Ballina Blog Faqe 9205

Basha-Ramës: Ti ke humbur kontaktet me popullin

0

Në përgjigje të fjalës së kryeministrit Rama për skemën e ndihmës ekonomike, Basha tha se kreu i qeverisë refuzon të takojë njerëzit, ata që i ka hequr nga ndihma ekonomike, duke u shprehur se ka humbur kontaktet me popullin. “Nuk mund të zgjidhet si kacafytje me opozitën, si sundim antiopozitar, që në fakt është e vetmja gjë që Edi Rama mund të bëjë, jo të qeverisë, të reformojë, të zhvillojë ekonominë po ta zhysë në krizë e kolaps. Preokupimi i tij është që si gjithmonë ta hedhë fajin diku tjetër. Tani fajin për dhjetra mijëra familje pa ndihmë ekonomike, pa bukën e gojës dhe asnjë shpjegim pse janë hequr nga ndihma ekonomike e ka përsëri opozita. Fajin nuk e ka ky që i hoqi nga ndihma ekonomike, po e ka opozita. Vendi ndodhet në një krizë të thellë ekonomike, sociale dhe psikologjike. Vendi ndodhet në krizë të thellë morale. Është e vërtetë që reforma nisi nga qeverisja jonë, po një nga kriteret kryesore të kësaj reforme ishte transparenca e sistemit të pikëzimit, që do i tregonte qartësisht shqiptarëve se cilat janë kriteret, mbi bazën që vendosen nëse një familje e përfiton apo jo. Është pikërisht mbajtja sekret e Edi Ramës që e ka çuar në një masakër sociale. Kam parë nga afër çfarë ti rrefuzon ta bësh, refuzon të përballesh me krimin tënd, të shkosh e të shohësh se si ushqehen që në mëngjes me qepë e lakra turshi, se kjo të nxjerr bllof, të prish atë pak stabilitet të ka mbetur dhe që ke humbur çdo kontakt me popullin tënd. Reforma e nisur në 2012 tani është marrë peng nga synimi yt për të përdorur të varfërit si mish për top, me qëllim t’i blesh në zgjedhjet e ardhshme lokale. Kjo është skema politike që t’i po përdor sot”, tha Basha. Ai foli dhe për raportin e Bankës Botërore, bashkëautore dhe mbështetëse e kësaj reforme. “Vetëm një javë më parë deklaroi se 70% e familjeve më të varfra në Shqipëri janë përjashtuar nga ndihma ekonomike. Të ra ndonjë zile? Ndjeve ndonjë përgjegjësi? Apo ishe i zënë duke urdhëruar sejmenët e tu dhe të shkonin te familjet që isha unë, për ti nxjerrë para kamerave për t’i gjetur një vend pune”, tha Basha.

Skuadrat që vazhdojnë rrugën në Champion League

0

Barcelona është skuadra e fundit që siguron një biletë për në çerekfinalen e Uefa Champions League. Kështu, katalanasit i bashkohen 7 skuadrave që e kishin siguruar fazën e dytë më eliminim direkt. Për sezonin 2017-2018 në fazën e 1/4-ave të Champions League janë 3 skuadrat spanjolle të Realit të Madridit, Seviljas dhe Barcelonës, dy skuadrat angleze, Liverpool dhe Manchester City.  Me dy skuadra përfaqësohet dhe Seria A italiane, që ka në këtë fazë Juvetusin dhe Romën, ndërsa plotëson kampionati gjerman, që përfaqësohet vetëm me skuadrën e Bayern Munich.

Skandali, zyrtari i lartë jep dorëheqjen pas denoncimit te emisionit investigativ

0

Nënkryetari i Bashkisë së Kavajës, Përparim Çaça ka dhënë dorëheqjen nga detyra e tij.
Një ditë më parë emisioni “Stop” transmetoi rastin e nënkryetarit të Bashkisë së Kavajës, Përparim Çaça, i cili krahas detyrës së lartë, ushtronte dhe profesionin e avokatit, në kundërshtim me ligjin. Menjëherë pas transmetimit të emisionit mësohet se Çaça ka dhënë dorëheqjen, duke vijuar punën si avokat.

