Ballina Blog Faqe 9211

Paloka i përgjigjet Lu: “Peshku i madh” nuk është tregëtari i bananeve

0

“Peshku i madh” nuk eshte tregetari i bananeve, jane ata qe i kane dhene garancite dhe qe do vazhdojne te bejne cdo perpjekje qe ai te mos vij ne Shqiperi”. Nënkryetari i Kuvendit dhe njëherësh i Partisë Demokratike, Edi Paloka i ka kthyer përgjigje tërthorazi ambasadorit amerikan në vendin tonë, Donald Lu.

Përmes një postimi në facebook Edi Paloka thotë se Arbër Çekaj u largua nga Shqipëria pikërisht nga ata që ishin garantuesit e kokainës në Shqipëri.

Postimi i Edi Palokes

Perpjekjet e Rames per te larguar artificialisht vemendjen nga 620 kg kokaine, PROVA se ai ose familjare te tij jane te lidhur direkt me kete afere.

Te gjitha provat e deritanishme jane me se te qarta dhe tregojne ne menyre te pakundershtueshme se njerez me pushtet te madh politik jane pas kesaj afere. 


Prova e pare ; tentativa e Rames per te fshehur faktin qe ngarkesa e kokaines , jo vetem nuk u zbulua rastesisht , sic u perpoq per dite me rradhe te mashtronte Rama, por ishte njoftuar qe nga Kolumbia e ne vazhdim edhe nga Livorno.
Prova e dyte ; Mbajtja e ngarkeses pa kontrolluar per me shume se nje jave ne port megjithese dihej shume mire ku ishte kokaina. Ka informacione se nderkohe eshte tentuar largimi i kokaines nga kontenieri, madje sipas ketyre informacioneve disa qindra kilogram jane larguar. Ky ka qene sic duket qellimi i mbajtjes ne port per nje kohe aq te gjate.


Prova e trete ; Largimi i administratorit te firmes, pikerisht nje dite perpara se te hapej kontenieri i kokaines. Kush e njoftoi? Ne praktikat e DEAs per ngarkesa qe ndiqen me informacion te brendshem, personat qe informohen ne destinacion jane rreptesisht te kufizuar…


Prova e fundit; perpjekjet e Rames per te larguar vemendjen nga kjo afere, duke sajuar e me pas pompuar , nepermjet mediave te paguara prej tij brenda dhe jashte vendit, histori si kjo qe “agjent rus, financojne PD per te destabilizuar Ballkanin , nepermjet nxirrjes se Shqiperise ne arenen nderkombetare…” 


Qe Arber Cekaj duhet kthyer ne Shqiperi , ky eshte hapi i pare dhe i domosdoshem per te hedhur drite mbi te verteten.


Por “peshku i madh” nuk eshte tregetari i bananeve, jane ata qe i kane dhene garancite dhe qe do vazhdojne te bejne cdo perpjekje qe ai te mos vij ne Shqiperi.


Jane te njejtet qe ekstraduan deshmitarin e Tahirit dhe qe , ketu do jemi, do bejne gjithshka qe Arber Cekaj te mos kthehet ne Shqiperi. E ne se jashte vullnetit te tyre ai do te kthehet, do te shohim se cdo te ndodhe me ta.
Sado te perpiqet Rama te bej mishmash me media, me prokurori e cfare ka ne dore, te jete i sigurt se si “Tahirit” ashtu dhe kokaines se Xibrakes e Maminasit do ju shkohet deri ne fund.

PS i kërkon Prokurorisë të marrë në pyetje Lulzim Bashën

0

Partia Socialiste kërkon që Prokuroria të marrë në pyetje Lulzim Bashën. Blerina Gjylameti, deputete e PS-së, në një komunikim me median e quan një krim politik financimin rus të PD-së. “Lulëzim Basha duhet të rrëfehet një orë e më parë në Prokurori. Prokuroria, duhet ta marrë në pyetje Lulëzim Bashën. Sepse kjo histori nuk ka të bëjë thjesht dhe vetëm me mbi gjysëm milionë dollarë pastrim parash dhe financim i paligjshëm i partisë, po në radhë të parë me domosdoshmërinë për të ditur të vërtetën e ndërhyrjes apo jo nga jashtë. E cila, do të ishte një krim politik i pashoq në dëm të interesit tonë kombëtar dhe kundër ëndrrës europiane të Shqipërisë!”, lexoi në deklaratë Gjylameti.

Basha: Në 5 vite, asnjë investim i huaj

0

Lideri i opozitës Lulzim Basha e ka pranuar përgjegjësinë se kauza kundër krimit ka dominuar në raport me debatin për ekonominë. I ftuar nga Forumi për Liri Ekonomike, Basha ka dashur të përmbysë këtë raport duke bërë një panoramë të situatës ekonomike.

Përveç investimeve të huaja, Basha ka deklaruar se kanë munguar edhe investimet e brendshme të rëndësishme, tenderat fitohen nga 10 kompani pranë qeverisë dhe sipas Bashës, politika fiskale është një katastrofë.

