Ballina Blog Faqe 9198

Kuvend, Opozita hedh drejt qeverisë shishe, miell e vezë.

0

Eshte mbyllur me tensione seanca e sotme parlamentare. Deputetet e opozites bllokuan foltoren e Kuvendit dhe më pas hodhën në drejtim të Ramës shishe me ujë vezë e miell.  Kryetari i Parlamentit, Gramoz Ruçi përjashtoi nga seanca Klevis Balliun, Ervin Salianji dhe Flamur Noka.  Në një moment kur drejt ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati iu hodh një vezë, në kundërpërgjigje ministri goditi me shishe.  Rucit iu desh te nderpriste 4 here seancen parlamentare e cila u mbyll me votimin e ligjeve e marreveshjeve qe ishin ne rend dite. “Nuk ka për të pasur procedim normal të kësaj seance pa larguar njeriun që ka fyer si askush tjetër shqiptarët. Ai do të largohet, ai do të mbajë përgjegjësi për këtë fyerje, për krimet dhe grabitjet që i ka bërë vendit” deklaroi Basha.

Kourtney ja kalon të motrës Kim Kardashian

0

Kourtney dhe Kim Kardashian kanë reklamuar thuajse çdo ditë në rrjetet sociale format e tyre mahnitëse gjatë pushimeve në “Turks and Caicos”. Këtë herë duket se mamaja e tre fëmijëve e ka lënë në hije “fenomenin” e reality show. Kourtney, 38 vjeç, ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram një foto duke ecur krahë motrës së saj Kim në plazh, ndërkohë që dukej e mrekullueshme me bikini ngjyrë blu.

THEMELUESI I FACEBOOK DËSHMON NË KONGRESIN AMERIKAN

0

Shefi ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg, ka dëshmuar të martën për herë të parë në Kongresin e Shteteve të Bashkuara. Këtë herë, 33-vjeçari kishte ndërruar bluzën e tij ngjyrë gri dhe xhinset me një kostum blu të errët dhe një kravatë bojëqielli. Ai u shfaq i zymtë teksa eci drejt dhomës së seancës, ku e prisnin 44 senatorë, por edhe disa manifestues që ngritën parulla të tipit “Mbroni privatësinë tonë”, apo “Mjaft na përgjuat”. Në fjalën e tij para nisjes së seancës së pyetjeve, Zuckerberg foli qartë në lidhje me skandalin ku është përfshirë edhe kompania “Cambridge Analytica”: “Është faji im. Unë e nisa Facebook-un, unë e menaxhoj dhe unë jam përgjegjës për atë që ndodh”, tha ai. Milioneri i ri u shpreh i vetëdijshëm se kompania kishte dështuar në mbrojtjen e të dhënave të përdoruesve të rrjetit social. “Është e qartë se nuk bëmë sa duhet për të parandaluar diçka të tillë dhe e njëjta gjë vlen për lajmet e rreme, ndërhyrjen e jashtme në zgjedhje dhe fjalimet e urrejtjes”, tha Zuckerberg. I pyetur se çfarë po bën për të parandaluar ndërhyrjen e aktorëve të huaj në zgjedhjet amerikane, ai u përgjigj se kjo është një nga prioritetet kryesore të tij. “Kjo është një nga prioritetet e mia kryesore. Ajo për të cilën më vjen keq është se u treguam të ngadaltë në identifikimin e operacioneve ruse në vitin 2016”, tha Zuckerberg. Shefi i Facebook konfirmoi edhe marrjen në pyetje të stafit të tij nga ekipi i hetuesve të skandalit “Russiagate” në lidhje me ndërhyrjen ruse, por ai vetë jo. I pyetur nëse punonjësit e Facebook ishin përfshirë me kompaninë “Cambridge Analytica” gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016, Zuckerberg tha se nuk e dinte me saktësi, por tha se ata kishin ndihmuar. “Ajo që di është se ne ndihmuam fushatën e Trump duke ofruar mbështetje, njësoj siç bëjmë me të gjitha kompanitë e tjera”, tha ai.