SHBA mbështesin Britaninë për të përzënë diplomatët rusë

0

Shtëpia e Bardhë shprehet së është në solidaritet të plotë me aleaten e saj më të ngushtë, Britaninë dhe mbështet vendimin e saj për të përzënë nga vendi 23 diplomatë rusë, raporton BBC. Kryeministrja e Britanisë Theresa May tha se diplomatët do të përzihen nga vendi, pasi Moska refuzoi të japë shpjegime se si u përdor një agjent nervor rus mbi një ish spiun në Britani. Moska vazhdon të mohojë çdo lloj përfshirje në sulm. Zëdhënësi i presidentit Trump akuzoi Rusinë se po “minon” sigurinë në mbarë botën. Në deklaratë, sekretarja për shtyp e presidentit Trump Sarah Sanders tha se SHBA-të duan të sigurohen që ” ky sulm i pështirë nuk do të ndodhë më”. Ajo e përshkroi dëbimin e diplomatëve rusë nga Britania si “një përgjigje të drejtë”. Ish spiuni Sergei Skripal, 66 vjeç, dhe vajza e tij Julia Skripal 33 vjeç, mbetën të sëmurë rëndë në spital pasi u gjetën të rrëzuar mbi një stol në Salisbury, Wiltshire, më 4 mars. Kryeministrja May  tha se kimikati i përdorur në këtë sulm është identifikuar dhe bën pjesë në një grup të “agjentëve nervorë”, krijuar nga Rusia dhe që njihen me emrin Novichok. Ajo shtoi se nuk ka “një konkluzion alternativ”, përveç se të besohet se Rusia është fajtore për helmimin. Deklarata e Shtëpisë së bardhë mbështeti tërësisht komentet e Znj.May dhe ambasadori amerikan në Angli Nikki Haley citoi se ka “një marrëdhënie të veçantë midis dy vendeve dhe gjithnjë Amerika do të mbështesë Mbretërinë e Bashkuar”. 

Gentian Hoxha ngelet në burg

0

Është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” për Gentian Hoxhën, pronarin e dyqanit të celularëve ku shpërtheu lënda eksplozive përpara 3 ditësh. Kjo masë u dha nga prokurori i çështjes Ervin Karanxha dhe gjyqtarja Shefkie Demiraj, të cilët mbërritën paraditen e së enjtes në Spitalin e Traumës, aty ku gjendet i shtruar Gentian Hoxha. “Kam pasur një pako në dorë që ka shpërthyer, nuk e dija se çfarë ishte. Pakoja ndodhej në një celular që e kishin sjellë për ta rregulluar”, ka thënë Hoxha.

Rama: Këta që kërkojnë llogari merrnin vetë ndihmë ekonomike

0

Kryeministri Edi Rama gjate debatit për skemën e ndihmës ekonomike ka deklaruar se:Këta që kërkojnë sot llogari për skenmën e re të ndihmës ekonomike i jepnin vetes ndihmë ekonomike në bashkinë e Kukësit nga i pari tek i fundit. Ne e nisëm reformën menjëherë pasi hoqëm një sërë kriteresh duke përjashtuar televizorin, firgorifrin dhe bolierat. Llogaritë e të ardhurave të pensioneve apo të ardhurave nga emigracioni shërbenin për të përjashtuar shumicën e familjeve të varfra. Eliminuma cdo burokraci që merrte kohë për familjet e varfëra, 8 nga 9 dokumentat u hoqën. Këto ndryshime që ne sollëm përmes fillimit të zbatimit të freformës kanë mundësuar që mbi 18 mijë familje të aplikojnë për ndihmë ekonomike, ndërkohë që me skemën e vjetër ishin të përjashtuar. Në 2 muaj të skemës janë mbi 10 mijë familje që kanë përfituar ndihmë ekonomike, të cilat deri dje përjashtohshin.

Kultivimi i kanabisit, Hajnaj: Të godasim grupet kriminale

0

Në Tiranë është zhvilluar një takim sensibilizues për parandalimin e kultivimit të kanabasit. Me iniciativë të prefektes së Tiranës, në takim morën pjesë Zv/Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme, znj. Aida Hajnaj, Drejtori i Drejtorisë Vendore Policisë Tiranë Kastriot Skënderaj, përfaqësues të pushtetit vendor, të agjencive ligjzbatuese, përfaqësues nga Drejtoria Arsimore, Shefat e Komisariateve të Policisë, shefat e sektorëve dhe specialistët e Policimit në Komunitet pranë këtyre komisariateve. Prefektja Suzana Jahollari ka kërkuar bashkëpunim, koordinim dhe raportime të punës javore nga të gjithë strukturat dhe agjencitë ligjzbatuese, për të arritur qëllimin për kontrollin dhe parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Gjithashtu u kërkua të krijohet harta e sipërfaqes totale të zonave të mundshme për kultivimin e bimëve narkotike. “Ne si polici kemi hartuar disa objektiva për të parandaluar këtë fenomen, ku qëllimi kryesor ka të bëjë me angazhimin për kontrollin e plotë të territorit, për identifikimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike të kultivuara, duke rritur kapacitetet e strukturave të Policisë në luftën kundër këtij fenomeni, identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që merren me këtë lloj aktiviteti kriminal”, tha drejtori i policisë së Tiranës, Kastriot Skënderaj. “Kontrollet duhet të vazhdojnë jo vetëm në zonat që janë kontrolluar një herë, por edhe në ambientet e mbyllura. Duhet të rritet bashkëpunimi midis agjencive të tjera që kanë detyrime për këtë fenomen. Të forcohet pjesa e goditjes së grupeve kriminale, nuk do të ketë tolerim për askënd”, u shpreh në fjalën e saj zv.drejtoresha e përgjithshme, Aida Hajnaj.

