Ballina Blog Faqe 9194

SHPËRTHIM AFËR NJË BAZE USHTARAKE IRANIANE NË ALEPPO

0

Një shpërthim është regjistruar në një bazë iraniane në Aleppo të Sirisë. Nga kjo ngjarje kanë humbur jetën të paktën 20 persona. Qeveria e Iranit rrëzoi pretendimet se shpërthimi është kryer nga një avion izraelit.

Një bazë ushtarake iraniane në Siri, pranë Aleppo-s, është shënjestruar nga avionë të paidentifikuar, sipas mediave siriane të raportuara nga Jerusalem Post. Baza iraniane, e vendosur në rajonin Jabal Azzan në jug të qytetit Aleppo, është më i madhi në vend. Dëshmitarë okularë raportuan se kishin parë shpërthime në atë zonë.Burime të tjera të pakonfirmuara kanë identifikuar avionët si bombardues izraelitë. Por Teherani ka mohuar lajmin dhe mediat pranë Hezbollah pohojnë se shpërthimet në vend janë shkaktuar nga plasja e eksplozivëve brenda depos. Në këtë ngjarje raportohet se të paktën 20 persona kanë humbur jetën.Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, “shpërthimi ndodhi në një zonë ku forcat iraniane, aleate të regjimit të Bashar al-Assad, janë të pranishëm pranë Brigadës së Fatimisë” të integruar nga luftëtarë të përbërë nga afganë shiitë. Ndërkohë, shkaqet e shpërthimit nuk janë të qarta dhe për këtë po zhvillohet një hetim.///

Trump kërcënon përsëri regjimin e Assad

0

SHBA do të bombardojë përsëri Sirinë nëse do të ketë sulme të reja me armë kimike. Kërcënimi ka ardhur nga Presidenti amerikan, Donald Trump. Ndërkohë, Këshilli i Sigurisë i Kombeve të Bashkuara rrëzoi rezolutën e Rusisë që dënonte sulmet e Perëndimit kundër regjimit të Assad në Siri.

 

  <iframe width=”640″ height=”480″ id=”am__1130114″ frameborder=”0″ allowfullscreen scrolling=”no” src=”https://e.abingmedia.com/v/29/1130114.html”></iframe><script async src=”https://e.abingmedia.com/am__loadplayer_v2.js”>{“videoid”: “1130114”, “sid”:”29″}</script> 

 

Presidenti Donald Trump ka paralajmëruar qeverinë e Sirisë se SHBA është në gatishmëri për të goditur përsëri nëse kryen sulme të reja kimike. Kërcënimi erdhi pasi Amerika, Britania e Madhe dhe Franca goditën tre zona siriane në përgjigje të një sulmi të dyshuar kimik në qytetin e Doumës një javë më parë. Siria mohon të ketë kryer diçka të tillë dhe thotë se sulmi u fabrikua nga rebelët.Pas bombardimeve në Siri, Trump ka telefonuar aleatët Emmanuel Macron dhe Theresa May. Kreu i Shtëpisë së Bardhë i ka falenderuar për mbështetjen në sulmin kundër arsenalit të armëve kimike të Assad. Shtëpia e Bardhë konfirmoi më pas se 3 liderët e dakordësuan në faktin që bombardimet kanë patur sukses dhe ishin të nevojshëm për të dobësuar programin e armëve kimike të Damaskut.Zhvillime të rëndësishme sa i përket kësaj çështjeje ka pasur edhe në Këshillin e Sigurisë së Kombeve të Bashkuara. Ambasadorët kanë refuzuar një rezolutë të Rusisë, aleatit kryesor të Assad, që dënon sulmet në Siri. I dërguari i Moskës në OKB, Vassily Nebenzia akuzoi SHBA-të, Britaninë dhe Francën se kanë shkelur të ligjet ndërkombëtare me bombardimin e fundit. Ndërsa ambasadorja amerikane, Nikki Haley, tha se operacioni ishte “i justifikuar, legjitim dhe i duhuri”.Ndërkohë, CNN mëson se vendet perëndimore po i japin një shtyse tjetër nismës në OKB për t’i dhënë fund arsenalit të armëve kimike në Siri. Për këtë është përgatitur nga Franca, një rezolutë që kërkon hetimin e ngjarjeve të fundit. Kundërpërgjigja e SHBA, Britanisë së Madhe dhe Francës erdhi pasi disa ditë më parë në Siri u vranë rreth 100 persona dhe 500 të tjerë u helmuan nga sulmi me armë kimike që dyshohet të jetë kryer nga regjimi sirian i Assad.///

Kapet me 3 pistoleta në brez, pranga 44-vjeçarit në kufi

0

Një shqiptar i Kosovës është arrestuar në flagrancë nga policia në pikën kufitare të Morinës.

