Ballina Blog Faqe 9192

Kur përcjellja për në banesën e fundit “merret me sportivitet” (Video)

0

Nje video e cuditshme po qarkullon se fundmi ne internet ku tregohet sesi behet percjellja per ne banesen e fundit e nje te vdekuri ne Ugande. Ajo qe bie ne sy eshte se rituali kryhet duke kercyer, pra ndryshe nga ajo qe jemi mesuar te shohim zakonisht. Mesa duket sipas burimeve thuhet se video eshte filmuar ne Ugande, e ku gjithashtu per ta sjelle dhe me gazmore, i eshte bashkengjitur dhe nje kenge mjaft e njohur e cila eshte bere hit dhe ne shqiperi! Per me teper ndiqni videon:

Zjarr TV.

Kjo Shqipnija me krye n’hí…

0

“Ti ke pas kenë një Zojë e Randë, burrat e Dheut e thirrshin Nanë!”

Nuk e di pse ky varg mbetet pas më shumë se 130 vitesh, sikur ta shkruash sot, madhështor ky Pashko Vasë Shkodrani, i trishtuar dhe i pikëlluar deri në asht (kockë).

Sepse mishi tretet dhe ashti mbetet, mizeriet e të përditshmes do t’kalben herët a vonë në dheun e harresës, ndërsa kockat, ashti pra, ngurtësohet e rron e dëshmon egzistencën tonë për qindra e qindra vite…

Ashtu edhe ky varg i Pashko Vasës, këtij dijetari dhe këtij gjenerali të suksesshëm i Perandorisë Turke, Guvernator i Libanit, endet në kohëra si një “varg-asht”, që nuk tretet.

Jo thjesht sepse është i bukur, por sepse është, shumë i vërtetë.

Sepse t’paktë janë ata që e duan këtë Shqipni-Nanë, si një simbol të identitetit të tyre.

Sepse t’paktë ose të aspaktë janë ata, që u pikon një lot dhimbjeje, n’masakrën që u bahet pasunive të saja, në rrobtimin që u bahet, qyqarëve t’shumtë që jetojnë n’ktë tokë t’lashtë.

Sa kokrra mashtruesish që kan msue me rrejtë, para se sa me folë shqip, ja kanë hypë shpinës së kësaj Nane, me thika e garuzhde n’brez dhe nuk ngopen, duke e therrun mishin e tuj ja pi gjakun e pakët, ditë pas dite e vit pas viti.

Dhe banditët krekosen si sipërmarrës dhe një skërfyell i gjatë, një tullumbace e fryrë, që fsheh nën kostumet e shtrenjta 999 komplekset e tija të pashërueshme, u shërben si kryeministër -kryeshërbëtor, në pjatanca të florinjta pasuritë tona kombëtare.

Dhe nuk i plas trapi këtij kryeshërbëtori se çfarë vjen pas dhe se Shqypnija mbetet me kryet n’hi.

E kanë shtrirë Atdheun si një Drenushë të plagosur, që shqyhet nga lukunia e hienave, që qeshin neveritshëm pas shqyerjes së çdo llokme…

Dhe qeshin pështirshëm, kur Drenusha e përgjakur dhe me kryet n’tokë dhe n’hirin e shkrumbit që e rrethon, lshon britma e piskama dhimbjeje…

Dhe lëpinjnë gjakun e saj që u rrjedh nofullave epshqare, dhe përsëri qeshin kur n’agoni, kur kjo ish Zojë e Randë, u bërtet me të madhe e mes lotësh fëmijve të saj:

“Largojuni nga ky vend se do t’ju shqyejnë edhe ju… por pashi t’Madhin Zot!… Mos e harroni se asht gjynah me e bjerr, ktë tokë t’bekueme që na ka dhurue i Lumnueshmi!”