ROMA “BEFASON” BARCELONËN DHE KALON NË GJYSMËFINALE, LIVERPOOL NUK FAL CITY-N

0

Liverpooli dhe Roma janë dy skuadrat e para që presin një biletë për në gjysmëfinalen e UEFA Champions League. Pas fitores 3-0 një javë më parë, “The Reds” fituan dhe takimin e dytë, me të besuarit e Jurgen Kloop që fituan me përmbysje 2-1 ndaj Manchester City. Golit të Gabriel Jesus në minutën e 3-të iu përgjigjën Salah e Firminho në fraksionin e dytë, duke e dërguar në 5-1 rezultatin e përgjithshëm dhe duke prerë një biletë për në fazën tjetër.  Spektakolare ka rezultatuar takimi në “Olimpico” aty ku Roma ka përmbysur gjithçka në shtëpi, duke “asfaltuar”Barcelonën me rezultatin e thellë 3-0. Pavarësisht humbjes 4-1 në takimin e parë, verdhekuqtë e gjetën forcën për të reaguar, duke fituar takimin e kthimit dhe për të qënë ata një prej katër skuadrave më të mira të kompeticionit. Që do të ishte një takim i vështirë për katalanasit u pa që në minutën e 6-të, pasi e panë vetën në disavantazh të një goli. Ishte boshnjaku, Edin Dzeko që tundi rrjetën e Ter Stegen, përpara se De Rossi, e Manolas të bënin të njëjtën gjë dhe të dërgonin në 4-4 rezultatin e përgjithshëm dhe për të qënë italianët në fazën tjetër, pas golit në fushën kundërshtare. Trajneri Euzebio Di Françesko, sidoqoftë, nuk kërceu përpjetë nga lumturia në deklaratat e tij pas ndeshjes. Di Françeko: “Futbolli italian e donte një skuadër në Champions, dhe sonte ishim ne. Këtë që ndodhi ua kam predikuar futbollistëve të mi që ditën e parë që erdha në Romë, dhe për fat, paskam arritur t’ua mësoj lojtarëve të mi. Jam jashtëzakonisht I lumtur, por mendoj se kjo nuk është maksimumi ynë. Nuk duhet të kënaqemi me pak siç kemi bërë në të kaluarën, sepse kemi një qëllim të madh, atë që të arrijmë finalen. Pas këtij suksesi të madh, pse të mos kërkojmë edhe një më të madh?”.

“RAKETAT E ZGJUARA”, SHBA DHE RUSIA PARALAJMËRIME EKSTREME KUNDRA NJËRA TJETRËS

0

SHBA dhe Rusia paralajmërime ekstreme kundra njëra tjetrës.  Përmes një postimi  në Twitter, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, la të kuptohet se sulmet me raketa në Siri mund të ndodhin së shpejti dhe paralajmëroi Rusinë që “të bëhet gati”. Në postim  Trump iu referua paralajmërimeve të zyrtarëve ushtarakë rusë se çdo sulm i SHBA-së në Siri do të marrë përgjigje. “Rusia zotohet se do të qëllojë çdo raketë të hedhur në Siri. Bëhu gati Rusi, sepse ato do të vijnë, të bukura, të reja dhe ‘të mençura’. Nuk duhet të jeni partnerë me një kafshë që vret me gaz njerëzit e saj dhe është e lumtur për këtë”, shkroi Trump në Twitter. Duke reaguar ndaj njoftimit të Trumpit në “Twitter”, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova tha se sulmi me raketa do të minonte punën e inspektorëve ndërkombëtarë, që kërkojnë të ekzaminojnë vendin e sulmit të dyshuar me agjentë nervorë. “Raketat ‘e zgjuara’ duhet t’u drejtohen terroristëve dhe jo qeverisë legjitime, e cila po lufton prej kohësh me terroristët”, shkruan Zakharova në Facebook. “Mos vallë ky është një truk për të shkatërruar me anë të raketave, gjurmët e sulmit kimik në mënyrë që të mos mbetet asnjë provë për t’u shqyrtuar nga inspektorët ndërkombëtarë?”, hedh dyshime Zakharova. Ndërsa zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i pyetur mbi komentin gjatë seancës informuese me reporterët, të mërkurën, nuk përsëriti asnjë paralajmërim. Ai e përshkroi situatën në Siri si “tejet të tensionuar”, por refuzoi të specifikonte nëse Moska do t’iu përgjigjej sulmeve ajrore amerikane kundër aleatit të saj, Assad. Ndërkohë, shefi i Shtabit të Përgjithshëm rus, gjenerali Valery Gerasimov deklaroi se ushtria ruse do të kundërpërgjigjet, nëse sulmet ajrore amerikane do të rrezikojnë jetët e oficerëve rusë në Siri. “Lidhur me pyetjen se çfarë do të ndodhë në rast të një sulmi ajror të këtij apo atij, së pari dëshirojmë që të gjitha palët të shmangin hapat që, as nuk janë të provokuara nga diçka në realitet dhe aq më keq, do të destabilizonin edhe më tej situatën e nderë tashmë në rajon”, tha Peskov. Ndërkohë, mbi Siri duket se ka filluar efekti i paralajmërimit të lëshuar nga “EuroControl” për të gjitha linjat ajrore, që të shmangnin fluturimet mbi hapësirën siriane.

