Ballina Blog Faqe 9204

Zyrtari i lartë amerikan ua thotë troç serbëve: Kosova ka të drejtë ta formojë ushtrinë

0

Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euro-Azi, Wess Mitchell u kërkoi të dy palëve (Prishtinës dhe Beogradit) të përmbushin detyrimet e tyre sipas Marrëveshjes së Brukselit.

Përveç kësaj, siç shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, Mitchell gjatë konferencës për shtyp me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, zyrtari amerikan ka thënë se Kosova ka të drejtë të formojë ushtrinë që do të merret me sigurinë dhe se ajo nuk do të jetë një kërcënim për Serbinë dhe serbët.

“Kosova ka të drejtë të formojë forcën profesionale që do të merret me sigurinë dhe që do të përfshinte serbët e Kosovës dhe askush nuk ka të drejtë për të ndaluar Kosovën për të zhvilluar një strukturë të tillë”, citohet të ketë thënë Mitchell.

Mitchell ka shtuar se Shtetet e Bashkuara mbështetën këtë të drejtë të Kosovës, por gjithashtu theksuan nevojën për një ndryshim kushtetues.

Ai tha se kjo kërkon shumë punë dhe se Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara “shumë ngushtë me njerëzit në Prishtinë në lidhje me këtë”.

Mitchell tha se biseda me Presidentin e Serbisë ishte “i hapur dhe shumë mirë” dhe se ata diskutuan Kosovës, mbrojtjen dhe sigurinë e rajonit dhe të bashkëpunimit ekonomik.

Modelja shqiptare tregon se si mbahet në formë

0

Është një nga femrat më të bukura shqiptare. Bëhet fjalë për modelen VildaneZeneli e cila gjithmonë është komentuar për format e saj prefekte.  Linjat e saj gjithmonë në top formë, shumë kush do t’ia kishte zili.  E për të mbajtur linjat e saj në formë, Vildanja është shumë e përkushtuar në palestër.  Së fundmi ajo në Instastory na ka treguar përkushttimin e saj në plaestër, por detajo që vihet re është dekolteja e saj e hapur ku i nxjerr në pah hiret trupore.

 

Vrasja e gazetarit, kryeministri sllovak jep dorheqjen

0

Presidenti sllovak ka pranuar këtë të enjte dorëheqjen e kryeministrit Robert Fico, si dhe i ka kërkuar zëvendësit të tij të formojë qeverinë e re, teksa udhëheqësit politikë janë përpjekur të sheshojnë disi krizën e nxitur prej vrasjes së një gazetari investigativ. Vrasja e reporterit 27-vjeçar, Jan Kuciak, i cili po hetonte aferat korruptive të një biznesmeni me lidhje me politikën, shkaktoi një irritim masiv te publiku dhe çoi deri në mbajtjen e protestave më masive në kombin e Europës Qendrore që prej rënies së komunizmit atje, afro 3 dekada më parë. I përballur me thirrjet për zgjedhje të parakohshme, tri partitë e koalicionit qeverisës ranë dakord të mërkurën se Fico duhej të dorëhiqej, me kushtin që presidenti Andrej Kiska t’i lejonte partisë së kryeministrit të ikje, “SMER” të zgjidhte pasuesin e tij. Kiska është përplasur kohët e fundit me Ficon gjatë kësaj periudhe krize, e kishte kërkuar riformatimin e qeverisë në të kundërt do të kërkonte zgjedhje të parakohshme për të rivendosur besimin e publikut. Sot, Kiska i ka kërkuar zv.kryeministrit Peter Pellegrini të formojë qeverinë e re. Fico është përpjekur ta mbajë të bashkuar koalicionin qeveritar deri në fund të mandatit, duke mos preferuar zgjedhjet e parakohshme, të cilat u kërkuan edhe nga një parti e vogël qeveritare gjatë së hënës. Kriza politike në Sllovaki, një vend anëtar i BE-së, Eurozonës dhe NATO-s, njollosi rëndë Ficon, i cili e ka udhëhequr vendin në 10 vitet e fundit dhe kishte tentuar të spikaste më shumë nga të gjithë krerët euroskeptikë në vendet e tjera të Europës Qendrore. Askush nuk është akuzuar për vrasjen e Kuciak, i cili u gjet i vdekur në shtëpinë e tij së bashku me të fejuarën, në fund të muajit shkurt.

