanos,Xhafajt,Pëllumbit e plot aparatçikëve që e detyruan këtë çift të rinjsh ta braktisnin socialisten që iu doli pak shtatzanë,parti shfaqi mosmirënjohje ndaj tyre.

E them hapur që Monikës në politikë askush nuk i ka falur gjë. As post,as rol,as miqësi e përkrahje. Ka luftuar dhe i ka rrëmbyer. Kur i them asaj se Rama sot është i fortë se ka kompetenca dhe shumë para,më pyet:”Më i fortë se Hitleri!” Kur i them se opozita duket e përgjumur dhe nuk ngjall shpresë më thotë se edhe më 1997 nuk kishte opozitë të fortë. Ajo beson tek populli. Beson shumë,ngre sytë lart duke thënë se zoti e ka shkruar rrëzimin e Ramës.

Në biseda pér mjerimin e për varfërinë tregon se borxhi ka shkuar 81% e prodhimit të brendshëm. Nuk do ketë para as për investim,madje as pér rroga. Pérplasja sociale duket në prag. E kësaj i shton skandalin Tahiri. Një qeveri mafioze që mbron krimin e ministrit të vet do hedhur në plehra. Për vettingun thotë se e kanë votuar me ndërgjegje. Rama nuk e donte,por i ngeci nga që pandehte se ne do thoshim jo. Tani ka sjellë kakofoni e drejtësia nuk di ku ka kokën. Jemi pa gjykatë kushtetuese e pa gjykatë të lartë,si shtet fisesh të Amazonës.

New York, përfshihet për herë të parë gjuha shqipe në shkolla

0

Shqipja i është shtuar listës së gjuhëve të mësimit që ofrohen në institucionet arsimore amerikane. Një shkollë në lagjen Bronks në Nju Jork do të ofrojë programin e parë mësimor dygjuhësh shqip-anglisht, pasi në këtë shtet regjistrohet edhe komuniteti më i madh i shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara. Shkollat e Nju Jorkut ofrojnë mësim në shumë gjuhë të ndryshme e që prej të enjtes, listës i është shtuar edhe gjuha shqipe. Sipas një studimi të Qendrës së Harvardit për Zhvillimin Ndërkombëtar në vitin 2015, janë regjistruar 60.000 banorë me origjinë e trashëgimi shqiptare të cilët jetojnë në shtetin e Nju Jorkut, më shumë se në çdo shtet tjetër, duke e bërë mësimin në gjuhën shqipe një domosdoshmëri. Nisur nga kjo nevojë, shkolla PS 105 Morris Park në Bronks do të jetë shtëpi e programit të parë të dyfishtë mësimor shqip-anglisht. Këshilltari i Bronksit Mark Gjonaj, një shqiptar i brezit të dytë, u shpreh krenar për punën e bërë në hapjen e këtij programi të ri.

Ikën Tahiri, vjen Braho

0

Një ditë pasi njoftoi publikisht dorëzimin e mandatit të deputetit, Saimir Tahiri zyrtarizoi vendimin e tij për t’u larguar nga Parlamenti. Me një shkresë zyrtare drejtuar kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, ish-ministri i Brendshëm kërkon nisjen e procedurave ligjore që e zhveshin atë nga mandati i deputetit. Tahiri nuk u paraqit vetë pranë ambienteve të Kuvendit por e dorëzoi shkresën përmes një bashkëpunëtorëve të tij. Tani Kuvendi duhet t’i komunikojë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve vakancën e krijuar dhe kalimin e mandatit te kandidati pasardhës në listës shumëemorore të Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, që është Spartak Braho. Ky i fundit fillimisht hezitoi, duke theksuar se nuk e dinte nëse do të pranonte të rikthehej në Parlament. Por pas një takimi që zgjati më shumë se një orë me kryeparlamentarin Rucci paraditen e të premtes, mësohet se është bindur të zëvendësojë Tahirin në Kuvend. Ish-deputet i LSI-së, Spartak Braho kaloi me Partinë Socialiste që në zgjedhjet e fundit, ndërsa prej disa muajsh është edhe anëtar i Asamblesë së PS. Por korridoret e politikës vlojnë nga zërat, sipas të cilave Braho nuk do të jetë i fundit. Dyshimet se disa deputetë të LSI mund të kalojnë me PS-në u shtuan kur dy javë më parë Robert Bitri nuk zbatoi vendimin e grupit për të braktisur seancën.