Prokurorit të Beratit i ndërpritet Vettingu, dha dorëheqjen

0

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ndërpret procesin e rivlerësimit të prokurorit të Beratit, Ermir Beta pasi ky i fundit ka dhënë dorëheqjen. Pas vendimit për largimin nga detyra, ai automatikisht i ndërpritet procesi i Vettingut. Vendimi u mor më 10 prill ndërsa dorëheqjen e paraqiti më 5 prill në Prokurorinë e Përgjithshme. Ermir Beta ishte emëruar prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor të Beratit, me dekret të presidentit të datës 6 nëntor 2008. Ndërkohë KPK njofton se më 17 prill zhvillohet seanca dëgjimore me Besa Nikëhasani, prokurore pranë Prokurorisë së Apelit në Shkodër.

ZBARDHET VRASJA E MARIO MAJOLLARIT: JA AUTORI I KRIMIT

0

Pa kaluar 24 ore nga ekzekutimi i të riut Mario Majallari policia identifikoi dhe shpalli në kërkim autorin. Ai është 40 vjecari Kastriot Gjuzi, vëllai i Ilir Gjuzit që u vra nga babai i 28 vjeçarit në vitin 2000.Sipas policisë Kastriot Gjuzi nga Rrogozhina, por me banim në Tiranë është person me precedentë penalë, pasi disa vite më parë është arrestuar nga rrugorët për drejtim mjeti në gjendje të dehur.Mario Majallari kishte vetëm 5 ditë që ishte kthyer nga Suedia, pasi organet ligjzbatuese atje nuk i kishin pranuar azilin me pretendimin se Shqipëria është në listën e vendeve të sigurta. Por pa kaluar 1 javë nga mbërritja e tij, 28 vjecari u ekzekutua për motive gjakmarrjeje pak metra te hyrjes së pallatit ku jetonte sëbashku me të ëmën dhe motrën e tij.Babai i viktimës, Avni Majollari është i dënuar përjetë, per dy vrasje. Vendimi i është dhene nga Gjykata e Tiranës ne vitin 2001. Sipas policisë, babai i 28-vjecarit te ekzekutuar vrau pas nje konflikti me arme Armando Nelajn dhe Ilir Gjuzin në segmentin rrugor Tirane – Dajt. Per këto dy vrasje, u dënua me 10 vite burg edhe Endrit Majollari, djali i xhaxhait te Marios, por që blutë dyshojnë se ndodhet në Shtetet e Bashkuara.