Ivanov refuzon të dekretojë ligjin për gjuhën shqipe

0
????????????????????????????????????

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov e ka quajtur miratimin e ligjit për gjuhët si  “antikushtetues, antishtetëror dhe nxitës të tensioneve ndëretnike”, Vendimi i tij u bë publik në një reagim pas miratimit mes tensioneve në Kuvendin e Maqedonisë.  “Ligji për përdorimin e gjuhëve, në mënyrën se si është hartuar, por edhe votuar do të shkaktoj bllokadë të plotë në punën e institucioneve. Në kushte të bllokadës së institucioneve, gjasat janë të mëdha që të hapet edhe çështja e ridefinimit të rendit tonë kushtetues”, thuhet në reagimin e Presidentit Ivanov. “Ligji për përdorimin e gjuhëve është jo i drejtë, ligj represiv, që favorizon vetëm se një gjuhë. Një ligj i tillë do të shkaktoj tensione dhe paraqet kërcënim për bashkëjetesën ndëretnikeSi Presidenti i shtetit këtë unë nuk do ta lejoj. Prandaj, nuk do të nënshkruaj dekretin për shpalljen e këtij ligji të miratuar në këtë formë”, ka deklaruar presidenti Ivanov në një paraqitje drejtuar qytetarëve të Maqedonisë. Ai hodha akuza ndaj shumicës qeverisëse duke thënë se ligji është shprehje e tiranisë. “Ky ligj është shprehje e tiranisë të shumicës parlamentare ndaj shumicës së qytetarëve të Maqedonisë. Shumica e qytetarëve asnjëherë nuk kanë votuar, dhe as që do të votonin një program politik që parasheh një ligj të tillë, antikushtetues, antishtetëror dhe ligj të dëmshëm. Një ligj i tillë jo i drejt nuk meriton të quhet ligj”, ka deklaruar Ivanov.

Rifillon seanca, Rama injoron Spahon

0

Kryeministri Edi Rama tallet me seancen plenare te sotme. Nderkohe qe opozita e ka thirrurr per ceshtjen e heqjes nga ndihma ekonomike te 20 mije familjeve, Rama vendos kufiet dhe injoron fjalen e Edmond Spahos. Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Edmond Spaho, gjatë diskutimit për heqjen nga skema ekonomike të 20 mijë familjeve, ka thënë se PD nuk është kundër heqjes nga skema të ndihmës ekonomike të abuzuesve. Ndërkohë që Spaho fliste, ka reaguar kreu i PD –së, Lulzim Basha, i cili ka thënë se kryeministri Rama po dëgjon muzikë. “ E ka praktikë. Nëse ka nevojë për të dëgjuar muzike kemi një dhomë anash ku të shkojë e të dëgjojë muzikë”, ka thënë Spaho, por sipas kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi, kufjet, Rama i ka vënë për të  dëgjuar ata më mirë. “Është përgjegjësi e Qeverisë që ta pastrojë skemën nga kategoria e abuzuesve . 30 mijë familje janë hequr nga skema e ndihmës ekonomike. Kjo  është thënë nga zëvendësministrja e Ministrisë përkatëse. Nëse do të ishim një vend që rrit punësimin do të ishte normale që të zvogëlohej numri i familjeve në nevojë. Sipas Bankës Botërore, 70 përqind e familjeve të varfra janë përjashtuar nga ndihma ekonomike”, ka thënë Spaho, duke vijuar më tej me raportimin e statistikave në rang bashkish në lidhje më largimin e familjeve të varfra nga skema e ndihmës ekonomike.

Mocioni me debat, seanca ndërpritet pak minuta. Opozita kërkon Ramën

0

Seanca parlamentare është ndërprerë për pak minuta sapo ka nisur, pasi opozita ka kërkuar të jetë në sallë kryeministri Edi Rama. Në rendin e ditës është mocioni me debat me kryeministrin Rama për çështjen e heqjes nga skema e ndihmës ekonomike të 20 mijë familjeve. “Personi që duhet të na japë përgjigjet dhe që është kryeministri nuk është në sallë. Ndërprisni seancën të vijë kryeministri këtu dhe pastaj vazhdojmë sipas rregullave”, tha Edmond Spaho, kreu i grupit parlamentar të PD-së. Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi tha se kryeministri do të vijë, pasi është në një takim me ministren e jashtme të Kroacisë dhe për këtë ai tha se seanca do të nisë kur të mbërrije kreu i qeverisë.