Basha: Dorëzimi i mandatit lojë për të mbyllur dosjen eTahirit

0

Lulzim Basha thotë se dorëheqja e Tahirit është një lojë me kryeministrin Edi Rama për të mbyllur këtë cështje. Sipas tij lajm i mirë do të ishte nëse ish-ministri do të dorëhiqej para 6 muajsh dhe jo sot kur ka fshirë çdo provë dhe kur drejtësia është kapur nga Rama. Basha: Që kur Edi Rama e mbrojti nga kërkesa për arrest, Sajmir Tahiri e shfrytëzoi imunitetin për atë që i duhej, për të shkatërruar provat kyçe. Kjo dorëheqje erdhi pasi Edi Rama emëroi PPP-në, Prokurorin e Përkohshëm të Përgjithshëm, pa vetting dhe vetëm me votat e tij, për të futur nën kontroll Prokurorinë. Drejtësia e kapur dhe e shantazhuar nuk e zgjidhin këtë problem tha Basha, ndaj ai kërkoi largimin e kryeministrit. Basha: Si mashtrim për Gjermaninë, si mashtrim për Europën, për të thënë që “Ja, tani është në dorë të Prokurorisë”.Por, Prokuroria është në dorë të Ramës. Pra, Sajmir Tahiri është dhe mbetet në dorë të Ramës sikundër Rama në dorë të Tahirit. Ky është kodi mafioz që i lidh bashkë! Dorëheqja e Tahirit sipas Bashës erdhi si mashtrim ndaj vendeve europiane që ushtruan presion ndaj kryeministrit Rama që mos e mbrojë atë. Basha: Vetëm dorëheqja dhe largimi i Edi Ramës, janë zgjidhja. Nuk ka Bashkim Europian me qeveri mafioze që vepron me kodet e mafias. Basha tha se kryeministri Rama është provuar tashmë si pengesa e vetme në BE.

Kokaina kolumbiane, arrestohet në Gjermani pronari i kontenierit me banane

0

Arrestohet në Gjermani Arbër Çekaj, pronari i kompanisë “Arbri Garden” e cila kishte porositur sasinë me banane ku u gjet edhe e 613 kg kokainë. Kapja e tij është bërë sot në një provincë pranë Dusseldorfit. Ai ishte mbajtur nën vëzhgim prej mëse dy javësh.Menjëherë pas kapjes kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij në Shqipëri.Policia njoftoi se: “Ne kuader te bashkepunimit me agjensite e huaja ligjzbatuese dhe konkretisht ate Gjermane eshte bere e mundur lokalizimi dhe arrestimi i shtetasit Arber Çekaj. Arber Çekaj eshte pronari i firmes Arbi Garden ku u sekuestruan 613 kg kokaine ne kiader te operacionit “last snow”.U shkembye informacion ne kohe rekord midis Policise se Shtetit dhe agjensive te tjera si dhe me Prokurorine e Krimeve te Renda”. Arrestimi i tij u bë publik vetëm pak minuta pasi Ministri Fatmir Xhafaj lëshoi nga Lezha këtë paralajmërim: “Jo më larg se sot, unë besoj pasdite, ndoshta kur ta finalizojë, policia e shtetit ka dy operacione shumë të suksesshshme me Spanjën e Gjermaninë, që kanë të bëjnë me aktivitet të rëndë kriminal. Kemi nisur njëkohësisht me parterët tanë çështje penale”. Arbër Çekaj ishte shpallur zyrtarisht në kërkim ndërkombëtar prej datës 10 mars të këtij viti. Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për Çekajn. Sipas organit të akuzës ai dyshohet se është pjesë e këtij trafiku të lëndëve narkotike pasi sasia e kokainës gjet në kontienerin që po transportonte bananet në magazinën e tij në Maminas, ku mendohet që është edhe destinacioni final i ngarkesës. Deri tani të arrestuar për cështjen janë shoferi i kamionit Armano Pezaku dhe menaxheri i magazinës Donaldo Lushaj, të cilët nuk e kanë pranuar se kanë patur dijeni për drogën. Ata janë lene nga gjykata ne masën “arrest me burg”. Ngarkesa prej 613 kg kokainë kolumbiane u sekuestrua mbrëmjen e 27 shkurtit në magazinat e Maminasit në Durrës. Kjo është sasia e kokainës më e madhja e kapur ndonjëherë në Shqipëri. Droga e ardhur nga Kolumbia, ishte e fshehur në një kontenier me fund të dyfishtë që ishte mbushur me banane, dhe kishte destinacion tregun europian.

Kadareja për Saimir Tahirin… (Video ekskluzive)

0

Video:

“O qeros, o qeros” – Pergjigjia e Cekes Beratit do ju shkrije (Video)

0

Gjate kameres se fshehte ndaj Cekes Beratit (Sejfullah Myftarit) organizuar si gjithmone nga Ismet Drishti eshte nje fragment te cilin nuk duhet ta humbisni:

Fragmenti:

Ndiqni videon e plote ketu: