Te ndoqa Saimir… (Video)
Ndiqni me vemendje kete poezi nga Ylli Dylgjeri:
Të ndoqa sërisht Saimir…
Me urdhër u bëre Ministër.
Me urdhër punove… në Rend.
Me urdhër e le dhe sot mandatin.
Me urdher te thane sot: End!
Të më falësh por me dhimbje po të sjell në vëmëndje një ndodhi me një pyetje provimi që iu dha studentit.
Pyetja ishte:
A mund të bëni një ese me luanin dhe me mizën?
Studenti i mënçur u mendua dhe i tha: Po!
Ja dhe Ese-ja
Luani jeton në xhungël. Luani është 1-shi i saj.
Luani…pasi ngordh e hanë mizat. Kaq
Saimir!
Më mirë të ishe bërë Ministër Bujqësie. Kaq.
Nga Ylli Dylgjeri
Real Madrid-Liverpool, përsëritet finalja e vitit 1981
Reali i Madridit dhe Liverpooli janë skuadrat që do të përballen me njëra-tjetrën për trofeun më të rëndësishëm për klube; atë të Ligës së Kampioneve. Në 26 maj në Kiev, Reali i Madridit do të kërkojë të fitojë titullin e tretë radhazi kontinental për t’u bashkuar me Ajaxin dhe Bayernin, ndërsa Liverpooli do të kërkojë të kërkojë titullin e tij të 6 në historinë e tij. Kjo e këtij viti nuk do të jetë hera e parë që Liverpooli dhe Reali i Madridit do të vihen përballë në finalen e Ligës së Kampioneve. Më parë kjo ka ndodhur në sezonin 1980/81 dhe kompeticioni quhej Kupa e Kampioneve. Në finalen e Parisit ishte skuadra e The Reds që fitoi 1-0 me golin e Kennedy ndaj Realit të Madridit që drejtohej nga Vujadin Boskov. Finalja e këtij viti do të jetë ajo mes skuadrave që kishin sulmin më të mirë në këtë edicion të Ligës së Kampioneve ku vëmendja do të jetë pikërisht në minisfidën mes Cristiano Ronaldos e Mohamed Salah.Liverpooli në 12 ndeshje ka 40 gola të shënuar e 13 të pësuar, ndërsa Reali i Madridit ka një bilanc me 30 gola të shënuar e 12 të pësuar. Në të njëjtën kohë, ajo mes Realit e Liverpoolit do të jetë sfida mes skuadrave që kanë numrin më të lartë të trofeve dhe finaleve të luajtura; 17 tituj, 12 Reali e 5 Liverpooli, ndërsa në total këto skuadra kanë luajtur 24 finale. Finalja e fundit e Liverpoolit në Ligën e Kampioneve është ajo e 2007 ndaj Milanit e humbur 2-1. Përsa u përket ndeshjeve direkte; Liverpooli ka një avantazh të lehtë 3 fitore kundrejt 2 të madrilenëve. Përveç finales së 1981, Liverpooli ka mundur Realin edhe në sezonin 2008/2009 në 1/8 e finaleve, 1-0 në Madrid e 4-0 në Bernabeu. Dy fitoret e Realit ndaj Liverpollit janë në sezonin 2013/2014 në fazën e grupeve, 3-0 në Anfield dhe 1-0 në Santiago Bernabeu.
I kërkuar në Itali, 24 vjeçarit i sekuestrohet Benzi 20 mijë eurosh
Një automjet me vlerën e 20 mijë eurove është sekuestruar nga policia e Dibrës, ndërsa pronari i mjetit shtetasi Florjan Zeqja, është arrestuar për llogari të drejtësisë italiane më 25 prill. Policia lokale sqaron se 24 vjeçar, banues në Maqellarë-Dibër, është dënuar me 6 vite burg për shfrytëzim prostitucioni. “Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, ka sekuestruar automjetin tip “Mercedez Benz – CLS” me targa AA 010 TK, që kap vlerën rreth 20.000 Euro, në pronësi të shtetasit F.Zeqja, ku dyshohet se kjo pasuri ka ardhur si rezultat i veprimtarive kriminale, të kryera nga shtetasi i lartpërmendur”, sqaron policia. Vijon hetimi pasuror për të gjitha pasuritë që ka ky shtetas ose që mund ti ketë fshehur. Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprën penale “Pastrim produktesh të veprës penale”.
