Ballina Blog Faqe 9193

Vlahutin i dorëzon progres-raportin Metës dhe Ruçit

0

Aasadorja e BE Romana Vlahutin i është drejtuar tre institcioneve kryesore te vendit për dorëzimin e progres-raportit. Fillimisht ajo shkoi në kryeministri, ku ia dorëzoi kryeministrit Rama, më pas presidentit Ilir Met. Ambasadorja Romana Vlahutin përshkroi rrugën në këmbë, nga Presidenca për në Kryesinë e Kuvendit, ku edhe i dorëzoi këtë raport edhe kryeparlamentarit Gramoz Ruçi. Presidenti Meta e cilësoi si një akt inkurajues, të shumëpritur dhe strategjik për të ardhmen evropiane të vendit. Presidenti e vlerësoi Komisionin si një mik të çmuar e të pakursyer të vendeve kandidate, duke u vetëdëshmuar një forcë e madhe tërheqëse drejt zgjerimit të mëtejshëm të BE-së. “Duke e konsideruar raportin e progresit për Shqipërinë në harmoni të plotë me strategjinë e zgjerimit që synonte një perspektivë të besueshme dhe angazhim të thelluar të BE-së në Ballkanin Perëndimor, Kreu i Shtetit theksoi rëndësinë që ka miratimi i kësaj qasjeje dhe rekomandimit të Komisionit nga Këshilli Evropian i qershorit, për të nisur etapën e re të procesit të negociatave të anëtarësimit”, thuhet në njoftimin e Presidencës. Presidenti Meta shprehu kënaqësinë që ky raport dhe, posaçërisht rekomandimi për çeljen e negociatave, i gjen të gjithë aktorët politikë, institucionalë dhe qytetarët shqiptarë të bashkuar në dëshirën për të përparuar sa më shumë dhe sa më parë drejt BE-së, pa mëdyshje. Kreu i shtetit shprehu besimin se ky moment do t’i shërbejë një reflektimi të thellë dhe serioz për përballjen e sfidave të mëdha që kemi përpara, për ta bërë Shqipërinë një vend evropian më shpresëdhënës.

KE JEP REKOMANDIMIN PËR HAPJEN E NEGOCIATAVE ME SHQIPËRINË

0

Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini, prezanton zyrtarisht para Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian në Strasburg progres-raportin për vendet që duan të bëhen pjesë e Unionit, përfshi këtu edhe Shqipërinë. Mogherini tha në fjalën e saj se Këshilli vendos të hap bisedimet për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë. “Zgjerimi rrit stabilitetin dhe sigurinë. Procesi është ndërtuar në kushtëzim të drejtë dhe rigoroz dhe cdo vend vlerësohet në bazë të meritës së vet për reformat. Do të them pak fjalë për Ballkanin Perëndimor. Do të shkoj, në Tiranë, Shkup, Podgoricë dhe Beograd. Ballkani është Europë dhe do të jetë pjesë e së ardhmes së BE, të fortë dhe stabël, është përgjegjësi e përbashkët. Ky është momenti që njohim arritjet pozitive. Kemi forcuar angazhimin me rajonin përmes strategjisë për Ballkanin, që kreu Juncker dhe duke përgatitur edhe samitin. Ende nuk ka zgjerim apo angazhimi ynë është i madh. Nga gjashtë partnerët, Serbia dhe Mali i Zi kanë ecura mirë, sot KE vendos që të hapen negociata hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë, po punojmë për Bosnjen dhe progresin për Kosovën”, tha Mogherini. Sa i përket kundërshtimit të Francës dhe Gjermanisë për Shqipërinë, Mogherini u shpreh se “nuk na takon neve të bindim këshillin”. “Rezultatet janë të dukshme, vendimi i sotëm bazohet në vlerësimin e progresit. Ndërkohë, Johanes Hahn tha se KE pranon progresin që ka bërë Maqedonia dhe Shqipëria çka na çon në hapjen e bisedimeve. Por ai shtoi se nuk ka kohë për vetëkënaqësi. “Jam i kënaqur që Komisioni e pranoi rëndësinë e reformave që janë bërë nga Maqedonia dhe Shqipëria duke dhënë rekomandimin për hapjen e negociatave, dhe në të njëjtën kohë dhe çfarë duhet bërë për ta mbështetur këtë progres. Kur bëhet fjalë për Shqipërinë në fushat kryesore si 5 përparësitë,  administrata publike, lufta kundër krimit e korrupsionit, reforma në gjyqësor e drejtësi dhe mbrojtjen e pakicave. Në drejtësi kemi parë rezultate të prekshme për gjyqtarë e prokurorë nga vettingu. Është fillimi, por është premtues dhe rekomandimi gjen zbatim. Është me rëndësi që të përmirësohet klima e biznesit e investimeve, dhe norma e lartë e papunësisë ësthë burim shqetësimi, sidomos i të rinjve. Siguria është një tjetër element”. 