Dhe largohen me turma “klyshët” e Shqypnisë së dergjun, nëpër Botën e madhe, duke e lanë Atdheun e vet në pushtetin e hienave dhe rracës “mosShqypnidashëse”…

360 grade

Si është të ti fusë duart Presidenti i Republikës – Monika Kryemadhi pergjigjet (Video)

0

Ne intervisten e saj te fundit ne Zjarr Televizion ne programin e Ismet Drishtit “Shkruaje ne Akull”, zonja e pare e Republikes dhe njekohesisht dhe kryetarja e nje prej forcave opozitare me te fuqishme ne vend Znj. Monika Kryemadhi u perball me nje pyetje jo pak te sikletshme. Ismet Drishti iu drejtua zonjes Kryemadhi me humor sesi eshte qe “te te fuse duart” presidenti i Republikes se Shqiperise.

Monika Kryemadhi gjithashtu duke e marre me sportivititet si pyetje iu pergjigj pyetjes se Drishtit po me humor pa harruar te cilesoje dhe faktin qe edhe ajo eshte nje prej personazheve kryesore ne politiken shqiptare. Per me shume ndiqni videon:

Burimi: Zjarr TV (c) (r)

Amber Rose relaksohet pas operacionit në gjoks

0

Amber Rose është një nga personazhet e njohur që shijoi “Coachell-ën” këtë fundjavë. Si shumë admirues të tjerë të festivalit, 34 vjeçarja vendosi që të hënën të relaksohej. Modelja amerikane, e cila ka kryer një ndërhyrje për të reduktuar gjoksin, postoi një foto tepër provokuese në Instagram ku shfaqet e shtrirë në shtrat, e veshur me një body ngjyrë blu.

ISH-ZV.MINISTRI I RAMËS: PËR TË ARRITUR DERI KËTU KEMI LËNË LESHTË, ISHALLA S’MBETEMI VETËM ME BREKË…

0

Mes reagimeve të shumta për hapjen e negociatave të Shqipërisë drejt BE-së, dallohet edhe ai i ish-Zv/Ministrit të Mbrojtjes, Dritan Hila, i cili ka treguar se të gjithë janë sakrifikuar shumë për këtë rekomandim, ndërsa është shprehur edhe pak skeptik. Hila ka shkruar se shpreson që kësaj rradhe rekomandimi i KE-së të jetë një ogur i mirë, pasi sipas tij Shqipëria deri më tani ka bërë shumë marrëveshje të disfavorshme për vendin.

REAGIMI I PLOTË:

Per te arritur deri ketu ku jemi, kemi lene leshte. Dmth kemi blere paisje apo arme qe nuk i mbanim dot, kemi bere marreveshje apo privatizime te pasurise publike te disfavorshme, kemi lene sovranitet dhe ishim duke lene edhe toke e det. Qofte me kaq dhe ishalla nuk na kerkojne gje tjeter per te na pranuar ne Evrope sepse do perfundojme kocke e lekure dhe vetem me breke, e nuk do ti duhemi dreqit nje lek.

PATOZI: S’ËSHTË DITA PËR TË RRAHUR GJOKSIN

0

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi thotë se rekomandimi pozitiv për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian, nuk është një moment për të “rrahur gjoksin”. Patozi i bën thirrje politikanëve të kursejnë autolëvdatat dhe fishekzjarret.

Reagimi i plotë:

SOT NUK ËSHTË DITA PËR TË RRAHUR GJOKSIN

Sot është një ditë e mirë për Shqipërinë, duke shpresuar deri në fund se do të kapërcehet me sukses edhe ky stacion i rendësishëm për integrimin tonë në Bashkimin Europian.

Kur më shumë se afrimit të Europës duhet t’i gezohemi faktit që do te jemi më të monitoruar prej saj.

Që do të thotë një premisë serioze se do të ketë më pak hapësirë për paudhësi të tjera ballkanike, si ato që kanë shoqëruar të gjithë tranzicionin tonë ekstremisht të vështirë.

Sot nuk ka nevojë për garë se kush e do më shumë Bashkimin Europian apo kush ka kontribuar më shumë për procesin.