Në pranga ka rënë 44-vjeçari Hamdi Mavriqi, banues në Prishtinë pasi u kap me 3 pistoleta ‘Glock’ si dhe 25 fishekë.

Armët u gjetën në mjetin tip ‘Seat’ me të cilin po udhëtonte Mavriqi, i cili i kishte fshehur ato poshtë xhupit.

VRASJA E SHQIPTARIT NË KOLUMBI

0

Një tjetër shqiptar është vrarë në atentat në kryeqytetin e Kolumbisë, Bogota. viktimë në atentat ka mbetur Adriatik Lagji nga Borshi i Sarandës. Dyshimet e policise jane se kjo vrasje ka te beje me luften per territor te grupeve kriminale shqiptare te perfshira ne trafikun e kokaines nga Amerika e Jugut drejt Europes…”,

Amerika Latine është rikthyer serish ne vëmendje pasi nje tjetër shtetas shqiptar ka mbetur i vrare ne nje atentat tipik mafioz, pak dite me pare ne kryeqytetin e Kolumbisë, Bogota. Behet fjale per sarandjotin Adriatik Lagji, i cili prej vitesh jetonte ne ketë shtet, ndërsa ende nuk ka asnje te dhëne lidhur me motivet e vrasjes se tij, edhe pse dyshimet e para bien mbi lidhjet e mundshme me trafikun e drogës. Por nder vite, shtetet e Amerikës Latine, veçse kane eksportuar kokaine drejt Europes, kane importuar dhe persona me te dhëna te forta kriminale. Te paktën 6 atentate jane regjistruar vitet e fundit ne Kolumbi e Ekuador, ku objektiva kane qene shtetas shqiptar. Por pavarësisht këtyre shifrave, te cilat per një vend si Shqipëria nuk jane te vogla, nga informacionet qe disponon Ministria per Europen dhe Punët e Jashtme, situata është mese normale. Shqipëria ka përfaqësi diplomatike vetëm ne Brazil, përfaqësi e cila mbulon dhe shtetet e tjera te Amerikës Latine. Atentati i fundit ne Bogota vjen pas bllokimit i 613 kg kokaine ne Durrës, e që ishte nisur pikërisht nga Amerika Latine, ndonëse nuk dihet nëse dy ngjarjet kane lidhje me njëra tjetrën.

Breshëri mbi pikën e basteve, policia zbardh sherrin me armë në Fier

0

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme ku mbeti i plagosur 32 vjeçari A.J. Policia identifikon dhe shpall në kërkim dy autorët e dyshuar të ngjarjes.

Burimet zyrtare thane se pas ngjarjes së ndodhur më datën 14.04.2018, rreth orës 21:25 në afërsi të Prefekturës Fier, ku mbeti i plagosur shtetasi A.J, 32 vjeç, banues në Fier, Policia e Fierit ngriti një grup të posaçëm hetimor për zbardhjen e ngjarjes.

Nga hetimet paraprake dhe nga informacionet e siguruara, dyshohet se shtetasi A.J, pasi është konfliktuar fizikisht në një lokal për motive të dobëta me shtetasit E.H.M, 25 vjeç dhe E.D.M, 25 vjeç, të dy banues në Patos (djem xhaxhallarësh), është qëlluar me thikë nga shtetasi E.H.M.

Gjithashtu njëri prej autorëve ka qëlluar edhe me armë zjarri pistolet në drejtim të shtetasit A.J por nuk ka pasur plagë të shkaktuara nga arma

Policia po punon intensivisht për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajta pa leje e armëve dhe municionit luftarak” parashikuar nga nenet 76/22/25 dhe 278/2 të Kodit Penal.

Durrës, gruaja gjendet e mbytur në pus

0

Një grua e moshuar është gjetur e mbytur në pusin pranë banesës një ditë më parë në Durrës.

Viktima S.M., 76 vjeçe është gjetur nga familjarët e mbytur në pusin e banesës, njoftoi Policia. Dyshimet e Policisë janë se e moshuara ka rënë aksidentalisht në pus.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës, si ngjarje aksidentale, shtuan të njëjtat burime.

SULMI AJROR NË SIRI, MAY: I DREJTË DHE LIGJOR

0

Kryeministrja britanike Theresa May në një konferencë shtypi mbi sulmet ajrore perëndimore në Siri tha asnjë grup tjetër përveç qeverisë siriane nuk mund ta ketë kryer sulmin e dyshuar kimik në Douma javën e kaluar.