PD akuza të ashpra Ramës: Policia dhe prokoruria jote rrëmbyen kuksianët, s’do kesh qetësi

0

Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Rama, policinë dhe prokurorinë për arrestimet e kuksianëve, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm 11 qytetarëve që mbahen ende në burg.

Në një dalje për mediat nga selia blu, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Paloka, ka akuzuar ashpër policinë për arrestimet e paligjshme në mes të natës si dhe prokurorinë për falsikimin e dokumenteve të ndalimit të 23 kuksianëve.

“Policia dhe prokuroria politike e Edi Ramës. Qytetarët e Kukësit janë rrëmbyer në shtëpitë e tyre në mes të natës dhe në mënyrën më shtazore që mund të bëhet. Asnjë shtet kriminal dhe diktatorial nuk mund ta bëjëtë këtë. Prokuroria që është në duart e Ramës falsifikoi orarin e arrestimit të kuksianëve. Guxuan ta bëjnë këta që sot dalin në krah të banditëve dhe mbrojnë banditën, nuk do ketë qetësi për Ramën derisa të lirohen nga burgu. Ne si opozitë në çdo moment do jemi në krah të kuksianëve.”

Leku rrëzon të gjitha monedhat, dollari tjetër rekord

0

Monedha vendase është forcuar sot përkundrejt të gjitha monedhave kryesore të shportës. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro këmbehet sot në tregun vendas me 129.15 lekë, rreth 0.19 pikë më pak se një ditë më parë. Euro ka vijuar të mbajë të njëjtën tendencë rënëse me fundin e javës së kaluar, megjithatë pa prekur nivelin më të ulët të javëve që lamë pas.

Edhe dollari amerikan ka vijuar të nënçmohet në vend. Një dollar këmbehet me 104.48 lekë, me 0.38 pikë më pak se fundi i javës së kaluar.

Valutat kanë pësuar rënie. Sot ka qenë afati i fundit i pagesës së TVSH-së, ndërkohë që të premtën është afati i fundit i pagesës së sigurimeve. Sipas ekspertëve të kursit të këmbimit monedha zhvlerësohet me afrimin e këtyre afateve, duke qenë se bizneset nxitojnë të thyejnë valutën për të shlyer detyrimet.

Forcimi i Euros në tregjet ndërkombëtare ka bërë që dollari të reflektojë rënie në tregun vendas. Të gjitha monedhat kryesore të shportës kanë shënuar rënie, duke qenë se euro është e fortë në bursa dhe i ulët në vend./Monitor

Zjarr në një aparament në Durrës, shkak mendohet të ketë qenë bombla e gazit

0

Nga zjarri që ra në apartamentin e një katin e pestë të një pallati 10 katësh në Durrës ka pasur vetëm dëme materiale.

Kjo ngjarje ka ndodhur në lagjen me numër 12 pranë ish-fabrikës së miellit.

Ndërhryrja e forcave zjarrëfikësve ka bërë të mundur që zjarri mos të përhapet në apartamentet fqinje. Sipas policisë thuhet se zjarri është shkaktuar nga një bombol gazi.

Zhduket në mënyrë të mistershme 17-vjeçarja shqiptare në Irlandë, asnjë gjurmë prej saj që prej 5 ditësh

0

Olta Dodaj është emri i 17-vjeçares, e cila rezulton e zhdukur që prej datës 11 prill në Irlandë. 17- vjeçarja është parë për herë të fundit ditën e mërkurë në orën 14 e 45-së në “New Brige”.

Lajmi për zhdukjen e 17-vjeçares është publikuar pothuajse në çdo media në Iralndë. Zhdukja e saj është cilësuar si një mister. Ajo është  gjatë 160 centimetra, ka flokë në ngjyrë kafe dhe sy po në ngjyrën kafe ka shkuar “The Irish Time”.

Herën e fundit që është parë Olta mbante të veshur një xhaketë rozë, xhinse të errëta dhe conversa.  Prindërit janë shprehur se nuk kanë pasur debate me vajzën e tyre dhe se janë në merak sepse kanë frikë nga më e keqa.

