Këto janë fotot brenda një klubi sekret seksi të femrave në Londër, ku gratë shkojnë për ‘lirimin e alter egos’ së tyre.
Brazili nuk është thjesht një “fidanishte” e pashtershme për prodhimin e talenteve të futbollit, por edhe vendi ku kanë lindur shumë nga modelet më të famshme në botë. Jessica Amaral, ish Miss ‘Bum Bum’, është njëra prej tyre, që pritet të ‘ndezë’ Rusinë gjatë botërorit. E njohur si një tifoze e ‘çmendur’ e Flamencos, por edhe e kombëtares braziliane, bukuroshja ka treguar se e ka prerë tashmë biletën për në Rusi. “Do të jem në Rusi, që nga fillimi i qershorit, për të mbështetur kombëtaren. Shpresoj t’i sjell fat Brazilit në këtë kompeticion dhe të sjellim Kupën e Botës”, deklaroi Jessica për mediat braziliane.
Helmimi i ish-agjentit rus në Britaninë e Madhe po prek edhe Kupën e Botës që do zhvillohet në Rusi. Të paktën 6 vende ose nuk do të dërgojnë zyrtarë ose do të bojkotojnë turneun si pëgjigjje ndaj sulmit të ish-spiunit Sergei Skripal në Salisbury. Britania njoftoi në mes të marsit se anëtarët e familjes mbretërore dhe ministrat e saj do të qëndrojnë larg eventimentit më të madh të futbollit që do të zhvillohet nga 14 qershori në 15 korrik. Islanda, mbrëmjen e kaluar tha se do të ndiqte Britaninë ndërsa Suedia, Danimarka, Australia dhe Japonia kanë nënkuptuar se do të ndërmarrin një veprim të ngjashëm. Kryeministrja Theresa May po ndërmerr qëndrim akoma më të madh kundër Vladimir Putin. Presidenti polak Andrzej Duda ishte kreu i parë botëror që qëndroi së bashku me zonjën May duke zbuluar se ka refuzuar të shkojë në ceremoninë e hapjes së turneut në Moskë më 14 qershor.
Kim Kardashian ka postuar në Twitter një foto ku duket fantastike me kostum plazhi të zi. 37-vjeçarja ka pozuar së bashku me Mario Dedivanoviçin, personin me origjinë shqiptare që i bën tualetin Kimit. Në fotot e reja, Kimi duket perfekte në të gjitha aspektet, vetëm disa ditë pasi u kritikua shumë për një foto të modifikuar rëndë. Kësaj radhe, ajo vjen shume seksi. Një ndër femrat më me influencë në botë, Kim Kardashian ka cmendur rrjetin me fotografitë e saj ku shfaqet e veshur me një body të zezë, pranë grimierit shqiptar Mario Dedivanovic. Me anë të një postimi në Twitter, 37-vjecarja tregon për bashkëpunimin e saj me të, për të cilin ndihet krenare. “10 vite më parë kur u takuam, nuk kam ëndërruar se do ishim bashkë për të sjellë në treg produktet tona. Jam shumë krenare për këtë koleksion me tonet e preferuara të syve dhe buzëve. KKWXMARIO”, shkruajti bukuroshja e reality show ‘Keeping Up With The Kardashians’. Ndërkohë pati shumë komente pozitive për linjat trupore që dukeshin qartë nga veshja e saj.