<iframe width=”640″ height=”480″ id=”am__1130079″ frameborder=”0″ allowfullscreen scrolling=”no” src=”https://e.abingmedia.com/v/29/1130079.html”></iframe><script async src=”https://e.abingmedia.com/am__loadplayer_v2.js”>{“videoid”: “1130079”, “sid”:”29″}</script>

Kryeministrja britanike Theresa May në një konferencë shtypi mbi sulmet ajrore perëndimore në Siri tha asnjë grup tjetër përveç qeverisë siriane nuk mund ta ketë kryer sulmin e dyshuar kimik në Douma javën e kaluar. “Ne e dimë se regjimi sirian përdori në mënyrë të neveritshme armët kimike kundër popullit të vet,”-tha ajo. Ajo tha se ishte e drejtë dhe ligjore për të ndërmarrë veprime kundër qeverisë siriane, por nuk kishte të bënte me ndërhyrjen në luftën civile siriane. “E mora këtë vendim sepse besoj se është gjëja e drejtë. Mesazhi është se përdorimi i armëve kimike është ilegal. Komuniteti ndërkombëtar nuk mund të rrinte duarkryq. Kemi parë agjentë nervorë që u përdorën dhe këtu në Angli. Kemi parë sulm të armëve kimike. Ky vendim nuk është i lehtë. Gjëja e duhur që duhej bërë pasi ka pasur një rritje të përdorimit të armeëve kimike. Është në interesin tonë dhe të ardhmen që përdorimi i armëve kimike të ndalohet.” Është një veprim kundër regjimit sirian i cili fatkeqësisht është mbështetur nga Rusia. Përdorimi i armëve kimike është i palejueshëm.” Kryeministrja britanike mbrojti vendimin e ndërmarrë për sulmet ajore pa u konsultuar me Parlamentin. May tha se do të bëjë një deklaratë për sulmet ajrore të hënën në Parlament. “Kjo nuk është diçka ku Mbretëria e Bashkuar ka qenë e përfshirë. Planifikimi i plotë dhe i duhur u mor përpara këtij aksioni për të siguruar që ne të minimizojmë ndikimin mbi civilët,”-tha kryeministrja.

Çfarë premton Monika Kryemadhi për LGBTI – të (video)

0

Monika Kryemadhi e ftuar në studion e emisionit “Shkruaje në Akull” përballë Ismet Drishtit

deklaron se LSI është kundër martesave Gay dhe se është për mbrojtjen e vlerave të familjes tradicionale shqiptare. Pra nuk ka shanse që LSI të votojë pro ligjit të martesave Gay, ligj i cili mbështetet me forcë nga Fondacioni Soros e shoqatat e ndryshme të sponsorizuara prej tij si dhe nga Ambasadori Lu e ca Ambasadorë të tjerë.

Pogradec, adoleshentja e përdhunuar lind foshnjen, zbulohet më e rënda: E la shtatzanë babai

0

Pas disa muajsh, analiza e ADN-s zbulon atësinë e foshnjës së një viktime të përdhunimit në Pogradec. E mitura kishte denoncuar edhe fqinjin e saj.

55-vjeçari nga Velçani i Pogradecit, Ligor Biba, është i ati i fëmijës së 15-vjeçares, e cila e akuzoi se e përdhunoi dhe e la shtatzënë.

Edhe pse Biba ka mbajtur qëndrim mohues ndaj përdhunimit të të miturës, si gjatë hetimit ashtu edhe në gjykim, analiza e ADN-s që ju bë foshnjës së sapolindur, konfirmoi atësinë e tij.

Ka qenë 55-vjeçari që i ka kërkuar gjykatës, kryerjen e analizës së ADN-s, përgjigjet e së cilës kanë rënduar pozitën e tij proceduriale.

Ligor Biba u denoncua nga e mitura në Tetor të vitit të kaluar, pasi infermierja e fshatit zbuloi se vajza ishte në muajin e 8 të shtatëzënisë.
Procesi gjyqësor ndaj Bibës po zhvillohet në Gjykatën e Korçës, pasi Gjykata e Pogradecit nuk ka seksion për të miturit.

360° Gradë -DEPUTETI I PD BARDH SPAHIU RAMA ANULOJI NGA FRIKA VIZITËN NË SHKODËR

0

Nga ana e tij, deputeti i PD në Qarkun e Shkodrës, Bardh Spahia i cili ishte me protestuesit, postoi edhe një video në Facebook, nga ku deklaroi se kryeministri Rama kishte anuluar vizitën nga frika.