SULMI DIREKT I SAIMIR TAHIRIT, REAGON RRUFESHËM FATMIR XHAFAJ
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, deklaroi jashtë Kuvendit se nuk i heq asnjë presje akuzave të tij për kriminalizimin në polici. Deklarata erdhi pas shigjetimeve që i bëri paraardhësi Saimir Tahiri, kur tha se numëron bandat në televizor. Saimir Tahiri: Rri e dëgjoj garën se kush e gjen e kush e kap peshkun e madh. Ca thonë banda është në pushtet, ca në parlament, ambasadorë lart e poshtë flasin për mafiozë dhe banda shqiptare, edhe ministri brendshëm numëron në televizor bandat, një tmerr për të marrë valixhet e për të ikur. Tahiri shkoi më tej kur tha Ministri me akuzat ndaj unifiormave blu ia ka kaluar dhe opozitës. Saimir Tahiri: Edi Rama në fillim të parlamentit i falenderoi për kontributin opozitar ndërsa pasardhësi im në detyrë me akuzat për policinë e kriminalizuar ia kaloi dhe Saliut dhe Lulit. Por këta që më akuzojnë mua sot nga dolën kaq të dhimbshur medemek për fushat që lëngonin të mbjella me hashash. Lazaratin nuk e kishin aty 20 e kusur vjet plot e përplot? Krujën nuk e kishin aty, Shkodrën, Malësinë e Madhe, Dibrën, Tropojën, Tepelenën, Gjirokastrën, Beratin, edhe Tiranën nuk i kishin aty? Të mbjella me hashash prej më shumë se 15 vjetësh. Ishin aty dhe ditën kur mora unë detyrën dhe tani u thonë njerëzve dhe botës se i bëra unë.Sot në parlament rrinë me dhjetra Ministra, ish-Ministra të Brendshëm, ish-kryeministra, askush nuk ka lëvizur gishtin për të luftuar 25 vjet. Sot rrinë si ëngjëj, shesin dëngla, më bëjnë dhe mua moral. Unë u përpoqa me të mirat dhe të këqiat por mbajta dhe palaçot e politikës në kurriz duke më bërë moral. Ta dini për statistikë, në katër vjet të qeverisë ku pata fatin të shërbej, ti mbledhësh bashkë të katër vitet, kultivimi i hashashit është më pak se një vit i Saliut. Nuk e thotë njeri këtë, për fat të keq as deputetët e PS, as Ministri i Brendshëm se ka përmendur kurrë dhe as Kryeministri dhe unë nuk e di pse.
Shkarkohet edhe gjyqtarja e Gjykates Kushtetuese Altina Xhoxhaj
Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese Altina Xhoxhaj shkarkohet nga detyra. Vendimi u deklarua nga trupa gjykuese e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit e përbërë nga Etleda Çiftja dhe anëtarët Brunilda Bekteshi e Genta Tafa Bundo.Vendimi i arsyetuar do të jepet brenda 30 ditesh. Avokatja deklaroi se do te apeloje vendimin. Pasuria qe nuk u justifikua. Në seancën dëgjimore të pak ditëve më parë relatorja Brunilda Bekteshi tha se hetimi administrativ mbi pasurinë e Xhoxhaj ka konstatuar se nuk justifikohet origjina e të ardhurave për një shtëpi 101 metra katrorë në Tiranë, në një apartament në Gjirin e Lalzit ka mungesë të justifikimit të të ardhurave të ligjshme në vlerën e 450 mijë lekëve si edhe ka përfituar 100 metra katorë më shumë sesa i takonte. Mosjustifikim të të ardhurave kishte edhe për bashkëjetuesin e gjyqtares i cili sipas Komisionit mbante më shumë lekë kesh sesa i lejonte ligji.