Europa nuk ka nevojë për dashurinë tonë, njësoj si mësuesit, që i intereson vetëm përgatitja në provim e nxënësve të vet dhe jo ndjenjat e tyre, të cilat mund të jenë edhe të shtirura.

Ndaj ata, që po rreken të rrahin gjoksin për këtë ngjarje, sa të mezipritur, po aq edhe të vonuar, do t’i këshilloja ta marrin me të qetë dhe t’i kursejnë autolëvdatat dhe fishekzjarret.

Por le të jetë kjo një ditë reflektimi të thellë, për të gjitha arsyet që na bënë të humbasim kaq shumë kohë, si e vetmja mënyrë për të mbajtur ritmin e udhëtimit tonë final drejt Brukselit.

Hapja e negociatave, Bregu uron shqiptarët, ironizon Bashën

0

Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu ka përshëndetur vendimin për hapjen e negociatave me BE-në. “Ajo çka vlerësoj që është shumë pozitive, e pritshme dhe që më në fund Shqipëria ia arrin, është propozimi i Komisionit Europian për çeljen e negociatave. Sesi do vijojë më pas kjo histori deri në miratimin e propozimit apo vendimit të cilin duhet ta marrin pastaj vendet anëtare në qershor, shpresoj shumë në qershor, por në mos në qershor brenda këtij viti të paktën, kjo sigurisht mbetet akoma për tu parë”,– thekson Bregu. Ish-ministrja demokrate thotë se drejtësia do të vijojë të jetë reforma kryesore që do të certifikojë ose jo progresin e Shqipërisë drejt BE-së. Në fund të reagimit të saj, ajo ka edhe një thumb për kreun e PD-së, Lulzim Basha. “Ngushëllime të sinqerta edhe për ata vogëlsira politike apo profesionistë të shtjellave të marra, të cilët gjatë këtyre viteve, qëndrimin tim të pandryshuar PRO çeljes së negociatave e quajtën shkelje të parimeve të demokratit të denjë apo partiakut ushtar dhe sot ngrenë si të paqënë flamurin e luftëtarit më të denjë pro europian! Kushedi çdo të sjellin erërat për fatin e tyre të gremisur!”, shkruan Bregu.

Strazimiri: Heshtja e prokurorisë për arrestimin e kuksianëve provoi varësinë politike nga Rama

0

Partia Demokratike deklaroi sot se heshtja e prokurorisë për provat e manipulimit të arrestimit të paligjshëm të protestuesve kuksianë, faktojnë varësinë e saj politike nga Edi Rama.  Deputeti demokrat, Gent Strazimiri, në një dalje për mediat tha se Prokuroria politike provoi botërisht se funksionon me dy standarde: “Le jashtë burgu Saimir Tahirin, i kapur nga Antimafia italiane si pjesë e trafikut të drogës, por nga ana tjetër fut në burg njerezit e zakonshëm që protesojnë kundër padrejtësive”. Strazimiri theksoi se Partia Demokratike nuk do të lejojë rikthimin e praktikave të Aranit Çelës dhe shkollës ruse, ku qytetarët rrëmbeheshin nga shtëpitë natën, nën terror e pastaj “harroheshin” me vite nëpër burgje e kampe, sipas urdhrit të partisë.

24 orë pas publikimit të videos që provon manipulimin e provave nga prokuroria dhe Policia për arrestimin e paligjshëm të 23 protestuesve kuksianë, Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme po miraton në heshtje padrejtësinë dhe varësinë e saj politike nga Edi Rama.

Siç u pa në video, qytetarët janë arrestuar në 3 të mëngjesit dhe jo në orën 10.00 të paradites, siç thuhet në procesverbalin zyrtar të falsifikuar në bashkëpunim mes prokurorisë dhe policisë.

I vetmi justifikim ndaj falsifikimit të provave për “tavarishët” që duan të kalojnë me sukses “edvingun”, mbetet që të kenë vepruar “në mirëbesim” me orën e Moskës, por ky nuk është shfajësim ligjor!