Majko për lobimin rus: Konsultohuni me ne, kemi më shumë eksperiencë

0

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, u kujdes të zbuste paksa klimën e tensionuar në seancën e sotme parlamentare, ku vijon diskutimi për ndihmën ekonomike. Mes batutash, Majko thumboi PD-në për të ashtuquajturin lobim rus të kësaj partie, duke pranuar se nuk ishte plotësisht dakord me kolegët e tij të mashorancës. “E dhe ne ndonjëherë e teprojmë, përshembull me këtë punën e ndihmës ruse, apo sponsorizimeve ruse për PD-në.  Të jemi të sinqertë. Nuk jam dakord me kolegun Balla me thënë të drejtën në disa drejtime”, tha Majko. Në vazhdën e këtij argumenti, ai tha duke qeshur se për çështje që kanë të bëjnë me rusinë, partia Socialiste ka më shumë eksperiencë, ndaj sugjeroi Partinë Demokratike të konsultohen me të majtët. “Nga viti 1949, deri në vitin 1961, edhe partia e vjetër e majtë ka pasur një afeksion, por ka pasur afeksion për ideologji dhe jo për para. Edhe ne, me thënë të drejtën, kjo partia ime e vjetër, na duket shumë interesante eksperimenti juaj që merrni para nga rusët për të bërë lobim në Amerikë. Shumë interesant është. Por unë kam një këshillë. Mendoj se kur vjen fjala për tek rusët, mirë është që të konsultoheni me ne. Se kemi dhe pak eksperiencë për këtë punë. Madje e mbyllëm këtë punë në ’60 dhe bëmë një film “Ballë për Ballë”, kam frikë se në rastin tuaj do ta mbyllni me një këngë të tipit: “Lule ti e lule, unë dil pak këtej se kam pak punë”, tha Majko, duke shkaktuar të qeshura në sallë.

Studimi i OBSH-së: Alkooli, kancerogjen dhe dëmtues i gjenetikës

0

Organizata Botërore e Shëndetësisë i klasifikon pijet alkoolike si kancerogjene të “grupit 1”, çka do të thotë se ka prova bindëse që mund të shkaktojnë kancer. Por studime të reja tregojnë se si alkooli mund të dëmtojë trupin edhe nga ana gjenetike. K.J. Patel i Këshillit të Studimeve Mjekësore, i cituar nga Zëri i Amerikës, thotë se kur alkooli përpunohet nga trupi dhe shndërrohet në energji, akumulohet si toksinë që sulmon ashpër ADN-në dhe dëmton informacionin gjenetik që përbën kodin e jetës.Toksina e quajtur acetaldehyde qe prodhohet kur trupi konsumon alkool, mund të dëmtojë qelizat në mënyrë të pariparueshme. “Kjo mund të ndodhë në nivelin e qelizës embrionale që është shumë e rëndësishme, sepse kjo ajo prodhon shumë qeliza të reja dhe është qeliza rigjeneruese e trupit të njeriut”, pohon studiuesi. Ky dëm gjenetik mund të shkaktojë deri pasoja vdekjeprurëse në trupin e njeriut. Shumë njerëz kanë disa sisteme riparuese për ADN-në, por sic shpjegon Patel konsumi i tepruar mund t’i dëmtojë linjat mbrojtëse dhe të shkaktojë dëm serioz gjenetik.