Policia  irlandeze ka kontrrolluar edhe në vendet që frekuentohen nga komuniteti shqiptar, por nuk ka asgjë gjurmë nga 17- vjeçarja.

Hipoteka e Pogradecit nuk u ofron shërbim, qytetarët thyejnë xhamat

0

Gjatë ditës së sotme xhamat e hipotekës në qytetin e Pogradecit janë thyer. Sipas policisë para këtij institucioni ka pasur rradhë të gjata të qytetarëve , të cilëve nuk u janë ofruar shërbimet e duhura.

Mësohet edhe se policia është ende në vendin e ngjarjes, për të marrë deklarat  e plota të qytetarëve dhe për të kuptuar se ç’ka ndodhur.

Para këtij institucioni ka pasur radhë të gjata dhe mesa duket qyetarëve u është sosur durimi nga pritja.

Paloka ‘flakë për flakë’ Xhafës: A e ke regjistruar grupin e Qazim Sejdinit? Po vëllain tënd e ke skeduar?

0

Pas daljes së ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafës ku foli mbi arritjet që ka shënuar kjo ministri dhe policia e shtetit ka reaguar, deputeti i PD-së Edi Paloka.

Paloka është shprehur edhe se është gjë e mirë që, pas 5 vjetësh në pushtet qeveria ka skeduluar grupet kriminale, por ky është vetëm një film.

Më pas Paloka ka ngritur disa pyetje për ministrin Xhafa, ku më kryesoret janë nëse ka regjistruar grupet e Qazim Sejdinit dhe nëse e ka skeduluar vëllain e tij.

“A e ka skeduar të vëllain Agron Xhafaj, të dënuar në Itali per trafik ndërkombëtar kokaine dhe aktualisht është një nga kokat e trafikut të drogës në Vlorë? A e ka skeduar grupin e Arbër Çekaj, të drogës kolumbiane, ku bën pjesë edhe Olsi Rama, vëllai i kryeministrit? A e ka regjistruar grupin e Qazim Sejdinit dhe dhëndrit të tij në Elbasan, ku përfshihet edhe kompania e gruas së Sejdinit, që është nën hetim për trafik droge? A e ka rregjistruar grupin e Lulzim Berishës dhe Emiljano Shullazit? Nëse vërtet do që të luftojë krimin e organizuar dhe lidhjet me qeverinë e Ramës, përgjigjet për këto pyetje Fatmir Xhafaj duhet t’i bëjë publike dhe t’i kërkojë ndihmë çdo qytetari që ta ndihmojë”- është shprehur Paloka.

Por Paloka nuk ka lënë pa përmendur edhe vëllain e kryeminstrit, Olsi Ramën për të cilin shprehet se është pjesë e grupit kriminal të Arbër Çekaj.

Kapen 121 kilogramë drogë në kufi, në pranga shqiptari dhe porositësi i mallit

0

Një sasi prej 121 kilogramësh marijuanë është sekuestruar në kufirin shqiptaro-grek.

Në pranga ka rënë 37-vjeçari shqiptar që transportonte drogën dhe një 50-vjeçar grek i cili do merrte sasinë e lëndës narkotike.

Operacioni u zhvillua në Igumenicë pasinformacioneve që kishte policia greke.

Në kërkim është shpallur edhe një shqiptar tjetër i cili shoqëronte 37-vjeçarin e arrestuar.

SHKARKOHEN EDHE 46 ZYRTARË NË HIPOTEKA DHE TEK ALUIZNi

0

Mungesa e përgjigjeve në kohë ndaj kërkesave të qytetarëve për zgjidhjen e problemeve kryesisht për çështje të pronësisë i ka kushtuar shtrenjtë disa dhjetëra nëpunësve të hipotekave dhe zyrave të ALUIZNI-t. Ministrja e Drejtësisë Gjonaj, bëri me dije shkarkimin e tyre nga puna.

Pas ankesave në portalin qeveritar “Shqipëriaqëduam”, Ministria e Drejtësisë ka vendosur shkarkimin e 46 zyrtarëve kryesisht në Hipoteka, por edhe në agjencinë e ALUIZNI-t. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj bëri me dije këtë të diel vendimet e marra prej saj, ndërsa shtoi se janë paralajmëruar edhe 15 zyrtarë të tjerë, të cilët siç tha ministrja do të shkarkohen nëse nuk përmirësojnë punën e tij…