Vala e dëbimeve të diplomatëve, shpesh të cilësuar si oficerë të shërbimeve sekrete të Rusisë, nuk ka të ndalur. E pas veprimeve të njëpasnjëshme të vendeve të ndryshme, që ndoqën njoftimin e Donald Trumpit një ditë më parë për dëbimin e diplomatëve rusë si pasojë e sulmit me agjent kimik në tokën britanike, sot ka reaguar përmes një deklarate për mediet edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Sulmi i Salisburyt është cilësuar nga Britania si e para herë e përdorimit të armëve kimike në territor europian që prej Luftës së Dytë Botërore, cilësim të cilit i bëhet jehonë edhe nga Stoltenberg, me këtë të fundit që bën dallimin vetëm të “territorit të NATO-s”. Që prej 14 marsit, kur aleatët e NATO-s shprehën shqetësimin e thellë dhe dënuan këtë shkelje të normave ndërkombëtare, konsultime intensive janë mbajtur mes tyre në kryeqytetet e vendeve respektive, përfshi edhe në selinë e NATO-s, nga të cilat ka rezultuar deri më tani dëbimi i mbi 140 zyrtarëve rusë nga 25 vende aleate të Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe partnerët e saj. “Kjo është një përgjigje e gjerë, e fuqishme dhe e koordinuar ndërkombëtare dhe, si pjesë e kësaj përgjigjeje, edhe NATO do të unifikojë ndërmarrjen e hapave të mëtejshëm. Sot më duhet të njoftoj tërheqjen e akreditimit për 7 pjesëtarë të stafit të Misionit të Rusisë në NATO. Përveç tyre, kam refuzuar kërkesat për akreditim të 3 pjesëtarëve të tjerë”, njoftoi Stoltenberg. Këshilli i Atlantikut të Veriut ka reduktuar në maksimum përbërjen e Misionit rus në 10 persona, në përputhje me vendimin e marrë nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s. “Kjo e çon numrin maksimal të këtij stafi në 20 persona”, shtoi më tej Stoltenberg. Ai theksoi se ky veprim i jep një mesazh të qartë Rusisë se duhet të përballet me kostot dhe pasojat e sjelljes së papranueshme dhe të rrezikshme të saj. Kjo vjen edhe si rrjedhojë e mungesës së përgjigjeve konstruktive mbi atë çfarë ndodhi në Salisbury, theksoi Stoltenberg.
Një operacion i përbashkët nga autoritetet spanjolle dhe shërbimi gjerman i hetimeve doganore, ka sjellë arrestimin e 18 personave dhe procedimin e penal të 9 të tjerëve, mes të cilëve raportohet se ka edhe shqiptarë. Operacioni “Carambolas” i mbështetur nga Europol, shkatërroi një grup kriminal të organizuar të përfshirë në trafikun e drogës dhe aktivitete të tjera të paligjshme në të gjithë Bashkimin Europian. Mësohet se një ton marihuanë, 212.000 euro, armë zjarri, municione dhe tetë automjete u konfiskuan nga ky operacion. Anëtarët e organizatës kriminale u arrestuan dhe u morën në pyetje nga policia dhe sipas Europol ata janë shtetas të 8 vendeve të ndryshme: Kroacia, Gjermania, Spanja, Shqipëria, Armenia, Serbia, Siria dhe Turqia. Grupi kriminal trafikonte marihuanë nga Spanja drejt vendeve të tjera të BE-së, veçanërisht në Gjermani, nëpërmjet një rrjeti të themeluar në Malaga dhe Granada të Spanjës. Sipas Europol rrjeti kriminal ishte i strukturuar në mënyrë të tillë që edhe nëse një prej “qelizave” do të zbulohej nga policia, furnizimi me lëndën narkotike mund të garantohej ende. Hetimi për këtë organizatë kriminale ka filluar qershorin e kaluar, pasi një gjerman, anëtar i këtij rrjeti, u pikas nga autoritetet teksa blinte një sasi të madhe marihuane në jug të Spanjës. Faza e parë e operacionit u përqendrua në çmontimin e dy fabrikave të marijuanës të zbuluara në jug të Spanjës, ku u konfiskuan gati 100 kilogram marihuanë dhe 172.000 euro. Raportohet se gjatë operacionit për arrestimin e të dyshuarve ka pasur edhe shkëmbi zjarri ku kanë mbetur të plagosur dy efektivë të policisë spanjolle.