Pirja e duhanit ju bën të shurdhër

0

Pirja e duhanit mund të rrisë rrezikun e shurdhimit sipas një studimi të ri. Shkencëtarët zbuluan se 60% e të rriturve që pijnë duhan vuajnë nga humbja e dëgjimit. Megjithatë ky rrezik, për të humbur aftësinë e dëgjimit ulet kur duhanpirësit heqin dorë nga cigaret. Studimi japonez, ku janë përfshirë rreth 50000 njerëz, shtojnë listën e rreziqeve të pirjes së duhanit. Tashmë ne e dimë që cigaret dëmtojnë mushkëritë, zemrën dhe shkaktojnë disa lloje kanceri. Por lidhjet midis pirjes së duhanit dhe humbjes së dëgjimit kanë filluar që të vihe re vetëm kohët e fundit, pas një sërë studimesh që gjetën rezultate të ngjashme. Studimi është bërë nga National Centre for Global Health and Medicine. Ata gjetën se pirja e duhanit rriti rrezikun e humbjes së aftësisë për të dëgjuar qartë nga 20-60 %. Autori kryesor Dr Huanhuan Hu botoi gjetjet e tij në revistën Nikotine and Tobacco Research.

Europa League, Milanit i duhet një mrekulli në Londër

0

Këtë të enjte luhen ndeshjet e kthimit të fazës së 1/8-ave të finaleve të Europa League. Vëmendja do të jetë e përqëndruar në Londër, ku do të përballen Arsenali dhe Milani, me “topçinjtë” që kanë avantazhin e sfidës së parë 2-0. Për kuqezinjtë, çështja e kualifikimit do të jetë një mision në kufijtë e së pamundurës. Kjo, sepse Milani ka mundur të kualifikohet në raundin pasardhës të një turneu europian, pasi ka humbur ndeshjen e parë në “San Siro”, në vetëm një rast nga 7 gjithsej. E komplikuar është çështja e kualifikimit edhe për Lacion, që do të luajë në Ukrainë ndaj Dinamos së Kievit. Sfida e parë në “Olimpico” ka përfunduar me rezultatin 2-2, gjë që i jep një avantazh të lehtë skuadrës ukrainase. Sfida që do të hapë serinë e përballjeve të Europa League është ajo e orës 17:00, mes Lokomotivës së Moskës dhe Atleticos së Madridit, me skuadrën spanjolle që është e qetë, duke qenë se e ka fituar 3-0 ndeshjen e parë me rusët. Në “San Mames”, Athletic Bilbao do të presë Olimpikun e Marsejës, me skuadrën baske që do të duhet të fitojë të paktën 2-0 ndaj francezëve, për të qenë mes 8 më të mirave të Europa League. Në Austri, Salzburgu do të presë Borussian e Dortmundit, me këtë të fundit që duhet të përmbysë humbjen 2-1 të pësuar një javë më parë në Gjermani. Zeniti do të presë Leipzigun në Shën Pjetërburg, ndaj të cilit ka humbur në ndeshjen e parë 2-1. Sot do të luhen gjithashtu edhe sfidat Viktoria Plzen-Sporting Lisbonë dhe Lyon-CSKA e Moskës.

Haradinaj: Më 20 mars, Kuvendi mban seancën për demarkacionin

0

Më 20 mars, Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancën ku në rend dite do të jetë ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi. Kryeministri Ramush Haradinaj ka konfirmuar datën, ndërkohë që ka shprehur besimin se deputetët do të votojnë pro marrëveshjes. Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka deklaruar se seanca e Kuvendit për votimin e demarkacionit me Malin e Zi do të mbahet më 20 mars. “Sipas të gjitha gjasave, pas konsultave me grupet parlamentare, me partitë politike, të martën në orën 14:00 do të shkojmë me seancën për demarkacionin.”