“Shqipëria është në gjendje te vështirë ekonomike, pasi shumë familje në nevojë iu hoq ndihma. Po ashtu po përkeqësohet klima e biznesit. Kemi shënuar një element të paprecedent, në çdo vend nuk ka pasur asnjë investim të huaj për 5 vite.

Debati publik është zhvendosur tek kriminaliteti dhe droga dhe nuk po analizon këtë fakt të rëndë, 5 vite pa asnjë investim i huaj. Janë 5 vite të humbura për Shqipërinë. Qeveria merr vendimmarrje në mënyrë klienteliste.

Kjo qeveri ka rritur borxhin publik. Bie euro dhe thotë ditën tjetër kemi ulur borxhin. Por kur të rritet euro ça do bëjnë? Apo do ikin me një charter? Ky do të ndjekë shembullin e Serbisë por 9.5 milionë euro qeveria serbe i jep për nxitjen e investimit. Ne i japim lekët e taksave për të djegur plehra dhe jo për të hapur industri.

Më tregoni një investim që ka bërë kjo qeveri në 4 vite. Nisi rilindjen urbane që është shtrim pllakash në trotuare dhe palma. Liria ekonomike në Shqipëri ka zbritur nga 54 në vendin e 64. Ne 5 vite nuk ka patur asnjë investim te huaj. Investimet në infrastrukturë janë thuajse zero”, tha Basha.

Por kreu i PD-së nuk ka lënë jashtë vëmendjes edhe debatet e brendshme në parti, duke premtuar bashkim. Por pavarësisht këtyre deklaratave, përgjatë ditëve të fundit Lulzim Basha është sulmuar ashpër nga figura, si Topalli e Patozi se po bunkerizon PD dhe po e spastron nga demokratët.

SHBA, TRUMP MORI VENDIMIN PËR TAKIMIN ME KIM JONG-UN PA U KONSULTUAR ME ADMINISTRATËN

0

Mediat amerikane raportojnë se Trump mori vendimin për t’u takuar me Kim Jong-un pa u konsultuar me administratën Sekretari Amerikan i Shtetit, Rex Tillerson ishte në vizitën e tij të parë zyrtare në Afrikë kur u bë njoftimi për takimin. Në një komunikim me gazetarët, Tillerson tha se vendimi për tu takuar me Kim Jong-un është një vendim që presidenti e mori vetë. Rex Tillerson: “Unë fola me të shumë herët këtë mëngjes për atë vendim dhe patëm një bisedë shumë të mirë”. Presidenti Trump bëri një status në Twitter një ditë pasi pranoi ftesën e takimit me Kim Jong-Un  ku shkruante: ” Marrëveshja me Korenë e Veriut vijon të jetë në progres dhe do të bëhet. Nëse marrëveshja me Korenë e Veriut do të përfundojë do të jetë një gjë shumë e mirë për botën. Koha dhe vendi i takimit mbeten për t’u përcaktuar”. Lëvizja e Trump përbën një kthesë të beftë nga diplomacia e ftohtë 60-vjeçare e Shteteve të Bashkuara kundrejt Koresë së Veriut, për të mos përmendur edhe retorikën e mëparshme luftarake të presidentit kundër Penianit. Vendimi për t’u takuar me Kim gjithashtu përfaqëson një tjetër rast kur republikani Trump zgjedh një drejtim krejt të ndryshëm nga paraardhësi i tij demokrat Barack Obama.

Vrau shokun, Zekaj: I kërkoj falje familjarëve, ligji të veprojë

0

Gjykata e Fierit jep masën “burg pa afat” për Albert Zekajn, i cili vrau shokun e tij, Kreshnik Beqiraj në Fier. Mësohet se Zekaj është shfaqur i penduar përpara togave të zeza dhe u ka kërkuar falje familjarëve. “Ligji të veprojë”, mësohet të ketë thënë Zekaj në gjykatën e Fierit. Ndërsa më herët ai rrëfeu edhe skenën e vrasjes e denjë për një film horror. 32-vjeçari u shpreh se e kishte goditur disa herë me çekiç Beqirajn dhe pas tre ditësh i kishte copëtuar trupin dhe më pas e futi në një valixhe për ta hedhur në një kanal në fshatin Daullas të Fierit. Zekaj dhe Beqiraj ishin njohur 3 vjet më parë në burg në Belgjikë. Ndërsa kur u ktheyn në Shqipëri ata vendosën të jetojnë së bashku duke ndarë qiranë në një shtëpi në Fier. Policia gjeti 2 ditë më parë trupin e dekompozuar të Kreshnik Beqiraj. 36-vjeçari ishte denoncuar si i humbur nga familjarët në qershor të vitit 2017.