Kjo provon qartazi dhe në mënyrë të pakontesuar se Prokuroria manipuloi nën urdhrat politikë të Edi Ramës dhe për interesat e tij.

Pas publikimit të videos që tregon manipulimin, nuk ka asnjë të arrestuar, asnjë të ndaluar madje asnjë nën hetim!

Megjithëse kanë kaluar pothuajse 20 ditë Prokuroria nuk ka bërë asnjë veprim për padinë e bërë nga këshilltarët bashkiakë ndaj organit të akuzës pikërisht për arrestimin e paligjshëm të qytetarëve që protestuan kundër një takse të padrejtë.

Prokuroria politike provoi botërisht se funksionon me dy standarde: Le jashtë burgu Saimir Tahirin, I kapur nga Antimafia italiane si pjesë e trafikut të drogës, por nga ana tjetër fut në burg njerezit e zakonshëm që protesojnë kundër padrejtësive.

Drejtësia e Fatmirit është paprekshmëri për Saje qorrin, Agron Xhafajn, Olsi Ramën Lal Qazimin, Vangjish Dakon siç ishte dhe vazhdon të jetë për Visin e Kavajës, Turin e Krujës dhe Turin e Kurbinit, por jo për qytetaret që refuzojnë krimin e “jakave te bardha” apo “pluhurit te bardhe”

Partia Demokratike nuk do të lejojë rikthimin e praktikave të Aranit Çelës dhe shkollës ruse, ku qytetarët rrëmbeheshin nga shtëpitë natën, nën terror e pastaj “harroheshin” me vite nëpër burgje e kampe, sipas urdhrit të PARTISË!

Kuksianët dhe çdo qytetar tjetër e ka fituar të drejtën për të ngritur krye ndaj PARTISË këtu e 28 vjet më parë dhe nuk ka Aranit apo Aranite që ta zhbëjë!

Kthim mbrapa në kohën e hetues Fatmirit, NUK DO TË KETË.

Fleckenstein: Shqipëria hap negociatat pa kushte me BE, urime!

0

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein, uron Shqipërinë për çeljen e negociatave, duke e konsideruar një hap të madh për vendin. Ai thotë se rekomandimi është i pakushtëzuar nga komisioni i BE-së dhe se Shqipëria e meriton.  Urime! Jam shumë i lumtur. Një hap i madh përpara për Shqipërinë! Rekomandim i pakushtëzuar nga komisioni i BE-së për hapjen e negociatave. Shqipëria e meriton! Dhe tani ne presim që të bien dakord gjithashtu në Këshill. 

Negociatat, Vasili: Kapja e drejtësisë dhe korrupsioni i qeverisë janë premisa negative

0

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, duke komentuar vendimin e Komisionit Evropian për hapjen e negociatave me Shqipërinë, thekson se Arroganca, paaftesia, kapja e drejtesise dhe korrupsioni i qeverise jane premisa edhe më negative. Rekomandimi pozitiv per hapjen e negociatave per anetaresim ne BE duhet te mos jete kurrsesi nje hap para dhe dy hapa pas. Shqipëria ka pasur nje moment historik ne nentor 2016 kur absolutisht per here te pare ne historine saj te procesit te integrimit evropian ajo mori nje rekomandim pozitiv per hapjen e negociatave. Por qe nga ai hap i pare pozitiv te tjera hapa shume te renda prapa beri Shqiperia sepse krimi i organizuar dhe trafiku i droges u shnderruan ne probleme kritike per vendin. Arroganca, paaftesia, kapja e drejtesise dhe korrupsioni i qeverise jane premisa edhe me negative,qe rrezikojne qe pas ketij hapi perpara te prillit 2018,te behen hapa te tjere pas ashtu sic ndodhi me rekomandimin historik te nentorit 2016. Ndaj cdo ekzaltim,trimfalizem apo keqperdorim i ketij rekomandimi do te zhyste vendin ne pasiguri te reja,instabilitet ekonomik dhe social edhe me te rende.