Një fëmijë dyshohet se ka gjetur vdekjen pas komplikacioneve nga fruthi. Paraprakisht bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Berishë të Fushë Arrëzit, ku fëmija 12 vjeç ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij. Në gjendje të rënduar ndodhet edhe vëllai dhe motra e tij, përkatësisht 15 dhe 9 vjeç, të cilët janë transportuar me helikopter në drejtim të Tiranës. Paraprakisht dyshohet se edhe ata janë prekur nga fruthi.
Një sasi prej 160 kilogramë kanabis sativa është sekuestruar në Lezhë, ndërsa në pranga janë vënë 6 persona. Operacioni është zhvilluar në fshatin Balldren ku droga po përgatitej për shitje. “Nga informacionet e marra në rrugë operative nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, se në fshatin Balldren në banesën e shtetasit Nikolin Marpalaj, të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin po përgatiteshin për të transportuar e shitur një sasi lëndë narkotike Cannabis Sativa, ku gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në banesën e shtetasit Nikolin Marpalaj janë gjetur dhe sekuestruar 160 kilogramë”, sqaron policia.
Të arrestuarit janë:
1-Nikolin Marpalaj, 49 vjeç, banues në Lezhë,
2-Kristjan Pepaj, 25 vjeç, banues në Shkodër,
3-Doren Pepaj, 22 vjeç, banues në Malësinë e Madhe Shkodër,
4-Erjon Ndoci, 29 vjeç, banues në Lezhë,
5-Jolanda L, 29 vjeçe, banuese në Shkodër,
6- Mirsada P. 25 vjeçe, banuese në Velipojë.
U sekuestrua
• 160 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa,
• Një armë gjahu,
• Dy peshore elektronike,
• 12 telefona celularë të markave të ndryshme,
• Një automjet tip “Golf 4” në pronësi të shtetasit Kristian Pepaj,
• Një automjet tip “Mercedes Benz” në pronësi të shtetasit Erjon Ndoci.
Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprat penale të “Prodhim e shitje të lëndëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim.
Komsioni Qendrorë i Zgjedhjeve, i bëri thirrje partive politike që të dorëzojnë raportet financiare vjetore për vitin 2017. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja Drilona Hoxhaj tha se rezultojnë që nga 128 parti politike, deri tani e kanë dorëzuar raportin pranë KQZ-së vetëm 18, ndërkohë që afati pëfundimtarë është data 31 mars. “Komisioni Qendror i Zgjedhjve është i vendosur të respektojë ligjin, ndaj ju kujtojmë se afati për dorëzimin e raporteve financiare është data 31 mars 2018 dhe shkelja e afatit të dorëzimit të raportit financiar në kohën e duhur apo paraqitja e tyre në shkelje të formateve të standardizuara, të miratuara nga KQZ, në zbatim të nenit 23/4 të ligjit “Për partitë politike”, dënohet me gjobë nga 50.000-100.000 lekë”, thuhet në njoftimin e KQZ. Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka ftuar ekspertët kontabël të licencuar, që të shprehin interesin e tyre pranë këtij institucioni, për auditimin e fondeve të përfituara dhe shpenzuara nga partitë politike gjatë vitit. Data 8 prill është fatai i fundit ku çdo ekspert kontabël që plotëson kriteret të aplikojë pranë Kosmionit Qendrorë të Zgjedhjeve.
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Tiranë ku një 51-vjeçar e cila dhunohej rregullisht nga bashkëshorti i saj, pas një zënke të fundit me të, ka pësuar infarkt e më pas ka humbur jetën. Burime zyrtare nga policia e kryeqytetit bënë me dije se shtetasja me inicialet A.GJ., pas një sherri që kishte pasur me burrin e saj, shtetasin me inicialet I.GJ., kishte dalë në rrugë dhe aty kishte humbur ndjenjat, pasi kishte pësuar infarkt. Kanë qenë kalimtarët e rastit, ata që i kanë dhënë ndihmën e parë të ndjerës, e cila u dërgua me urgjencë në spital, por nuk ka arritur të mbijetojë.