Librazhd, tentohet të grabitet banka

0

Një bankë e nivelit të dytë është tentuar të grabitet në qytetin e Librazhdit. Policia  ndodhet në vendin e ngjarjes. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes pas aktivizimit të alarmit të bankës së nivelit të dytë. Autori i paidentifikuar ka thyer xhamat e derës dhe ka hyrë në ambientet e bankës, por nuk ka arritur të marrë asgjë. Shërbimet e policisë kanë shoqëruar disa persona për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Kapen 6 celulare me dekoder, do futeshin në Burgun e Fierit

0

Gjashtë telefona celularë të futur në Burgun e Fierit janë kapur nga punonjësit e Institucionit të Ekzekutimit të Dënimeve Penale. Celularët ishin dërguar përmes pakove postare tek dy shtetas që ndodhen në këtë institucion, njëri duke vuajtur dënimin dhe tjetri i paraburgosur. Celularët ishin fshehur në brendësi të dy aparateve dekoderë dixhitalë për TV, për t’i shpëtuar kontrollit të shërbimit të IEVP. Ministria e Drejtësisë: ” Më datën 9 mars 2018, rreth orës 16:00, gjatë kontrollit të ushtruar, për sende të ndaluara, në pakot postare dhe elektroshtëpiake, që ju dërgohen të burgosurve, në aparatin dekoder dixhital dërguar të paraburgosurit Alket Velaj, u gjeten 4 telefona celular të llojit Nokia dhe Samsung, kurse në aparatin dixhital të të dënuarit Gentian Sopoti, u gjetën 2 telefona celularë Samsung.” IEVP Fier ka njoftuar për ngjarjen Policinë e Shtetit dhe Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Sistemit të Burgjeve. Nga ana e saj Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka forcuar masat në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend për të mos lejuar futjen e sendeve ë ndaluar në këto institucione.

Modelja sllovake tregon për kë bën tifo

0

Modelja e njohur sllovake, Lucia Javorcekova ka realizuar një set fotografik shumë ‘të nxehtë’, të cilin e ka postuar në Instagram. 26-vjeçarja, një ish çikliste, la biçikletën për t’iu përkushtuar modelingut dhe tashmë jeton në Milano, ku ka pozuar për kompani të ndryshme mode. Në një intervistë për një revistë mode, Lucia është shprehur se pasionin për biçikletën e ka zëvendësuar me pasionin për futbollin, teksa tha se bën tifo për futbollistët sllovakë. “Ndjek shpesh ndeshje futbolli këtu në Itali. Hamsik është kapiteni i kombëtares, por mua më pëlqen më shumë Skriniar. Më ka bërë tifoze të Interit, ndoshta edhe pse jetoj në Milano”, deklaroi Lucia.

PSG-ja për Neymarin do 400 milion euro

0

Neymar është objektivi kryesor i Realit të Madridit për sezonin e ardhshëm dhe klubi kampion Europe në fuqi e ka mësuar tashmë çmimin e brazilianit. I blerë verën e kaluar plot 222 milionë euro nga PSG-ja, ish-sulmuesi i Barcelonës do të lihet i lirë jo për më pak se 400 milionë euro. Sipas AS, përpara disa javësh, drejtues të Realit, babai i lojtarit dhe dy avokatë u takuan në Paris për të negociuar mbi këtë tratativë. Në këtë takim, përfaqësuesit e Realit informuan babain e lojtarit që janë të gatshëm të paguajnë 400 milionë euro për djalin e tij dhe kanë diskutuar çështjen e pagës dhe bonuseve. Që nga blerja e Gareth Bale në vitin 2013, Reali nuk ka blerë asnjë “galaktik” dhe ka piketuar Neymarin si lojtarin që do të udhëheqë epokën e re pas Cristiano Ronaldos.

Ambasadori Lu tregon me emër “peshkun” e madh

0

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Donald Lu, ka komentuar kapjen e 613 kilogramëve kokaine të pastër në magazinën e bananeve në Maminas, në pronësi të biznesmenit Arbër Çekaj, si dhe deklaratën e këtij të fundit, që nuk është peshk i madh. Sipas Donald Lu, Arbër Çekaj nga të gjitha këndvështrimet është një “peshk” i madh, e për këtë ai u bën thirrje ndërkombëtarëve për gjetjen e tij. “Nga çdo këndvështrim, Z. Cekaj është një peshk i madh. Kompania e tij importoi një ngarkesë bananesh që përmbante sasinë më të madhe të kokainës në historinë e Shqipërisë. Ai është hetuar më parë për trafikim kokaine nga prokurorët shqiptarë. Ne përgëzojmë punën e prokurorëve të Krimeve të Rënda që kërkuan urdhër arrestin për Z. Cekaj. Shqipëria ka një histori të gjatë arrestimesh të ngjalave dhe injorimi të peshqve të mëdhenj. Kjo gjë merr fund sot. Ne i bëjmë thirrje partnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë që të gjejnë Z. Cekaj dhe ta dorëzojnë atë përpara drejtësisë.”, – është shprehur për News24 Donald Lu.