Basha:Loja Rama- Tahiri vazhdon
Kreu i Partisë Demokratike rendit pesë argumente që sipas tij loja Rama- Tahiri vazhdon. Në një postim në Facebook ai thotë se dorëheqja erdhi pas presionit direkt që Ramë iu bë në Berlin.“Dorëzimi i mandatit nga Saimir Tahiri është vazhdim i paktit Rama-Tahiri. Është fakt se dorëheqja nga mandati erdhi pas presionit direkt që iu bë Edi Ramës në Berlin, ku iu tha se është e patolerueshme mbrojtja politike që i bëhet Saimir Tahirit me imunitet parlamentar kundër veprimeve të drejtësisë. Ky është akt hileqar për të mashtruar partnerët se gjoja Saimir Tahiri nuk ka imunitet politik dhe se gjithçka është në dorën e prokurorisë”,shprehet Basha.Këtë argument ai e mbështet me faktin se më 19 prill Saimir Tahiri ishte në seancë plenare pas 6 muajve mungesë, për ti shpëtuar mandatit dhe se në këto dy javë nuk ka ndryshuar asgjë përveç vizitës së Ramës në Berlin. “Më 19 prill Saimir Tahiri mori pjesë në seancë plenare pas 6 muajve mungesë për të shpëtuar mandatin e deputetit. Çfarë ndryshoi këto dy javë? Asgjë, përveç vizitës së Ramës në Berlin dhe premtimit se do ta zgjidhte problemin e imunitetit të Saimir Tahirit. Dorëzimi i mandatit është konfirmim se është Edi Rama ai që e ka mbrojtur dhe vazhdon ta mbrojë Saimir Tahirin dhe se kjo është loja e të dyve bashkë për të mbyllur dosjen “Tahiri”.Basha shkruan se Saimir Tahirit nuk i duhet imuniteti parlamentar “përsa kohë ai shantazhon kryeministrin me aferat e tij korruptive dhe lidhjet kriminale të familjes së tij. Edi Rama dhe Saimir Tahiri janë një subjekt i vetëm, kur bëhet fjalë që Tahiri të dalë përpara drejtësisë: nëse Tahiri del para drejtësisë, Edi Rama del para drejtësisë. Nëse Saimir Tahiri është i lirë, Rama është i lirë”.Më tej kreu i PD-së e quan dorëzimin e mandatit të Tahirit një manovër “pasi Edi Rama ka futur nën kontroll të plotë Prokurorinë, të cilën e përdor si dhe sa herë t’i duhet për të mbrojtur pushtetin e vet kriminal”. Si argument të fundit Basha thotë se dorëheqja e Tahirit nga mandati i deputetit nuk e shpëton Edi Ramën. “Dorëzimi i mandatit të Tahirit nuk e shpëton Edi Ramën. Ai e di se asnjë manovër si kjo me largimin e Tahirit nga Parlamenti nuk i mashtron dot shqiptarët dhe faktorin ndërkombëtar. Mbrojtja e Ramës për Tahirin është ndëshkim për Shqipërinë, sikundër mungesa e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është një nga pengesat kryesore për hapjen e negociatave të anëtarësimit”, shkruan Basha.
Tahiri nuk e kënaq opozitën: Kërkon dorëheqjen e Ramës!