I pyetur nga gazetarët nëse janë siguruar votat për miratimin e kësaj marrëveshjeje, kryeministri Haradinaj nuk kishte një përgjigje përfundimtare, por shprehu besimin se deputetët do ta përkrahin demarkacionin, duke e çuar Kosovën një hap më pranë liberalizimit të vizave. Për Haradinajn, procesi nuk është i lehtë, por fakti se populli ka mbetur i bllokuar dhe i izoluar duhet të shërbejë si nxitje për ta ratifikuar akordin për shenjimin e kufirit me Malin e Zi. Kuvendi i Kosovës ka zhvilluar tre seanca për demarkacionin, por në asnjërën prej tyre nuk është arritur numri i mjaftueshëm i votave që kërkohen për ta miratuar. Lista Serbe si dhe deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë dalëzyrtarisht kundër ratifikimit të kësaj marrëveshjeje.

Lionel Messi merr “për dore” Barcelonën

0

Dy gola të Lionel Messi-t dhe një gol i Ousmane Dembele i kanë mjaftuar Barcelonës për të kaluar në fazën çerekfinale të Uefa Champions League. Takimi nisi mirë për vendasit që e panë vetën në avantazh të një goli pas 3 minutash lojë. Ishte ylli i skuadrës Lionel Messi që pasi bëri një trekëndësh me Dembele, dhe Suarez u gjend i vetëm përballë Courtois dhe me të djathtën e kaloj mes këmbëve të portierit belg për të tundur rrjetën. Dyfishimi nuk vonoj. Pas 18 minutash nga goli i avantazhit, Messi u kthye në njeriu-asist. Pas një aksioni të bukur nga qëndra, “pleshti” tërhoqi nga e majta e sulmit 2-3 mbrojtës duke lënë të lirë Ousmane Dembele, me këtë të fundit që pasi mori një pasim nga Messi, lëshoj një të djathtë të fortë për të shënuar dhe golin e qetësisë. Pësimi i golit të dytë, duket sikur i zgjoi anglezët që tentuan të ngushtojnë rezultatin, por Marco Alonso u mbyll vetëm në çastet e fundit nga mbrojtësit katalanas. Shpërthimi i Lionel Messi në minutën e 65-të dhe goli thuajse identik me atë që zhbllokoj shifrat, vendosi në kasafortë kualifikimin e të besuarve të Ernesto Valverde në çerekfinalet e Champions League, për të 11 sezon radhazi. Ky ishte goli i 100 i Lionel Messi në kompeticionin më të madh për klube.  

Kryemadhi: Të varfërve tu jepet 240 dollarë në muaj

0

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka prezantuar skemën e forcës së saj politike, sesi mund të dalin nga varfëria familjet shqiptare. Ajo thotë se kjo realizohet duke çuar fondin e ndihmës ekonomike 2% të GDP, çka do të thotë që mbi 80 mijë familje do tu jepet 240 dollarë në muaj nga qeveria.  Ne jemi një forcë politike që kemi prezantuar një plan konkret, planin kundër varfërisë si një kurë jetike kundër sëmundjes së varfërisë, e cila në themel të saj nuk jep lëmoshë, por një ndihmë ekonomike dinjitoze për familjet në nevojë. Kemi një vizion për një qasje transformuese të ndryshme nga skema aktuale parazitare e lëmoshës. Ne duhet të përaqfojmë idenë se çdo qytetar shqiptar duhet ti garantohet ajo që në konceptet moderne ekonomike dhe të mbështetjes sociale quhet të ardhurat bazike universale. Konkretisht ne besojme se mund ti japim fund varfërisë absolute për çdo shqiptar vetëm nese: Fondi i ndihmës ekonomike do të shkojë 2% të GDP. Kjo do të thotë që mbi 80 mijë familje me mesatarisht 4 anëtarë do tu jepet nga qeveria 240 dollarë në muaj për cdo familje, pra 2 dollarë në ditë për cdo anëtar të saj në mënyrë për të kaluar pragun e varfërisë absolute. Përmes kësaj skemë mbi 300 mijë të varfër do të ndilnin nga varfëria absolute në të cilën ndodhen akutalisht.  Për ne kjo është financiarisht e mundur dhe realisht sio objektiv i realizueshëm. Mjafton të kursejme dy koncesione abuzive të shëndetësisë dhe kjo skemë do të jetë efikase.