PD MERR VENDIMIN: DO JEMI NË KUVEND

0

Partia Demokratike merr vendimin e papritur pas takimit me Kryetaren e LSI Monika Kryemadhi dhe Kryetarin e Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili duke bërë me dije se do të jenë prezentë në seancën plenare të ditës së nesërme për t’u përballur me kryeministrin Edi Rama. Partia Demokratike në vendimin e saj ka thkesuar se është kryeministri Rama ai i cili duhet të përjashtohej nga parlamenti për fjalorin fyes të cilin përdori ndaj shqiptarëve, referuar “batutës” së kryeministrit për “ngritjen”. Ndonëse prej ditësh opozita ka paralajmëruar për protesta e ka bërë thirrje për mosbindje civile, mesa duket, është rikthyer te qendrimi i saj i mëparshëm për të qenë pjesë e parlamentit dhe komisioneve parlamentare për ta luftuar Ramën në Kuvend dhe jo në rrugë. Pritet me shumë interes seanca e ditës së nesërme për të parë se cili do të jetë qendrimi i PD dhe në do ketë përplasje mes tyre e mazhorancës, sikurse ka ndodhur edhe në episode të kaluara.

Qëlluan me armë ndaj lokalit, autorët djegin makinën gjatë arratisë

0

Policia e Fierit bën të ditur se mjeti i cili u gjet i djegur është përdorur më herët në një incident me armë zjarri në lagjen “8 shkurti” të qytetit. Mësohet se nga mjeti tip Renault Megan është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit të A.B. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale ku janë thyer xhamat e lokalit. Makina është larguar në drejtim të Semanit dhe rreth orës 11:50 është gjetur e djegur në lagjen “15 Tetori” të Fierit. Në brendësi të makinës është gjetur një armë kallashnikov dhe një karikator, që mendohet të jetë përdorur në ngjarjen e mësipërme. Forcat policore po krehin zonën me qëllim kapjen e autorëve. Ndërkohë grupi hetimor po punon intensivisht për identifikimin e autorëve si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

FREEDOM HOUSE: DEMOKRACIA NË SHQIPËRI NË VEND-NUMËRO

0

Në kapitullin për Shqipërinë të raportit të përvitshëm të organizatës Freedom House , “Vendet në Tranizicion” Shqipëria renditet si një nga vendet që dështoi në forcimin e demokracisë gjatë vitit 2017, pasi siç thuhet në raport, çdo hap përpara, u zhvlerësua nga një hap pas.Dokumenti vëren se arritjet në luftën kundër korrupsionit shkuan drejt rënies sidomos pas zgjedhjes president të Ilir Metës,“i cili shihet nga shumë qytetarë si simbol i korrupsionit” , si edhe nga “zgjedhja me një shumicë të thjeshtë e Prokurores së Përkohëshme më 18 dhjetor, gjë që minoi seriozisht besueshmërinë dhe pavarësinë e institucionit”.Sipas Freedom House, zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit shënuan përparim, pasi ofruan garanci të gjera për opozitën.Në raport thuhet se qeverisja demokratike në Shqipëri, u karakterizua nga ngecja në vend për shkak të polarizimit të thellë mes partisë kryesore opozitare, Partia Demokratike dhe Partisë Socialiste në pushtet, si edhe nga prirjet autoritare në vitin 2017.Freedom House thotë se në vitin 2017 pati një farë përparimi kundër korrupsionit dhe rryshfeteve, veçanërisht në radhët e policisë, si edhe në luftën kundër drogës, që u vu re në reduktimin e kultivimit të kanabisit.Por përparimi në rënien e kultivimit të kanabisit, thuhet në raport, u zbeh nga njoftimet e agjencive italiane të rendit se ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ishte i lidhur me një rrjet shqiptaro-amerikan të trafikut të drogës.Përparimi i bërë në vitin 2017 për të ulur korrupsionin në nivele të ulta, sipas Freedom House, u zbeh nga humbja e terrenit në luftën kundër korrupsionit në nivele të larta dhe kapjes së shtetit.Sa I takon reformës ne drejtësi, raporti nënvizon se bojkotimi i parlamentit nga opozita e dëmtoi atë, pasi Partia Demokratike nuk i paraqiti tre kandidaturat e veta në Komisionin Parlamentar përgjegjës për përzgjedhjen e anëtarëve të organizmave që do të kishin përgjegjësinë të kontrollonin figurat e gjykatësve dhe prokurorëve.