Ish-kryeministri Sali Berisha, e ka cilësuar hiçgjë dorëheqjen e ish-ministrit Saimir Tahiri, përsa kohë tha ai, kryeministër është ende Edi Rama. Berisha tha se bota po kërkon dorëheqjen e Ramës e jo “kokën” e Tahirit. Ndërsa kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi e cilësoi teatër. Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, tha se dorëheqja e tij është vendim personal ashtu si edhe çështjet e hapura që ai ka me drejtësinë. Dorëheqja nga mandati i deputetit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, për opozitën nuk thotë asgje.Ish-kryeministri Sali Berisha tha jashtë sallës së Kuvendit, se ai që duhet të largohet është Edi Rama, të cilin e etiketon si koke të trafikut dhe rrjeteve kriminale.Berisha: Edvin Kristaq Rama, i cili përpiqet me çdo kusht të mbijetojë, ndonëse i damkosur ai nuk kupton se bota nuk po kërkonte kokën e Saimir Tahiri, po kërkon në të katër anët dorëheqjen e Edi Ramës. Edi Rama është pengesa kryesore drejt BE, Edi Rama është gjeneratori i rekordeve më të zeza të Shqipërisë. Para tre ditësh mediat franceze e shpallën Shqipërinë si vendin kryesor të eksportit të kanabisit mbi dhe. Përsëri ngarkesat që të çojnë tek Olsi qarkullojnë në të gjitha kancelaritë e Europës. Edi Rama është kalbësira e pushtetit në Shqipëri, Ballkan e Europë që duhet të hidhet sa më parë. Edi Rama riktheu burgjet politike në Shqipëri. Dhe njëherë dua t’i çoj një përshëndetje vëllazërore heronjve të Kukësit dhe të Kalimashit për aktin e tyre, ftoj shqiptarët të ngrihen në lartësinë e guximit, t’i bëjnë atë që bënë armenët vetëm pak ditë më parë kyeministrit të tyre, atë që bënë, se si e palosën diktatorin e Nikaraguas ndaj dhe koha është e qytetarëve, koha është e guximit. Thirrja ime është: të hedhim sa më parë kalbësirën Edi Rama. Në linjë më ish-kryeministrin Berisha, qëndroi dhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi. Dorëheqjen e cilësoi pakt Rama-Tahiri, për ti shpëtuar drejtësisë, e cila tha ajo është e gjunjëzuar politikish. Sajmir Tahiri ishte një ushtar i vogël i perandorisë së tij, siç e thashë edhe pak më përpara, të cilët janë bërë shumë qesharakë, me kodet e tyre mafioze, të cilët vetëm mafiozët mund ti deshifrojnë, duke i dhënë njëri-tjetrit në distancë. Përsa i përket akuzave të Sajmir Tahirit, mos u shqetësoni, për opozitën është fati i madh të akuzohet nga një njeri, të cilin e di gjithë komuniteti ndërkombëtar, e dinë gjithë shqiptarët që ishte një nga njerëzit kryesor, i cili zbatoi planin famëkeq të Edi Ramës për kanabizimin. Tashmë bërja kurban vetëm për dy orë e Sajmir Tahirit tregon akoma dhe më shumë që sistemi i drejtësisë, prokuroria shqiptare janë jo vetëm të kapura, por janë instrumente në duart e Edi Ramës. Me largimin e Edi Ramës do shpëtojnë dhe socialistët e vërtet dhe do ti kthehen normalitetit.Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e respekton dorëheqjen e Saimir Tahirit, ndërsa argumenton: Vendim tërësisht personal i Saimir Tahirit që e respektojmë tërësisht dhe dua të ripërsëris atë që kemi thënë këtu e 6 muaj më parë, që kjo është një çështje tërësisht mes Saimir Tahirit dhe drejtësisë. As e jona, dhe kurrësesi e kësaj opozite gojështhurur që në çdo mundësi që i jepet gjen argumenta për të ndërtuar baltën e radhës ndaj punës së rëndësishme që ka imazhi i Shqipërisë në rrugën drejt hapjes së negociatave. Gjithçka që ne mundohemi të ndërtojmë ditën këta e shkatërrojnë natën me një punë sabotuese. Këta janë në një betejë për të prishur sa më shumë punë Shqipërisë në vendimmarrjen e rëndësishme të 28 qershorit.Por përtej kësaj, Balla shpërtheu në akuza ndaj opozitës duke thkesuar se kanë vetëm një qellim, pengimin e integrimit.


